E diele, 28.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut

E premte, 21.10.2011, 09:50 PM


KRUJA E SKENDERBEUT

 

Kruja dhe Skenderbeu janë një binom  i pandarë dhe i papërseritshëm në krejt historinë e krejt kombit shqipëtar…

 

Nga Dibran Demaku

 

Një ditë pas vizitës në Berat,derisa po qëndronim në plazh,nën rrezet e ngrohta të diellit të korrikut im bir ( i vogëli) i impresionuar nga cfarë kishte parë në Bertat u shpreh:

-Babi,sikur të bënim edhe ndonjë vizitë në ndonjë qytet tjetër?! Mjaft ditë kaluam këtu në plazh!...A ka Shqipëria edhe ndonjë qytet tjetër po aq të bukur si Berati?!...

-Shqipëria ka shumë qytete të tjera poaq të bukura si Berati!-ia ktheva unë dhe vazhdova:-Por ne në pak ditë sa kemi në dispozicion nuk mund t` i vizitojmë që të gjitha…

-Na kanë mbetur edhe dy ditë pushimi dhe unë mendoj se për këtë kohë të mbetur mund ta vizitojmë edhe ndonjë qytet tjetër!-insistoi edhe më tutje në kërkesën e tij im bir…

-Ti mendon se ne duhet ta „sakrifikojmë” edhe një ditë plazhi!-ia ktheva unë.

-Nuk e di se si mendoni ju të tjerët,por nëse pyetëm unë më me dëshirë do ta vizitoja ndonjë vend tjetër kulturo-historik të Shqipërisë se sa të qëndroja tërë kohën këtu në plazh!...

Ime shoqe dhe im bir( i madhi) e dëgjonin bisedën tonë dhe nuk thonin asgjë.Doja që ta dëgjoja edhe mendimin e tyre andaj ju drejtova me pyetjen:-Çfarë mendoni ju të dy në lidhje me kërkesën e Dardanit?! Dhe ata të dy njëzëri ma kthyen:-Përse jo!Jemi që jemi këtu në Shqipëri dhe sa më shumë që të shohim,aq më mirë!...

-Atëherë e kam unë një propozim!-shoova unë.-Pas dy ditësh ne do të marrim rrugën e kthimit për në Kosovë.Pasiqë qyteti i Krujës është në atë drejtim,ne mund ta vizitojmë në ditën e kthimit.Vetëm nëse vendosim për një gjë të tillë,atëherë në ditën e kthimit duhet të nisemi herët në mëngjes!...Pas një heshtjeje të shkurtër që të gjithë u pajtuan me mendimin tim…

…në ditën e kthimit u ngritëm herët.Pasi i përfunduam të gjitha formalitetet dhe u përshëndetëm me personelin e hotelit ,ku kishim qëndruar afro dhjetë ditë, mësyem drejt Krujës…

Kur ishim vetëm pak kilometra para Krujës dhe në horizont dukeshin vetëm vetëm disa kodra të larta im bir më pyeti:-Babi do ta vizitojmë qytetin që na ke thënë apo do t` i vizitojmë ato kodra të larta që shihen në horizont?!

Unë duke qeshur ia ktheva:-Do ta vizitojmë qytetin e Krujës.Krujën e Skenderbeut!...Im bir sikur nuk po u besonte fjalëve të mia andaj ma ktheu:-Babi po tallesh me ne apo si e ke hallin?!...

-Prit edhe pak e do të shohësh!-ia ktheva unë,por këtë here pa të qeshura.(Unë po vija për herë të katërt në qytetin historik dhe e dija se pas pak do të shfaqej në horizont qyteti madhështor i Krujës,në shpat mali).

Nuk kaluan shumë minuta dhe në horizont u shfaq qyteti i bukur dhe madhështor i Krujës.Shtëpitë dhe pallatet e ngritura në shpat mali nga larg dukeshin sikur kishin mbirë nga vet toka…

Po hynim në qytetin e Krujës.Në qytetin e Skënderbeut…Kruja dhe Skënderbeu janë një binom i pandarë dhe i papërseritshëm në historinë e krejt kombit shiptar.Kruja dhe Skënderbeu e kishin bërë të njohur Shqipërinë dhe kombin shqiptar në krejt botën e atëhershme të mesit të shekullit pesëmbëdhjetë.(Bota e messhekullit të pesëmbëdhjetë, e kohës së Skënderbeut ishte më e vogël se kjo e tashmja,sepse atëherë nuk ishte zbuluar ende Amerika).

Qëndresa e Skënderbeut dhe e shqiptarëve në luftë përballë Perandorisë më të madhe të kohës,Perandorisë Osmane,e kishte mahnitur Europën e atëherëshme dhe më gjerë.Strategu i luftës për liri,apo „Kalorësi i krishtërimit“,siç ishte emëruar Skënderbeu nga Papa i kohës,kishte dalë fitues në beteja me hordhitë e Perandorisë Osmane,për njëzetë e pesë vjet me radhë…

Makina jonë po ngjitej rrugëve zik-zake të Krujës.Ndërkaq ne nga xhamat e makinës  po shikonim shtëpitë dhe pallatet e qytetit që sikur mateshin me kodrat përbri…

-Ua,ja permendorja e Skënderbeut!-e theu heshtjen im bir( i vogëli).-Sikur të ndaleshim pak dhe të bënim ndonjë fotografi!-shfaqi ai dëshirën.

-Prit vetëm pak derisa të gjej një vendparkim!-ia ktheu im bir( i madhi) që po ngiste makinën…

Pas pak minutash ne që të gjithë ishim para permendorës së Skënderbeut…Po bënim fotografi para permendores së heroit kombëtar…

-Babi,një permendore e tillë ndodhet edhe në Prishtinë!- e theu sërish heshjten im bir ( i vogëli)

-Vetëm se kjo e ngritur këtu në shpat mali duket disi më e bukur dhe më madhështore!-shtoi ai.

-Permendoret e Skenderbeut kudo ku ndodhen  janë krenare dhe madhështore,sepse vetë vepra dhe jeta e Skënderbeut ishte madhështore dhe e papërseritshme!-ia ktheva tim biri…

…po ecnim rrugëve zig-zake të Krujës.Synim yni ishte Kalaja e Krujës dhe Muzeu historik kombëtar„Gjergj Kastrioti-Skënderbeu“në Kala.Nëpër rrugica foto e eksponate të ndryshme të Krujës dhe Skënderbeut…Flamuj kombëtar…Rroba e veshje të ndryshme kombëtare…

Arritëm në Kala…Mure të kalasë së kohës së Skënderbeut…Por edhe ndërtime të më vonshme,të gjitha në kujtim të Heroit tonë kombëtar…Ne donim që t` shihnim dhe t` i preknim që të gjitha…Para Muzeumit historiko-kombëtar „Gjergj Kastrioti –Skënderbeu“ shumë turistë të huaj duke pritur në radhë që të hyjnë brenda…U afruam edhe ne…Im bir( i madhi) me kamerë xhironte çdo pjesë dhe çdo detal…Në hymje të Muzeumit një anëtar i personelit ju afrua tim biri dhe me mirësjellje i tha:-Kujdes,në ambientet e brendhme të Muzeumit xhirimet dhe fotografimet janë të ndaluara!...Im bir si përgjigje e mbylli kameren…

Hymë brenda në Muzeum.Gjithçka në vendin e vetë dhe e rregulluar si është më së miri.Që në hyrje na priti Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij në skulpturën e bukur dhe madheshtore në  të bërë në mur nga skulptorët shqiptar...Ne dhe një grup vizitorësh shqiptar na shoqëroi një „cicëron“ i gjuhës sonë të bukur shqipe  dhe na tregoi të gjitha dhomat dhe katet e muzeumit…Na tregoi edhe për të gjitha betejat dhe fitoret e Skënderbeut dhe të të luftëtarëve të tij në luftë me Perandorinë më të madhe të kohës.Na tregoi edhe përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut…-(Vetëm kjo përkrenare dhe kjo shpatë janë kopje të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut,pasiqë origjinali i tyre ndodhet ne muzeun e Vjenës në Austri!-përfundoi ciceroni apo shoqëruesi ynë)…

Shikova nga im bir( i vogëli) i cili donte të thoshte diçka.M` u afrua dhe në vesh me një zë që mezi e dëgjova më tha:-Babi a guxoj ta pyes për diçka! dhe bëri me shenjë nga shoqëruesi ynë.

-Mund ta pyesish! ia ktheva unë.

-Përse u dashka që përkrenarja dhe shpata e Skenderbeut të rrinë në muzeun e Vjenës e jo në vendin e vet?!-e dëgjova zërin e tim biri.Të gjithë të pranishmit e kthyen shikimin nga im bir I cili po priste përgjigjen…

-Thash edhe pak më pare se jeta dhe vepra e Skenderbeut që në gjallje të tij kishte kaluar kufijtë kombëtar dhe ishte bërë e njohur në krejt Europën dhe më gjer!- u përgjiigj shoqëruesi dhe vazhdoi:-Andaj pas vdekjes së tij gjithkush dëshironte që të kishte diçka nga armët apo veshjet e Skënderbeut…Se si kanë arritur përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut në Muzeumin e Vjenës nuk mund të them asgjë me saktësi,…por…Unë mund të them se ne shqiptarët duhet të jemi krenar që Muzeu i njohur vienez mban dhe ruan me xhelozi diçka nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu!-përfundoi shoqëruesi dhe ne vazhduam më tej…Kur po dilnim nga ndërtesa e Muzeumit im bir( i vogëli) më tha:-Nuk e kuptoj babi se përse nuk kemi ardhur më herët këtu!...Të të them të vërtetën kjo ardhje e jona këtu është shumë e vonuar…Do të duhej që këtu të na kishe sjellë së paku dhjetë vite më herët!...

-Para dhjetë vitesh ti ke qenë vetëm një fëmijë dhjetëvjeqar dhe mbase ardhjen këtu nuk do ta përjetoje sikur sot!-ia ktheva unë.

-Nuk e di se si do t`a përjetoja para dhjetë vitesh,por sot mund të them me plot gojën se nga ajo cfarë pashë dhe përjetova sot këtu në Kalanë e Krujës dhe në Muzeun e heroit tone kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.jam vërtet krenar që jam shqiptar!-ma ktheu im bir.

Kur ne po dilnim nga ndërtesa e muzeut një grup prej afro dyzetë turistësh polakë po prisnin të hynin  në te.Dielli i asaj pasditeje korriku binte mbi muret e muzeumit dhe u jepte edhe më shumë shkëlqim mureve të tij.

Po ecnim sërish rrugëve zik-zake të Krujës dhe po merrnim rrugën e kthimit për në Kosovë.Po ecnim me mendimin se kjo nuk do të ishte vizita e vetme në Krujën e Skënderbeut.Ne do të vinim edhe shumë here të tjera në Krujë.Sepse çdo ardhje në Krujën e Skënderbeut është dhe do të jetë  një përjetim  i veçantë…



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora