E enjte, 01.05.2025, 06:25 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Hajdar Sadrija: Akademi përkujtimore kushtuar Dr. Rugovës në Interlaken

E shtune, 04.02.2012, 09:03 PM


NGA AKADEMIA PËRKUJTIMORE, KUSHTUAR DR. RUGOVËS QË U MBAJT NË INTERLAKEN

 

PRESIDENTI RUGOVA KUR VIZITAT E TIJ I BËNTE JASHTË KOSOVËS ÇDO HERË DO TË NDALONTE EDHE NË ZVICËR

 

Me rastin e 6 vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në Interlaken (BE), u mbajt një akademi përkujtimore në të cilën morën pjesë bashkatdhetarë të shumt nga ky regjion dhe më larg.

Akademinë e hapi aktivisti Gani Demi i cili pasi i përshëndeti të pranishmit tha se përkujtimet e tilla për personalitete të rëndësishme të kombit sjellin, emocione, dhembje, nostalgji dhe krenari, prandaj themi se: "Janaret gjatë historisë ishin dhembje dhe krenari kombëtare".

Ne po i përkujtojmë të gjithë ata, shtoi z. Demi, sepse duke i përkujtua të rënët e janarve gjatë historisë ne vetëdijesohemi më mirë. Siç dihet Heroi Ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vdiq më 17 janar 1468, Heroin i kombit Isa Boletini me të bijtë dhe shokët kanë rënë në luftime në afërsi të Podgoricës më 23 janar të vitit 1916. Heronjtë e kombit, martirët e frymëzimit për liri e demokraci siç ishin vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë vrarë më 17 janar 1982, në  Untergrupenbach të Gjermanisë, kurse  Heronjtë e lavdisë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në luftime me forcat e policisë serbe do të bien heroikisht më 11 janar 1984 në Prishtinë.

Heronjtë e parë të gueriles shqiptare, ose më mirë të themi nismëtarët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmon Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, u vranë në pusi në fshatin Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997. Edhe komandantët e luftës së fundit çlirimtare, deputeti Smajl Hajdaraj, komandanti kolonel Tahir Zemaj me djalë dhe nip do të vriten më 4 janar 2003. Po në janar vritet Enver Maloku (11.01.1999), dhe katër ditë më vonë do të ndodhë edhe masakra e Reçakut, (14 janar 1999).

Prijësi i Kishës Katolike të Kosovës Imzot Mark Sopi, vdiq më 11 janar 2006, si dhe profesori i nderuar Zekirja Cana dhe shumë të tjerë, por shtoi z. Demi, se Janari ka simbolikë tjetër pasi mbahet përkujtimi për Presidentin Historik, shpirtëror e moral, strategun e politikës dhe diplomacisë shqiptare, vizionarin e kombit Dr. Ibrahim Rugova.

Dhe sikur të mos ishte politika dhe diplomacia, e urtë e demokratike, për liri e presidentit historik, a do e kishim 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës?  Ishte Ai që i vuri themelet e shtetit demokratik të Kosovës tha pos tjerash z. Gani Demi.

Një biografi të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova e lexoi Qamil Çekaj, kurse ish kryetari i LDK-së në Zvicër dhe veprimtari shumëvjeçar z. Hajdar Sadrija evokoi kujtime nga takimet e tija të shumta me dr. Ibrahim Rugovën. Ai ishte mjaftë i mallëngjyer dhe njëkohësisht i emocionuar kur tha se kam nderin, që sot të paraqes disa nga kujtimet e mia të shumta që i pata me më të madhin e kombit dr. Ibrahim Rugovën. Për mua këto kujtime shtoi z. Sadrija, edhe sot e kësaj dite janë ngjarje të freskëta por se ishin takime të shumta, s'ka dyshim prandaj i kujtoj dhe i rrëfej me krenari dhe përplot nostalgji. Por mund të shprehem lirish se me kalimin e kohës takimet e mia me Presidentin Rugova u benë të zakonshme, dhe ishin të shpeshta pasi siç dihet presidenti Rugova, çdo vizitë të tij që e bënte jashtë Kosovës do të ndalonte edhe në Zvicër, kështu e pata fatin e mirë ta presë dhe ta përcjell në dhjetëra vizita e udhëtime të tija. Vështirë është t'i përshkruaj të gjitha ato takime, por z. Sadrija i përmendi disa të tilla që atij i kishin lënë mbresa më të mëdha.

Në pjesën e dytë të kësaj akademi u bë edhe prezantimi i krijimtarisë letrare të veprimtarit të LDK-së, shkrimtarit tashmë të afirmuar z. Shefqet Dibrani.  Për librin e tij të fundit "11 Minuta para orës '00", një analizë të thuktë që e kishte shkruar veprimtari i LDK-së Jusuf Demaj (në mungesë të tij) e lexoi Hajdar Sadrija, kurse profesor Sallah Januzi i bëri një qasje kritike librit si tërësi. Në fund të pranishmit dhe organizatorin i falënderoi vet autori, kurse me të pranishmit bë një diskutim letrar i cili vazhdoi edhe gjatë koktej të cilin e kishin organizuar me këtë rast!

 

Interlaken 21 Janar 2012

Hajdar Sadrija

Fotograf: Rexhep Rifati

 



(Vota: 8 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Tahir Bezhani: Një përurim dinjitoz Ukshin Zajmi: Liridon Sadriu më i miri në “Fest Flaka 2012” Ramiz Dërmaku: Ti nuk e di se çka është e shijshme... Pëllumb Gorica: Fokusimi i vlerave tregues kreativ Ukshin Zajmi: Në Gjilan përfundoi “Pena e Flakës 2012“ Muharrem Sfarqa: Mustafa - Vëllezërit Gashi shembull se çfarë bënë njerëzit e LDK-së për Kosovën Ukshin Zajmi: Përfundoi Festivali Kombëtar i Dramës Shqiptare “Talia e Flakës 2012” Skënder Korça: Festivali i nëntë - spektakular i imazhit shqiptar Abas Fejzullahi: E vërteta rreth çështjes së Bashkimit Kombëtar Ukshin Zajmi: “Tri dekada lirie” Akademi Solemne për hapjen zyrtare të “Flakës se sivjeme të Janarit” Asllan Dibrani: Ndërrimi i motmoteve u shënua edhe në Baden-Baden Gjermani! Tefta Radi: ''Nermin Vlora Falaschi” merr pjesë në Forumin ndërkombëtar të Gruas për zhvillim të qëndruershëm, Pekin Mehmet Latifi: Post festum - “Dasma Shqiptare në Preshevë e rrethinë, dikur dhe sot” Ramiz Selimi: U themelua Shoqata Humanitare „Mërgimi“ Steyr Blerina Malaj: Pranë bebeve të braktisura në Maternitetin e Tiranës Engjëll Koliqi: E bekuar qoftë Shqipëria - mbi të gjitha Trojet Arbërore Seveme Fetiqi- Preteni: Kremtim i denjë i 20- vjetorit të themelimit të Shoqatës ''Dardania'' Manifestimet në Heilbron kanë vlera kulturore dhe kombëtare Ramiz Selimi: Nënkryetari i Linz-it mbledhë shoqatat shqiptare Ben Andoni: Sqepi i Skënderbeut

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx