Udhëpërshkrim
Nue Oroshi: Shoqata, Jetullah Islami, një shkëndijë e ndezur që mban gjallë një guri dheu largë Arbdheut
E hene, 13.02.2012, 08:02 PM
Shoqata, Jetullah Islami, një shkëndijë e ndezur që mban gjallë një guri dheu largë Arbdheut
Nga Nue Oroshi
Të shtunën e kaluar, me 11 Shkurt 2012, marshi i shtegtarëve shqiptarë nga të gjitha qytetet e Shlesvig Holshtajnit, ishte nisur për në qytetin e Kielit të Gjermanisë. Përkundër acarit të madh dhe rrugëve te rrëshqitëshme nuk i kishin penguarë asesi bashkatdhetarët shqiptarë anë e kënd kësaj Republike, që të marrin pjesë në Koncertin festiv te katërvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky koncert festiv është organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptaro Gjermane, Jetullah Islami, e cila tani e tetë vite me radhë është në shërbim të bashkatdhetarëve shqiptarë. Jo vetëm të bashkatdhetarëve të qytetit të Kielit por mbar Republikës së Shlesvig Holshtajnit dhe jo rastësisht bashkatdhetarët shqiptarë në këtë republikë e quajnë këtë shoqatë një gur dheu të arbdheut shqiptar, që po e mban gjallë dinjitetin e të qenurit shqiptar, në këtë republikë. Po, kush janë këta veprimtarë të cilët vite me radhë po e mbajnë gjallë aktivitetin shqiptar tashë e sa vite. Vargu i veprimtarëve është i gjatë, por kësaj radhe do ti përmendi disa prej tyre. Duke filluar nga Kryetari i Shoqatës, instrumentalisti i shkëlyer Fehmi Bahtiri, i cili që tetë vite kontribon vullnetarisht dhe e bën muzikën falas për çdo organizim të kësaj Shoqate.
Nuk mundemi pa i përmendë dy këngëtarët e shkëlqyer Sefedin Shoshollin dhe Bekim Berishën, të cilët me zërin e tyre quan peshë të gjithë pjesëmarrësit në këtë koncert madhështor. Disa fjalë vlen t’i themi edhe për veprimtarët e palodhur Avni Bilalli, Xhevdet Hakaj, Isa Imeri, Remzi Igrishta dhe shumë të tjerë, të cilët për rreth 20 vite janë në krye të çdo organizimi shqiptar në Republikën e Shlesvig Holshtajnit, dhe nuk janë kursyer asnjëherë që të punojnë dhe ndimojnë, si Kosovën ashtu edhe mërgimtarët shqiptarë në këtë Republikë, që, se paku në këto tubime të harrojnë për një kohë të shkurtër jetën jo shumë të lehtë jashtë atdheut. Fillimishtë, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i Shoqatës z Sefedin Shosholli, i cili pasiqë iu uroi mirëseardhje, tha, se kjo është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, pasiqë pas shumë sakrificave sublime kemi arritur më në fund ta kemi shtetin tonë.
Për këtë, një kontribut të çmuar dhanë edhe bashkatdhetarët shqiptarë jashtë atdheut. Për të mos e zgjatur edhe më me përshkrim, sepse vet suksesi pasqyron punën e këtyre të palodhurve, por ju uroi mirëseardhje, dhe të festojmë së bashku katërvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Më pas poetetët Avni Bilalli dhe Nue Oroshi deklamuan disa vargje nga opuesi krijues i tyre. Ky koncert festiv filloi me një pjesë solemne ku u kënduan këngët për Jetullah Islamin, Adem Jasharin e Zahir Pajazitin. Më pas, deri në orët e mesnatës jehoi kënga dhe vallja shqipe. Është për t’u theksuarë, se ky eveniment kulturor është përcjellur edhe nga gazeta më e madhe e Shlesvig Holshtajnit, Kieler Nachrichten, ku gazetarja e kësaj gazete, Jenifer Ruske ka bërë një shkrim mjaft reprezentativ për këtë tubim madhështor, si dhe për veprimtarinë e shoqatës Jetullah Islami, e cila përveç prezantimit që behej në shtypin shqiptar, ka disa vite me radhë që aktivitetet e kësaj Shoqate përcillen edhe nga shtypi Gjerman.
Pas përfundimit paksa të lodhur por të gëzuar për suksesin e këtij organizimi madhështor, duke biseduar me kryetarin e kësaj shoqate, Fehmi Bahtirin, ai quditërisht kishte mbajtur në mend edhe disa vargje të një poezie të deklamuar aty, me titull „Bisedë me Njerzinë“, ku tha, se janë shumë aktuale, si në Kosovë ashtu edhe jashtë atdheut tonë, sidomos në kohën që po e jetojmë, dhe papritmas i recitoi vargjet „më thuaj njerëzi“, „a ndjenë marrëzi“ –„për pacërkat e kohës“, „që po rëndojn mbi ty“. Por, kjo Shoqatë nuk do ta len me kaq. Kjo, më 18 Shkurt 2012, do ta mbanë edhe një tubim tjetër, me moton, „Sofra e Pavarësisë“, e cila mëton të jetë tradicionale, dhe ku do të takohen kryefamiljarët, anëtarë dhe simpatizantë të Shoqatës, për ta shtruar Sofrën e Pavarësisë.