E premte, 08.11.2024, 08:29 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Muharrem Sfarqa: Mustafa - Vëllezërit Gashi shembull se çfarë bënë njerëzit e LDK-së për Kosovën

E enjte, 26.01.2012, 07:59 PM


Mustafa: Vëllezërit Gashi shembull se çfarë bënë njerëzit e LDK-së për Kosovën

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Akademi përkujtimore e Degës së LDK-së në Gjermani dhe Kuvendi Komunal i Kastriotit

 

Në organizim të përbashkët të degës së LDK-së së Gjermanisë dhe Kuvendit Komunal, në Kastriot u përkujtuan vëllezërit Abedin e Muhedin Gashi në një tubim nderues ku morën pjesë bashkëveprimtarë, bashkëpunëtorë, familjarë, mërgimtarë nga Gjermania e musafirë, në mesin e të cilëve kryetari i LDK-së së Kosovës Dr. Isa Mustafa, me bashkëpunëtor, deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve (Krasniqi, Zemaj, Lladrovci, Rraci etj), shkrimtarë, poetë e publicist.

 

Abedini ishte pjesë e lëvizjeve të mëdha për Kosovën

 

Tubimin e hapi kryetari i Komunës së Kastriotit Mehmet Krasniqi i cili tha se jeta dhe vepra e vëllezërve Gashi ishte sinonim i angazhimit të qytetarëve të qytetit të dritës se si duhet përkushtuar me devotshmëri veprimtarisë për lirinë e Kosovës. Që të dy veprimtarinë e tyre e zhvilluan brenda strukturave të organizuara të LDK-së, si në Kastriot ku veproi Muhedini, ashtu edhe në Gjermani ku ishte në ballë të çdo aktiviteti vëllau tjetër Abedini. Nderimi për ta është sa obligim aq edhe nderë, sidomos për ne që patëm fatin të punojmë me ta në rrethana shumë të rënda për Kosovën.

Kryetari i degës së LDK-së për Gjermani Qazim Bajgoraliu në fjalën e tij të rastit për bashkëpunëtorin dhe bashkëveprimtarin e tij Abedin Gashin tha se ai ishte një veprimtar i mërgatës sonë me virtyte të larta patriotike dhe morale, i cili ishte në ballë të çdo aktiviteti politik dhe humanitar që ishin të lidhura drejtpërdrejt me çështjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës. Duke qenë udhëheqës i lartë i degës së LDK-së së Gjermanisë, ai ishte pjesë e proceseve të mëdha të Kosovës, për të cilat punoi pandërprerë me vendosmëri dhe vetëmohim shembullor. Emblema e LDK-së dhe emri i presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ishin lidhja e tij emocionale e shpirërore.

Zëdhënësi i degës së LDK-së për Gjermani Muharrem Sfarqa i bëri një vështrim përfshirjes së figurës së veprimtarit Abedin Gashit si personazh në krijimtarinë letrare dhe publicistike të shkrimtarëve, poetëve e publicistëve si; Ali Podrimja, Adem Gashi, Sabit Rrustemi, Faruk Tasholli, Mentor Thaçi, Magjun Smajli, Muharrem Ramabaja etj, të cilët njohën nga afër karizmën e tij të veçantë patriotike e morale dhe figurën e tij e ndriçuan me krijimtari dhe vargje përkushtuese poetike.

 

Një rrugë me emrin e vëllezërve Gashi

 

Kryetari i LDK- së Dr. Isa Mustafa duke iu drejtuar të pranishmëve të këtij evenimenti nderues tha se vëllezërit Gashi janë edhe një shembull nga shembujt e shumtë se çfarë bën njerëzit e LDK-së për Kosovën, të cilët ishin të rreshtuar në vizionin rugovian për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e saj. Jam i nderuar që gjatë qëndrimit tim në Gjermani si ministër për financa i qeverisë së Kosovës njoha nga afër Abedin Gashin me të cilin punuam së bashku në fondin e Republikës së Kosovës i cili mbajti gjallë jetën institucionale të shqiptarëve të Kosovës në periudhën më të rëndë të saj nën okupim, prandaj nderimi që u bëhet atyre është një mirënjohje edhe ndaj të gjithë mërgimtarëve që ndanë kafshatën e gojës për jetësimin e idealit të lirisë. Ne si LDK, si edhe me këtë rast do të tregojmë kujdesin dhe falënderimin tonë të përhershëm, ndaj të gjithë atyre që kontribuan për të mirën e Kosovës, pa ndihmën e të cilëve Kosova nuk do të gjendej aty ku është sot. Funksionimi i shtetit juridik ku ligji do të përcaktoj sjelljen e qytetarëve të saj ndaj shtetit dhe jetës mbetet synim i yni dhe realizim i dëshirës së të gjithë atyre që sot nuk janë në mesin e të gjallëve e që ëndërronin një shtet të cilin na mbetet që ta bëjmë ne.

Në këtë tubim kryetari i Komunës së Kastriotit Mehmet Krasniqi, familjes Gashi ia dorëzoi mirënjohjen e dhënë nga Kuvendi Komunal. Ai gjithashtu bëri publik vendimin e këtij institucioni mbi emërtimin e njërës nga rrugët kryesore të Kastriotit me emrin e vëllezërve Gashi. Këtij tubimi i kishin arritur edhe një numër telegramesh përshëndetëse nga individ dhe subjekte politike nga vendi dhe mërgata shqiptare. Duke u falënderuar në emër të familjes Gashi, veprimtari i LDK-së së Gjermanisë Muharrem Gashi u zotua se ata do të ndjekin shembullin e prindërve të tyre dhe do të jenë përkrahësit dhe realizuesit e cdo detyre që parashtron kjo parti politike me të cilën identifikohen edhe ata.

Ky tubim nderues e përkujtues përfundoi me një program të shkurtër kulturor, nën ekzekutimin e tingujve me piano të veprave të kompozitorëve të njohur botëror nga pianistja e njohur shqiptare Pranvera Hoxha.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ukshin Zajmi: Përfundoi Festivali Kombëtar i Dramës Shqiptare “Talia e Flakës 2012” Skënder Korça: Festivali i nëntë - spektakular i imazhit shqiptar Abas Fejzullahi: E vërteta rreth çështjes së Bashkimit Kombëtar Ukshin Zajmi: “Tri dekada lirie” Akademi Solemne për hapjen zyrtare të “Flakës se sivjeme të Janarit” Asllan Dibrani: Ndërrimi i motmoteve u shënua edhe në Baden-Baden Gjermani! Tefta Radi: ''Nermin Vlora Falaschi” merr pjesë në Forumin ndërkombëtar të Gruas për zhvillim të qëndruershëm, Pekin Mehmet Latifi: Post festum - “Dasma Shqiptare në Preshevë e rrethinë, dikur dhe sot” Ramiz Selimi: U themelua Shoqata Humanitare „Mërgimi“ Steyr Blerina Malaj: Pranë bebeve të braktisura në Maternitetin e Tiranës Engjëll Koliqi: E bekuar qoftë Shqipëria - mbi të gjitha Trojet Arbërore Seveme Fetiqi- Preteni: Kremtim i denjë i 20- vjetorit të themelimit të Shoqatës ''Dardania'' Manifestimet në Heilbron kanë vlera kulturore dhe kombëtare Ramiz Selimi: Nënkryetari i Linz-it mbledhë shoqatat shqiptare Ben Andoni: Sqepi i Skënderbeut Baki Ymeri: Si u kremtua Dita e Flamurit në Bukuresht Mejdi Laçaj: Manifestim solemn, dinjitoz, kulturor e kombëtar Xhevat Muqaku: Në Singen të Gjermanisë, aktivitete të shumta për festat e nëntorit? Ramiz Selimi: Shkolla shqipe ''Dituria'', promotor i vlerave kombëtare Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës Jahë Sadrija: Katër festa u kremtuan për një ditë në fshatin Babaj Bokë të Gjakovës!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora