E diele, 28.04.2024, 08:34 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart

E diele, 06.11.2011, 09:02 PM


Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart

 

Nga Miradije Gashi & Asllan Dibrani

 

Pushimet verore mbaruan për mërgimtarët, punëtorët, nxënësit, mësimdhënësit qe ishin në atdhe për t`i takuar të dashurit e tyre dhe sikur pushimi ju iku akoma pa filluar mirë çmallja. Shqiptarët u kthyen përsëri atje ku tani edhe jetojnë në vendet e Evropës, një atmosferë e njëjtë ishte edhe për shqiptarët e Gjermanisë, ku këtë shtator filloj mësimi, puna dhe gjallëria. Këtë atmosferë po thuajse e patën edhe qytetarët shqiptarë të Shtutgardit, një qytet i bukur me një pamje piktoreske i shtrirë në fushëgropë, me një sipërfaqe të rrafshët, e rrethuar me vargmalet e bukura. Vjeshta e këtyre ditëve është një pamje e veçantë një bukuri me nuancat e ngrohta të ngjyrave te kuqërremta qe këto pejsazhe me ngjyrat gërshetuese te bukura janë dhe ishin gjithmonë inspirim për piktorët dhe krijuesit!

Një tubim madhështor i natyrës edukative-arsimore te mësimit plotësues në gjuhën shqipe u mbajt po në këtë qytet një vatër e kulturës dhe arsimit për shqiptarët. Pra t‘gjithë se bashku prindër, mësues nxënës dhe mysafir sinjalizonin një gëzim dhe harmoni. Tubimi filloj ne ora 17:00 ku ishte kënaqësi të shohësh mërgimtarin tonë aq te organizuar, aq të kulturuar më zemër e shpirt, rreth shkollës shqipe  vërtetë ndoshta do të jetë edhe shembull për te tjerët. Tubimin e hapi një nxënëse e zellshme, aktive dhe mjaft simpatike, Qendresa Sejdiu, e cila u shpreh me sa vijon:

 

Të nderuar Prindër të nderuar nxënës dhe te tjerë!

 

Në Emrin e Këshillit të Prindërve dhe të organizatorëve të shkollës shqipe kam nderin dhe kënaqësinë ne kete mbrëmje ta shpalos para jush disponimin dhe harenë time për fatin e madh që më takoi mua, që unë të jem, moderatorja e parë për ta përshëndetur mbledhjen e prindërve të shkollës shqipe në Stuttgart-Ost.

 

Përshëndes më respekt zëvendës konsullin e Konsullatës së Republikës së Kosovës më seli në Stuttgart z.Imer Lladrovci, Rektorin e shkollës Herr Schlosser, zonjen Veigel përkrahësen e shkollave shqipe, këshillin e prindërve zotin Nasuf Koskoviku, zotin Qerim Rexhaj, zotin Enver Sejdiu, përshëndes veprimtarin dhe organizatorin e shumë shkollave shqipe zotin Gani Gashi. Ju përshëndes të gjithëve prindër, nxënës, mysafirë të gjithë ata që kanë ardhur në mbledhjen e prindërve të shkollës shqipe në Stuttgart-Ost.

 

Në lejoni në veçanti të përshëndes pedagogen zonjën Miradije Gashi, tani mësuesja më e dashur për ne, e për këtë pjese të qytetit tonë të Stuttgartit.

 

Gjithnjë ishte përshëndetja edhe ne gjuhen gjermane duke ju bëre nder edhe mysafireve dhe miqve gjerman qe ishin solidarizuar me shkollimin e nxënësve shqiptare ne gjuhën amtare.

 

Ne skenë moderatorja ftoj, zonjën Miradije Gashin, fillimisht ftoj  pjesëmarrës të ngritën në këmbë për të kënduar Himnin dhe për ta nderuar flamurin tonë te shtrenjtë të paraqitur edhe përmes video-projektorit ku të gjithë të pranishmit u entuziazmuan, e qe ne sytë e tyre u vërejt një gëzim dhe unitet mbresëlënës.

 

Ky është synimi ynë!!! Shtoi pedagogia "Një Komb një Shtet"

 

HIMNI I FLAMURIT

 

Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshirë me një qëllim,

Të gjithë atje duke u betuar,

Të lidhim besën për shpëtim.

 

Prej lufte veç ai largohet,

që është i lindur tradhëtor,

kush është burr nuk frikësohet,

por vdes si një dëshmor!

 

Në dorë armët do t’i mbajmë,

të mbrojmë atdheun në çdo kënd,

të drejtat tona ne s’i ndajmë,

këtu armiqtë s’kanë vend.

 

Një komb një shtet

 

Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar zëvendës konsull i Konsullatës së Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart zoti Imer Lladrovci, i nderuar z. Drejtor Herr Schlosser, e nderuar zonja Veigel përkrahëse e shkollës shqipe, i nderuar z.Can Tahiri veprimtar i diasporës shqiptare, i nderuar organizatori i shkollave shqipe z.Gani Gashi, i nderuar Këshilli i Prindërve z.Enver Sejdiu, z.Nasuf Koskoviku, z.Qerim Rexhaj të nderuar prindër, të dashur nxënës, mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në këtë festë kaç madhështore. Për mua sot është një ditë e veçantë e për të gjithë ne, do të jetë sot ditë e shënuar në historikun e shkollës shqipe për këtë qytetet. Pra ky vit shkollor po e shënon datën 24.10.2011 në Stuttgart-Ost datë, që do ta kenë ne kujtesë për herë mërgimtarët nxënësit e veprimtarët, Kjo është pra dita të cilën gjatë e kemi pritur që përveç gjuhëve të nacionaliteteve tjera po radhitët edhe gjuha jonë e dashur dhe e bekuar gjuha shqipe ne zhvillimin dhe kultivimin e saj nga bashkatdhetarët e vet.

 

Të nderuar, unë isha dhe jam shumë e bindur se kur buçet zëri kushtrim i Atdheut, ne ishim dhe do të jemi aty gjithnjë pran popullit dhe më popullin i madh e i vogël, ja pra  si sot! Dëshmia ma e mire është pjesëmarrja e juaj. Në këtë Eveniment, unë po i a lë vendin veprës konkrete në të ardhmen, mësimit të gjuhës amtare më nxënësit tonë të dashur dhe nuk po stërzgjatëm por më lejoni të ju përgëzojë ju lumtë, se kur duam ne të gjithë së bashku, bëjmë edhe të pamundurën të mundshme! E ndjej dhe e shohë gëzimin në fytyrat e juaja disponimin e vërtetë bile jo vetëm kaç, po i vërej ushqimet tona tradicionale që sollët sot në këtë sallë deri të torta më shqiponjë nga zonja Jehona Gashi. Unë ndjehem krenare që jam shqiptare, e ndjenja ime zgjerohet akoma më tepër mburrëm kur shohë përkrahjen e juaj të pahezituar. Nxënësit tonë janë kategoria primare e përkujdesjes sonë, këtë mendim e ndajnë të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës. Fëmijët tanë nuk janë fajtorë që janë dhe kanë lindur në mërgim. Fajtorë është dikush tjetër....

 

Pastaj, nxënësit shqiptarë duhet të dinë për rrënjët e të parëve tyre, duhet të mësojnë dhe të shkruajnë gjuhën e prindërve të tyre. Duhet njohur dhe mësuar për figurat kombëtare siç i pamë në projektor, flamurin "Një Komb një Shtet" .Ju  falënderojë  të gjithëve për respektin dhe ngritjen në këmbë për këndimin së bashku të Himnit kombëtar, për Skënderbeun, për  Nënë Terezën, Adem Jasharin e tjera materiale të rëndësishme të planprogramit mësimor, shumë foto të nxënësve duke mësuar, ushtruar për të vallëzim etj.

 

Figurat tona kombëtare, një historik i shkurtër për to ku populli shqiptar i çmon duke i përkujtuar;

 

1. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi më 6 Maj 1405 në Mat - Vdiq më 17 janar 1468 i mbuluar më lavdi dhe u varros në Lexhë.

 

2. Nënë Tereza-Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 Gusht 1910 në Shkup. Shumë nacionalitete dhe njerëz të vendeve të ndryshme nuk e kanë idenë së Nëna Tereza është shqiptare. Ajo që në moshë fare të re la vendlindjen dhe mori rrugën jashtë atdheut vetëm për t’i ndihmuar fëmijët dhe të varfëri. Nënë Tereza u vendos në Kalkutë të Indies, qytet ky në të cilin Nënëmadhja u bë e njohur për mes mësimdhënës dhe aktiviteteve të saja. Rezultatet te cilat shkuan aq lartë sa që shumë rrugë të qyteteve të botës u pagëzuan më emrin “Nënë Tereza“ kështu, sukses pas suksesi ajo arriti edhe Çmimin Nobel, çmimi i tillë i Nënë Terezës është krenaria jonë. Nëna Teresë-Gonxhe Bojaxhiu vdes në Kalkutë në Shtator të vitit 1997.

 

3. Adem Jashari lindi në ditën e Flamurit 28 Nëntor 1955 në Prekaz, në luftë kundër ushtrisë Jugusllave ra heroikisht më 56 natarët e familjes së tij. Ai mori titullin hero i Kosovës „Komandant Legjendar“ i UÇK.

 

Të nderuar prindër, të dashur nxënës mësimin në këtë shkollë e kemi filluar qyshë më datë 14.09.2011 e sot jemi takuar për të ngritur gotën e urimit. Atëherë se bashku të gjithë gëzuar.

 

Pastaj moderatorja në shenjë nderimi ftoj rektorin e shkollës z.Schlosser ta merr fjalën;

 

Drejtori Schlosser i përshëndeti të pranishmit, e mbajti një ligjëratë shumë të pëlqyer dhe u fokusua të roli dhe rëndësia e gjuhëve në përgjithësi e sidomos të gjuha amtare e cila do trajtim shumë serioz. Përveç tjerave ai kërkoi që zonja Gashi duhet mbështetur dhe financiarisht nëse jo nga shteti atëherë nga prindërit. Ai në mënyrë të veçantë përshëndeti dhe përkrahu mësuesen dhe pedagogen Miradije Gashin. Pas fjalimit, tepër miqësor, në shenje mirënjohje ndau një dhuratë simbolike për shkollën shqipe duke ia dhuruar z.Miradije Gashit me te cilën edhe përfundoj diskutimin.

Fjalën e mori Imer Lladrovci, z,konsulli i Konsullatës se Kosovës i cili përshëndeti të pranishmit dhe shprehu mirënjohje prindërve të kësaj shkolle, foli rreth shtetit, popullit mik gjerman i cili sot e në ditët më të vështira qe përkrahës i popullit tonë shqiptarë dhe po dëshmon gjithnjë e më shumë edhe në dhënien e klasave në sherbim te nxënësve shqiptarë....Lladrovci e përuroi mësuesen Miradije për këtë punë e cila s’mbahet mënd të këtë pasur organizime të tilla theksoi zoti Imer Lladrovci nder të tjera. Pastaj foli edhe për marrdhënjet bilaterale të popullit shqiptaro- gjerman qe kjo gjeneratë e re do te jetë një faktor me rendësi qe te përforcojmë kulturën dhe vlerat tona kombëtare.

 

Fjalën e mori një anëtar i këshillit të prindërve Enver Sejdiu i cili përshëndeti mësuesen për kontributin e çmueshëm të sajë u zotua se do ta këtë përkrahjen e tyre.

 

Moderatorja Qendresa Sejdiu ftoi nxënësit të prezantojnë më radhë poezitë e tyre. Recitimin e parë filluan, Gresa Gashi dhe jeton Koskoviku, më vjershën Gjuha janë, Unsere Sprache, vargjet e Naimit u dëgjuan edhe ne gjuhën gjermane që lanë mbresa për dashurinë qe shprehen këta nxënës për gjuhën shqipe!

 

Gjuha jonë sa e mirë,

Sa e ëmbël, sa e gjerë,

sa e lehtë, sa e lirë,

sa e bukur, sa e vlerë!

 

Kjo është mëmë e mirësisë,

që bie qytetërinë,

gazin e vëllazërisë,

njerëzinë e miqësinë! (N. F.)

 

Mandej u recitua vjersha: Kënga e kthimit, nga grupi: Elmedina Hoxha, Shkrepa Gashi, Driton Koskoviku, Mirjeta Rexhaj, Arlinda Sheji, Më një recitim të veçanet.

 

 



(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë Kalosh Çeliku: Nata e madhe dhe dita e nesërme nën Rrap në Shkup Asllan Dibrani: Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit... Burhanedin Xhemaili: Kthimi te rrënjët e trungut kombëtar Dibran Demaku: Qyteti me njëmijë e një dritare Miradije Gashi: Shembull jo i mirë i organizatorëve Ramiz Selimi: Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, viziton bashkëatdhetarët në Austri të Epërme Murat Gecaj: Konferenca e e parë ndërkombëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare Çerkin Bytyçi: Kur vallëzojnë zemrat kurbetçare Dita e pare e Shkolles Shqipe ne mjediset e shkolles amerikane ne Brooklyn, New York Lela Lushaj: Jetë e trazuar! - Foto-Reportazh

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora