Udhëpërshkrim
Muharrem Sfarqa: Kosharja – simbol i bashkimit të shqiptarëve
E diele, 14.08.2011, 12:59 PM
Ne Kosharen Legjendare
Veprimtarët e degës së LDK-së, së Gjermanisë vazhdojnë vizitat dhe nderimet në Kosovë
Kosharja – simbol i bashkimit të shqiptarëve
Nga Muharrem Sfarqa
Veprimtarët e mërgatës sonë të organizuar në strukturat e LDK-së në Gjermani, po vazhdojnë aktivitetin e tyre në Kosovë, me vizita dhe nderime nëpër vende që simbolizojnë krenarinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Fillimisht ata vizituan degën e LDK-së në Decan, ku u pritën nga Armend Zemaj, kryetar i saj dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Delegacionin e degës së LDK të Gjermanisë i cili kryesohej nga Qazim Bajgoraliu kryetar, z. Zemaj e njoftoi mbi aktivitetin e degës së LDK të Deçanit, e cila po reformohet, strukturohet dhe po përgatitet për ta kthyer traditën e saj të udhëheqjes dhe zhvillimit të kësaj koumne të Kosovës, sipas vizionit rugovian për një Kosovë euro – atlantike..
Kryetari Zemaj një vëmëndje të vecantë i kushtoi edhe kthimit të veprimtarëve të LDK-së në shtëpinë e tyre të vjeter, si në rastin e tyre ku u inkorporuan dhe u kooptuan në kryesinë e kësaj dege një numër veprimtarësh të dëshmuar, me të cilët do të vazhdojnë shembullin e unifikimit të kësaj force të qendrës së djathtë politike, për të mirën e LDK-së dhe të Kosovës.
Në cilësinë e të zgjedhurit të popullit, deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës ( sipas sondazheve të fundit), z. Zemaj foli edhe për rolin konstruktiv të grupit parlamentar të LDK-së, të cilët në paraqitjet dhe sjelljet e tyre po dëshmojnë profesionalizëm dhe pjekuri politike duke dëshmuar se pavarësisht pozicionit momental, ata mbrojnë fuqishëm interesat e shtetit.
Të shoqëruar nga veprimtarë të LDK-së së kësaj komune , përfaqësuesit e mërgimtarëve tanë nga Gjermania, bënë homazhe dhe vendosen buqeta lulesh të freskëta, pranë varreve të dëshmorëve të kësaj ane, kolonel Tahir Zemajt , Rrustem Bruqit dhe Sali Cekajt .
Pranë përmendores së Sali Cekajt në Deçan, evokoi kujtime bashkëluftëtari i Sali Cekajt, kolonel Adem Dahri, nga Shqipria.
Këta tre emra të nderuar të kombit, një kohë të gjatë ishin të organizuar në struktura institucionale të Qeverisë sonë në ekzil dhe ishin përkrahës po edhe veprimtarë të LDK-së dhe vizionit rugovian për Kosovën.
Vizitës së veprimtarëve të LDK-së nga Gjermania në kompleksin e varrezave të të rënëve në Koshare, iu bashkuan edhe familjarë të shumtë të familjeve të dëshmorëve të kësaj ane.
Homozhet dhe vendosja e kurorave me lule, në shenjë nderimi dhe perkujtimi për aktin e tyre sublim ngjalli emocione po edhe krenari kombëtare. Në ballë të këtij kompleksi, qëndronin varret e të përndritshmëve tanë, Sali Cekaj e Agim Ramadani, të cilët braktisën mërgimin dhe bashkuan dijen e pushkën për lirinë e Kosovës.
Me fitoren historike në Betejën e Koshares, ata e kthyen këtë pjesë shqiptare në simbol bashkimi duke shkulur gurët dhe rrënuar kufirin që ndante shqiptarët.
Gjatë qëndrimit në Koshare veprimtarët tanë patën edhe një takim spontan e të shkurtër, por shumë të ngrohtë me pjestarë të FSK-së së Kosovës, të cilët merreshin me pastrimin e zonave të minuara nga lufta e fundit, disa nga të cilët ishin bashkluftëtarë të këtyre heronjëve të kombit.
![]() |
Prane permendores se Sali cakajt ne Decanþ |
![]() |
Tek Varri i Kolonel Tahir Zemajtþ |
![]() |
Ne Degen e LDK-se ne Decan |