E shtune, 25.05.2024, 07:41 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës

E enjte, 22.12.2011, 09:05 PM


Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit  historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës  me dy  libra përkushtues

 

Ibrahim Rugova ndryshoi tërësisht platformën politike të qëndresës për fitoren e  shqiptarëve

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Ditë më parë, nëndega e LDK-së së NRW-së, nën përkujdesjen e Degës së LDK-së për Gjermani, shënoi ditëlindjen e presidentit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës  i cili mbetet  sinonim i prijësit shpirtëror  të shqiptarëve, në luftën  për liri , pavarësi dhe demokraci. 

Këtë manifestim dinjitoz, i cili filloi me deklamimet  e  fragmenteve nga krijimtaria letrare  dhe  politike e presidentit Rugova, që i interpretuan krijuesit  Hasan Qyqalla  dhe Mustafë Shabani  e ku po merrnin pjesë , z.Anton Kolaj, ish nënkryetar i LDK-së nga vitet  90-ta, Qazim Bajgoraliu kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani, Zymer Luli, bashkëluftëtar i Sali  Cekajt  nga ditët e para pastaj, familjarë të familjes Rugova e familjarë të dëshmorëve Krasniqi e Rraci, shkrimtarët, poetët e publicistët; Isak Ahmeti, Engjell Koliqi, Enver Bytyqi, Pal Sokoli, Kadrije Gurmani, Martin Cuni etj.

Manifestimin  e hapi  kryetari i kësaj nëndege njëherësh dhe  zëdhënës i Degës, Muharrem Sfarqa,  i cili tha se nderimi që po i bëhet sot,  ditëlindjes së Dr. Ibrahim Rugovës, është  kujtimi më i mirë i një epoke, kur shqiptarët  filozofinë politike të prijëst të tyre e kishin shëndrruar në  platforme  shpëtimtare të qëndresës  e cila u bë përcaktuese për fatin e Kosovës  dhe për lirinë e saj.

Në fjalen e rastit që e  mbajti  veprimtari Jakup Gerguri,   mes tjerash tha se zëri i artikuluar i kërkesave të  shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, zanafillen identifikuese e kishte  te qarku kulturor i Prishtinës, boshti i të cilit ishte Dr. Ibrahim Rugova, rruga e të cilit kaloi nëpër  revistat " Bota e re ", " Dituria", " Gjurmime albanologjike "  dhe, nëpërmjet të qenit më pas kryetar i  Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës u vu në mbrojtjen e vendosur të të drejtave tona kombëtare, rrugë kjo që u identiifikua nën emblemën e LDK-së dhe vizionit tashmë të njohur e të përmbushur për liri, pavarësi e demokraci

Kryetari i Deges së LDK-së për Gjermani, s. Qazim Bajgoraliu, duke pershëndetur të pranishmit, të  cilët i falenderoi për besnikërinë ndaj  rrugës rugovjane,  tha se kjo ditë  e veçantë e historisë së Kosovës, duhet të jetë  jo vetëm nderuese, por edhe frymëzuese për veprime politike e kulturore gjithandej ku jetojmë e veprojmë.

 

Në vazhdim të Manifestimit dhe nderimit të Ditëlindjes së Presidentit Rugova, u promovuan edhe dy libra; " Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës " me autor Enver Bytyqin  dhe  "Dr. Ibrahim Rugova  Arkitekti i Dardanisë  së Re- Republika e Kosoves " nga  Engjëll Koliqi.

Duke referuar  për librin e Enver Bytyqit  „ Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves „  Xhafer Leci e Mejdi Lacaj  theksuan vlerat shkencore dhe historike të  këtij studimi, duke rikujtuar edhe vlerësimet  që kanë dhënë për të, Dr.  Imzot Don Lush Gjergji, Dr. Jusuf Bajraktari  Bardhyl Londo, Haki Latifi, Idriz Zeqiraj, Shefqet Dibrani, Skender Bucpapaj e Ramiz Dermaku.

Ndërsa për librin e Engjell Koliqit „ Dr. Ibrahim Rugova Arkitekt i Dardanisë së Re- Republika e Kosoves“, foli Mustafë Shabani  i cili  theksoi  urtinë, mençurinë, tolerancën e qëndresën, si vyrtyte veçuese të Dr. Ibrahim Rugoves, që ishin dhe mbetën emblema e një periudhe të gjetjes së miqve për Kosovën dhe aleatëve perëndimor në krye eme SHBA-të, që do ta marrin në duar fatin e Kosovës , ndihma e të cilëve ishte faktori përcaktues në çlirimin e Ksovës.

Për përqafimin e filozofisë rugoviane në Shqiperi foli studjuesja, Kadrije Gurmani e cila Dr. Rugovën e quajti lider të  të gjithë shqiptarëve .

 Ai ishte i dashur, i respektuar  dhe i pakontestuar për të gjithë shqiptarët tha zonja Gurmani.

Zymer Luli  i bëri  një vështrim  themeleve institucionale të shtetit të cilat, Dr. Ibrahim Rugoves i dhanë  legjitimitetin  e Presidentit.

 Në këtë eveniment nderues,  organizatori dha për herë të parë  „ Cmimin Martin Camaj “, çmim që jepet për afirmimin e kulturës, letërsisë dhe çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare , me të cilën kësaj here u laureua krijuesi, veprimtari ,  Ambasadori i Paqes dhe lobuesi i Pavarësisë së Kosovës, Engjëll Koliqi.

 Ndërkaq me mirënjohje u nderua edhe publicisti i njohur shqiptar,  Enver Bytyqi.

 

Thekse nga fjala e Anton Kolajt 

 

 Kur e lexova librin e Enver Bytyqit, e pyeta veten, ku paska qenë ky njeri  që aq vëmendshëm e me saktësi e paska përcjellur aktivitetin e LDK-së dhe filozofinë e prijësit të saj Dr. Ibrahim Rugoves”.  Rugova, vizionin nacional  e kishte shprehur edhe para se të  zgjidhej kryetar i LDK-së  dhe e kishte bërë të njohur në veprat dhe në publicistikën e tij të shtypit të kohës  por filozofinë ( këtë dashuri ndaj mençurisë dhe dijes ), ai e kishte ushqyer  me  mbrojtjen e të drejtave të popullit të tij në një mënyrë krejtë të veçantë e të panjohur deri atëherë në tërë traditën politike te rruzullit tokësor. 

Kultura e tij intelektuale e njohjes së traditës e historisë sonë si dhe asaj botërore, ate do ta promovojë  në një udhëheqës shpirtëror të  të gjithë shqiptarëve. Unë pata nderin dhe fatin që të gjendesha afër tij kur edhe në Shqipëri  e thërrisnin   Kryetar, pa obligime ,  pa shtërngime, pa frikë  si dhe pa nevoja që dikush të përfitojë nga kjo fjalë, se Ai nuk kishte  diçka që do t’i dhuronte dikujt, përveç fjalës së mirë. Artin e politikës, sidomos asaj kombëtare shumkush e  mësoi në LDK ,  sepse deri atëherë në Kosovë dëgjoheshin vetëm dy kambana; ajo e LK – së Jugosllavisë  dhe e asaj  të Shqiperise. E para me një propagandë të tmerrshme  antishqiptare, ndërsa e dyta  një politikë zyrtare  e shtetit Amë, e cila për ne kishte një përceptim tjetër karshi asaj që kishte në  Shqipëri. Prandaj LDK-ja,  subjekti që themeloi dhe i priu Ibrahim Rugova, për vetëm dy muaj arriti ta shkatrrojë Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë, duke u hapur dyert  dhe mundësitë që të anëtarësohen të gjithë shqiptarët, pa pasur ngarkesë të kaluarën , pasi ajo nuk mund të ndryshohet por me përkushtimin për t’i ndryshuar gjërat, në të mirë të Kosovës dhe të shqiptarëve.

Unë Ibrahim Rugoven kurrë nuk e kam përjetuar si pacifist në kuptimin pezhorativ të fjalës, por si liridashës të pakompromis.  Ai përdori alfabetin e komunikimit të cilin diti ta lexojë dhe ta kuptojë Evropa. Dhe,  me kulturën e tij, argumentimin  me standarde evropjane  të nocioneve të caktuara, që nuk mund të leviznin, Ai dëgjohej me vëmendje kudo,por njëkohësisht ishte një refuzues i madh për të pranue dicka më pak se Pavarësi për Kosovën. Ai madje  fliste vetëm për mandatin e Pavarësise, si mandat që kishte nga populli i  tij.  Në citimin  nga konteksti i librit të Enver Bytyqit se ..."Trashëgimia e Rugoves nuk është privilegj, është përgjegjësi... Trashëgimia e Rugoves nuk ka të bëjë me inate,me provincializma, me tarafe me klane, me interesa të ngushta e meskine,...Trashëgimia e Rugoves është pajtimi në kundershti,... është respekti për njëri -tjetrin, sidomos për kontributin në dobi të Kosovës", kostatojmë se kemi të bëjmë me referencën  e besnikërisë udhërëfyese të cilës duhet t’i atribohemi  dhe ta kultivojmë, për të mirën e Kosovës dhe të shqiptarëve  në të ardhmen.

Ndërkaq  sa i përket  Engjëll Koliqin dhe librit të tij,  gjatë bisedave me Rugoven, kur përpiqeshim për të gjetur njerëz  në Evropë, që do ta shpalonin platformen politike për pavarësi , thoshte me plot besim  se në Romë e kemi Engjëll Koliqin.

Prandaj i gëzohem faktit që po sfidohem me librat tuaja për këtë periudhë të ndritëshme të historisë sonë.

 

Thekse nga fjala e shkrimtarit Isak Ahmeti

 

Shpreh gëzimin  tim që isha pjesë e këtij nderimi  për njeriun të cilin e kisha njohur nga viti 1969 .

 Ibrahim Rugova ishte  Ai, që kishte ndikuar fuqishëm që unë të merresha me letërsi dhe me përkthime. Insistimi i tij vinte , ngase unë që atëher njihja gjuhën gjermane dhe italiane  dhe ndoshta mund të isha krejt i vetëm si student që njihja keto dy gjuhë. I inkurajuar nga Ai, unë  në vitin 1988, botova antologjinë e poezisë  gjermane me titull „ Qumështi i zi i agimit „ të cilin titull e zgjodha nga  libri i autorit gjerman me prejardhje ebreje Paul Celan ( I cili kishte perjetuar edhe holokaustin), “ Todes fuge “ ( Fuga e vdekjes ). Ky ishte një titull shumë simbolik, ngase edhe Kosova atëher gjendej në fugen e vdekjes.

Në promovimin e këtij libri, pata nderin që ta kem mysafir  Dr. Ibrahim Rugovën, i cili ishte kryetar i Shoqates së Shkrimtarëve të Kosovës, ku ai  me vete kishte marrë edhe stafin e tij; Engjëll Sedajn, Milazim Krasniqin dhe Ramadan Musliun.

Pas promovimit  ishim të ftuar në një darkë  nga Don Tunaj, famullitar i atëhershëm në kishën e Letnicës  dhe në viziten që i bëmë kishes, Ibrahim Rugova tha se në holin e kësaj kishe ku po shkelim edhe ne, ka ecur i madhi Pjeter Bogdani, i cili siç dihet, ka shërbyer  në kishen e Letnicës.

 Pjeter Bogdani  në shekullin e 17-te ka organizuar dhe udhëhequr kryengritjen  shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Edhe Ibrahim Rugova ka  organizuar dhe ka udhëhequr  popullin e tij kundër një perandorie tjetër , asaj të Sërbisë. Nderi dhe Lavdia, qofshin mbi ta.

 

Thekse nga fjala e Enver Byryqit

(Autori i librit „ Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves“)

 

 Këtë libër- studim, isha i  motivuar për ta shkruar në vitin 2006, kur isha për studime në institutin për paqe, pranë  Universitetit të Kaselit.  Po gërmoja në arkivin e lëtij Universiteti kur  gjeta një shkrim  të vitit 2002, të botuar në gazetën prestigjioze gjermane „ Die Welt“. Aty artikullshkruesi po  shkruante se Dr.  Rugova gjate vizitës në Berlin,  kishte bër një sfidë të paparë e të padëgjuar ndonjëherë. Pas një hakerrimi të Kancelarit të atëhershëm gjerman,  Shrëder  ndaj Rugoves, për shkak të aktiviteteve të UÇK-së  në Maqedoni, për prishjen e paqes etj, duke përkujtuar edhe se Gjermania dhe Evropa kishin ndihmuar në çlirimin e Kosovës  dhe nuk mund të na shpërbleni me këto qëndrime ekstremiste te shqiptarëve tuaj..., etj, Rugova pas dëgjimit gjysëmorësh të tij, ishte përgjigjur: „ Zoti Kancelar, ju falënderoj për gjithçka  çfarë thatë, por mos u mërzisni se do të bëhet mirë „

 Kjo sfidë e cuditëshme përmban një filozofi me kuptimin e qëndresës, urtësisë, durimit, kundershtisë, refuzimit, përcaktimit për të ardhmen, joinferioritetin, barabarsinë  etj, dhe këtë mund ta bënte vetëm Rugova, sepse kishte formuar një integritet  të personalitetit të respektuar në kancelaritë e Evropës dhe Amerikës.

Unë kam percjellur me vëmendje e në vazhdimësi nga viti 1990 e më parë çdo fjalë dhe çdo paraqitje të Dr. Rugoves  dhe mendoj se, Ai e konsideroi veten e tij si një Zot Shtëpie që duhet t’i ruaj , t’i mbrojë e  t’i udhëheq anëtarët e familjes në fitore.

 Fatkeqsishtë këtë cilësi të admirueshme të tij, nuk e kishin dhe akoma nuk e kanë politikanët shqiptarë.

 

Ibrahim Rugova është i vetmi personalitet historik shqiptar i të gjitha kohërave, që ndryshoi tërsisht platformen politike të qëndresës dhe fitores. Ai ndërtoi imazhin e ri  në botë për shqiptarët, për politikën shqiptare dhe për elitën  shqiptare. Ai është unikat, që ndërtoi një politikë të cilën e mbështetën  të gjithë banorët  e shtetit të tij, duke formuar Pavarësinë në trurin, ndjenjat dhe në qenjen e njeriut shqiptar të Kosovës.

 

Engjëll  Koliqi, laureati i „ Cmimit Martin Camaj“

 

pata fatin që  si nip I  Imzot Don Lush Gjergjit,,  Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën , ta njoh për së afërmi,

 Ai  ishte aq  i  zgjuar dhe aq i mençur, që si ekstremist shumë i madh i  çështjes kombëtare, para botës arriti të tregohej si i moderuar.

Libri im është një përpjekje për të ndriquar figurën e idolit tim Ibrahim Rugoves, falë imitimit të të cilit unë këto ditë mora edhe titullin Ambasador i Paqes.



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora