E enjte, 01.05.2025, 10:19 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gjon Neçaj: Fusha e gjëse - vendi tërheqës i turistëve

E enjte, 01.09.2011, 08:58 PM


 

FUSHA E GJËSË- VENDI  TËRHEQËS I TURISTËVE.

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Për të shkuar në Fushën e Gjësë,në Valbonë, duhet të udhëtosh deri në 6 orë nga kryeqyteti,në çfarëdo drejtimi që të nisesh. Nga Bajram Curri për në Fushën e Gjësë janë 25 km luginës së lumit Valbona.Në aksin  Tiranë-Bajram Curri, turistët kanë  mundësinë të shijojë një udhëtim me traget nepër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malore që bien thikë mbi ujin kristal të liqenit të Komanit ,janë të paharrueshme. Fshatrat  në të dy  anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave lidhen me njeri-tjetrin vetëm nepermjet varkave te vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë që gjarpërojnë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit, krijojne fjorde te vegjël që futen në brendësi të masiveve malore.

Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande te hidrocentraleve në kaskadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat dy orë  dhe kushton 350 lekë, ndërsa udhëtimi nga Tirana në Bajram Curri me furgonat e linjës, kushton 1000 lekë.

Mes pamjeve befasuese arrin në Dushaj,vendi ku Valbona përzien ujërat e saj me ato të Drinit.Gjatë Luftës së Parë Botërore,një ushtarak i lartë austriak ka shkruar në kujtimet e tij,se nëse Zoti do të kishte shtëpi në tokë,patjetër doi ta kishte ndërtuar aty ku bashkohet Drini me Valbonën,pra në Dushaj.

Për në Tropojë tashmë udhëtohet edhe nga qafa e Malit,duke soditur natyrën e bukur të bjeshkëve të Pukës,si dhe autostradës nepër Kosovë,duke udhëtuar nepër tunelin e Kalimashit,nga ku do të sodisni pesiazhin e bukur alpin nepër bjeshkët e Mirditës dhe kullat karakteristike të atyre anëve.

Nga Bajram Curri ne drejtim te Valbonës shkohet me mjete fuoristrada por dhe me furgone te linjes, bileta e te cilëve kushton 200 lekë.

Këto zona kanë një gjuhë karakteristike mes gegnishtes së vjetër dhe shqipes standarde.Veçojmë se bujaria nuk e braktisi kurrë Tropojën.

Në Valbonë ka dy-tre vjet që banorët e atyshëm kanë ndërtuar  hanet e tyre ku strehojnë gjatë stinës së verës turistët e shumtë të huaj që vërshejnë atje,por edhe vendas nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga Kosova.

Por mjerisht infrastruktura rrugore është për t’u vajtuar.Ka mbi tre vjet që ka fillua riskonstruksioni i rrugës automobilistike,zgjerimi dhe asfaltimi i saj,por prej muajsh janë pezulluar punimet.

Fshati turistik “Burimi Valbonës” në Fushë të Gjësë, me pronar Mirash Lamthi,ka thithur turistë të shumtë,ndonëse akoma shërbimi,akomodimi dhe hoteleria janë në hapat e para për këta biznesmen të turizmit.

Mirashi disponon bar-restorant me 200 vende dhe 3-4 vileta prej druri me 30 dhoma.Aty gatuhet ushqimi tradicional i zonës,si mishi i krecit, i qingjit ( ferlig ), fli ( lloj byreku),maza,leqeniku ,kaçimaku,maza,qulli me tamel, petullat, trofta  e freskët, kafe turke, raki rrushi, etj. Çmimet , krahasuar me vitin e kaluar nuk kanë ndryshuar. Një pjatancë me mish keci kushton 750 leke,me mish qingji 800 leke,një racion maze kushton 400 lekë,kurse sallatrat deri në 300 lekë për një person.Aty serviret mish i freskët i peshkut ( troftë  dhe kushton 700 lekë një pjatancë.Kurse  dhomat me dy shtretër janë 20-25 euro,dhoma shtrat çift e një tek 30 euro ,kurse ujë e energji elektrike ka 24 orë.Parkimi është i siguruar dhe këtë vit ka fushë volejbolli dhe kënd lojërash për fëmijë.

 

Gjatë ditës organizohet pikniqe bjeshkëve,duke soditur majat e mbuluara me borë dhe duke shijuar qumësht me borë.Përreth ,edhe pak ditë e piqen boronicat,duke u servirur në mënyrë origjinale ose të mbledhura, me çmimi 140 lekë për kg.

 

Programi i guidës

 

Dita e parë

Nisja ne oren 6 te mengjesit nga Tirana. Ne drejtim te  Komanit, ku do te marrim Tragetin e linjes. Gjate  rruges kemi mundesine te shijojme bukurine e natyres,  qe i ka dhuruar natyra Shqiperise. Me pas, marrim rrugen, drejte Tropojes, me sakte, qytetit te Bajram Currit,  ku do te akomodohemi, ne nje nga hotelet e qytetit. Pasi te clodhemi pak,  do te vizitojme qytetin e Bajram Currit. Pas darke, mund te bejme disa lojra, si domino, letra ose ide te tjera sipas deshires se grupit.

 

Dita e dyte

Pas mengjesit do te vazhdojme guiden tone,  per tek "Fusha e Gjese", (keshtu quhet nga vendasit), vendi, ku eshte dhe fundi i rruges, qe mund te pershkrojë mikrobuzi.Nga aty, do te vazhdojme ecjen deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj. Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 2300 – 2400 m. Pas kesaj, do te kthehemi tek fusha e gjese, nga ku dhe do te nisemi per ne Prizren. Dreka do te hahet ne natyre gjate guides. Pas drekes do te marrim rrugen e kthimit per ne Tirane. Kete here, kthimi do te jete nga rruga e "Kombit", keshtu qe, na jepet mundesia te vizitojme dhe qytetin e Gjakoves dhe te Prizrenit. Mberritja ne Tirane do te jete nga darka.

 

Menuja e ushqimit

 

M E N GJ E S I

 

Veze te skuqura, ose te ziera, sipas dëshires.

Djath, gjalp, mjalt, sipas deshires.

Çaj mali, qumesht i fresket, lëngje frutash. Kafe turke

 

D R E K A

 

Sallat, sipas stines, djath fshati.

Fli (byrek  ose petanik) e shoqeruar me mish qingji, keci, vici.

Dhalle ose kos të fresket, sipas dëshires.

Fruta.

 

D A R K A

 

Sallatë  sipas stines, djath fshati. Gjellet tardicionale te zones.

Petulla. Kos të fresket.

 

Shenim: Kjo menu i perket një personi të vetem, (mund të kemi edhe ndryshime sipas dëshirës së vizitorve). Pijet alkolike dhe kafeja ekspres, nuk perfshihen ne kete kosto. Ato mund te merren me vete ose te porositen aty kundrejt nje pagese.

 

KESHILLA

Ju keshillojme  qe, per nje guide te tille, duhet te marrim me vete veshje sportive dhe atlete, duke pasur parasysh qe, e gjithe guida behet ne zone te veshtire malore. Te mos harrojme dhe nje xhakete ose dicka tjeter, per ne darke, pasi eshte me fresk.

Peisazh bjeshkësh
Peisazh bjeshkësh

Fjetje komode në Valbonë

Gjatë lundrimit me anije në liqenin e Komanit
Gjatë lundrimit me anije në liqenin e Komanit



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abas Fejzullahu: Pamje trishtuese nga Prishtina Milazim Kadriu: U përkujtuan Dëshmorët e Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova Alma Lama: Lidhja e Prizrenit dhe Sulltan Murati Xhafer Leci: Vrasja e Kadri Zekës dhe brengosja e familjes së tij Ndue Dedaj: Në Zym të Hasit, te Gjeçovi e Anton Pashku Kadri Mani & Fehmi Sogojeva: Krilevasit e shpëtuar nga masakra çetnike serbo-malziase në Tivar!!! Muharrem Sfarqa: Kosharja – simbol i bashkimit të shqiptarëve Xhemaledin Salihu: Presheva ka nevojë edhe për një shkollë fillore!? Asllan Dibrani: Portret i mërgimtarit Florim Morina këngëtar i zhanreve të muzikës shqiptare në Kanada! Muharrem Sfarqa: Mërgimtarët i mbeten besnikë Kosovës Murat Gecaj: Çfarë tregon Pashk Preka, përgjegjës i agjencisë “Drita”-Tiranë Zef Mulaj: Festë në sheshin ''Gjergj Kastrioti'' në Foxha të Italisë Milazim Kadriu: Manifestimi letrar ''Poezia e Verës'' bashkon krijues nga të gjitha anët e vendit Xhevat Muqaku: Në Heimsheim të Gjermanisë, do të dëgjohet edhe në të ardhmen zëri i nxënësve Tahir Bezhani: Bukuritë mahnitëse të Alpeve tona Xhevat Muqaku: Shkolla shqipe në Fellbach, rrezaton dituri dhe dritë hyjnore Xhevat Muqaku: Ekspozitë e Piktorit- Habib Shashivari në Bischoffen të Gjermanisë Alma Papamihali: Ermonela Jaho - e lindura për ''të folur'' në skenë Gjekë Gjonaj: Gruda, trevë e krenarisë kombëtare Zeqir Asllani: Shkolla shqipe “Migjeni” në Stuttgart përmbylli vitin shkollor, në mënyrë madhështore

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx