E premte, 08.11.2024, 09:32 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: U themelua Shoqata Humanitare „Mërgimi“ Steyr

E hene, 02.01.2012, 07:58 PM


Synim, mbulimi i shpenzimeve për transportin e kufomave në vendlindje

U themelua Shoqata Humanitare „Mërgimi“ Steyr

01 Nr.12/11

Steyr, 17.12.2011

 

Nga Ramiz Selimi

 

Me 17.12.2011, me një vendim të marrë në mledhjen e organizuar me bashkëvendasit tonë në Steyr është formuar Shoqata Humanitare “Mergimi” në Steyr, Austri e Epërme.

Mbledhjen e hapi këshilli inicus i përbërë nga z. Miftar Zagragjaj, Nexhip Haliti dhe Besim Aruqaj. Ky i fundit fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrje në mbledhjen e parë. Në praninë e 150 të pranishmëve, në lokal të shoqatës “ Kosova” në Steyr, është themeluar Shoqata Humanitare “Mërgimi” në Steyr,Austria e Epërme. Pas theksimit të nevojës së themelimit të një shoqate të këtillë, të pranishmit vendosën për themelimin dhe zgjodhën kryesinë e kësaj shoqate prej 7 anëtarësh:

Kryetar u zgjodhë z. Miftar Zagragja, Nënkryetar z.Nexhip Haliti, Sekretar z.Besim Aruqaj, Arkatar z. Muhamed Mekolli, Menaxhimin-e-Kontos ja besuan zotërinjëve Bekim Islami, Sami Asani, dhe Bekim Zhabota.

Në fillim Miftar Zagragjaj i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falënderoj secilin veç e veç për kohën dhe mundin e dhënë për pjesëmarrje në ketë mbledhje. Në këtë mbledhje pjesmarrës nderi ishin edhe zoterinjtë Fatmir Elezi nga Ndërmarrja Pikëllimi i Gjermanisë, si dhe disa aktivist të ve?ant: z. Sylejman Shala, Mehdi Prushi, Ahmet Sallahu nga Linz-i, Xhavit Shabani, Fatime Blakaj, Miftar Kastrati. Disa aktivist e muarën fjalën dhe u shprehën se do t’a ndihmojnë këtë shoqat.

Emërtimi i Shoqatës ishte e para pikë në rend dite, duke vazhduar pastaj me pikën e dytë që ishte zgjedhja e kryesisë, kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe antarëve. Në pikën e tret u lexuan rregullorja dhe statusi i Shoqatës, për të lënë atë të ndryshme si pikë të fundit.

Emërtimi i shoqatës “Mërgimi” u bë pas leximit të rregullores dhe statutit pikë për pikë, pas një debati të shkurtër u aprovua njëzëri edhe rregullorja e statuti.

 

Me këtë rregullore percaktohet organizimi dhe puna e organëve të fondit të Shoqates,,Mërgimi“ në Steyr, për grumbullimin e mjeteve për qëllime humanitare, të Mergatës Shqiptare si dhe për, nevojate tjera  te popullit shqiptar, u tha në mbledhje.

 

U sqarua qëllimi i formimit të kësaj shoqate me anë të disa shembujve nga kryetari i posazgjedhur z. Miftar Zagragja i cili tha :

“Nëse ndonjë antari i ndodhë ndonjë fatkeqësi tragjike (vdekje) gjatë udhëtimit nga Austria dhe shtete tjera të Evropës, familjes së tij i mbulohen shpenzimet për transportimin e kufomes deri në vendlindje”. Ai vazhdoi me tutje “Të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi e kanë vetëm antarët e antarësuar dhe familja e ngusht, p.sh. prindi dhe ndonji musafir i rastit mundë t’i shfrytëzojn këto mjete. Ata ose ato qe dëshirojnë t’i bashkangjiten këtij fondi duhet të paguajnë nga muaji i parë i themelimit të fondit”.

Në mbledhje u tha gjithëashtu se Kryesia  e Shoqatës do të mban rregulli strikt me listën e antarëve. Nga lista u tha se mund të fshihen personat të cilët kanë vonesë në pagesën e antarësisë për dy muaj rresht. U dakorduan gjithashtu që udhëheqësit e fondit me tri nënshkrime të kenë të drejtën për tërheqjen e të hollave në rast nevoje, në mënyrë që të mos komplikohet puna

Në fund ata u bënë një apel të gjithë bashkëvendasëve tonë nga do që të jenë, të kyqen në menyrë vullnetare në ketë Shoqatë, për të mirën tonë, me moton “sa më shumë, aq më mirë”.

Mjetet e fondit do të krijohen nga antarësimi në ,,Shoqatën.Mërgimi- Steyr Antarsimi për antarët e ngusht të familjes do të vlen më nje ?ertifikatë vendbanimi në Austri u tha nga kryesia.

U vendos gjithëashtu edhe për shumën e pagesës që për fillim në një periudhë të caktuar kohore të ketë ndryshim. Në 6 mujorin e parë u vendos të jetë shuma prej 10,00-eu dhe më pastaj të reduktohet në, 5,00-eu, me arsyetimin se fondi fillon nga zerroja pasi të konstatohet sa antarë do t’i ketë të antarësuar në këtë periudhë kohore.

 

Shoqata e muar përsipër hapjen e kontos, ku personat e antarësuar të kenë mundësi qe deri në fund te janarit 2012 të kenë të gjitha mundësit e hapura për pagesë.

Njëherit kryesia i ftojë të gjithë mërgimtarët që jetojnë në Steyr e rrethinë që të kyçen në shoqatë, për të mirën tyre. Kjo shoqatë humanitare, ka vetëm qëllime humanitare, u potencua edhe njëherë nga z. Zagragjaj, i cili edhe njëherë kërkoj  nga bashkëvendësit që të kontribuojnë këtu sepse do t’u ndihmojë atyre personalisht në dërgimin e kufomave në vendlindje. Ai tha se, vetëm një shumë të vogël të parave që e shfrytëzojni për ahëngje në fund javes,do të ju mjafton që t’i keni shërbimet tona.

 

Ai poashtu kërkoi që në të ardhmen të mos ndërmerrët asnjë aksion për grumbullimin e ndihmave për rastet e vdekjes së bashkëatdhetarëve, të cilët nuk janë antarësuar në fond. Ky propozim u miratua njëzërit nga të pranishmit.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora