E marte, 08.10.2024, 06:45 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Lavdrim Lita: “Unë jam pilot i bazës ajrore Farkë”

E diele, 19.02.2012, 08:59 PM

“Unë jam pilot i bazës ajrore Farkë”

Nga Lavdrim Lita

Helikopterë të FA evakuuan dje 10 të sëmurë nga fshatra të thella të veriut. Forcat Ajrore, veçanërisht pilotët dhe helikopterët e Bazës Ajrore të Farkës po vijojnë misionet e tyre humanitare në ndihmë të popullsisë së zonave të bllokuara nga reshjet e shumta të borës. Dje, pas informacionit të marrë nga kryetari i komunës Temal në Shkodër, në orën 12 e 30 minuta një helikopter ka kryer një mision fluturimi, në kushte tepër të vështira, për evakuimin e katër personave të sëmure, dy prej të cilëve ishin fëmijë, nga fshati Vilë të kësaj komune për në Spitalin Rajonal të Qarkut Shkodër. Pas sistemimit dhe dhënies së ndihmës së parë, gjendja shëndetësore e të sëmurëve është përmirësuar dhe aktualisht mbahen nën kontrollin e mjekëve.

Ndërkaq, po ky helikopter “AB 205” ka marrë një infermier dhe një mami dhe i ka transportuar për në fshatin Shosh. Në kthim ka transportuar një të sëmurë nga ky fshat dhe e ka sjellë në spitalin e Shkodrës. Gjithashtu, një helikopter tjetër i Forcave të Armatosura ka realizuar evakuimin e katër personave të sëmurë nga komuna Shënmeri për në Spitalin e Rajonal të Kukësit. Edhe për këta persona është dhënë ndihma mjekësore dhe gjendja shëndetësore e tyre është më e mirë. Ndërsa, një helikopter tjetër ka fluturuar drejt fshatit Letaj të Kukësit, duke bërë të mundur evakuimin e një personi në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për në Spitalin e Rajonal të këtij qyteti. Gjendja shëndetësore e të sëmurit është nën kontrollin e mjekëve.

Regjimenti i helikopterëve të Bazës Ajrore Farkë drejtohet nga kolonel Frederik Beltoja, një profesionist i fluturimeve të vështira. Të gjithë kur e dëgjojnë të flasë mund të thonë se ai është nga Vlora, megjithëseu, emri Frederik i vjen nga damari i familjes nga Shkodra. Së shpejti do të jetë doktor i shkencave ekonomike. I interpeluar me postë elektronike për të detajuar më mirë shpëtimin e asaj gruas shtatzënë në Arren të Kukësit, Kolonel Beltoja me shkruan, “Lavdrim, sapo u ktheva nga Kukësi ku kam qenë që nga dita e djeshme dhe kam fluturuar edhe sot gjithë ditën. Kanë qenë fluturime të vështira por më kanë dhënë kënaqësi sepse kam shpëtuar gruan që lindi fëmijën e saj dje nga fshati Arren i Kukësit, sot morëm edhe 2 gra të tjera shtatzënë nga fshati Kalis i Peshkopisë. Dje ka qenë e vështirë në Arren të Kukësit sepse na mbylli mjegulla totalisht dhe nuk mund të lëviznim fare sepse nuk dukej asgjë. Në momentin që hipi gruaja shtatzënë, përpara nesh u shfaq vetëm një rreze dielli në mes të mjegullës. Ndoqëm rrezen e diellit deri aty ku pasqyrohej në tokë dhe më tutje u shfaq një rreze dielli tjetër. Ndoqëm kështu me radhë rrezet e diellit njëra pas tjetrës dhe ato na çuan jashtë rrezikut. Unë besoj se ishte mrekulli, ishte Zoti që na udhëhiqte për t'i sjellë në jetë një fëmijë. Me mjafton mirënjohja e njerëzve, dhe në raste si këto më shpëton jetën. Ty të faleminderit për dashamirësinë. Unë jam një nga pilotet e Farkës”.

Kuptohet vetiu riprodhova të gjithë letrën elektronike e këtij njeriu të zakonshëm, që emergjencat natyrore dhe njerëzore e kthyer në një njeri të jashtëzakonshëm, deri vetëmohues. Sigurisht situata jo e qëndrueshme e motit në Shqipëri, ka krijuar probleme të mëdha edhe në planin e operacioneve të shpërndarjes së ndihmave ushqimore dhe në ilaçe nga ajri. Kapaciteti i helikopterëve është deri në një ton. Por pilotët nuk e ngarkojmë për shkaqe sigurie dhe të situatës, duke vendosur deri në jo më shumë se 600 kg. Kurse në bord mund të udhëtojnë deri në 12 persona. Udhëtimi varet nga largësia, por nga fluturimet e kryera variojnë nga 45 minuta, deri në dy orë. Për çdo rrugë nevojiten deri në 350 litra karburant, kurse depozita e helikopterit mban deri në 850 litra. Para udhëtimit i kryhet një kontroll i plotë mjetit nga specialistët e teknikë, kryhen orientimet dhe me tej nxirret me karel në piste për t'u bërë gati në fluturim shqiponja mekanike.

(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lavdrim Lita: Në komunën Shalë, në zemër të Alpeve shteti ndihmon banorët Pëllumb Gorica: Në papiruse kujtimesh Nue Oroshi: Shoqata, Jetullah Islami, një shkëndijë e ndezur që mban gjallë një guri dheu largë Arbdheut Abas Fejzullahi: Rugova edhe pas vdekjes bashkon shqiptarët Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjemani përkujtoi Presidentin Rugova dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij Beqir Sina: Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane nisi pergatitjet e saj per 100 vjetorin e pavaresise Pëllumb Gorica: Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit Rejhane Brahimi: Një "Faleminderit" e fuqishme për Gjermaninë Hajdar Sadrija: Akademi përkujtimore kushtuar Dr. Rugovës në Interlaken Tahir Bezhani: Një përurim dinjitoz Ukshin Zajmi: Liridon Sadriu më i miri në “Fest Flaka 2012” Ramiz Dërmaku: Ti nuk e di se çka është e shijshme... Pëllumb Gorica: Fokusimi i vlerave tregues kreativ Ukshin Zajmi: Në Gjilan përfundoi “Pena e Flakës 2012“ Muharrem Sfarqa: Mustafa - Vëllezërit Gashi shembull se çfarë bënë njerëzit e LDK-së për Kosovën Ukshin Zajmi: Përfundoi Festivali Kombëtar i Dramës Shqiptare “Talia e Flakës 2012” Skënder Korça: Festivali i nëntë - spektakular i imazhit shqiptar Abas Fejzullahi: E vërteta rreth çështjes së Bashkimit Kombëtar Ukshin Zajmi: “Tri dekada lirie” Akademi Solemne për hapjen zyrtare të “Flakës se sivjeme të Janarit” Asllan Dibrani: Ndërrimi i motmoteve u shënua edhe në Baden-Baden Gjermani!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora