E diele, 26.05.2024, 01:55 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Në Singen të Gjermanisë, aktivitete të shumta për festat e nëntorit?

E premte, 23.12.2011, 08:58 PM


 

Në Singen të Gjermanisë, aktivitete të shumta për festat e nëntorit?

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Për nderë të festave të nëntorit, Shoqata për Kulturë dhe Integrim "Rinia", organizoi tri aktivitete të rëndësishme dhe me shumë sukses, për të cilat kontribuan që të gjithë anëtarët e kësaj vatre të dalluar kulturore.

 

Festat e rëndësishme të nëntorit të cilave kurdoherë u gëzohen shqiptarët anë e kënd botës janë rast i mirë i organizimit të manifestimeve të shumta kulturore, sportive, letrare e atyre të tjera sidomos të bashkatdhetarëve në diasporë. Kështu, përvjetorin e ngritjes së flamurit të Kastriotëve në Krujë, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe datëlindjen së komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari, me aktivitete të shumta të suksesëshme dhe masovike i shënuan edhe bashkatdhetarët e tubuar rreth Shoqatës për Kulturë e Integrim „Rinia“ në Singen të Gjermanisë.

 

Ditë më parë, me moton "Ushqimi i shijshëm i bashkon njerëzit e mirë", në bashkëpunim me shoqatat gjermane të këtij qyteti, Gastmahl dhe Singener Tafel, u shtrua një drekë shqiptare e përbashkët e përgatitur nga tri familjet shqiptare që jetojnë në Singen në vigjilie të shënimit të Ditës së Flamurit kombëtar shqiptarë. Në sofrën shqiptare, kësaj here u tubuan 70 qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme, kurse nga përfaqësuesit e qytetit, dreka e shtruar me specialitete nga kuzhina shqiptare u vlerësua si „drekë që i përket piedestalit dhe si e veqantë“.

 

Për këtë organizim të mrekullueshëm dhe me rëndësi humanitare, u shprehën fjalë miradie nga të gjithë kurse zonjat Eva Pal, Jutta Ott dhe Frede Möhrle në drekën e përbashkët, me datën 25 nëntorë në Sofren e qytetit Singen, pos tjerash shprehën admirimin e tyre për organizimin e shqiptarëve në këtë nënqiell rreth Shoqatës „Rinia“.

 

"- Për ne janë të njohura datat e shenjëta nga historia e juaj e lavdishme si vulë e të arriturave, identitetit dhe krenarisë shqiptare, dhe se edhe ne u gëzohemi gëzimeve tuaja, e këte po na e mundësoni ju familje të nderuara të radhitura në shoqatën "Rinia", theksoi zonja Frede Möhrle, humaniste dhe mike e shquar e shqiptarëve.

 

-Unë krenohem me punën dhe aktivitetet e shoqatës tuaj në përgjithësi, jamë pjesë e juaja dhe ju përgjigjem me knaqësi ftesave tuaja në organizimet e mrekullueshme, vazhdoi zonja Jutta Ott.

 

Mbrëmje letrare-infuzion i shpirtit me vargje

 

- I gëzohemi ardhjes dhe prezantimit tuaj krijues të nderuar të poezisë shqipe në mërgim, si dhe pranisë tuaj, të nderuar mësues, studentë, artistë, veprimtarë, nxënës e miqë të fjalës së shkruar në qytetin Singen, ku jetojnë e punojnë shumë bashkatëdhetarë të cilët i përcjell një organizim i mirfillët dhe shumëdimensional.

 

Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Gjermani të cilën e përfaqëson sot krijuesi Hasan Qyqalla, së bashku me Shoqatën për kulturë dhe integrim "Rinia", për nderë të festave të nëntorit, organizojnë promovimin të librave me poezi “Nuset e erës”, “Kupolë e ëndërrave”, “Pasion ëndrre”, “Ëndrra e lisit”, “Atje ku më njohin zogjët”, të autorëve Xhevat Muqaku, Gongje Letmi- Begisholli, Milazim Kajtazi dhe Dan Gashi”.

 

Ishte ky një si medaljon i nismës së kësaj mbrëmjeje i theksuar nga moderatori Çerkin Bytyçi, i cili pa humbur kohë i prezantoi dy artistet e reja, Eli Qerimi dhe Nora Selca të cilat me tingujt e flautës dhe gitarës e begatuan këtë mbrëmje letrare. Autorët, në vazhdim paraqitën pjesë nga krijimtare e tyre letrare kurse për librat e botuar folën Muhamet Hoxhaj dhe Hasan Çyqalla.

 

Në pjesën e dytë, ora letrare vazhdoi me vargjet e ditarit të Musë Jupollit, të recituara nga artisti Mustafë Shabani, kurse me krijimet letrare, para të pranishmëve iu paraqitën shkrimtarët Çerkin Bytyçi, Hasan Qyqalla, Xhevat Muqaku, Gongje Letmi- Begisholli, Milazim Kajtazi dhe Dan Gashi të cilët u nderuan me duartrokitje frenetike nga të pranishmit e shumtë të cilët e përshëndetën këtë organizim letrar duke kërkuar që aktivitete të ngjashme duhet të organizohen më shpesh.

 

E reja Hamide Muqaku, lexoi një poezi për nënën Terezë në gjuhën gjermane të shkruar nga Hasan Çyqalla.

 

E përjetuan këtë infuzion të shpirtit me vargje" siq këndoi shumë herë poeti mirë i njohur Liman Zogaj, rreth 50 pjesëmarrës- miq të librit, një strukturë e dëshmuar akademike, në mesin e tyre edhe dy mikesha gjermane.

 

Tingëlloi ëmbël vargu letrar që ngërtehej në krijimet me titujt “zëri i vales”, krenaria, “Atëdheu- Çamëria”, “Familja”, “ëndrrat e arratisura”,”Anatomia e Flamurit”, “Kush jam unë”, “Në mërgim”,”Piktura e natyres shqiptare”, “Vera buzë Drinit të Bardhë”, “Kodra e pajtimit në Hoçën e Qytetit” etj.

 

Studentja Albiana Aliaj, prezantoi para të pranishmëve idenë, që nxënësit nevojtar të përkrahen në lëndet mësimore matematikë dhe gjermanisht si dhe organizimin e shkollës shqipe në vendbanimet e rrethit Konstanz. U theksua gadishmëria që të punohet në realizimin e këtij projekti madhorë.

 

Krijuesi Çerkin Bytyçi u angazhua që karavane të ngjashme sikur kësaj here me poetët e disporës të mos pushojnë duke u angazhuar për takimet me miqët e fjalës së shkruar në qytetet dhe vendbanimet ku punon dhe jeton mërgata shqiptare.

 

Pas përfundimit të mbrëmjes, z. Marash Gojani i ftoi të gjithë autorët dhe të pranishmit të shijojnë specialitetet e kuzhines tonë të pergaditura enkas nga familjet Hakaj, Imeri, Gashi, Gojani, Qerimi, Muqaku dhe Kryeziu.

 

Lexohej në fytyrat e pjesmarrësve kërshëria të takonin në këtë mbrëmje edhe përfaqësuesit e konsullatës së Kosovës né Stuttgart,veprimtarin e palodhur në Bukuresht, Baki Ymeri, të cilët në pamundësinë për të qenë të pranishëm në Singen, dërguan përshëndetjet më të përzemërta për pjesëmarrësit dhe suksese organizatorëve, knaqësia dhe etja që edhe në të ardhmen të këtë organizime të ngjashme.

 

Mbrëmja artistike, më vonë me këngëtarët Halil Kryeziu, Mehdi Gjocaj, Mustafë Gashi, instrumentistin Xhevat Memishi dhe grupin e vallëzimit "Rinia" kurorëzoi suksesshëm tri aktivitetet rreth kremtimit të 99 vjetorit të pavarësisë dhe festave të nëntorit në përgjithësi, me një pjesëmarrje masive të bashkatëdhetarëve tanë në Singen të Gjermanisë.

 

Kryesia e shoqatës për kulturë dhe integrim Rinia në Singen falenderon shoqatat e lartpërmendura për bashkpunim të mirë, zotrinjët Besim Bytyqi dhe Mehmet Osmanaj për sponsorimin e mbrëmjes artistike si dhe antarësinë e sajë për angazhim të mirëfillët.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora