| E marte, 14.06.2011, 07:59 PM |
“Inkuizicioni komunist i shek. Të 20-të”
(PERVJETORI I KATERT I MEMORIALIT PER VIKTIMAT
Nga Lirim Mezini
Më datën 9 Qershor 2011 në
Merrnin pjesë në ceremoni ambasadorë dhe përfaqësues nga shumë vende ish komuniste si Çekia, Polonia, Hungaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia etj., si edhe udhëheqës dhe anëtarë të grupeve dhe organizatave me bazë në SH.B.A. nga
Mjeshtri i Ceremonive Z. William Tucker, mbasi falenderoi pjesëmarresit, ftoi në foltore Dr. Lee Edwards, Kryetar i Fondacionit “Memoriali i Viktimave të Komunizmit”. Ai vlerësoi lart punën që është bërë dhe po bëhet nga ai fondacion si edhe nga organizata e grupe të tjera homologe për njohjen dhe evidentimin e krimeve të komunizmit si edhe viktimave të tij dhe transmetimin e kësaj pjese të historisë së njerëzimit tek brezat e rinj. “Memoriali nderon më se 100 miljonat e njerëzve që vdiqen nën komunizëm”-tha ai dhe shtoi më poshtë se “mbështetja nga antarë të Kongresit dhe Trupi Diplomatik ka qenë fenomenale”.
Në nderim të sakrificave të të githë atyre që kurrë nuk e pranuan sundimin komunist, megjithë vuajtjet e panumërta dhe torturat shtazarake që pesuan, i përqëndroi fjalën dhe lutjet e tij Rev. Arne Panula, Director of the Catholic Information Center. Më se 100 miljon burra, gra dhe fëmijë u vranë në botë nga regjimet komuniste të shekullit te 20-të. Ne sot mund të themi pa gabuar se ai ishte “Holokausti komunist “ ose më drejt akoma “Inkuizicioni komunist i shek. Të 20-të”.
Sot mbas më se 20 vjet që nga shembja komunizmit si sistem, regjimet komuniste janë pothuajse harruar gjithandej, siç e theksoi njëri nga folësit gjatë spjegimit të rëndësisë që ka Memoriali dhe mesazhit qe sjell ai sot . Megjithatë, mendoj se të gjithë duhet të vazhdojmë të jemi të vemendëshëm ndaj asaj ideologjie shumë të mbrapshtë, sepse “Kjo ideologji akoma ngre kokën herë-pas-here në mënyrë të çuditëshme në ndonjë vend.” (nga fjala e Dr. Lee Edwards).
Shumë folën për sakrificat dhe vuajtjet e popujve nën regjimin komunist. Zonja Aldona Wos, ish Ambasadore e SH.B.A. në Estoni theksoi që: “Komunizmi është përgjegjës për krime kundër Njerëzimit…”. Ajo theksoi betejën prej dekadash të gjatë, që bëri i ati i saj kundra komunizmit në vendin e tij. Po në të njejtën linjë ishte edhe fjala e Zonjës Paula Dobriansky, Ish-Nënsekretare e Shtetit për Demokracinë dhe Çështjet Globale, e cila theksoi se “Ne vështrojmë përpara drejt një të ardhmje, që i le forcat e së keqes mbas nesh.”
Ndërmjet folësve ishte edhe Zonja Anette Lantos, Kryetare e Fondacionit “Lantos” që do të hapet së shpejti në Budapest, Hungari. Ish-Përfaqesuesi I Kongresit dhe ish –bashkëshorti i saj Tom Lantos, i cili sot nuk jeton më, ishte pjesmarrës mes rreth 1000 vetave të tjerë, në përurimin e Memorialit të Viktimave të Komunizmit nga Presidenti Xhorxh W. Bush në vitin 2007.
Mbi historinë e ngritjes dhe përurimit të Statujës së Memorialit foli autori, skulptori Thomas Marsh, i cili shpjegoi se statuja “Perëndesha e Demokracisë” është një replikë e statujës së studentëve të vitit 1989 në Sheshin Tien An Men në Pekin.
Ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule pranë Statujes nga përfaqësues të 13 shteteve dhe 8 organizatave, midis të cilave një kurorë ishte nga organizata jonë “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” (AAFH). Mesazhi i fuqishëm i tyre ishte: “Burrat dhe gratë që luftuan për liri dhe vuajtën nën komunizmin meritojnë të kujtohen.”
Po aq fuqishëm jehon premtimi i Kryetarit të Fondacionit Dr. Lee Edwards: “Ne nuk mundemi, ne nuk duhet, ne nuk do ta harrojmë sakrificën e tyre.”