E merkure, 30.04.2025, 05:39 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Zef Mulaj: Festë në sheshin ''Gjergj Kastrioti'' në Foxha të Italisë

E merkure, 03.08.2011, 07:59 PM


Kopertina e librit me dy autoret prof. Massaro dhe Imri Badallaj
Kopertina e librit me dy autoret prof. Massaro dhe Imri Badallaj

FESTE NË SHESHIN “GJERGJ KASTRIOTI” NË FOXHA TË ITALISË (Komunen Chieuti)

 

 PËRURUROHET LIBRI  NË  QYTETIN  ARBËRESH TË  ITALISË

 

“KIEUTI  DHE  E FOLMJA  ARBËRESHE.”(Qefti dhe e folmja e tij.)

 

Autoret   Prof. Mario  Massaro  e Prof. Imri Badallaj

 

Nga Zef Mulaj

 

Mbase pak kohe  kur Prof. Massaro  prezantoi  fjalorin arbëresh italisht për të parën herë, tash vjen me  një liber  për te cilin  duhet shumë  kohë për të folur. Por  dua  vetem të them se dje mbasdite deri në orët e vona të  natës  u kthye  në  festë  përurimi, me një  pjesëmarje të  madhe qytetare, e personalitete  të shkencës  të pushtetit lokal, nga shumë komuna përreth. Intelektualë profesorë e studiues  nga disa  universitete italiane.

Emocione të  mëdha për qytetaret arbëreshë kur  ndigjuan  fjalën e rastit në gjuhen arbëreshe.

Këngët e vallja popullore, kostumet e vajzave  e mbajnë gjallë Shqipërinë  deri në  ditët e sotme.

Pjesemarres në perurimin e librit
Pjesemarres në perurimin e librit

 

Emocionet e këngëve arbëreshe  me melodit e tyre dhe melankolinë e kujtimeve, me dhimjen për atdheun  që  e kanë lënë  dhe nuk e harrojnë  kurrë  origjinën.

Kënge të vjetra arbëreshe këndon grupi artistik i qytetit
Kënge të vjetra arbëreshe këndon grupi artistik i qytetit

 

Bukuria e pafundme e veshjeve  te vajzave  arbëreshe . Kostumet popullore  i mbajnë deri në  ditet e sotme. Në sheshin “Gjergj Kastrioti” vallja, kënga, dhe fjalët e rastit  nga  presantuesit e librit të  një  vlere  që  nuk ka kosto në ditet e sotme, duke dokumetuar një histori të një  populli, ku e lanë  atdheun e tyre të shtypur nga invazori otoman.

 

Vajza me veshje komtare arbëreshe, dhe Dr.Zef Mulaj i ftuar nga Prof. Massaro
Vajza me veshje komtare arbëreshe, dhe Dr.Zef Mulaj i ftuar nga Prof. Massaro

Prof. Massaro e Dr.Zef Mulaj
Prof. Massaro e Dr.Zef Mulaj

Libri  përmban   mbi 550 faqe , i ndare në  tre pjesë ,  sejcila pjesë  në kapituj përkates..

Në  pëmbajtjen e librit  qëndron  historia, gjuha dhe traditat. Pastaj e ndarë  në pjesët:

 

-Kieuti parahistorik, dhe ardhja e shqiptarëve

- Situatat historike  në  ballkan, të krijuara  nga invazioni turk dhe pasojat në popullin shqiptar.

- Gjergj Kastrioti  Heroi Kombëtar  dhe i Kristianizmit

- Raporti i Shqiperisë  me mbretin e Napolit

- Ardhja  e  shqipetarëve në Kieuti, (Foxha)

-Kieuti pas  1700  e deri sot.

-Trashëgimit, kënga popullore,  veshja , fejesat dhe martesat arbëreshve.

-          Gjuha , dhe  e folmja  arbëreshe, festat dhe ritet fetare..

-          Veç materialit te shkruar libri permbanë  një numër të madh fotosh  antike e deri në ditët  e sotme. Popull qe ruan historinë e vet dhe origjinën.

 

Chieuti ,30/07/011

Zef Mulaj

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx