E merkure, 30.04.2025, 07:14 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Kadri Mani & Fehmi Sogojeva: Krilevasit e shpëtuar nga masakra çetnike serbo-malziase në Tivar!!!

E marte, 16.08.2011, 12:00 PM


KRILEVASIT E SHPËTUAR NGA MASAKRA ÇETNIKE SERBO-MALZIASE NË TIVAR!!!

 

Nga Kadri Mani & Fehmi Sogojeva

 

Zahir Arif Cakolli, 12.07.1926

 

Kur e patëm intervistuar Mursel Demollin (tash i ndjerë) para ca vitesh, i ndjeri m’i pati dhënë edhe këta dy emra: Zahir Arif Cakolli dhe Zenel Hasan Cakolli, që të tretë nga fashi Krilevë.

Sot, e shtunë, më 25.6.2011, ishte Takimi i Motrave të Kishës protestante nga Prishtina në Krilevë, dhe unë e shfrytëzova rastin dhe me vetura të tyre shkova në Krilevë, ato për punë të veta, kurse unë për këto dy intrvista.

Flet plaku Zahir Arfi Cakolli: “Mobilizim i përgjithshëm në luftë kundër fashizmit”- na patën thënë, ama ajo kishte qenë parullë mashtruese! Jemi tubuar në Gjilan dhe kemi shkrua në Prizren e nga Prizreni në Shkodër- krejt këmbë! Rrugë e  gjatë, e mundimshme, me bukë e pabukë, por edhe pa ujë! Rojet katile nuk na lejonin të pinim ujë as në krojet buzë rrugës!

Ah Shkodra, Shkodra! Po s’due me folë, s’mundem me folë... Nga një kodër e lartë po shihej Tivari, dhe përveç liqeneve e deteve, deri atje këmbë! Kurse rojet me ndërresa!

 

Zenel Hasan Cakolli, 21.12.1923

 

Ju gazetarët që e përmendët të ndjerin Mursel Demollin, bashkëvendas po, por e kam kushëri prej nane, por në tjetër eshalon kemi qenë...

Po më pyesni për shëndetin, nuk ankohem, mirë, shqyr zotit, vuaj nga frymëmarrja... por edhe mosha bre burra... vuajtjet: frika a po na vrasin sot a nesër!? Dhe pse: ishim fare të pafajshëm, rekrutë... ende as pa ia filluar luftës, as kishim thyer ndonjë konventë ndërkombëtare...

Ishte një tendencë, mbase Lufta e Shaban Polluzhës dhe e Mehmet Gradicës?- hakmarrje...

Di shkrimlexim, autodidakt. Mbaj mend shumë: masakrat e Keqekollës e të Prapashticës më 1921. Serbia na ka sulmuar e na ka gri shpesh.

Qëllimi dihet: Kosova me fusha pjellore e me xehe nëntokësore... lakmia për pushtimin e tokave të huaja... Ne nuk jemi si ata, kurrë nuk jemi hakmarrë... aq më pak në pleq, në gra, në fëmijë!!! Serbët s’kanë fe as shpirt... janë të pa fe e të pashpirtë...

-Jemi nisë i madh e i vogël: kryetari i Komunës, Nikolla Filimani, na ka mobilizuar, për në Gjilan- Prizren-Shkodër: nga një kodër e kemi pa Tivarin: pos lumenjve, liqejve a deteve, krejt udhën e kemi ba në këmbë, rrafsh një muaj.

Pas masakrës në Tivar, neve na kanë çue në Tullmin, na kanë veshë me veshmbathje ushtarke; e naa kanë dërgue në luftë në Ilisrska Bistrica (Bistrica Ilire) një orë e gjysmë në këmbë. Ama sakaq, Gjermani kapituloi; por ne vazhduam të shërbenim aty edhe dy vjet e gjashë muaj.

40 veta kemi qenë prej Krileve, shumica janë pushkatuar...

 

Faik Demolli, mësues: unë kam biseduar me shumë veta të këtij rasti tragjik: sak nuk dihet numri i viktimave, por më i përafërmi përmendet 3000- 3000 e 200? Kurse te libri i autorit Azem Hajdin- Xani: “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998, f. 17-18, tekstualisht shkruan:

“Më 31.3.1945, 4310 shqiptarë u masakruan nag serbët e malazezët, në Tivar. Djem e burra të zgjedhur nga të gjitha vise etnike shqiptare: të Mitrovicës, të Shalës së Bajgorës, të Drenicës, të Skënderajt e të Gllogofcit, të Vushtrrisë, të Podujevës, të Llapit e Gallapit, të Kamenicës, të Preshevës e Bujanovcit, të Vitisë, Gjilanit, Prishtinës të Lipjanit, të Kaçanikut e

Ferizajt, të Suharekës, Prizrenit, Dragashit, Opojës, të Pejs e Gjakovës, të Klinës e Istogut, të Tetovës, Manastirit, Gostivarit, Shkupit dhe viseve të tjera të Kosovës, thërrasin politikanët tanë, historianët, poetët, shkrimtarët, dhe të gjitha istitucionet shkencore shqiptare, me sa zë kanë:

-Ku është gjaku ynë, ku gjenden eshtrat tanë?”



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Muharrem Sfarqa: Kosharja – simbol i bashkimit të shqiptarëve Xhemaledin Salihu: Presheva ka nevojë edhe për një shkollë fillore!? Asllan Dibrani: Portret i mërgimtarit Florim Morina këngëtar i zhanreve të muzikës shqiptare në Kanada! Muharrem Sfarqa: Mërgimtarët i mbeten besnikë Kosovës Murat Gecaj: Çfarë tregon Pashk Preka, përgjegjës i agjencisë “Drita”-Tiranë Zef Mulaj: Festë në sheshin ''Gjergj Kastrioti'' në Foxha të Italisë Milazim Kadriu: Manifestimi letrar ''Poezia e Verës'' bashkon krijues nga të gjitha anët e vendit Xhevat Muqaku: Në Heimsheim të Gjermanisë, do të dëgjohet edhe në të ardhmen zëri i nxënësve Tahir Bezhani: Bukuritë mahnitëse të Alpeve tona Xhevat Muqaku: Shkolla shqipe në Fellbach, rrezaton dituri dhe dritë hyjnore Xhevat Muqaku: Ekspozitë e Piktorit- Habib Shashivari në Bischoffen të Gjermanisë Alma Papamihali: Ermonela Jaho - e lindura për ''të folur'' në skenë Gjekë Gjonaj: Gruda, trevë e krenarisë kombëtare Zeqir Asllani: Shkolla shqipe “Migjeni” në Stuttgart përmbylli vitin shkollor, në mënyrë madhështore Prezantim i Aleancës Kuq e Zi në Tetovë Xhelal Marku: Kulla e Sufë Laçit në Gjurrë-Reç të Dibrës Zef Balaj: Takim me kongresmenin Dana Rohrabacher Ramiz Selimi: Shoqatat aktive të diasporës shqiptare në Austri, bashkimi i tyre është domosdoshmëri Albert Zholi: Përshkrim në vend të një Reportazhi: Një takim pas 50 vjetësh Vlashi Fili: Një veprimtari që bashkon shqiptarët

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx