E enjte, 01.05.2025, 03:23 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Shqiptarët në tragjedinë e luftës së Kosovës dhe populli mik amerikan!

E shtune, 03.09.2011, 06:59 PM


Shqiptarët   në tragjedinë e luftës së  Kosovës  dhe  populli mik amerikan!

 

Nga Asllan Dibrani

 

Qyteti i Las Vegasit  në Amerikë  me  karakteristika të veçanta në shkallë botërore !

 

Për Las Vegasin  si qytet në Amerikë kisha  lexuar  dhe dëgjuar  ma parë. Dëshira ime  ishte  për ta vizituar  nga kureshtja qe  kisha për te, për bukuritë dhe shumë gjëra qe nuk i kane qytetet tjera në botë. Qyteti i Las Vegasit  është një qytet   i lojërave të fatit me vend të parë në botë, me kazino marramendëse, por edhe një qytet  qe shumë kush nga mbarë bota   ka humbur kapitalin familjar  dhe kanë pësuar   kriza jetësore. Kurrë nuk me kanë lëne përshtypje këto lojëra,prandaj   interesi ishte jo tërheqës edhe se nuk kishe ku me lëshuar këmben  nga to .

Qyteti i Las Vegasit është një qytet me një arkitekturë përrallore  , një qytet  qe   vizitohet në vit   me mbi 30 milion njerëz. Në këtë qytet  në ditë  ulen në aeroportin e  tij mbi  900  fluturime aeroplanësh, qe radhitet  ne vendin e tetë ne botë , një qytet qe zënë  vendin e parë me  drita   ndriçuese   që shumë  kazino dhe hotele, rrugë  pemë,  janë të mbuluara   të tërat  me drita  ndriçuese, qe në disa pjesë te qytetit  vështirë  është të  dallohet dita nga nata dhe anasjelltas. Një qytet i nxehtë me temperatura te larta  rreth te 55. C, një qytet  qe u ngrit në shkretinë para  103 vjetësh, sot ka rreth  1.6 milion  banor , një qytet qe  posedon  9 hotele ma te mëdhatë nga 10  që llogariten ka mbi 170.000 shtretër hotelesh , një qytet qe  posedon një infrastrukturë të rrallë me  gjelbërim   me drunjtë ma te bukur,  lule dhe  bime. E pa besueshme po realitet   çdo rrënje  druri  apo  lloje tjera kanë  ujësjellës qe  është i kushtueshëm  për mirëmbajtje nga një klimë  shumë e nxehtë!Në muajt e verës     jeta zhvillohet  e tera si në shtëpi,  rruge,  udhëtim,  veture ,fabrike ,shkolla,hotele,  shitore apo kazino  te mëdha me  hektar ,    temperatura  normalizohet    vetëm me anën e klimës .

Një qytet amerikan Las Vegasi   qe  i pari hapi zemrën ndaj refugjateve  shqiptarë të luftës . Gjatë vizitës   ne këtë  qytet ,  shpreha   një dëshirë qe të takoj ndonjë  shqiptar, qe kisha dëgjuar  se ka  shumë  .  Ndër kohë u takuam me  ca shqiptarë por një   si ma i veçanet ishte  i z.Sabri Vllases   qe kishte emigruar ne vitin 1999,   me rastin e  dëbimit nga Kosova.  dhe  e njoftova  zotin Sabri  me qëllimin tim për një shkrim të asaj periudhe   “Shqiptarët   në tragjedinë e luftës së  Kosovës  dhe  populli mik amerikan” nga i cili rast   filluam bisedën .

Kush mbetet brenda do të vritet!

Ishte një ditë në ankth ! Si zakonisht ditët tjera qe tërë koha të mbyste me frikë ,ankth ,rrezik, vrasje ,arrestime  ndjekje  luftë. Forcat serbo- çetnike dhe paramilitaret  ushtarak, kishin rrethuar edhe Prishtinën,  kudo hynin,  plaçkitnin,  vidhnin, dhunonin dhe  digjnin .Kudo zymtësi  nëpër rrugë  vinin lloj lloj  lajmesh  nga njerëzit  e rendomë!  Ishte ora  16.h, me 28 mars 1999  e pas ditës,   pa pritë masë  zhurma dhe krisma u ndie edhe ne derën tonë thekson Sabri Vllasa!Serbët  lëshuan ultimatumin    për largim  nga shtëpia!?... Ultimatumi ishte i shkurt,  afati  vetëm 10 minuta me urdhër   “Kush mbetet brenda do të vritet”.Ashtu si mundem shton ma tutje Sabriu  u bëmë gati   vetëm shpirtrat  e njerëzve,   mezi i morëm  dy banania me vete, qe kishim prindërit të moshuar. Nuk ditshim se ku do te shkojmë, që gjysh e babagjysh këtu ishin kemi lindur dhe jetuar!?... Ultimatumi ishte i prere  i shoqëruar me sjellje vulgare,  arrogante me sharje.  Kur dolëm ne rrugë ishte një turmë  e madhe.   Rrugët  përplot  fytyra të njohura  të fqinjëve tanë  ,por kishte edhe qe nuk i njihnim  ,sigurisht nga larg kush e din edhe jashtë Prishtinës .Pamje rrëqethëse ,të moshuar,  fëmije,  gra  të sëmur  qanin  shumë   fëmija kërkonin bukë  ,ujë   një plakë nuk mundi me ec nga uria  ,turma  nuk e pa,  e shtypen pa dashje  pas pak thanë se vdiq!Në  të dy anët e rrugës pamë shumë të vrarë . Rrëfimi  i Sabriut ishte emocional  ku thekson ma tutje    vazhduam  rrugën   në drejtim të pa njohur , pas pak u gjetëm pran stacionit të trenit në Prishtinë.

 

Turma e madhe në pritje të fatit të tyre në stacionin e trenit  në Prishtinë. Aty qëndruam 24 orë,  ku krahas të vdekjeve nga  dora mizore e armikut kishte edhe lindje të reja ,një komshike  e imja motër medicionale  i  dha ndihmën një gruaje qe lindi para  syve  të popullit.  Treni i mbushur përplot, me  tjerët ne pritje  Sabriu thekson se  nga kjo turmë  disa here janë mbushur  kamionët me njerëz  gjeja se po i dërgojnë për Shqipëri ku pas andej mësuam se  destinacion kishin Serbinë me vrasjen e tyre ku i varrosën ne varre masive  e qe sot e asaj dite nuk u gjeten!?...

Aty mësuam se po na ndjekin , po na dëbojnë nga Kosova!

Aty mësuam se po na ndjekin , po na dëbojnë nga Kosova!...  Mu rikujtuan fjalët e gjyshit  kur me thoshte Se ne kemi ardhur nga  Vllasa vendbanim shqiptar në Serbinë e sotme”.   Krahina   e Toplicës shqiptare,   ishte me madhësi pothuajse sa Kosova e sotshme!!!.    Krahinë e  vendbanim me shqiptarë toponime qe edhe sot janë në  Serbi . Mu shfaq para sysh pamja e  fytyrës   së gjyshit, qe sa herë hynim ne këtë temë qante. U rrëfente  shpeshherë  por kishte dëshirë ta dëgjonim dhe  përcjellim me vëmendje,  për vuajtjet e asaj periudhe . Pastaj vazhdon  zoti Vllasa, pritëm 24 orë  të  strukur se ç’drejtim po na pret  fati,  jetë a vdekje?  Duke  pritur urdhrin e pushtuesit  hipëm  në tren ,u bëme fishek. Nuk kishe mundësi fare që të kthehesh as anash   as mbrapa,  qe ta vërtetojmë se paku, a jemi të bashkuar familja?!... Treni u nis, të qarat e fëmijëve u shoqëronin me fishkëllimën e trenit  të ndërkohëshme . Gjatë rrugës qe udhëtonim  me tren shpesh na binin në sy njerëz , qenë dhe bagëti të vrara.  Shumë shtëpi  duke  u djegur i ngjante një  pamje filmike. Treni u ndal,  zbriteni na thanë . Aty mësuam se jemi në Bllacë, ne zonën kufitare të Kosovës me Maqedoninë .

 

Pamje nga  Bllaca ishte  tmerruese,jeta jone ishte kjo thekson Sabri Vllasa  duke e kujtuar tragjedinë  kombëtare  duke  u mallëngjyer dhe  rikujtuar me lot në sy. Vetëm në natën e parë në kampin  e Bllacës  vdiqën nga të ftohtit 29 foshnje!

Zbritëm në  tokë ,ishte  errësirë  ,  ishte një kohë e pa përshkueshme. Ishte një  kaos nga shumë shume refugjatë edhe këtu një tmerr ,   ku vlen te ceket se vetëm ne natën e parë vdiqën nga të ftohtit 29 foshnje , gjumin  kush mundi ta bënte   ishte vetëm  toka.   Bukë dhe ujë   na sollën fillimisht, vëllezërit shqiptarë nga Maqedonia .Pastaj filluan edhe ndihmat humanitare nga shtete te ndryshme. Ishim pa informata se çka ka ndodhur ,me Kosovën,  me familjaret tjerë ,  filluan  aty këtu t'na vizitonin  gazetarë dhe  televizione të huaja.Jeta e jonë ishte e tille mbi dy muaj,  ku filloj  solidariteti i shteteve të ndryshme me i pranuar refugjatët e luftës. Ne   patëm fatin qe të jemi  të caktuar për në SHBA.

Në këtë takim me zotin Vllasa  mësuam epilogun e  këtyre ngjarjeve por edhe mësuam  solidaritetin e familjeve  dhe popullit amerikan  me refugjatet e Kosovës të asaj kohe  dhe  nga kureshtja   me datën  18  gusht të shoqëruar  me Sabri Vllasen dhe  zonjën Halide Vllasen   ishim ne familjen amerikane  Fish.  Shkuam në shtëpinë e asaj familje bujare mikpritëse dhe me një shpirt të madh  të  humanitar dhe njerëzor. Ne mësuam nga  Sabri Vllasa se kjo familje ka dhënë një ndihmë të madhe  për refugjatët  e Kosovës e  pikërisht e kanë strehuar në shtëpinë e vet

Fillimisht ramë ne kontakt me Kryqin e kuq te SHBA-ve qe ishte i  kyçur me kryqin ndërkombëtar  me gjendjen refugjatëve kosovar!

Me tu takuar  me Cary Fish i zoti i shtëpisë ne Las Vegas  pos mikpritjes  qe pati   ne shenje mirënjohje për  vizitën  tonë ai    theksoi  se iniciativa për solidaritet u bë nga vet  dhimbja jonë që kemi ndier në shpirt për refugjatet kosovar.  Ne bazë të  informatave qe kishim nga televizioni dhe gazetat ,  revolta jonë u shtonte , se  çka po  ndodh me një popull atje në Kosovë  nga barbaria serbe.  Ne bisedë ndërhynë zonja e shtëpisë  Katryn Fish, e cila shton se  ne u interesuam se si te biem në lidhje  me  refugjatet e Kosovës, qe veç shteti ynë kishte vendosur ta pranoj një numër të konsiderueshëm të tyre.  Fillimisht ramë ne kontakt me Kryqin e kuq të SHBA-ve qe ishte i  kyçur me kryqin ndërkombëtar  me gjendjen refugjatëve kosovar, qe ishin përndjekur nga terrori serb dhe stacionuar ne Bllacë  ne zonën kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës.

Matutje  zonja Katryn thekson se me informatat e përditshme qe ishim të rregullt pranë  televizorit dhe gazetave ata do te  vinë në Amerikë. Ne u lajmëruam vullnetarisht në  organizatën bamirëse  katolike  “ Of Southern Nevada” Pastaj Kisha katolike  qe ishte në ato momente  udhëheqëse e ndërmjetësimit  për refugjatët e Kosovës. Ne thekson  zonja Fish  vendosem qe  ta ndajmë  edhe kafshatën e bukës se bashku në shtëpinë tonë për një familje kosovare,fatin e pati familja Vllasa .U përpoqëm me dhënë çdo gjë nga ana jonë   sikur t

, ishim një familje   në ushqim në veshmbathjeje,  shtrojë e mbulojë ,  çdo gjë   u kurorëzua  si të ishim   një familje theksoj nder te tjera zonja Katryn. Matutje zoti Cary shton se jemi të lumtur që ishim të parët qe  pranuam refugjatët  e parë në Amerikë gjë qe u publikua edhe për mes mediave të asaj kohe në  Las Vegas dhe ne të gjitha stacionet amerikane .

Me qe ishim te lajmëruar  pranë organeve  gjegjëse të shtetit amerikan  si vullnetare për refugjatët   nga Kosova. Organet kompetente shtetërore    erdhën  në shtëpi dhe e panë gjendjen  tonë se i plotësojmë  kushtet ti pranojmë  këta refugjate dhe u këshilluan me ne se si te veprojmë  me ta. Ne ishim shume   të informuar nga ky komision qe vet  e kishin pa gjendjen tmerruese ne kampet e përqendrimit ne Bllacë .Pastaj shton  kjo familje se ne na informuan me gjendjen faktike mbi traumatizmin e atyre familjeve, në mesin e tyre kishte familje   të sëmura , të plagosur por edhe  shumë të moshuar ose edhe qe kishin pësuar  trauma psikike .Ne morëm për sipër  që të ballafaqohemi me  strehimin e tyre , në përkujdesje për shëndetin e tyre ,lajmërim me bashkinë e qytetit,  mësimin e gjuhës angleze,  përkujdesjen për veshmbathje   ushqim   etj. Përgatitjen,  përcjelljen e ecurisë se gryn kartës, qe këtu ne Amerikë është  një nder qeshjet kryesore për një të huaj. Ne ishim në kontakt të përditshëm me organet gjegjëse te Kishës dhe Karitasit  .  Pas ca  ditësh na lajmëruan datën e arritjes se refugjateve nga Kosova.  Ne kishim përcaktuar strehimin  e 6  anëtareve të  një familje  . Me arritjen  tonë ne Aeroportin e Las Vegasit ishim të habitur  me praninë e shumë mediave dhe stacione televizive,  gjë qe  aty për  aty mësova se  do te jemi të  kyçur drejtpërsëdrejti ne TV. Me emocione e kujtoj çastin e parë me takimin  e kësaj familje shton  zoti Kary, qe për gjithë jetën ishte moment  i përjetuar rënd qe fillimisht e pash zonjën Halide Vllasen të lodhur  të rraskapitur   me lot në sy  ,aty mësova, shume vuajtje në shpirtin e saj, ku ishte  e shqetësuar se çka do të ndodhë me ta, tani e tutje,  me  një jetë të re .

 

Refugjatët e parë  shqiptarë  të luftës  me 1999 në  Amerikë,  ndër familjet e para qe u strehuan ishte edhe familja Vllasa nga Prishtina.Pamje  e Halide Vllases  me Kreshnikun  dhe Kushtrimin në Airoportin e Las vegasit me rastin e arritjes ( foto e nxjerr nga nje gazetë amerikane).

Prandaj zoti Kary tha  se  me shkoj mendja kur i pash  fëmijët se sido  t'i adaptohen   këtij rrethi, por me entuziazmoj    rasti kur fëmijët  Kreshniku dhe Kushtrimi ishin  po te moshës  se fëmijëve të mi,  gjë qe ishte një lehtësim për imagjinatën time ta theksoj  nder të tjera  zoti Cary Fish .

I falënderohemi  shtetit amerikan dhe pikërisht zotit Bill Klintonit për atë kohë  që   udhëhoqi   atë politike pro popullit kosovar, qe intervenuan edhe me mjete luftarake për ta  shpëtuar atë popull!

Ne pyetjen tonë se a  mbeteni  mirënjohës  shtetit amerikan  ,organeve  shtetërore dhe Kishës  tuaj për informimin dhe solidarizimin me popullin  shqiptar të Kosovës?

Zonja Katryn thekson se ne i falënderohemi mediave qe çdo ditë na kanë freskua me informata të reja.  I falënderohemi  shtetit amerikan dhe pikërisht zotit Bill Klintonit për atë kohë  qe   udhëhoqi   atë politike pro popullit kosovar, qe intervenuan edhe me mjete luftarake për ta  shpëtuar atë popull. Aty për aty ndërhyn në bisedë edhe Zoti Cary, ku thekson se e kemi ndier veten krenar dhe të lumtur qe iniciativës amerikane  për ta ndihmuar Kosovën edhe luftarakisht  për ti larguar forcat serbe   dhe paramilitaret  serb  me një terror te pa parë ,  (një përgjegjësi dhe një solidaritet e ndanë edhe shtetet  Evropiane  siç ishin  Britania e madhe , Gjermania,Franca Italia etj).

 

Pamje e familjes Vllasa, Sabri ,Halide me dy djemt Kreshnik dhe Kushtrim me  prindërit e Sabriut Hamit dhe Sabile  Vllasa  të shoqëruar me familjen amerikane Cary Fish  me bashkëshorten Katryn dhe nëna Jackie Stephenson me prindërit e  Cary ,Cen dhe Fran Fish dhe anëtarët tjerë të familjes Fish ,  me  disa miq te tyre   në drekë, që  humanitetin e vet e shprehi me rastin e strehimit të familjes  Vllasa nga Prishtinana në shtëpinë e vet për një kohë të gjatë në Las Vegas të Amerikës.

 

Matutje pyetjes sonë ,se a mendoni se populli shqiptar është  një nder popujt ma mik i   popullit amerikan dhe populli ma besnik ndaj popullit amerikan?  Këta  dy bashkëshort Fish e pohuan se  ashtu mendojnë edhe këta,se historia ishte  protagoniste  qe vërteton një gjë te tillë .Populli amerikan  sa herë qe u ndie nevoja  ndaj popullit shqiptar  i ka dalë në ndihmë  dhe jemi të interesuar që të përmirësohen gabimet e Evropës ndaj këtij populli .

 

 

 

 

Pamje e  takimit prapë në vizitë të familja Fish në shtëpinë e tyre  e hapur për popullin mik shqiptare thekson  zoti Cary  po qe ka nevoje prapë e ndihmoj këtë  popull  bujar   dhe  krenohem me gjestin e bërë për familjen Vllasa.

 

Gjatë ndejës  në shtëpinë e kësaj familje  u kthyem prapë të   fillim pranimi i familjes Vllasa që shpeshherë jemi munduar tu bëjë edhe humor  por  gjuha ishte problem në vete, por me anën e  shenjave  ,me duar  dhe si mundem   u përpiqnim qe ti harrojnë ato përjetime  qe kishte familja Vllasa në Kosovë. Jemi  munduar qe tu ndihmojmë në fillim edhe me informata  rreth  ngjarjeve  qe u zhvillonin në Kosovë, me qellim qe ta kenë një pasqyre sa ma te saktë për atje. Prap shtruam një pyetje se sa u solidarizuan  miqtë tuaj  dhe familja e juaj ma e gjerë  me gjestin e juaj shume humanitare ?

 

Sabri Vllasa majtas,Cary Fish njeriu humanitar ,Kathryn Fish Bashkeshortja  Sackie Stephenson nena e Kathrynes dhe Halide Vllasa ne takim ne shenje mirenjohje  per ndihmen qe i dhanee me 1999  ne qytetin e Las Vegasit.

Ata u përgjigjën  se me ne janë solidarizuar   fillimisht     dy djemtë tanë dhe dy vajzat tona , pastaj nëna e  zonjës Katry  thuhet me te dëgjuar  për këtë rast ka ardhur ne vizitë  nga shteti Juta,  përafërsisht 400 km  për ti ndihmuar,  ku  ndërhyn edhe  zoti Sabri  Vllasa  thotë se  këpucët e para    na i ka blerë  nëna e Katrys  , këtë familje e falënderojmë  që    na ndihmoj   për  të gjitha nevojat që kishim në atë kohë  dhe u  mbes mirënjohës  për atë kohë.

 

Sot pas 12 vitesh  edhe se jam stabilizuar me letra  pune etj  , kemi  raporte miqësore të përhershme  dhe e ndije veten sikur te ishim  një familje,edhe shume familje tjera qe  e  bënë humanitetin e familjes Fish, por falënderoj edhe popullin amerikan dhe Bill Klintonin qe patëm edhe një takim rasti.

 

Sabriu thekson ma tutje  se vetëm ky operacion kushtoj mbi 280 mijë dollarë !

Ma tutje thekson Sabriu  i falënderoj organet  amerikane qe   i  dolën në ndihmë dhe babës Hamit Vllasës  qe pësoj  sulm  në zemër.  E ndihmuan me aparate të ndryshme dhe sot e kësaj dite,  ende është gjallë por  rast ma  i veçant është rasti i nënës qe po thuajse  ishte invalide   nga një këmbë që para  40  vjetësh duke e përkundur vëllain tim të madh Shemsiun , pëson një lëkundje këmbe, qe   nuk la  mjek as banjë  pa e provua në Kosovë e gjetiu  si rezultat i fundit ishte nga mjeket prerja e këmbës. Mjekësia amerikane   e morën në  mbikëqyrje dhe  u tronditen me rastin  e saj.  E operuan   pas 40 vitesh e kthyen ne gjendje normale qe ishte duke  çaluar,ju kishte shkurtuar afër 10 centimetra këmba .  Sot jeton normal  ec  edhe ma shpejt  se unë  thekson  zoti Sabri duke qeshur...   Shton ma tutje Sabriu ishte një gëzim i pa përshkueshëm qe  nënën time e pash  pas aq  vitesh   pa dhimbje,nuk çalon ma qe isha mësuar ti dëgjoj   dhimbjet e saj nga fëmijëria.     Sabriu thekson ma tutje  se vetëm ky operacion kushtoj mbi 280 mijë dollarë .

Nuk na mbetet tjetër vetëm ta falënderojmë  familjen Fish  dhe familje tjera të ngjashme   me  bujarinë e tyre ,  dhe solidaritetin qe ndanë ndaj popullit fatkeq 

Sabri Vllasa në një takim në qytetin e Las Vegasit me ish presidentine ShBA-ve dhe shpëtimtarin e popullit të Kosovës nga terrori barbar dhe masakrat serbe.
shqiptar të Kosovës .  Ta  falënderojmë popullin amerikan qe në momentet ma te vështira ne  ndihmoj ,  ta përkujtojmë figurën e Bill Klintonit dhe ti shkruhet  emri i tij me shkronja te arta nga  populli shqiptar .Ta nderojmë  (ushtrinë amerikane) qe  dha provat e sakrificës   frontale  edhe në luftë duke e ndihmuar   edhe luftarakisht Kosovën. Ta kujtojmë dhe ta nderojmë    ShBA-në për politiken qe po ndjek edhe pas lufte  në  mbarëvajtjen  e  Kosovës si shtet i pa varur. Zoti e bekoftë Amerikën mike  e përhershme  e popullit shqiptar, por zoti  i përmbystë te gjithë armiqtë  e saj,  por  edhe  ekstremistët  shqiptarë islamik qe  me  sjelljet e tyre  po e lozim rolin e bukëpërmbysit   qofshin të mallkuar !

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhemaledin Salihu: Karadaku i Preshevës joshës për pushime dhe tërheqës për turizmin malor Gjon Neçaj: Fusha e gjëse - vendi tërheqës i turistëve Abas Fejzullahu: Pamje trishtuese nga Prishtina Milazim Kadriu: U përkujtuan Dëshmorët e Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova Alma Lama: Lidhja e Prizrenit dhe Sulltan Murati Xhafer Leci: Vrasja e Kadri Zekës dhe brengosja e familjes së tij Ndue Dedaj: Në Zym të Hasit, te Gjeçovi e Anton Pashku Kadri Mani & Fehmi Sogojeva: Krilevasit e shpëtuar nga masakra çetnike serbo-malziase në Tivar!!! Muharrem Sfarqa: Kosharja – simbol i bashkimit të shqiptarëve Xhemaledin Salihu: Presheva ka nevojë edhe për një shkollë fillore!? Asllan Dibrani: Portret i mërgimtarit Florim Morina këngëtar i zhanreve të muzikës shqiptare në Kanada! Muharrem Sfarqa: Mërgimtarët i mbeten besnikë Kosovës Murat Gecaj: Çfarë tregon Pashk Preka, përgjegjës i agjencisë “Drita”-Tiranë Zef Mulaj: Festë në sheshin ''Gjergj Kastrioti'' në Foxha të Italisë Milazim Kadriu: Manifestimi letrar ''Poezia e Verës'' bashkon krijues nga të gjitha anët e vendit Xhevat Muqaku: Në Heimsheim të Gjermanisë, do të dëgjohet edhe në të ardhmen zëri i nxënësve Tahir Bezhani: Bukuritë mahnitëse të Alpeve tona Xhevat Muqaku: Shkolla shqipe në Fellbach, rrezaton dituri dhe dritë hyjnore Xhevat Muqaku: Ekspozitë e Piktorit- Habib Shashivari në Bischoffen të Gjermanisë Alma Papamihali: Ermonela Jaho - e lindura për ''të folur'' në skenë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx