Udhëpërshkrim
Tefta Radi: ''Nermin Vlora Falaschi” merr pjesë në Forumin ndërkombëtar të Gruas për zhvillim të qëndruershëm, Pekin
E marte, 03.01.2012, 08:58 PM
Fondacioni ''Nermin Vlora Falaschi” merr pjesë në Forumin ndërkombëtar të Gruas për zhvillim të qëndruershëm, që u mbajt në Pekin nga data 8-12 nëntor 2011. dhe vlerësohet me cmimin e Madh.
Nga Tefta Radi
Me ftesë të Zv.Presidentes të Federatës të Grave të Kinës zonjës SONG Xiuya, një delegacioni i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, ka marrë pjesë ,në Forumin Ndërkombëtar për Gratë dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, që u mbajt në Pekin nga data 8-12 nëntor 2011.
Forumi u mbajt nga federatat e të gjitha grave kineze (ACËF). me mbështetjen e Qeverisë Komunale të Popullit të Pekinit dhe mbështetjen teknike të sekretariatit të Strategjisë se Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e katastrofave.
OKB-ja do të mbajë Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Brazil në vitin 2012 ( Rio +20), në përkujtim të 20-vjetorit të Samitit të Tokës Mbledhja e parë e OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm, eshtë mbajtur në Rio de Zhaneiro në vitin 1992.
Në Forum muarën pjesë rreth 300 gra lidere të shquara në fusha të ndryshme dhe sektorë nga e gjithë bota, duke përfshirë ministra dhe zyrtarë të lartë qeveritarë, përgjegjës për çështjet gjinore dhe problemet e zhvillimit, personalitete të nivelit të lartë si dhe zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.
Për vetë rëndësinë që kishte mbajtja e këtij Forumi, ceremonia u bë në Pallatin e Madh Popullor, një sallë gjigande, prrallore për nga ndërtimi dhe ndricimi.
Fjala e hapjes u mbajt nga zonja SONG Xiuyan, organizuese e Forumit, zv Presidente dhe Anëtarja e Parë e Sekretariatit të Federatave të të gjitha Grave kineze.
Pas përshëndetjes që bëri Presidente e Federatës së Grave Kineze, njëherësh edhe nënkryetare e Parlamentit të Kinës zonja Chen Zhili, e muarën fjalën
Kryetar i Shtetit të Kinës dhe i dërguari nga Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara z.Banki Mun.
Në këtë ceremony madhështore foli edhe First leidi e Maqedonisë zonja Maja Ivanovna.
Diskutimet:
Në Forum u diskutua dhe debatua për tre tema:
1. Politika e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Planifikimit: zërat e grave
2. Ekonomia e gjelbër dhe përgjegjësia Sociale e Korporatës: mundësitë dhe sfidat.
3. Risia për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe roli i grave.
Forumi i a arriti qëllimit kryesor duke ofruar një mundësi për shkëmbimin e njohurive, progresin dhe sfidat brenda temës se grave dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.
Sikurse u nënvizua edhe në Deklaratën përfundimtare, Forumi arriti objektivat e përcaktuara, që janë:
1. U shqyrtua përparim dhe u përcaktuan sfidat në ndjekjen e zhvillimit të qëndrueshëm nga një perspektivë gjinore.
2. Për të siguruar angazhimin shumë të nevojshem politik, për fuqizimin e grave dhe integrimit gjinor në procesin drejt zhvillimit të qëndrueshëm
3. Për të diskutuar mbi mundësitë dhe sfidat në ekonominë e gjelbër dhe zhvillim
4 . U shkëmbyen arritjet dhe njohuritë nga vendet pjesmarrëse dhe diskutantet, duke i vlerësua si një risi, për zhvillimin e qëndrueshëm.
Delegacioni i Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” diskutoi në seancën Plenare nr.2, lidhur me:”Politikat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Planifikimi dhe ngritja e zërit të masës së Grave “
. Me konsensus të plotë, Forumi miratoi një deklaratë , ku nshtrohen detyrat për rolin që duhet të luajnë gratë
Për zhvillimit të qëndrueshëm, bazuar në diskutimet dhe debatet që u bënë në Forum. Mbi këtë bazë do të diskutohet në
Rio +20 në Brazil, ku do të marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe krerët e qeverive të botës në vitin 2012.
Konferenca e tretë:
Forumi u mbajt në 4 konferenca plenare.Delegacionit të grave shqiptare I takoi të bëhet protoganiste në Konferencën e dytë, që debatoi lidhur me:Politikat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe planifikimi I zërit të grave.Diskutanttet u fokusuan në udhëheqjen e grave, pjesmarrjen active në politikë dhe proceset vendimarrëse për zhvillim të qëndrueshëm.
Në respekt të delegacionit të gruas shqiptare, jo betim që ishte vendosur në presidium kryetarja e delegacionit, por, si për asnjë delegacion tjetërm u ra dakord nga moderatorja që në këtë seancë diskutimi nga Shqipëria të merrte dyfishin e kohës, duke krijuar mundësinë për të diskutuar kryetarja e delegacionit dhe intelektualja Rajmonda Stefa.
Diskutimet ndezën sallën, nxitën debatin dhe u pritën me duartrokitje, duke thirrur “Bravo Albania”.
Vlerësimi i Delegacionit të grave shqiptare.
Delegacioni Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, është vlerësuar si asnjë delegacion tjetër , pjesmarrës në këtë Forum Ndërkombëtar të gruas.Federata e Grave Kineze, kishte hartuar një program të vecantë për delegacionin shqiptar, duke treguar një përkujdesje dhe vlerësim të jashtëzakonshëm, qëniste, që nga mbrritja në areport në datën 8 nëntor dhe deri në përcjelljen, më 12 nëntor.
Pritje zyrtare:
Delegacioni pati një pritje shumë të përzrmërt dhe miqësore nga zv.Presidente e Federatës së Grave Kombëtare të Kinës, zonja SONG Xiuyan.
Kryetare e delegacionit, ishte ndër 5 gratë te vendosura në Presidium.
Në panelin, që drejtori seancën e dytë.të Forumit,të përbërë nga 5 zonja, personalitete nga vende të botës, ishte edhe kryetarja e delegacionit të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”.
Diskutimi i dyfishtë.
Në respekt të delegacionit të gruas shqiptare, u ra dakord nga moderatorja, që në këtë seancë, diskutimi nga Shqipëria, të bëhej në dyfishin e kohës, një përjashtim I vetëm ky.Në këtë mënyrë u bënë dy diskutime:Nga kryetarja e delegacionit dhe anëtarja e këtij delegacioni, intelektualja Rajmonda Stefa.
Diskutimet ndezën sallën, nxitën debatin dhe u pritën me duartrokitje, duke thirrur “Bravo Albania”.
“Nermin Vlora Falaschi”, sjell trofenë për gruan shqiptare.
Në ceremoninë përmbyllëse të Forumit, u bë edhe vlerësimi i 12 grave , personalitete që kanë dhënë kontribut të shquar, për mbështetjen, vlerësimin dhe punën e pandëprerë me masën e grave, për të arritur barazinë gjinore dhe vendosur gruan në vendin që i takon.
Në këtë numur grash të vlerësuara, ishin zonjat e para të disa shteteve, deputete të disa vendeve në zhvillim, shkencëtare, parlamentare të Europës.
Në këtë numur kaq të pakët, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e 300 lidereve nga e gjithë bota, mori çmimin e madh edhe Fondacionit“Nermin Vlora Falaschi” Presidente e këtij Fondacioni, gazetarja Zenepe Luka, teksa është ngjitur në podium për të marrë cmimin, salla ka thirrur në një zë të vetëm:Albania, bravo Albani”.
Në momentin kur Presidente e Fedetarës së Grave të Kinës dhe zv.Kryetare e Parlamentit të Kinës, zonja Chen Zhili., dorëzoi çmimin, shqiptarja e vlerësuar, përmes emocionesh, i dorëzoi Asaj simbolin e Kombit: Shqiponjën e gdhendur në dru dhe flamurin shqiptar.
Ky cmim është i pari i këtyre përmasave, që shënon një sukses historikun e gruas shqiptare.
-Takime dhe bashkëbisedime:
Gjatë seancave, në pushimet midis tyre, në darkat dhe drekta e shtruara si dhe në kohën e lirë, pati një interes të vecantë për delegacionin e grave nga Shqipëria.Shumë delegacione nga vendet në zhvillim shpreheshin se nuk kishin pasur rast të dëgjonin dhe njiheshin me gra shqiptare.
Takime dhe bisedime të veçanta, delegacioni bëri:
Me zonjën CHEN Zhili, Presidente Federatës Kombëtare të Grave Kineze dhe Zv.Nënktyrtare e Parlamentit të Kinës.
Me zotin Guo Jinling Kryetari i Bashkisë së Pekinit
Delegacioni i Fondacionit Nermin Vlora, ishte i vetmi, që u prit në një takim nga zv Presidente e Federatës së Grave Kineze zonja Song Xiuyan..Biseda kaq e përzemërt, kulmoi me meocionet që solli dorëzimi i dhuratës titulluar “Loti i ngrirë në mermer”, për të cilën zonja Song, do të shprehej:”Lotin e gruas shqiptare, do ta vendos në zemrën time”.
Delegacioni i grave shqiptare, ngjalli interes për të pranishmit dhe gjatë pushimeve midis seancave dhe në kohën e lirë, u bënë takime dhe shkëmbye përvoja në punën me gruan
me shumë presidente të Federatave të grave të provincave të Kinës, si dhe lidere, personalitete grashë nga shumë vende të botës, ku do të veconim takimet me:
- Madam Maria Badia Icutchet. Anëtare e Parlamentit Europian.
- Madam Jacqueline Susan Mbababazi Fërst Leidi e Ugandës.
Madam Maja Ivanovna Fërst Leidi e Maqedonisë
Saumura Tioulong Deputete e Parlamentit të Kamboxjias.
Gina McCarthy-shkencëtare, personalitet në fushën e mjedisit,
Ëan Hasmah Ëan Mohd Drejtore e Përgjithëshme për barazinë gjinore në Malajzi.
Vizitat.
Sikurse jemi shprehur edhe më parë, në këto sekuenca filmike të nxjerra nga 5 orë të filmuara gjatë qëndrimit në Pekin, do të paraqesim edhe vizitata që ka bërë delegacioni i grave shqiptare tek Monumentet e rëndësishme kulturore në Pekin, duke u bashkuar në fund vizitës së organizuar që u bë me të gjitha lideret pjesmarrëse tek fshati të ri turistik në Distriktin HUAIROU dhe ngjitja me teleferik në Murin e Madh Kinez, pjesa e MUTIANYU.
Vizita tek Tempulli I Qiellit, në sheshin Tianmen dhe në Pallatin e Dimrit, në parqe dhe takimet e bisedat me qytetarë të thjeshtë, lanë mbresa të pashlyeshme.Sapo merrnin vesh që vinim nga Shqipëria, na përqafonin me sy të mbushur me lot.E paharruar mbetet edhe qëndrimin në restorantin “Mongol”, ku u dha një koncert për delegacionin e grave shqiptare.
L A R G I M I.
Bashkëbisedimi me onjën Song.Xiuyan.
Zv.Presidente e Federatës së Grave Kineze.
Zonja Song.
Ndjehemi shumë të lumtura, që ju erdhët përsëri në Kinë dhe ja u bënë tre herë që takohemi brenda këtij viti.Kjo është gjë shumë e bukur, pasi mendoj se e kemi kapur paksa kohën e humbur.Gjithashtu, mendoj dhe shpresoj se Federata dhe Fondacioni “Nermin Vlora” do të jenë simotra, për të mësuar dhe ndihmuar nga njëra tjetra.
Është e vërtetë që vendet tona kanë realitete të ndryshme, por problemet e grave, sikurse janë ato të barazisë gjinore, problemet e gruas në zonat rurale etj, i kemi të ngjajshme.
Sikurse jemi shprehur kur ishim për vizitë në Shqipëri, ne takuam disa personalitete femërore në vendin tuaj, sikurse ishin kryetarja e Kuvendit , zonja Jozefina Topalli, Zonja e Parë Teuta Topi si dhe Prokuroren e Përgjithëshme Ina Rama.Ne vumë re me kënaqësi, që në Shipëri ka shumë gra të shquara/
Ajo që na bëri përshtypje është se të gjitha anëtaret e Fondacionit “Nermin Vlora”, kanë harxhuar shumë kohë, duke nxitur dhe mbështetur gruan dhe për këtë, ju shprehim konsideratën tonë më të lartë.
Zenepe Luka Kryetare e delegacionit.
Sikurse Ju, e nderuar z Song edhe delegacioni ynë ndjehet i prekur që sërish i jepet mundësia për të ardhur në Pekin , për më tepër ftuar nga Feredata e Grave për të marrë pjesë në këtë Forum të rëndësishëm botëror për gruan.
Mendoj se nuk është thjeshtë dëshira që na con drejt njëra tjetrës, por na troket edhe zemra, për të shkuar tek motrat, që ishim ndarë një gjysëm shekulli.
Dorëzimi i skulpturës prej memeri:Loti i ngrirë në merme.
Kjo skulpturë e vogël, por me një përmbajtje yë madhe, përcjell mesazhin e mallit dhe të dashurisë që kemi për njoëra tjetrën.Ky lot, që ka shprehur dhimbjen e ndarjes, tani është shndruar në lot gëzimi.Le të mbetet simboli i të shkuarës, por që të na kujtojë këtë vit, 2011, kur ne bashkarishte u përlotëm dhe me këta lotë shembëm murin gjysëmshekullor.
Për të krujar një kënd në tavolinën tuaj me simbolet e vendit tim, unë ju dhuroj një flamur shqiptar për ta vendosur mbi tavolinën e punës, një shall me shqiponjë dhe së fundi një zemër të gruas shqiptare në formë dhe permbajtje.
Zonja SONG.
Jam dakort me ju dhe shtoj se jam e bindur që ky lot, ka ardhur nga zemra juaj, nga zemra e motrave shqiptareKy lot ka celur rrugën për të ardhmen tonë .
Unë ju premtoj se këtë vepër të mrekullueshme, që përcjell një mesazh të madh, por që është punuar edhe shumë bukur nga skulptori, do ta ruaj në zemrën timeNdoshta më vonë, do ta dërgoj në muzeun Kombëtar të Federatës së gruas kineze, që ta shikojnë të gjitha gratë kineze dhe të preken nga ky lot dhimbjeje dhe gëzimi.
Shënimin që ju keni vendosur, ku shgkruhet”Ky lot I ngrirë në mermer, është lot dhimbjeje i gruas shqiptare, që shndrohet në lot gëzimi pas takimit me motrat kineze pas njëgjysëm shekulli’ i thënë në shqip, anglisht dhe kinezce, do të shoqërojë dhuratën më të cmuar për gruan kineze.
Këtë lot e pashë në sytë tuaj edhe sot dhe jam e sigurtë se është lot zemre. Në merin tim po ju dhuroj këtë shall të madh, që do tju mbajë ngrohtë, sepse aty është miqësia jonë.