E enjte, 16.05.2024, 04:26 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Seveme Fetiqi- Preteni: Kremtim i denjë i 20- vjetorit të themelimit të Shoqatës ''Dardania''

E hene, 02.01.2012, 08:57 PM


Mbresa nga kremtimi i denjë i 20- vjetorit të themelimit të Shoqatës „DARDANIA“ në Manhajm të Gjermanisë

 

Nga Seveme Fetiqi- Preteni

 

Në sallën e mbushur plot me bashkatëdhetarë,mbrëmë më 18.12.11 në Manhajm u mbajt Manifestimi  I 20-vjetorit të Themelimit te Shoqatës “DARDANIA” Manhajm.Në këtë manifestim përpos shumë të ftuarve dhe mysafirëve e bashkatdhetarëve dhe gjermanëve nga Organizatat e ndryshme,si dhe Mediave të njohura dhe të dëshmuara,ishte i pranishëm edhe Konsulli  Z.Faket Kajtazi ,si dhe e ftuara nga Kosova Deputetja nga Vushtrria Znj.Xhevahire Izmaku e cila ishte e ftuar që ta merr fjalën përshëndetëse ku me shume emocione tha se populli shqiptar në mërgatë duhet të integrohet në cdo pore të jetës dhe punës aty ku vepron,por njëkohsisht duhet ta luftojë me të gjitha forcat e mundshme, asimilimin e përgjithshëm.Edhe Konsulli Z.Faket Kajtazi e përshendeti dhe e përgëzoi këtë Shoqate për 20-Vjetorin e saj dhe punën e palodhshme që bëri kjo Shoqate dy dekada në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të larta kombëtare si dhe parandalimin e asimilimit të fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë. Kryetari i kësaj Shoqate Z.Naser Hoxha pas fjalës përshëndetëse foli në mënyrë kronologjike për historikun e kësaj Shoqate duke i treguar përmes kinoprojektorit të pregaditura sukseset dhe të arriturat që kjo shoqate brenda këtyre dy dekadave kishte arrijtur duke iu falënderuar aktivistve dhe bashkatdhetarëve që veprojnë dhe punojnë me përkushtim.Në moderimin simpatik të këngëtarit Driton Gashi u prezantuan valltarët e shkollës së vallëzimit „SHOTA“ nga Zvicra të cilët u prezantuan me valle të bukura nga të gjitha trojet shqiptare si dhe shkëlqyen me elegancën e vallëzimit dhe garderobën e tyre të mrekullueshme.Poashtu grupi  i valltareve të reja të Shoqatës“ILIRIA” nga Heidelbergu,të udhëhequra nga Koreografja e vyer Z.Ilberije Raad e fascinuan publikun me vallet e tyre të bukura shqiptare nga të gjitha trojet tona duke dëshmuar se fëmijtë tanë me kënaqësi vallëzojnë vallet shqiptare dhe i mbajnë në zemër traditat tona të cilat nuk mund të zbehen kurrë.Si sorkadhe dhe shqiponja, u prezantuan para publikut dhe i dhanë një ngjyre të bukur kuq e zi kësaj mbrëmjeje.Me këngët e bukura korqare u prezantua edhe këngëtari i mirënjohur në mërgatë, Driton Gashi si dhe grupe të ndryshme muzikore profesionale,e bija e këngëtarit të mirënjohur Luan Hajra,me qifteli u prezantua edhe këngëtarja Znj.Fahrije Krasniqi.Në fund kryetari i shoqatës Z.Naser Hoxha në emër të Kryesisë së Shoqatës ndajti mirënjohjet për aktivistët ,grupet dhe mësimdhënësit që kontribuan për sukseset e arritura të kësaj Shoqate. Pas këtij programi të pasur kulturo –artistik mysafirët u shërbyen nga kuzhina e pasur me gjëra ushqimore tradicionale shqiptare të cilat i kishin pregaditur duartë e arta të bashkatdhetareve tona të vyera dhe punëtore.Në fund me përcjelljen e këngëve të bukura të këngëtarëve ,bashkatdhetarët tanë hedhën valle ,u fotografuan ,u argëtuan si është më së miri deri në orët e vona.Për ngjyrën më të bukur të kësaj mbrëmjeje dhe manifestimi, flasin edhe këto foto të bukura që dëshmojnë se dita më ditë ne në diasporë po deshmojme bindshem se jemi të gatshëm që mallin tonë kurbetqarë ta shndërrojmë në vlera të arta dhe të larta artistike shqiptare dhe autoktone.Në emrin tim dhe në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve në Gjermani i dëshiroj kësaj Shoqate edhe shume suksese në vazhdim të punës së tyre krijuese si dhe ju falënderoj per ftesën.

Kryetari i Shoqates "DARDANIA"ne Manhajm Z.Naser Hoxha

Valltaret e shkolles se vallezimit "SHOTA"nga Zvicra

Valle te bukura autoktone shqiptare

Me Deputeten,miken dhe vendasen e dashur Z.Xhevahire Izmaku

Koreografja e grupit te valltareve "ILIRIA"ne Heidelberg,Ilberije Raad me valltaret e veta te bukura

Valle te bukura te valltareve "ILIRIA"

Nje grup aktivistesh te Shoqates "ILIRIA"ne Heidelberg me Z.Xhevahire Izmaku

Kengetarja Fahrije Krasniqi me qifteli

Kryetari i Shoqates duke nda mirenjohjet per aktivistet dhe punetoret e palodhshem te kesaj Shoqate

Nje grup aktivistesh ne prani te Konsullit Z.Faket Kajtazit dhe Deputetes Z.Xhevahire Izmaku

Nje grup aktivistesh

Amblemi i shkolles se vallezimit "SHOTA"ne Zvicer



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora