Udhëpërshkrim
Ramiz Selimi: Në Linz u mbajt ''Kuizi i Diturisë'', Linz 2011“ për Austri
E shtune, 02.07.2011, 07:58 PM
Në Linz u mbajt ''Kuizi i Diturisë'', Linz 2011“ për Austri
Nxënësit e Mesueses Fatime Imeri nga Deutschlandsberg ishin më të mirët.
Nga Ramiz Selimi
Të shtunën me 18.06.2011, në Linz të Austrisë, u mbajt Kuizi i Diturisë së Shkollave Shqipe për Austri. Ashtu sikur çdo herë edhe kësaj radhe interesimi për pjesëmarrje dhe prezentim të diturive ishte në nivel. Ishin mbledhur bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare, për të përcjellur këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, meqë protagonistët kryesorë ishin fëmijët mërgimtarë. Sivjet, nikoqir ishte Shkolla shqipe në Linz, pasi që një vit më parë ishin fitues të Kuizit 2010.
Këtë eveniment me mjaft sukses e udhëheqen moderatorët Shkelzen Sinani dhe Endrita Neziri, të po këti qyteti.
Evenimentin e hapi me një fjalë përshëndetëse Kryetari i Shoqates së Mesuesve z. Ismet Sinani i cili përshëndeti Zv.Konsulin e Ambasadës së Republikës së Kosëvës në Wien z Mag. Isa Kosumin, si dhe Nuhi Gashin i ngarkuar me punë dhe çështje të Shkollës plotësuese në gjuhën amtare në mërgatë në Ministrinë e Arsimit të Kosovës. Ai falenderoj të gjithë donatoret e posaqerisht z. Smajl Maliqi nga shoqata“ Kosova“ Linz për punen e tij të palodhshme në organizimin e këtyre ngjarjeve, pastaj mysafirët nga shteti Austriak si dhe të gjithë nxënësit dhe prindërit. Nikoqiri ftoi disa nga mysafirët për të marrë fjalen.
Në fjalen e tij Zv.Konzulli i Republikës së Kosovës në Wien z. Mag. Isa Kosumi tha se e përgezon angazhimin e sin?ert dhe shumë dimensional të organizatorit dhe dëshiron që kjo ditë të ketë karakter festiv. Ai me tutje: „Dua të gjejë fjalët me falenderuese për nxënësit dhe arsimtarët, për kontributin e tyre të padiskutueshëm për mbajtjen gjallë të mesimit në gjuhen shqipe në Austri, por edhe të ju garantojë që shteti i Kosovës do të bëjë përpjekje maksimale që të shtojë kujdesin ndaj gjeneratave të reja që po rriten në diasporë. Kosova ka nevojë për kuadra të arsimuara dhe shkolluara në Europë dhe perëndim, levrimi i dijës dhe të arriturave janë parakusht për ecjen e sigurt të shtetit tonë të ri. Uroj që ky garim të kaloj me vlersime maksimale, uroj që edhe trekendëshi pedagogjik, Nxënës-Arsimtarë- Prinder, të funksionojë me kapacitete të plota. Urime të gjithëve sepse sot nuk do të ketë humbës, sot të gjithë këtu jemi fitimtarë“ tha në fjalen e tij zoti Mag.Isa Kosumi.
Zoti Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit në fjalen e tij i përgezoj organizatorët, foli fjalë miradie për gjithë këtë punë që po bëhët dhe tha se Qeveria e Kosovës është duke e bërë të pamunduren që nxënësve në diasporë, t’u ofrohen të gjitha mundesit dhe tekstet adekuate të nevojshme .
Nxënësit e Shkollës shqipe nga Linzi kishin përgatitur një program mjaft të pasur kulturo-artistik me pika të ndryshme muzikore, valle, recitime etj. Emocional ishte monologu i nxënëses Hasije Maliki kur interpretoi recitalin “Kosovë djep lirie”, që u prit me shumë duartrokitje nga të pranishmit.
Pjesën e kuizit e udhëhoqi Mësuesi me përvojë Osman Ademi.
Në këtë garë të Kuizit të Diturisë, garuan 16 ekipe me nga tre nxënës, nga të gjitha Landet e Austrisë. Ekipet e këtijë konkursi ishin mjaft mirë të përgaditura, nxënësit vinin nga të gjitha trevat shqiptare, ato ishin: Malesia e Gollakut nga Deutschlandsberg, Iliria nga Salzburg, Rozafa nga Rottmann, Dardania nga Gleisdorf, Dituria nga Graz, Tirana nga Linz, Yjet e Sharrit nga Linz, Sharri nga Wien, Afrim Zhitia nga Götzendorf, Dukagjini nga Tulln, Rinia nga Wien, Flamuri nga Linz, Drita nga Linz, Ardhmeria nga Linz, Prishtina nga Linz,
Sivjet, garat u organizuan në dy cikle: për nxënësit e klasëve të ulta dhe për nxënësit e klasëve të larta. Lënda e prezentuar për garim është përgatitë nga një grup arsimtarësh me përvojë që punojnë dhe jetojnë në Austri, kryesisht nga plan-programet mësimore që zhvillohen gjatë vitit shkollor me nxënësit.
Për të formuluar pyetjet merret në konsideratë “Kurrikula e shkollës shqipe të mësimit plotësues në diasporë” të botuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës”. Për Organizatorin pyetjet duhet të japin substratin e këtyre lëndëve, atë esencë kombëtare që u duhet fëmijëve sot, në mënyrë që nesër të gjejnë me lehtë fillet e origjinës së tyre. Kjo do të thotë se përmbajtja e këtyre kuizeve synon më kohë të rrënjosë në mendjen dhe shpirtin e brezit të ri mërgimtar atë që do të dëshirohej të mësohej përkitazi me gjuhën, letërsinë, historinë, gjeografinë e kulturën kombëtare.
Si çdo herë, edhe kësaj radhe gara ishte mjaft interesante dhe qartë vërehej vullneti dhe dëshira e nxënësve për dituri dhe njohuri të reja për gjuhën amtare, për historinë dhe gjeografinë e trojeve etnike shqiptare dhe lëmi të ndryshme në fushën e arsimit.
Pas një gare të fortë dhe interesante gjerë në fund në mes të ekipeve vendin e parë e zuri ekipi i shkollës shqipe nga Deutschlandsberg me emrin „ Malesia e Gollakut“ te Mesueses Fatime Imeri, vendi i dytë i takoi ekipit të Mesueses Armida Halo me emrin „Iliria“nga Radstadt Salzburg, kurse vendin e tretë e zuri ekipi i shkollës shqipe nga Rottmann te Mesueses Roza Ndrecaj.
Juria profesionale e përbërë nga Osman Ademi, Roza Ndrecaj dhe Miradije Berisha, pati bukur punë të vështirë për të përcjell dhe përcaktuar vendet e para sepse njohurit e nxënësve ishin në nivel shumë të mirë. Rezultati ishte shumë i barazpeshuar dhe fituesi nuk dihej deri në fund, u deshen pyetje shtesë për të përcaktuar fituesin.
Prindërit që ishin prezent rrinin me plot emocione për të parë se sa fëmijët e tyre ishin të përgatitur. Kuizi ndonjëherë është edhe punë fati thonin disa Prindër që kishin bërë një rrugë të gjatë për të parë Kuizin. Me rëndesi është, se të gjithë nxënësit ishin të shkelqyer.
Për të gjithë nxënësit fitues, organizatori kishte siguruar dhurata, medalje, mirënjohje, libra.
Në vazhdim, mysafirët i argëtoj këngëtari i mirënjohur shqiptar i cili kishte ardhur enkas për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore z. Faruk Hasani.
Me të vërtetë ishte një festë për nxënës dhe prindër.