E diele, 28.04.2024, 09:03 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, viziton bashkëatdhetarët në Austri të Epërme

E marte, 27.09.2011, 07:59 PM


 

Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, viziton bashkëatdhetarët në Austri të Epërme

 

Ministria e Diasporës identifikon problemet e mërgimtarëve, takime të ngjeshura nga Ministri

 

Qëllimi i takimeve të shumta ishte identifikimi i problemeve dhe eliminimi i tyre, për shtimin e nxënësve në mësimin plotësues, për hapjen e qendrave kulturore, për marrjen e ideve dhe inkurajimin e tyre për të investuar në Kosovë.

 

Nga Ramiz Selimi

 

Me ftesë të VHS nga Linzi, Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Ibrahim Makolli, realizoi një vizitë disa ditore në Austri, ku u takua me persona zyrtarë dhe bashkëatdhetarë. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe në përcjellje të zv. Konsullit të Rep. së Kosovës Mag. Isa Kosumit, ai zhvilloj një takim pune në VHS Linz, ku u prit nga Dr. Selcuk Hergyvenq, themelues i shkollës së lart pedagogjike për komunitete, nga Prof. Kiefer Siegfried udhëheqës i institutit pedagogjik pran VHS, pastaj BSI Prof. Riemenschneider si dhe DGKS Adriana Sherifi përfaqsuese e shkollës së lart pedagogjike për komunitete në Austrinë e Epërme. Mysafirin e lart nga Kosova, nikoqirët pasi i dëshiruan mirëseardhje e njoftuan me sukseset si dhe bënë një rezyme për punën me komunitete . Ata shpalosen projektet që organizon insituti për bashkëatdhetarët tanë.

Ministri së pari i falenderoj nikoqirët për mikpritjen,punën dhe përkushtimin e tyre, i njoftoj ata për të arriturat dhe mangësit që kanë shkollat tona në Kosovë. Ai bisedoi për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Austrisë në ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare në mesin e diasporës sonë. Nga pala austriake u shfaq gadishmeri për të ndihmuar dhe shkëmbyer eksperienca në të dy drejtimet, që u mirprit nga ana e Ministrit.

Më vonë ai vizitoj një shkollë fillore. Aty ku vijojnë mësimin më se 65 nxënës shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ai u njoftua nga afër edhe me kushtet e mësimit të nxënësve tonë. Ministri bisedoj edhe me mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ku u njoftua me punën dhe të arriturat e nxënësve shqiptar.Apeloj të fëmijet por edhe të mësuesit si dhe kryesia e shkollës që nxënësve të komunitetit tonë t’u mundësojnë një intergrim të shëndetshëm në shoqërin austriake, ku ata jetojnë, që paralel me integrimin e tyre të mundësohet edhe gjuha amtare.

Ministri Makolli u lut nga nikoqirët që Kosova dhe Qeveria t‘a ndihmojnë biblotekën e kësaj shkolle me tituj të ri librash në gjuhën shqipe, pasi kjo biblotek ka edhe një numër të mirë librash në gjuhën shqipe. Ministri u pajtua plotësisht dhe ofroj përkrahjen e tij dhe të ministris përkatëse qe ai drejton. Nje ide e tillë u përkrahë edhe nga përfaqsuesi i Ambasadës së Rep. së Kosovës z. Mag. Isa Kosumi.

Në këtë takim u shtru nevoja për mobilizim dhe vetdijësim të fëmijëve dhe prindërve shqiptar për t’a shtuar numrin e nxënësve në mësimin amëtar, që njezërit u përkrah nga të pranishmit. Po ashtu u shtruan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë edhe me brengat e prindërve dhe arsimtarët për vështersit që kanë fëmijët në zhvillimin e pro?eseve mesimore. Shqetësime këto që u ngriten nga zoti Mag. Isa Kosumi.

Në ambientet e VHS-Linz, u mbajt një takim me bashkëatdhetarët, Ministri ju përgjegj pytjeve të bashkëatdhetarve tanë që jetojnë në Linz dhe rrrethin. Kërkesë e mërgimtarëve ishte që të shpeshtohen kontaktet mes tyre dhe Ministrisë së Diasporës. Ata po ashtu ishin shumë të interesuar për procedurat e pajisjes me dokumentacion të Republikës së Kosovës.

Duke e parë interesimin e madhë të qytetarëve për të komunikuar me Ministrin për hallet, problemet dhe idet e tyre, ai vendosi që t’a vazhdoi takimin me bashkëatdhetarë në shoqatën “Kosova” Linz. Përqendrimi i diskutimeve dhe pyetjeve kishin të bënin me arsimin plotësues, me hapjen e qendrave kulturore, si dhe kthimin e trurit në vendlindje për të kontribuar në zhvillimin ekonomik. Ai u tha të pranishmëve se do të angazhohet maksimalisht në kërkesat dhe nevojat e të gjithë mërgimtarëve. Gjithëashtu ai tha që angazhimi i plot i tij do të fokusohet në ruajtjen e identitetit, në ve?anti të gjeneratat e reja që të mos shndrrohemi në një popull të tretur. „Ministria e Diasporës do të jetë tërësisht në shërbimin tuaj, do të mbaj lidhjet me ju, do të dëgjojë problemet dhe hallet e juaja si dhe do të marrë ide nga ju“. Ju tha Ministri mërgimtarëve në këtë takim.

Të pranishmit bënë pyetje edhe rreth mundësive për investime në Kosovë. Edhe në këtë pyetje z. Makolli dha shpjegime të qarta për rëndësinë e shumëfishtë që kanë investimet e diasporës sonë. Nuk është vetëm ana ekonomike tha z. Makolli, është edhe plan i jonë nacional e demografik, ata që investojnë ne atdhe ata janë të shpetuar, ata që mbeten këtu janë të rrezikuar nga asimilimi i cili në këtë shekull vjen dalngadalë dhe pa e vërejtur fare.

Për koe?idiencë në lokalet e shoqatës „Kosova“ kishte ardhur edhe Kryetari i organizatës bamirëse „Volkshilfe“ dhe deputeti i parlamentit europian z. Dr. Holzer me stafin e tij, si dhe Kryetari i agjencionit „Badea“ z. Franz Jetschgo, gjatë bisedave u këmbyen mendime dhe mundësi bashkëpunimi në të gjitha fushat. U vlerësua se diaspora kosovare në Austri tashmë është e integruar mirë në jetën politike e sociale. Ministri Makolli tha se diaspora duhet të shërbej si urë lidhëse në forcimin edhe më shumë të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve.

Gjatë kësaj vizite, Ministri i Diasporës, pati edhe takime të shumta me afaristë e profesorë të njohur me prejardhje nga Kosova. Me këtë rast i ftoi ata që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, duke theksuar se Ministria e Diasporës do të punojë ngushtë me të gjitha dikasteret e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të favorshme për hapjen e bizneseve të tyre në Kosovë.

Një pritje e ve?ant për nderë të Ministrit ishte bërë nga bashkija e Linzit, ku nënkryetari i bashkisë së Linzit z. Dr Klaus Luger ishte mikpritës. Ky ishte një takim shumë i frytëshem ku u diskutuan shumë tema dhe preukopime, por edhe u preken shumë rrafshe të mundshme të bashkëpunimit ndërmjet pushteteve lokale te të dy shteteve tona. Minstri Makolli ftoj nënkryetarin Luger për një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë këtij takimi u kërkua edhe bashkëpunimi permanent i komunës së Linzit dhe shtetit të Kosovës.

Takimi përmbyllës dhe një nder më te rëndesishmit ishte takimi në Qeverinë e Austrisë së Epërme me nënkryetarin e Landit Dr JosefAckerl. Në këtë takim Minstri ju falenderua në emer të institutcioneve dhe qeverisë së Kosovës popullit austriak dhe qeveris austriake për ndihmen që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën para dhe pas luftës. Kurse nga Dr Ackerl u premtua ndihmë e metutjeshme për Kosovën dhe zhvillimin e saj në të gjitha sferat e jetës. Minstri shfrytëzoj rastin dhe ftoj zavendëskryetarin e Landit të Austrisë së Epërme të vizitoj Kosovën,ftesa u mirprit nga zavendëskryetari.

Në fund të agjendës së tij të ngjeshur, ministri me bashkëpuntoret e tij në emer të Ministris së Diasporës e vizitoj dhe vuri kurora me lule të freskta në përmendoren e shtetit shqiptar pran ish kampit të përqendrimit në Mathausen.

Ministrin Makolli gjatë gjithë vizitës së tij në Austri të Epërme  ishte i shoqëruar nga Zv. Konzulli i Republikës së Kosovës në Vjenë, z. Mag. Isa Kosumi



(Vota: 5 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora