E shtune, 18.01.2025, 10:13 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Jahë Sadrija: Katër festa u kremtuan për një ditë në fshatin Babaj Bokë të Gjakovës!

E merkure, 21.12.2011, 08:03 PM


Katër festa u kremtuan për një ditë në fshatin, Babaj Bokë të Gjakovës!

 

Përvjetori i 99 i Flamurit Kombëtar, Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Zbulimi i  Lapidarit për 12 Martirët e Riemërtimi i shkollës!

 

Nga Jahë Sadrija

Jahesadrij@live.com

 

Qindra e qindra qytetarë ishin mbledhur sot në fshatin kodrinoro-malor Babaj Bokë, që shtrihet në veri-perëndim  të Gjakovës, me rrugën e asfaltuar 10 km dhe rrëzë maleve të Qerretit, që shtrihen këndej e andej kufirit shqiptaro-shqiptar për të kremtuar 4 festa. Fshati ka  ifrastrukturë të rregulluar. Banorët e këtushëm merren me bujqësi dhe blegtori, pasi  kushtet ua mundsojnë këto veprimtari. Nuk mungon as numri i shkollarëve, që të kaluarën e hidhur e krenare nuk e lënë  në harresë. Këtë më së miri e dëshmon dita e sotme me zbulimin e Lapidarit për 12 Martirët e fshatrave, Babaj Bokë e Duzhne, si dhe riemërtimi i shkollës Fillore të Mesme të Ulët, nga “Fahri Hoxha” në emër të ri “ZENEL SADIKU”.

  Me Himnin Kombëtar e pastaj me një minutë heshtje në ndrim të luftëtarëve të rënë për Liri, Ajete Hajdari e shpalli të hapur Manifestimin. Të pranishëm ishin: Përfaqësues komunalë nga Gjakova, Bajram Curri e Tropoja, familjarë të Dëshmorëve, Invalidë të luftës, Veteranë etj. Pas prezentimit të agjendës nga moderatorja, fjalën e mori z. Pal Lekaj, kryetar i KK-Gjakovë, i cili mes tjerash tha: ”Falenderimi për të sotmen në liri u takon: Dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që derdhen gjakun e djersën, për t’u bërë vulë e së sotmes dhe së ardhmes sonë”.

  Në emër të banorëve të fshatit, të pranishmit i përshëdeti veprimtari, Hasan Sadriu, për të thënë “E kaluara dhe e sotmja nuk janë të largëta, na duket sikur po i shohim. Nderimi ynë për luftëtarrët e rënë, me ngritjen e këtij lapidari, është minimum i simbolikës për ta”. Më pas z. Sadriu, i hodhi një vështrim të kaluarës së dhembshme e krenare për fshatrat, Babaj-Bokë e Duzhne, duke rikujtuar nga një  biografi të shkurtër për Martirët. Një kuptim të veçantë jetës këtu i dha puna e palodhshme e Veprimtarit të çështjes Kombëtare dhe ish i burgosurit politik nga ky fshat, tashmë i ndjeri Zenel Sadiku. Në emër të familjarëve të martirëve të pranishmit i përshëndeti, Ramë Tali, vëllai i martirit. U ndanë edhe disa Mirënjohje, për ata që ndihmuan në ngritjen e Lapidarit.

  Zbulimin e Lapidarit, pikërisht në ora 12:37 min. e bënë, Pal Lekaj, familjarë e përsonalitete. Në dy krahët e lapidarit ishin gdhendur me kujdes fotografitë me emra e mbiemra të Martirëve si dhe vitet e lindjes e të rënjes së tyre. Ndërsa në krahun e mesëm ishte mbishkrimi, ”KRENARIA E BREZAVE QË VIJNË, LE TË MBETET GJAKU YNË”.

  Në vazhdim nuk munguan as recitalet e nxënësve të shkollës, kushtuar Martirëve të fshatit.            

      Martirët e fshatrave, Babaj Bokë e Duzhne: Miftar Tali 1965-1987, Zenun Bukolla 1947-1993  Musë Bukolla 1957-1993, Ali Rustemi 1973-1998, Gani Sadrija 1979-1999, Hamëz Hasani 1957-i pagjetur, Muhamet Miftari 1929-1999, Ali Kameri 1944-1999, Zenun Miftari 1952-1999, Shaban Bajrami 1972-1999 , Ismet Syla 1951-1999 dhe Ahmet Ahmeti 1943-1999.

   Një pjesë mjaft e rëndësishme e këti manifestimi ishte  edhe momenti kur  u bë zbulimi i pllakës për Riemertimin e shkollës fillore të fshatit, nga “Fahri Hoxha” në emër të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe ish të burgosurit politik nga ky fshat “ZENEL SADIKU”.



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora