Udhëpërshkrim
Muharrem Sfarqa: Dita e Presidentit nderon vetë Kosovën
E marte, 07.06.2011, 07:59 PM
Qazim Bajgoraliu - Dita e Presidentit
Në Stolberg të Gjermanisë
DITA E PRESIDENTIT NDERON VETË KOSOVËN
Nga Muharrem Sfarqa
Në Kalanë e Stolbergut, afër qytetit të Ahenit, në praninë e një numri të madh veprimtarësh të mërgatës shqiptare, pjestarë të familjeve të dëshmorëve, të krijuesve, publicistëve e mysafirëve të tjerë ku nuk mungon dhe udhëheqësit e lartë të LDK –së, Anton Kolaj e Qazim Bajgoraliu, përmes një Manifestimi që tashmë është bërë tradicional, u shënua 24 Maji – Dita e Presidentit Ibrahim Rugova, nga Dega e LDK-së për Gjermani, përkatësisht nëndega e NRW dhe Aktivi i Ahenit.
Manifestimin e hapi Muharrem Sfarqa, udhëheqës i Nëndëgës së LDK-së për NRW-se, i cili, rikujtoi 24 Majin e vitit 1992, kur në nën masat e ashpra të dhunës , u mbajtën zgjedhjet e para Presidenciale dhe Parlamentale, të cilat legjitimuan Dr. Ibrahim Rugoven për President të Kosovës dhe nxoren perbërjen e parë të Parlamentit të Kosovës, jashtë sistemit të atëhershëm okupues.
Fjalën e rastit e mbajti, kryetari i Degës së LDK-së, Qazim Bajgoraliu, i cili tha se shënimi i kësaj dite, për ne në mërgim ka një rëndësi të veqant, duke pasur parasysh se takimet në të cilat janë prezent një numër i madh veprimtarësh dhe sidomos i të rinjëve, i atyre që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Kosovës, krijon një atëdhedashuri, për vendin, për shtetin dhe institucionet e tij, krijon një njohuri në mes tyre dhe nxitë për një përkrahje të përbashkët për shtetin e Kosovës dhe institucionet e tij.
Ndërsa për figurën e presidentit historik të Kosovës dhe rrafshet e veprimit dimenzional të LDK-së, foli Anton Kolaj , i cili mes tjerash theksoi se Dita e Presidentit nderon vetë Kosovën dhe, kjo ditë duhet të shënohet gjithandej ku bëri bujë dhe jehoi fuqishëm zëri i shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci.
Më pas, veprimtarët e mërgatës dhe mysafirët e shumtë, u njoftuan se laureat i sivjem i Çmimit “Ora e Presidentit” është akademik idriz Ajeti, një albanolog me renome ndërkombëtare, një besnik i devotshëm i Presidentit Rugova si dhe kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga ajo periudhë e viteve të nëntëdhjeta.
Më parë këtë Çmim e kanë marrë edhe z. Anton Kolaj, ish nënkryetar i LDK-së dhe koordinator i Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës si dhe z. Sabit Rrustemi, shkrimtar e veprimtar i shquar i rrugës rugoviane .
Organizatori i këtij manifestimi, në përkujtim të veprimtarit që tashmë pushon në amshim, Abedin Gashit, i cili ideoi i pari këtë manifestim dhe e organizoi me vite të tëra, themeloi dhe një Çmimin " Abedin Gashi ", si shenjë mirënjohjeje për kontributin e pashoq atdhetar e human.
Me këtë Mirënjohje të veçantë, për herë të parë u nderua humanisti dhe afaristi o sukseshëm shqiptar në Perëndim, z. Lazim Destani.
Me këtë rast, z. Muharrem A. Gashi, veprimtar i dalluar i mërgatës shqiptare në Gjermnai dhe biri i Abedin Gashit, përshëndeti dhe faleminderoi të pranishmit për ruajtjen dhe nderimin e kujtimit të babait të tij, Abedin Gashit, duke u zotuar se do përpiqet të përmbushë për aq sa mundet rrugën e tij, në të mirë të Kosovës.
Manifestimi u përmbyll me një program kulturor,ku poeti Hasan Qyqalla lexoi poezi përkushtuese e rapsodi Agim Gashi këndoi disa këngë, si dhe me telegramet e urimit për akademik Idriz Ajetin, i cili për shkaqe objektive (shëndetësore) nuk ishte i pranishëm.
Një telegram urimi iu dërgua edhe kryetarit të LDK-së, dr. Isa Mustafës.
![]() |
Anton Kolaj, gjate paraqitjes se tij |
![]() |
Muharrem Gashi |