E shtune, 27.04.2024, 11:44 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë!

E shtune, 22.10.2011, 05:58 PM


Reportazh mbi Panairin e Librit në Frankfurt

 

VALLË DERI KUR KËSHTU NDARË!

 

Nga Neki LULAJ

 

Java e dytë e tetorit të këtij viti tani më është shëndrruar në një javë tradicionale për të gjithë dashamirët e librit nga Gjermania e më gjërë. Pasi të shtunën dhe të dielën nuk punohet, edhe ne ia mësyem Panairit botëror të librit që mbahet Frankfurt të Gjermanisë, i hapur edhe për prezentuesit shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Pjesëmarrja sa më e madhe e shqiptarëve në këtë treg, atyre iu jep forcë, kurajo dhe nxitje për punë. Si shumë vizitorë të tjerë, kësaj rradhe edhe ne udhëtuam me tren deri në Frankfurt. Frankfurti atë ditë ishte stolisur për mrekulli sepse kishte festë të madhe: Panairin botëror të librit. Pasi zbritëm nga treni i zakonshëm na duhej të udhëtonim me një tren tjetër (lokal), nxituam disa kate nën, aty vëreheshin qindra njerëz të ri e të reja. Dominonin sidomos moshat e reja të veshur me kostume të ndryshme festive, si për karnevale.

Pa vonuar erdhi treni i cili pasë vedit tërhiqte disa dhjetra vagona moderne. Posa ai u ndal, u hapën dyert. Pasi zbritën disa posagjerë, hynin të tjerët, mirëpo për të gjithë nuk kishte vende. Treni kishte pak vagona për t‘i absorbuar të gjithë posagjerët. Ishte një lumë i gjatë njerëzish, si brenda, poashtu edhe jashtë. U mbyllën dyert e secilit vagon, nga shkaku se nuk kishte vend. Ciceroni i stacionit të trenave i informoi posagjerët se pas tre minutave do të arrijë treni tjetër, për ti marrë posagjerët e tjerë. Befasi! As një fiie shqetësimi nuk vërejta mbi fytyrat e gjithë atyre posagjerëve që ngelën pa hyrë brenda.

Treni ynë filloi rrëshqitjën mbi shinat e tij, dhe kështu pas disa minutave arritëm në vendin e caktuar: Një lum i gjatë njerëzish dilnin nga vagonat dhe shkonin drejt ashensorëve që na shpienin drejt vendit ku mbahej panairi i librit. Në katin e sipërm të hollit të madh ishin nja dhjetë sportele vende ku preheshin biletat, kështuqë pasë një pritje të shkurtër siguruam edhe ne biletat për të hyrë brenda. Çdo gjë ishte e rregulluar për mrekulli. Lumi i gjatë i vizitorëve lëvizte me një takt dhe qëllim për t’u ballafaquar sa më parë me stendat e librave të ekspozuara. Ne të dy anët, të rinjtë shpërndanin libra, broshura, gazeta, prospekte, programe të ndryeshme ku mbaheshin seminarët ditore. Kishte edhe gjëra tjera të ndryshme për vizitorët. Aty ishin të shënuara edhe adresat e se cilit shtet, që vizitori ishte i interesuar ta vizitojë. Ne këtë panair të librit morënn pjesë mbi 116 Shtete të botës.

Katër vendet e para për pjesëmarrjën sa më shumë ekzemplarë librash e kishin Franca, Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. Në muret e koridoreve ishin të ekspozuara fotot e shumë krijuesve që ishin fitues të Çmimit Nobel për letërsi. Me shoqëruesin tim lexuam me radhë emrat e të gjithë atyre që nëpër vite kishin fituar këtë çmim të lartë. Mendimi ynë i përbashkët, mendimi im dhe i mikut tim (Ramiz Dërmaku, madje edhe mendimi Juaj, është se Akademia e Shkencave të Stokholmit i hyri në hak Ismail Kadaresë, sepse gjeniu i letrave shqipe e meriton këtë titull nderi, se ka kontribuar me shkrimet e tij fantastike. Dihet se edhe Stokholmi po bën hile në këto ndarje, tani këte çdo kush po e di, por shpresohet se një ditë edhe ikona i gjuhës shqipe dhe i kombit tonë, Ismajl Kadareja, do të stoliset me titullin e Nobel për letërsi.

Edhe Kosova ishte prezente në zemër të Europës

Ecnim ngadalë duke biseduar mes nesh me zë të të ulët, dhe kështu u gjendëm para sallonit numër gjashtë: Hymë brenda dhe vërejtëm se mes tendeve ishin të ekspozuara librat e ndryshme të shteteve pjesëmarrëse. Kaluam mbi dy orë duke shikuar libra të ndryshme. Pastaj kërkuam se ku ishin të ekspozuara librat shqipe, për çka edhe kishim ardhur. Nuk vonuam shumë dhe kështu u gjendëm para stendës ku ishte e zbukuruar me hartën e shtetit më të ri të në botë, Kosova. Për pak çaste mu duk vehtja se jemi në Prishtinë, në kryeqendrën e ditëve të studimeve ku gjithë herë para Teatrit gjejshim libra të mira për t’i blerë. Kosovën e përfaqësonte Shtëpia Botuese “Buzuku“.

Kishte vizitor dhe cicëronave që bisedonin me mysafirët e ndryshëm i përshendetëm vetëm me një mirëmengjes, duke ua bërë me dije se neve kemi ardhur si vizitor por do të qëndrojmë një kohë pakë sa më të gjatë këtu në shoqëri me ju. Në anën tjetër ishin të ekspozuara librat nga Shqipëria, thashë me vehte „Vallë deri kur me kështu të ndarë“ dhe shkova të vëllëzerit nga Shqipëria i përshendeta dhe ngela në shoqëri me ta gati një orë. Pasi u ktheva tek tenda e Kosovës, shtërnguam duart me mysafirët e ardhur nga Kosova. Dhe i pyeta si ju vetën punët, ata më folën fjalë miradie dhe se ishin të kënaqur me numrin e vizitorëve. Dhe deklaruan se (gjëja) ata kanë bërë një prezentim të mirë të Kosovës dhe librit të saj.

Ballina që i jepte hieshi stendës së Kossovës ishte Kulla kosovare, Bibloteka Popullore e Kosovës, Katedralja e Prishtinës, portreti i Azem Shkrelit, pastaj ishte ekspozuar edhe një pjesë e krijimtarisë se tij, pastaj kishte zënë vend meritor edhe portreti i Gonxhe Bojaxhiut, për të cilën disa intelektualë kroatë na pyetën se ku ka lindur dhe a është shqiptare. Mysafirët nga Kosova iu shpjeguan gjerë e gjatë për jetën punën deri të fitimi i Çmimit të Nobelit për Paqë. Vizituesit e ndryshëm vinin e shkonin. Kishte krijues të ri e të reja shqiptarë. Në mesin e krijuesve që shkruajnë vepra letrare edhe në Gjermani ishte edhe poetja Sëveme Fetiqi. Vizitorët kërkonin libra të ndryeshme. Shumë prindër që kishin ardhur më fëmijë kërkonin literaturë për fëmijët e tyre, Abetaren, për çka kësaj radhe ky Panair ishte i varfër. Mungonin shumë tituj veprash letrare që Diaspora me endje do t‘i lexonte dhe me fanatizëm do t’i ruante në sirtarin e librave në gjuhën shqipe. Mungonin veprat e Jusuf Gërvallës të cilat do të ishtin të mirëseardhura për lexuesit e mërgatës, pastaj ishte i varfër prezentimi i krijuesve të ri.

Pse nuk u ekspozua dhe nuk erdhi poeti pejan Sejdi Berisha i cili ka shkruar një mori librash shumë të mira dhe se ka pasë merita të jashtëzakonshme te jenë pjesë e këtij panairi me librat i tija brilante? Pse mungonin librat e Nazmi Rahmanit, Sylejman Krasniqit, Ali Podrimjes, pastaj ato të Din Mehmetit, Latif Berishës, Enver Gjergjekut, Zejnullah Rahmanit, Sabri Hamitit, Gani Xhafollit, Zejnullah Halilit e shumë krijuesve të tjerë të cilët vizitori nga mërgata do t’i blente me zemërgjerësi, do ta pasuronte bibliotekën dhe do t’i lexonte me kënaqësi. Sidoqoftë, edhe kështu, ky Panair e ka vlerën e vet pozitive të prezantimit, por pasurimi me sa më shumë tituj veprash letrare për fëmijë dhe të rritur, gjithëlsesi do t’ia shtonte edhe më shumë vlerën, andaj besojmë se lexuesit që do t’i lexojnë këto mendime, do t’i transmetojnë më tej, vetëm e vetëm që vitin e ardhshëm botuesit tanë të na sjellin më shumë abetare dhe vepra autorësh të rinj, si dhe vepra të poetëve të cekur më lart.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora