E merkure, 30.04.2025, 07:02 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Shoqatat aktive të diasporës shqiptare në Austri, bashkimi i tyre është domosdoshmëri

E marte, 12.07.2011, 07:59 PM


Shoqatat aktive të diasporës shqiptare në Austri, bashkimi i tyre është domosdoshmeri

 

Organizimet e koordinuara të jetës kulturore ruajnë gjuhën kulturën dhe traditën

 

Nga Ramiz Selimi

 

Të gjitha kryesit drejtuese të shoqatave në Austri duhet të mendojnë se tani ka ardhur koha të bashkëpunojnë ndermjetvedi, ku të bashkërendojnë punën në sherbim të ruajtjes së identitetit dhe organizimit të mirëfillt. Shoqatat shqiptare në Austri nuk janë duke funksionuar në formen më të mirë të mundshme. Numri i madhë i tyre 36 vetem në Austri të Epërme tregon më se miri për këtë, prandaj është domosdoshmeri formimi i këshillit të shoqatave, ku do të përfaqesoheshin të gjitha shoqatat përmes një komiteti të vetëm. Ka ardhur koha të bëhët institucionalizimi i këtij bashkimi në shërbim të ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar. Kërkohet posaqerisht që Ambasadat të marrin iniciativa informuese në shërbim të këtij bashkimi.

Këto shoqata deri tani punojnë si të jenë organizata partie të kohës së monizmit, pa piksynime, qëllime, përspektivë për lidhje e organizim dhe bashkërendim pune .Qëllimet e njerëzve që i udhëheqin këto shoqata janë individuale, atomike, ose të udhëhequra vetëm nga një bindje politike apo lidhje krahinore. Në kohën e sotme, është e domosdoshme të bëhët lidhja, koordinimi i punës jo vetëm i shoqatave brenda përbrenda por lidhja e koordinimi i punës dhe me Atdheun. Lidhjet janë sidomos me Ambasadën, por ato lidhje janë të pakta dhe jo shumë frytdhënese .Mungon shumë informacioni, ndërlidhja mes tokës mëmë dhe diaspores, ashtu si? mungon dukshem dhe lidhja mes shoqatave brenda Austrisë.

Bashkërendimi, bashkëpunimi i shoqatave emigrante shqiptare brenda Austrisë do të thotë: lidhje, bashkëpunim, organizim i programeve të ndryshme artistike, i festave kombëtare, i konkurseve, i Olimpiadave, i seminareve, i Festivaleve artistike – kulturore, i seminareve për gjuhën shqipe dhe shumë e shumë të tjera veprimtari e aktivitete të cilat duhen organizuar duke patur lidhje jo vetëm shoqatat me njëra tjetrën brenda Austrisë, por dhe lidhja e tyre me tokën stërgjyshore .Emigrantët pak a shumë informohen për ngjarjet, zhvillimet, ecjen, hapat, ndryshimet që ndodhin në atdhe nepërmjet, gazetave, radio televizionit, si dhe lidhjet që kanë me të afërmit në vendlindje.

Por ata që jetojnë në vendlindje, brezi i ri që është aty, a informohet sa dhe si informohet për mergimtarët jashtë atdheut, për diasporen shqiptare?

A flitet në tekstet e shkollës së sotme për shqiptarët e diaspores, për vendodhjen e tyre, për problemet, shqetësimet e diaspores shqiptare? Sa është e sensibilizuar shkolla, shoqëria për diasporen shqiptare, po shteti e qeveritë ?’janë duke vepruar për ti ardhur në ndihmë këtyre njerëzve? A shqetësohet dikush nga rrëfimet, kujtimet e emigrantëve e sa shfrytëzohen ato për të ndryshuar gjendjen e për ti ardhur në ndihmë diaspores? Apo vetëm rermitancat janë të mirëseardhura! Edhe regjistrimi i fundit i popullësisë në Kosovë që duket se dështoi pikërisht lidhet me këto pyetje. Asnjë shtëpi nuk ka lumturi familjare nese ndonjëri në familje diskriminohet, lehet anash, diaspora është pjesë e familjes sonë, kënaqesija e saj e bënë shtëpinë të suksesshme.

Pasi të jetë bërë kjo lidhje, atëherë mund të llogaritim në kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik të vendit nga ana e tyre direkte ose përmes ndërlidhjeve që kanë me njerëz të biznesit dhe kompani tjera të mëdha. Në të kundertën problemet do të jenë këto që kemi tani.

Funksionimi i mirëfillt i shoqatave do të ishte një pikëmbeshtetje e emigrantëve në integrimin e tyre në shoqërit e vendeve ku jetojnë. Aty do të informoheshin për rregullat dhe ligjet ku jetojnë, për përparësit dhe mundësinë e zhvillimit të një jete normale.

Shumë nga emigrantet ndihen të vetmuar dhe të zhgënjyer me rrjedhen e jetës në vendin ku jetojnë, ata janë të detyruar të marrin pjesë në jetën kulturore të vendasve në mungesë të organizimit të jetës sonë kulturore. Ndersa sa u përket bashkësive tjera si ajo turke, kroate, boshnjake janë shumë mirë të organizuara me jetën kulturore. Shoqatat shqiptare nuk e kanë atë kapacitet financiar për të organizuar ngjarje të tilla, bashkimi dhe bashkërendimi i shoqatave do të ishte me dobi për të gjithë.

„Kur njëriu merrë rrugën e emigracionit dhe ha bukën e huaj, nuk ka vënd për patriotizëm“ thonin dy të rinjë. Pyeta veten, kush mund tu kishte futur një frazë të tillë në kokë? Ndoshta ishte pikërisht mungesa e organizimeve dhe dhembja e madhe për atdheun që shtyri të flisnin këtë fjali. Ndoshta ishte një njëri i zhgënjyer nga ajo që priste në botën e ëndërrave të tij? Dhe, prap mungonte informimi, për ti lehtësuar hapin e parë në një jetë të re, në shoqëri të re.

Apo, ishte një i stresuar nga problemet që po haste, në një ambient të huaj dhe aspak mbështetës për të? Duke ardhur nga një shoqëri ku ushqimi dhe fjetja janë prioritet, në një shoqëri dinamike me rregulla dhe ligje të zbatuara që për të mund të jenë shumë të dhimbëshme edhe nga ana financiare.

Mund të jetë një njëri në depresion, që edhe nënën dhe babanë e shikon si shkaktar të udhëkryqit në të cilin ndodhet? Të gjitha së bashku e ndoshta edhe të shkaqeve të tjera, më shumë. Por, thellë në zëmër edhe ai e kupton, se dashuria për vëndlindjen, vëndin e tij, është e pa shkëputur dhe do të zërë gjithëmonë vënd të rëndësishëm në qënien e tij. Organizimet kulturore janë ato që shuajnë këto dhembje, janë ato që bashkojnë rinin dhe mërgimtarët.

Jo pa kuptim, shqiptarët e kanë quajtur vëndin e tyre me dy emra: «Atdhe» dhe «Mëmëdhe», pra vënd që simbolizon familjen. Lidhja me familjen, nuk është vetëm një shprehje dashurije për njerëzit e afërt, por dhe një nevojë e mbijetesës së njëriut në botën që e rrethon. Çdo ndjenjë njerëzore dashurie, si ajo për fëmijën, gruan apo burrin, artin, natyrën, mjeshtëritë apo sportin, fillesën e ka patur tek nevoja e njeriut për t’u riprodhuar, skalitur veglat si mjet pune dhe mbrojtjeje nga rreziqet, për ta shfrytëzuar natyrën si lëndën e parë për ushqim, për të njohur botën që e rethon, etj. Pra edhe dashuria për vëndlindjen është shprehje e një nevoje të përkatësisë, pronësisë dhe luftës për mbijetesë brënda një grupi njerëzish dhe ndaj një trualli.

Kush më mirë se jetimët mund ta kuptojë mungesën e krijuesve të tij, nënës dhe babait? Edhe kur janë ritur, edhe kur kanë krijuar familjen e tyre, edhe kur i kanë të gjitha mundësitë ekonomike, ata, herë hapur, e herë thellë në shpirtin e tyre, ndjejnë se jeta e tyre nuk është e tillë ?farë ata dëshirojnë.

Organizimi i shqiptarëve në mënyrë institucionale është domosdoshmeri jo vetëm në Austri por edhe në vendet tjera për të ruajtur gjuhën kulturen dhe traditën shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx