Udhëpërshkrim
Ukshin Zajmi: Në Gjilan përfundoi “Pena e Flakës 2012“
E diele, 29.01.2012, 07:01 PM
Në Gjilan përfundoi “Pena e Flakës 2012“
Në kuadër të shtyllës “Pena e Flakës “ të Manifestimit tradicional shumëkulturor “Flaka e Janarit
Nga Ukshin Zajmi
Pas “Penelit të Flakës” dhe “Talia-s së Flakës” me 25 janar përfundoi edhe shtylla “Pena e Flakës” e cila i dedikohet letërsisë. Në kuadër të kësaj shtylle u organizuan promovime librash, sesion letrar, orë letrare dhe konkurs letrar për poezi e tregime.
Me 11 janar u promovua libri i Basri Musmuratit “Qëndrestarët”. Rreth këtij libri folën Avni Dehari dhe Meriman Braha si dhe autori. Në promovimin e librit “Për kombin, për demokracinë” të autorit nga Tropoja, Azgan Haklajt, që u mbajt me 24 janar folën Qemajl Mustafa, kryetar i komuns së Gjilanit në cilësinë e nikoqirit të manifestimit, ndërsa për librin folën: Llesh Nikolla, Minella Kureta dhe Guxim Alimani kurse autori falenderoi për organizimin.
Me 25 janar u mbajt sesioni letrar “Portreti letrar i Jusuf Gërvallës” në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të rënies së tij bashkë me vëllaun Bardhoshin dhe Kadri Zekën. Në këtë sesion për aktivitetin rreth botimit të kompletit të veprave të Jusuf Gërvallës, foli Nazmi Rrahmani, në cilësin e botuesit “Faik Konica” të Prishtinës. Prend Buzhala letrar, kritik dhe publicist foli vlerat letrare të Jusufit në përgjithësi. Në veçanti për poezinë e Jusuf Gërvallës foli Flamur Maloku, për romanin “Rrotull” foli Nexhat Rexha, dhe për tregmet (8 sa janë të njohura) foli Tahir Arifi, për dramën “Procesi” foli Ymer Topanica, ndërsa për krijimtarinë muzikore e posaçërisht për publicistikën e Jusuf Gërvallës në sferën e kësaj gjinie foli etnomuzikologu Rexhep Munishi. Në ndërmjetëza të referimeve Ramadan Kurti dhe Linditë Ramushi deklamuan krijime të Jusuf Gërvallës.
Me 26 janar u mbajt Ora e Madhe Letrare e “Pen Flakës”, në të cilën morën pjesë krijues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës. Juria në përbërje: Haxhi Vokshi, Albinë Idrizi dhe Prend Buzhala vlerësuan punimet e lexuara. Punime lexuan: Ali Podrimja, Agim Gjakova, Izet Avdyli, Sarë Gjergji, Sunaj Rahimi, Avni Rudaku, Pandeli Koçi i cili lexoi edhe punimin e Ibrahim Kadriut, Sadete Tërnava, Nexhat Rexha, Hysen Këçiku, Arsim Halili, Nikollë Sprathari, Zeqir Fazliu, Minella Kureta, Beqir Buzuku, Agim Bajrami, Edonë Beqiri, Nijazi Ramadani, Bilall Maliqi, Vladimir Muça, Xhevat Latifi, Ahmet Murati, Hydajet Hyseni, Zahir Abdullahu, Ismete Veseli, Safete Shasivari, Agim Vinca, Bilall Haliti, Flamur Maloku, Linditë Ramushi e Nehas Sopaj. Juria, për vlerësimin e këtyre punimeve, shprblimin për poezinë më të mirë të Orës së Madhe letrare të “Pen Flakës” ua ndau: Ali Podrimjës dhe Nikollë Spratharit.
Juria për përzgjedhjen e punime më të mira në konkursin letrartë “Pen Flakës
-vendi i parë poezisë: ”Poetika e syve” shifra “Lolita”
-vendi i dytë poezisë: ”Fluturat në gji”, shifra “Peshqit”,
-vendin e tretë e ndanë poezitë ”Zogjët urban”, shifra “Arkitekturë e re” dhe “Shën e premtja” shifra “E premte”.
Nga 85 tregimet, juria vendosi që:
-vendi i parë t’i ndahet tregimit “Mea culpra” me shifrën “Liqeni”
-vendi i dytë tregimit “
-vendi i tretë tregimit “