Udhëpërshkrim
Manifestimet në Heilbron kanë vlera kulturore dhe kombëtare
E hene, 02.01.2012, 08:01 PM
Në pranin e mbi 600 pjesëmarrësve dhe në një atmosfer festive, me rastin e Dites së Flamurit 28- Nëntorit , Dites së madhe të Pavarësisë se Shqipërisë, Këshillit Organizativ Kombëtar ne Heilbron organizoj një manifestim kulturo-artistik i pergaditur nga nxënsit dhe të rinjt e Heilbronit në bashkpunim me arsimtaret. Pas intonimit te hymnit kombëtar tubimin festiv e shpalli te hapur kryetari i këshillit kombëtar ne Heilbron zot. Abaz Imeri përshëndeti të gjithë të pranishmit , ai ndër të tjera potencoi se: 28 Nëntori na kujton Skenderbeun, ne clirimin e Shqipëris të shekullit XV , na kujton Ismajl Qemajlin me qindra Atdhetarët të tjer, ne shpalljen e pavarësisë së Shqipëris me 28-Nentor-1912, na kujton edhe Adem Jasharin, që ka merita te mëdha në organizimin e luftes clirimtare dhe clirimin e Kosoves, ishte i pari qe organizoj rezistenc te hapur dhe të armatosur kunder forcave pushtuese te milicis e ushtris serbe, zot. Abaz Imeri nder të tjera potencoi se Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2011, e gjen shtetin demokratik të Kosovës te lire dhe te pavarur në rrugën e pandalshme të integrimit në institucionet euroatlantike, natyrisht fal edhe kontributit te Liderit shpirtror dhe politik , Presidentit Historik te Kosoves: Dr. Ibrahim Rugova. Dy Moderatoret e Heilbronit programmi kulturo-artistik e moderuan Majlinda Imeri dhe Trendeilina Kryeziu ku ne fillim ia dhanë fjalen veprimtarit zot. Skender Alimetaj qe ta mbaj fjalen e rastit për nderë të
28-Nentorit., zot. Skender Alimetaj pasi përshëndeti te pranishmit ai foli për rolin dhe rendësin e 28-Nentorit ku është përcjell me vëmendje nga të pranishmit.
Madheshtin kesaj mbremje ja shtoi prezenca e Institucioneve te Kosoves, mysafir ne salle ishte Konzulli i konzullates se Republikes se Kosoves ne
Astrit Zemaj, i cili pershendeti te pranishmit dhe uroj festen e flamurit zotri Zemaj uroj qe aktivitetet e te rinjeve ne Heilbron me nxenesit dhe arsimtaret te jen edhe ne te ardhmen sepse Heilbroni vertet ka qen dhe vazhdon te mbetet vater e festave shteterore dhe atyre kombetare, ai nder te tjera potencoi se e kam then edhe me heret dhe po e perseris prap se nese duhet te mirret shembull se si duhet organizuar jeta e mergimetareve, jashte atedheut, atehere ejani dhe merrni shembull nga Heilbroni, keshtu u shpreh Konzulli i konzullates se Republikes se Kosoves ne Frankfurt zotri Astrit Zemaj.
Mysafir te pranishëm ne sallë ishin edhe kryetar te shoqatave te ndryeshme , personalitete te ndryshme te kultures , subjekteve politike etj. Mysafir te pranishëm ne sallë ishte Xhafer Leci aktivist i vjeter dhe i pa lodhur gjere me sot njeherit shum i nderuar nga bashkeatdhetaret e Heilbronit mandej Mejdi Lacaj aktivist , mandej Ibrahim Ukhaxha pjesmarres i UCK-se , mandej Agim Alickaj aktivist, mysafir ne sall ishte edhe aktori i ri nga Drenica zotri Diar Xani.
Ajo qka vlen te theksohet se Manifestimet në Heilbron kanë vlera kulturore dhe kombëtare sepse nxënsit dhe te rinjt e Heilbronit mësojn dhe perkujtojn historin ton kombëtare. Dëshmi e kësaj jan talenti i tyre duke mbajtur gjallë kulturë dhe traditen shqiptare qe shëndrisin me veshjet kombëtare të nxënsve dhe të rinjëve me vallet dhe kënget e tyre të bukura , me recitimet per dëshmorët tanë me në krye Adem Jashari si dhe për Presidentin Historik të Kosoves Dr. Ibrahim Rugova
Vlen te theksohet se recituan : Arbnora Sadiku , Donjeta Kaludra, Ilirida Sadiku , Learta Sadiku , mirpo ajo qe la pershtypje shum te mire te publiku dhe u kthyen per here te dyte te recitojn ishin dy vogelushet shum te talentuara Rozana Imeri dhe Dorina Kaludra, po ashtu te lartepermendurat si dhe Laura Kryeziu, Emine Shipoli, vallezuan me veshe kombetare te cilat u duartrokiten pa nderpre nga publiku. Po ashtu Keshillin ndihmojn edhe shum te rinjë te Heilbronit si Bujar Delijaj, Arben Gashi, Denis Shala, Arlind Imeri , Rasim Latifi, Granit Shala, Pajtim Krasniqi, Arianit Imeri , Mergim Kalludra ,Ardian Alimetaj , Fadil Delijaj, Taulant Kryeziu, Mergim Kaludra e shum tjere. Vlen te theksohet se me nxënsit dhe te rinjët e Heilbronit punojn pedagoget: Abaz Imeri , Bedri Kryeziu dhe Emin Demaj . Dekorimin e salles zakonisht e bën Naser Sadiku , Cen Berisha , Xhafer Mehmetukaj , Mustaf Demaj , Arben Demaj etj. U kenduan këngë patriotike , festive si dhe tër publiku u hodh në valle gjerë në oret e vona me këngëtaren e mirnjohur Antoneta Krasniqi dhe kengetarin nga Heilbronni Bahri Demiri , Instrumentalistet ishin kesaj radhe Bedri Kryeziu dhe Ukshin Demiri, po ashtu vlen te thekesohet se ritem te mrekullueshem i dhan dy tupangjinjet Gezim Morina dhe Afrim Demiri . Keshilli Organizativ falenderon te gjithë ata qe dhanë kontribut për organizimin e këtij manifestimi.