Udhëpërshkrim
Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg
E hene, 03.10.2011, 08:01 PM
Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës Bendeikti i XVI në Freiburg të Gjermanisë!
Nga Asllan Dibrani
Vizita e Papës këto dite ishte një skenë pamore myslimanëve dhe katolikëve shqiptar, në një grup të përbashkët nga radhët e mijëra njerëz qe udhëtuan drejt qytetit Freiburg në fundjavë qe lamë pas , për ti bërë një nder Papës Benedikti i XVI..
Vetëm nga Elztal ka pasur rreth 1.000 katolikë të cilët morën pjesë në vigjilje dhe shërbimin e të rinjve, raportoi i kënaqur Ekkehard Bechinger përfaqësues i organizimit të këtij tubimi madhështor.
Gjithashtu, nga ky grup i veçantë kishte një kërkesë për të parë Papën . Shoqata "Yjet e Kosovës"kryetari Tahir Shabani theksoi se anëtarët e Shoqatës jemi të përzier dhe nuk mundet me u vërejtur asnjëherë se kemi ndonjë dallim në festat e njeri tjetri katolike apo myslimane , prandaj sot kemi dalë këtu ta nderojmë Papën qe është simbol i katolicizmit ku përmes kësaj, nderojmë edhe vëllezërit tanë shqiptar katolik. Në mesin e tyre Lon Karrica kishte udhëtuar nga Shtutgardi qe ta ndajnë gëzimin me bashkatdhetarët e vet kosovarë.
Shoqata "Yjet e Kosovës" prezent në masën e mijëra njerëzve qe erdhe ta përcjellin ligjëratën (meshën) e Papës me portretin e shenjtores së madhe Nënë Terezën
Pamja e këtyre shqiptareve sikur i shtoj vlerën kombit shqiptar qe i dha një figurë aq të madhe botës ku shume fotoreporter e ndoqën me kërshëri prezencën e tyre duke e filmuar grupin e lartpërmendur.
Ishin se bashku shumë shqiptarë qe i nderuan 12 Apostuj qe e nderuan Kombin dhe në mënyrë simbolike i shprehen falënderimin e tyre Papës Benedikti XVI dhe selisë se Shenjte të Vatikanit, po ashtu edhe Gjermanisë. Këta së bashku vajzat dhe djemtë e mbare Kosovës motra dhe vëllezër të konfeksionit fetar mysliman dhe katolik. Ishin nga te gjitha Viset e Kosovës qe treguan mirëkuptimin dashurinë dhe respektin për veten e vet . Ishin nga Llapi e Drenica nga Dukagjini e Anamorava, te gjithë se bashku festuan .
Pamje e lon Karrices Tahir Shabanit ,Arif Hoti, Almire Brahimi, Ukë Zefi, Donika Zefi, Rejhane Brahimi, Mustafë Shabani, Pergega Augustin, Maria Pergega, Nol Zefi , Avni Shabani dhe shume te tjerë qe u shprehen falënderimet e tyre për vizitë në Gjermani dhe Selia e Shenjtë. Ata i bënë nder këtij takimi me posterin e Nënë Terezë me kardinalin Ratzinger, qe ishte në vizitë në vitin 1978 në Fribourg.
Mustafë Shabani aktor dhe publicist, Lon Karrica veprimtar dhe humanitar, Tahir Shabani veprimtar i dalluar(organizator )Arif Hoti veprimtar, Uke Zefaj humanist dhe veprimtar, Almira Brahimi nxënëse gjimnaziste, Donika Karrica nxënëse gjimnaziste, Rejhane Brahimi nxënëse gjimnaziste Maria Pergega Ekonomiste e Dalluar, Avni Shabani veprimtar, Augustin Pergega piktor , Nol Zefi nxënës gjimnazist etj i treguan botës se edhe shqiptarët janë popull i civilizuar pro evropian. Ishte shumë mahnitëse, se shumë media të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare qe ndoqën ceremoninë morën intervista me këta shqiptarë, dhe u mahniteshin për dashurinë dhe sinqeritetin e shprehur ndaj Atit Shejte Vatikanit dhe Gjermanisë. Këto media ishin shume mirë të informuar me ngjarjet e fundit në Kosovë ku një grup i vogël njerëzish të manipuluar demonstruan në Prishtinë kinse kundër “mosbarazisë fetare” duke e ngrite edhe flamurin famëkeq te Hamasit në Prishtine dhe pati pyetje nga gazetarët se çka po ndodhe me ato protesta, por këta sikur një i demaskuan ato ngjarje duke i quajtur si te manipuluara dhe duke qeshur u shprehen se është koha e "demokracive ne trnzicion" , ku mediet u impresionuan nga dashuria qe tregojnë shqiptarët për kulturën pro evropiane në përgjithësi dhe "Selinë e Shenjte në veçanti". Këta i treguan edhe njëherë Botës me pak fjalë dhe vepër se populli shqiptar rrënjët i ka te "Krishtenizemi i Vjetër Dardan". Ka tri fe dhe është shembull i tolerancës fetare. Ne jemi vëllezër te një gjaku të një gjuhë dhe te një kulture u shprehen pran medieve të huaja. Kemi tri fe qe na begatojnë si popull por synimi jonë është të qëndrojmë shqiptarë evropian e jo Aziatik.
Këta me fotografinë e Nenës Terezë e cila në vitin 1978 mu në Freiburg ishte me Kardinalin e atëhershëm Ratzinger Sote Papa Benedikti i XVI ma se miri e prezantuan shqiptarinë me fjale te vogla por vepra te mëdha. Të gjithëve ju treguan se "Nena Terezë është bija jonë dhe ne jemi bijtë dhe bijat e sajë". Me këtë shembull human dhe simbolik treguan se ne jemi Apostujt të vegjël qe popullin tonë e prezantojmë ashtu siç ka qene, siç është dhe si do të jetë në të ardhmen. Popull i civilizuar me i lashti në Ballkan dhe me orientim evropian duke e ruajtur qenien nacionale si shqiptar me synime drejt familjeve te popujve të Evropës .
![]() |
Lon Karrica, Tahir Shabani me një grup qytetarësh shqiptarë , pjesëmarrës i takimit |
![]() |
Të bashkuar si në festa ,gëzime, ahengje në kulturë por edhe në luftë ne stuhitë e kohës shqiptarët ishin tog (një për te gjithë te gjithë për një), është sinjali ma i mire për armiqtë e se kaluarës se tanishmes por edhe për armiqtë e popullit shqiptarë në të ardhmen të rrojë populli shqiptar ! |