E diele, 28.04.2024, 11:08 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Dibran Demaku: Qyteti me njëmijë e një dritare

E merkure, 28.09.2011, 08:05 PM


 

QYTETI ME NJËMIJË E NJË DRITARE

 

(Një ditë në Berat)

 

Nga Dibran Demaku

 

Në shtetin e Gjermanisë me kulturë e tradita mijëravjeçare është një shprehje e cila thotë:Nëse e keni vizituar Gjermaninë dhe nuk e keni vizituar qytetin Wajmar,atëherë nuk keni parë asgjë.(Në qytetin e Wajmarit kanë jetuar dy kolosët e kulturës gjermane: Johan Wolfgang-Gëte dhe Fridrih Shiler.Shtatoret e tyre edhe sot e kësaj dite e zbukurojnë qendrën e atij qyteti.

Ndërkaq unë do të shtoja:Nëse e keni vizituar Shqipërinë dhe nuk keni shkuar në Berat,atëherë nuk keni parë asgjë…

 

Në një mëngjes të nxehtë korriku ne „sakrifikuam“ një ditë plazhi në  Durrës dhe ia mësymë Beratit.  Donim që ta shihnim dhe ta preknim Qytetin-Muze  mbi dymijë e katërqind vjeçarë të vjetër.Dhe pas  një udhëtimi një orë e gjysëm me makinë ne arritëm në Berat.Nën rrezet e diellit të korrikut  qyteti kishte marrë një pamje si prej ari.Rrezet e arta të diellit binin mbi dritaret e shtëpive në të dy shpatet e malit dhe kur reflektoheshin krijonin mijëra ngjyra farfuritëse dhe madhështore.Derisa tashmë ne kishim hyrë në qytet dhe im bir e ngiste ngadalë makinën duke shikuar shtëpië me shumë dritare në shpatin e malit,tha:-Ky qytet ngjaka me qytetet përrallore.Ato shtëpi të ndërtuara në shpat ngjajnë sikur janë të mbira nga vetë toka.Një bukuri të tillë unë nuk e kam parë as përjetuar deri më tash asnjëherë…Dhe im bir kishte të drejtë.Shtëpitë e ndërtuara në shpat mali dukeshin sikur qëndronin mbi njëra tjetrën si në përrallë…

E lamë makinën në një vend-parkim në pjesën e re të qytetit të Beratit dhe ia mësymë këmbë pjesës së vjetër.Donim që t`i shihnim nga afër të gjitha shtëpitë dhe rrugicat e qytetit të vjetër.Mësuam se njëra pjesë e qytetit të vjetër mbante emrin Mangalem,ndërkaq pjesa tjetër Goricë.Të dy këto pjesë të qytetit i ndante si me shpatë lumi i Osumit.Ecëm e ecëm …Duke shikuar çdo shtëpi dhe çdo rrugicë.Bënte vapë dhe ne djerësinim.Por…Ne dëshironim që të shihnim sa më shumë.Donm që të mos të na shpëtonte asnjë shtëpi dhe asnjë rrugicë pa e parë.Na kishin magjepsur bukuritë e këtij qyteti të rrallë e ne as që donim të ndjenim për lodhje edhepse këmbët mezi na dëgjonin…Sa dëshironim të pushonim ndojnëri nga ne thonte:Vetëm të shohim edhe atë rrugicë e pastaj!...E pastaj…Pastaj vinte tjetra…Dhe duke ecur na ra në sy rruga që qonte për kala…Do të shkojmë edhe atje!-tha me këmbëngulje im bir!-Si të ngjitemi aq lartë?!-sikur u ankua ime shoqe dhe vazhdoi:-Mua nuk më bëjnë më këmbët!-Mbase mund të shkojmë me makinë!-_ia ktheu im bir.-Si u shkoka me makinë aq lartë?!-ia ktheu ime shoqe me nje dozë mosbesimi.-Derisa tabela tregon drejtimin e kalasë do të thotë se në kala shkohet me makinë!-nguli këmbë im bir.

-Nëse shkohet me makinë mund të vijë edhe unë në të kundërtën unë nuk ngjitem atje dot!-ia ktheu ime shoqe.

-Përse të mos provojmë?!-përfundoi im bir dhe pastaj ne të gjithë iu drejtuam vendit ku kishim lënë makinën.

Hymë brenda në makinë dhe ia mësymë kalasë.Rruga që të qonte në kala ishte e tëra e ndërtuar me gurë.Nga lëvizjet e shumta të makinave gurët ishin lëmuar aq shumë saqë nganjëherë rrotat e makinës sikur rrëshqisnin mbi ata gurë…Pas një rrugëtimi prej afro dhjetëminutash ne arritëm para hymjes së kalasë.E paekuam makinën dhe ia mësymë kalasë.

Kur e kaluam portën kryesore të kalasë na priti një befasi…Brenda kalasë ishte thuajse një pjesë e tërë e qytetit.Edhe aty ishin ndërtuar shumë shtëpi dhe shumë banorë të qytetit jetonin në shtëpitë e tyre brenda në kala…

Kishte arritur tashmë mesdita dhe dielli i korrikut thuajse tashmë nuk nxente,por piqte si me saq…Megjithate ne vazhduam rrugëtimin nëpër kala…Së pari vizituam Muzeun e Onufrit.Siç mësuam nga personeli i Muzeut Onufri njihej si piktori më i rëndësishëm i ikonave në Shqipëri.Lindi në shekullin e gjashtëmbëdhjetë(pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut).

Duke qenë se Shqipëria në atë kohë ishte nën pushtimin turk(ishte periudha kur turqit po kthenin një pjesë të shqiptarëve në fenë muslimane) vizatimi dhe pikturat kishtare ishin një pjesë e rezistencës kundër ngjarjeve të kohës…Në muze ishin vendosur ikonat dhe afreskat e pikturuara nga vetë Onufri…Nga muzeu kombëtar Onufri mësuam se Shqipëria trashëgonte një traditë të gjatë kulturore…Kulturë dhe traditë mijëra vjeçare…

Pas vizitës në muzeun Onufri kishte afruar koha e drekës.Afër muzeut ishte një restorant i ndërtuar edhe ai i tëri nga gurët,ku vendosëm të drekonim.Personeli i restorantit na priti me mirësjellje dhe dashamirësi të veçantë…Pas ngrënjes së drekës na prista rrugëtimi nëpër kala…

 

LOKJA ÇAME NË KALA

 

Në kala e takuam edhe një Loke e cila shiste kartolina me pamje nga qyteti i Beratit si dhe kartolina me pamje të vetë Kalasë.Ishte ulur nën një hije bredhi dhe priste vizitorët që të blinin ndonjë kartolinë.

Nga larg pamja e saj ngjante me pamjen e të gjitha nënave shqiptare.Kur u afruam e përshëndetëm njëzëri.Ajo si një Nënë e mirë.u ngrit nga vendi ku ishte ulur dhe donte të na përshëndeste me shtrëngim dore.

-Nga ju kemi, të keqen nëna!-na pyeti me një zë dashamirës.

-Jemi nga Kosova!-iu përgjigj ime shoqe që ishte më pranë saj.

-Nga Kosova?!-dhe bëri një hap përpara.Afrohuni të ju puthë nëna në ballë!-dhe bëri hapin tjetër duke zënë time shoqe nga duartë.

Pasi na puthi të gjithëve në ballë,më një zë të dridhur që nuk dihej në i vinte nga mallëngjimi apo nga gëzimi,vazhdoi:-Ndërsa unë jam nga Çamëria! Ju kosovarët dhe ne çamët kemi vuajtur shumë!Por,ju kosovarët dolët në selamet,e rifituat vendin tuaj!Ndërsa ne çamët?!-dhe shikimin e drejtoi nga jugu sikur asht ddonte të shihte Çamërinë,ndërsa një lot i rrodhi nga sytë duke i rrëshqitur faqeve.

-Do ta fitoni edhe ju Çamërinë Loke!-ia ktheu ime shoqe dhe vazhdoi:-Sepse e drejta është në anën tuaj!

-Të lumtë goja moj bijë!-ia ktheu Lokja time shoqeje duke e shtrënguar për trupi si të ishte bija e saj.-U bëftë ashtu siç thua ti moj bijë!-dhe një lot tjetër i doli nga sytë dhe i pikoi në tokë pasi i përshkoi faqet e saj.

-I ka mbushur nëna tetëdhjetë e katër vite jetë! Edhe pak e do të shkoj tek të shumtët! Sa do të doja që para se të shkoj në atë botë,ta vizitoja edhe njëherë Çamërinë time!-dhe hapi krahët sikur ashtu dëshironte ta përqafonte Çamërinë e saj!...Dashurinë e saj!... Ëndrrën e saj!...Dhembjen e saj!...

-Do ta shohësh edhe ti vendlindjen tënde Loke!-ia ktheva unë dhe vazhdova:-Sepse ti do të arrish qindin e viteve!

-Me mend në kokë!-ma ktheu duke prekur kokën me dorë.Dhe pasi na tregoi se jetonte me djalin dhe nusen(kishte edhe një nip dhe një mbesë) në shtëpinë e vetë aty në kala vetëm pak hapa larg,vazhdoi:-Sikur të vinit tek nëna të pini nga një kafe?!-dhe nuk ia lëshonte duartë sime shoqeje.

-Të të rrojnë djali dhe nusja dhe nipi e mbesa!-ia ktheu ime shoqe dhe vazhdoi:-Do të vinim me gjithë dëshirë,por nuk kemi kohë të mjaftueshme!Mbase herën tjetër!

-Si të dëshironi,të keqen nëna!-dhe duke u përshëndetur na uroi rrugë të mbarë:-Të fala Kosovës!-u dëgjua edhe njëherë zëri i saj tashmë kur ne veç ishim larguar disa hapa.

E falenderuam nga larg duke e përshëndetur me duar…

 

DASMË NË KALA

 

…Dhe vazhduam rrugëtimin nëpër kala.Dëshironim që të shuhnim të gjitha shtëpitë dhe rrugicat e kalasë,por…Tashmë lodhja kishte bërë të vetën…Mezi lëviznim këmbët…E kur kësaj t`i shtohej edhe i nxehti përcëllues…

-Mbase sot pamë mjaft!-u dëgjua zëri i sime shoqeje.-Sikur të fillonim kthimin?!

Unë nuk thash asgjë,ndërkaq të dy djemtë u pajtuan me mendimin e së ëmës…

Dhe morëm rrugën e kthimit…Pak para se të arrinim tek porta e daljes në kala arritën një grup dasmorësh.Këngët dhe vallet e dasmorëve sikur dridhën themelet e vetë kalasë.Kënga e dasmës e shqipërisë së mesme u përplaspër mure të kalasë.Në krye të dasmorëve të gëzuar prinin Nusja dhe Dhëndërri.Nusja e bukur si vetë kalaja e Beratit,ndërkaq dhëndërri shtatlartë si mali i Tomorrit përbri.Nën rrezet e ngrohta të diellit të korrikut shkëlqente edhe më shumë nuri i bukurisë së nuses dhe buzëqeshja e dhëndërrit.Për ca çaste u ndalëm edhe ne të shikonim ato valle të bukura të dasmës.Ime shoqe e entuziazmuar nga ato valle të bukura të dasmës shqiptare m`u drejtua:-Kjo ditë paska qenë me fat për ne!E pamë qytetin e mrekullueshëm të Beratit,e vizituam dhe e prekëm Kalanë që prekë qiellin! E takuam Lokën Çame dhe ja tash Dasmën! Çfarë i duhet më shumë njeriut brenda një dite?!...

Dasmorët me dhëndërrin dhe nusen vazhduan me këngë e valle nëpër kala,ndërkaq ne lamë prapa kalanë dhe hymë në makinë.Kur e morëm rrugën e kthimit për në Durrës,dielli i asaj dite korriku po fshihej pas kodrave malore.Po binte mbrëmja e asja dite të mrekullueshme të kaluar në qytetin e Beratit…

 



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora