E merkure, 30.04.2025, 05:16 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Milazim Kadriu: Manifestimi letrar ''Poezia e Verës'' bashkon krijues nga të gjitha anët e vendit

E merkure, 03.08.2011, 07:59 PM


 

NË PODUJEVË NË ORGANIZIM TË KL “ZAHIRI”

 

MANIFESTIMI LETRAR “POEZIA E VERËS” BASHKON KRIJUES NGA TË GJITHA ANËT E VENDIT

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në organizim të Klubit letrar “Zahiri” në Podujevë u mbajt një takim letrar I pagëzuar “Poezia e verës” në të cilin ishin të pranishëm krijues të shumë vendeve të Kosovës  e më gjerë. Ky manifestim letrar nisi me nderim me një minutë heshtje për heroin më të ri të Kosovës që ra në mbrojtje të sovranitetit të shtetit  Enver Zymberi dhe një poezi të Abdullah Zenelit kushtuar Zahir Pajazitit që e recitoi Ruzhdi Berisha –Rudi. Manifestimi ishte i ndarë në dy pjesë ku në pjesën e parë për aktivitetin e KL “Zahiri” foli  kryetari i këtij klubi Ruzhdi Berisha –Rudi. Ai përmendi aktivitetet e këtij klubi si dhe vështirësi që po e përcjellin në punën e tij këtë klub. KL “Zahiri” në kuadër të aktivitetit të tij boton edhe revisten letrare “Ringjallja”. Më pas manifestimi vazhdoi  me përurimin e librit “Kosova e lagur nga gjaku” të autores  Sadie Ismaili - Ilirida.

 

Një vështrim për  librin e dha Sabit Zeneli i cili mes tjerash tha se në këtë vëllim autorja na sjell poezi të çastit të motivuar me një tejndjeshmëri dhe është një poezi koherente  në të cilën vërejmë jo vetëm  lidhshmërinë  e vargut por edhe lidhshmërinë e poezisë  me poezinë madje edhe të  ciklit me cikël e që si motiv ka luftën  e popullit tonë  për liri e duke u fokusuar  më shumë në luftën e lavdishme  të UÇK-së  ku kontributi i autores ka qenë i theksuar. Autorja duke qenë luftëtare besnike  dhe e vendosur për idealet  e lirisë ajo i çmon lartë të gjithë  ata që në kohë dhe rrethana  të ndryshme luftuan  dhe u flijuan për lirinë e kombit. Temat dhe motivet në vëllimin poetik “Kosova e lagur nga gjaku” e ruajnë mënyrën  e ligjërimit të cilat bashkërendojnë  me stil e shije  nga ngjarjet historike  e personalitete të ndryshme të kombit tonë. Po ashtu autorja nëpërmes vargut të sajë shpreh edhe mllefin për të sotmen për dukuritë devijante në shoqëri dhe fokusohet te fati  i të zhdukurve që akoma mbetet  një plagë e pashëruar por pa e humbur asnjëherë artistiken  e domosdoshme dhe në këtë mënyrë ajo del përcjellëse ndjenjash të cilat e përafrojnë  me lexuesin dhe së këndejmi  del prore luftëtare  për afirmimin dhe poetizimin  e vlerave sikur sigmatizon  me mllefin lirik të çiltër.

 

Më pas poezi nga vëllimi poetic deklamuan aktorja e mirënjohur Safete Rogova,aktorët llapjan Gani Hamza e Nazmi Bajra si dhe nga vetë autorja e librit. Më pas disa fjalë për librin dhe autoren i tha edhe botuesi i librit Gani Xhafolli. Krijuesi llapjanë që tash e shumë vite jeton dhe vepron jashtë atdheut Nazmi Rudari përshëndeti këtë takim mjaftë të rëndësishëm për kulturën  llapjane. Në pjesën e dytë me poezitë e tyre para të pranishmëve u prezantuan :Shqipërim Mehmeti, Orëmira Dibrani, Shaban Pllana, Miradije Abdullahu, përfaqësuesit e ARS klubit “Beqir Musliu” Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha dhe Arsim Halili, pastaj Gani Hamza, Sabit Zeneli, Age Ruqi, Bujar Vërbofci, Alban Nuredini, Elza Gashi, Sylejman Lutolli, Ibrahim Sylejmani, Violeta Gashi, Hamdi Aliu, Rrezarta Mulolli, Ruzhdi Berisha dhe Sadie Ismaili- Ilirida. I gjithë manifestimi është përcjellur nga tingujt e pianos nga Kushtrim Balaj.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx