Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës
E enjte, 10.11.2011, 07:58 PM
T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës
Nga Xhevat Muqaku
Kjo ishte motoja, me të cilën mësuesja Sofije Sopa zhvilloi orën e parë të mësimit plotësues në Zuffenhausen afër qytetit Stuttgart.
Edhe zilja e shkollës në Rosenschule sot cingërroi shqip.
Gëzimi dhe atdhedashuria u shfaqen në sytë dhe fjalët e fëmijëve tanë, të cilët për herë të parë, porsa u hap dera e klasës, përshëndetën mësuesen e tyre shqip, me gjuhën më të ëmbël në botë.
S’ishte më i vogël as gëzimi i mësueses, e përcjellur nga emocionet kur cicëronin përshëndetjet e tyre në gjuhën shqipe….
"Ah, sa herë e kam ëndërruar këtë ditë, që fëmijët tanë të shkruajnë 36 shkronjat e arta të gjuhës së bukur shqipe, dhe të numërojnë në gjuhën shqipe, ashtu siç bëjnë në gjuhën gjermane.
Ndonëse një numër solid nxënësish, megjithëate ata/ato sollën një atmosferë të këndshme pune të përcjellur me humor tepër të mirë për ato dy orë sa ishim së bashku.
Kush me ndonjë vjershë e kush me ndonjë këngë, treguan se e duan shumë shkollën shqipe, atdheun dhe familjet e tyre.
Nxënësi Leonit Zenaj duke lexuar para mësueses, poezin kushtuar mësueses
Fëmijët ishin të moshave të ndryshme, që nga parashkollorët e deri në klasën e gjashtë, shumë prej tyre për shkak të orarit të pasditës nuk kanë mund të marrin pjesë atë ditë.
Pasi që ishte dita e parë e shkollës shqipe, mësimi u organizua në prani të prindërve, të cilët patën mundësi të informohen rreth materialit mësimor i cili do të përdoret.
Shpresoj që numri i nxënësve që do të ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe në të ardhmën e afërt në Zuffenhausen të shumëfishohet.
Për këtë evenimet shumë të rëndësishëm, ju jemi mirënjohës organeve gjermane që na mundësuan klasen për mbajtjen e mësimit, e në veqanti Konsullatën e Kosovës në Stuttgat me zv. Konsullin- Ymer Lladrovci që jan duke dhënë kontribut të veqant për mbajtjen e mësimit plotësues në Landin e Baden-Württenberg.
U përshëndetën në përfundim të kësaj dite të shenjët e cila nisi ngrohtë, mësuesja Sofie, nxënësit dhe prindërit duke fluturuar të gjithë së bashku me hartën kombëtare dhe shkronjat shqipe udhës për në familjet e tyre.
Me këto pak fjalë të mësueses që flasin shumë, i dëshirojmë kësaj vatre të shkollës shqipe fillim të mbarë dhe shumë suksese, ndërsa i bashkohem gëzimit të përsonelit të Konsullatës së Kosovës në Stuttgart drejt rritjes në vazhdimësi të numrit të shkollave shqipe në Gjermani.