E merkure, 30.04.2025, 07:11 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Zef Balaj: Takim me kongresmenin Dana Rohrabacher

E shtune, 16.07.2011, 07:31 PM


 

Takim me kongresmenin Dana Rohrabacher

 

Nga Zef Balaj

 

12 Korrik 2011/ Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Vatra dhe Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane patën një takim pune në Washington me kongresmenin Dana Rohrabacher.

Në këtë takim u diskutuan një gamë çështjesh me kongresmenin. Ish kongresmeni Joe Dioguardi, relatori kryesor i takimit, u përqëndrua në katër çështje që shqetësojnë këto organizata:

-     Ruajtja e tërësisë teritoriale në Kosovë.

-     Monitorimi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni nga institucione ndërkombëtare.

-     Çameria dhe të drejtat e shqiptarëve çamë.

-     Dënimi i krimeve të komunizmit në Shqipëri

Kongresmeni Dana Rohrabacher qartazi mirëkuptoi problemet që shqetësojnë keto tri organizata dhe shprehu gatishmërinë të ofrojë ndihmesën e tij. Për dënimin e krimeve të komunizmit ai shprehu vendosmërinë që ta ndiqte me përparësi çështjen. Për kongresmenin ishte i papranueshëm fakti që  mbeturinat e komunizmit të bëhen pengesë për përparimin e vendit dhe konsolidimin e demokracisë. Për çështjen e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni ai i siguroi të pranishmit në takim se do të kontaktonte menjëherë me anëtarë të tjerë në kongres dhe do të kërkonte monitorim nga jashtë të regjistrimit të popullsisë me qëllim që të shmangej çdo mundësi manipulimi. Për çështjen çame shprehu dëshirën të vizitojë Shqipërinë dhe të takojë me përfaqëusesit çame atje për të mësuar nga afër të vërtetën.

Përfaqësuesit e organizatave në takim mbetën tepër të kënaqur nga niveli i interesimit dhe kujdesi i qartë që shfaqi kongresmeni. Ai ishte kureshtar, përfshirës dhe analitik për çështjet e diskutuara.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx