E enjte, 12.12.2024, 10:48 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Kremtë shembullore dhe prezantim dinjitoz i Shtetit të Kosovës

E hene, 20.02.2012, 08:00 PM


Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë festoi pavarësinë e katërt

 

Kremtë shembullore dhe prezantim dinjitoz i Shtetit të Kosovës

 

Nga Ramiz Selimi

 

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë z. Dr. Sabri Kiqmari dhe zonja Kiqmari organizuan një koktej për nder të katërvjetorit të pavarësisë

 

Ambasadsa e vendit tonë në Vjenë, kremtimin e katërvjetorit të pavarësisë së Kosovës, e kishte organizuar në mënyrë shembullore, duke i treguar botës se Kosova di të luftojë, por edhe të bashkëpunojë me të tjerët, e edhe të kremtojë denjësisht, ashtu siç dijnë kombet e civilzuara të Europës dhe të botës. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë Z. Dr. Sabri Kiqmari, jorastësisht kishte zgjedhur për kremtimin e përvjetorit të pavarësisë, pallatin e pritjeve “Palais Auersberg”, në qendër të qytetit

Ambasadorë nga shtete të ndryshme të evropës dhe botës dhe një numër i madh i diplomatëve të huaj, që janë me veprim në Austri, si dhe me praninë e zv. Ministrit të punëve të jashtme nga Kosova z. Ibrahim Gashi dhe veprimtarë të ndryshëm nga Kosova dhe diaspora e afarist të ndryshëm, morën pjesë në koktejin solemn të organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë.

Lirisht mundet të thuhet se salla e hotelit të mirënjohur, jo vetëm në Vjenë por edhe në tërë Austrinë "Palais Auersberg", ishte e vogël për të pritur këtë numër të madh të musafirëve. Ambasadori Dr. Sabri Kiqmari me ekipin e tij qëndronte me dorë në zemër dhe me buzëqeshjen e tij miqësore tek dera e hyrjes të këtij salloni mikëpritës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, solemniteti filloi për katërvjetorin e shtetësisë së Kosovës, ku ambasadori Kiqmari, cakërroi gotat me musafirët e ardhur për këtë ditë feste.

Pas intonimit të dy hymneve, Ambasadori z.Kiqmari, para të pranishmëve mbajti një fjalim përshëndetës në gjuhën gjermane, ku i falënderoi të gjithë për këtë prezencë dhe më pastaj u ndal së veçuari, për kontributin e madh që e kanë dhënë në krijimin e këtij shteti miqët austriak dhe diaspora shqiptare. Ambasadori Kiqmari ndër të tjera falenderoi edhe të gjithë ata që kontribuan edhe me dërgimin e ndihmave të ndryshme humanitare dhe formave të tjera në forcimin e shtetit tonë.

Zv. Ministri Ibrahim Gashi gjithashtu falenderoi dhe pershendeti të pranishmit dhe foli për sukseset dhe konsolidimin e shtetit të ri

 

Gjithçka ishte përgatitur bukur për një kremte, vërtetë shembullore. Se gjithçka do ishte bukur, vërehej edhe nga jashtë, mu para pallatit “Palais Auersberg”, krahas flamurit austriak, me shije krenarie e në mënyrë ngadhnjimtare valonte edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

 

Brenda gjithçka ishte përgatitur në mënyrën më të bukur, për një kremte shumë të këndshme, për një kremte shumë dinjitoze, shumë të madhërishme. Në hyrje, pranë flamujve të Kosovës dhe të Austrisë, ambasadori Dr. Kiqmari, me bashkëshorten prisnin dhe pëshëndesnin të gjithë mysafirët shqiptarë dhe të huaj.

 

Në kthinat e shumta të atij pallati dinjitoz, shqiptarët dhe mysafirët tjerë llafosnin e kënaqeshin. Në të gjitha kthinat, në mes, ishin tavolinat e mbushura me mysafirët, por edhe kamarierët, pa përtesë, shpesh i frekuentonin mysafirët, me pije dhe me ushqime karakteristike. Gjithçka ishte më shumë se bukur dhe madhështore e dinjitoze.

Ambasadori tashmë e kishte bërë traditë, që t’i ftojë të gjithë veprimtarët e çështjes sonë kombëtare, studentët, artistët, profesorët, shkrimtarët, gazetarët. Normalisht që kishte edhe shumë liderë të institucioneve dhe të politikës Austriake, por nuk munguan as delegacionet e korit diplomatik të akredituar në Vjenë, nga shumë shtete të botës, miq të shqiptarëve dhe të Kosovës. Prezent ishin edhe ambasadorët e shteteve më te fuqishme të akredituara në Vjenë si ai nga SHBA, Britania, Gjermania, Franca etj.

 

Mbarë stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, megjithë familjarët e tyre u kujdesën me përkushtim, që gjithçka të jetë bukur, dinjitoze dhe madhështore. Për xhirimin dhe fotografimin e çasteve më të bukura të kremtes, ambasadori Dr. Kiqmari e kishte angazhuar profesionist të fotografis.

 

Si përfundim mund të them se kjo kremte madhështore në ditën e 17 shkurtit 2012, ishte një prezantim dinjitoz e madhështor në zemër të Vjenës, i treguam botës se edhe ne dijmë të mbajmë shtet e të kremtojmë krahas popujve të tjerë të Europës.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lavdrim Lita: “Unë jam pilot i bazës ajrore Farkë” Lavdrim Lita: Në komunën Shalë, në zemër të Alpeve shteti ndihmon banorët Pëllumb Gorica: Në papiruse kujtimesh Nue Oroshi: Shoqata, Jetullah Islami, një shkëndijë e ndezur që mban gjallë një guri dheu largë Arbdheut Abas Fejzullahi: Rugova edhe pas vdekjes bashkon shqiptarët Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjemani përkujtoi Presidentin Rugova dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij Beqir Sina: Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane nisi pergatitjet e saj per 100 vjetorin e pavaresise Pëllumb Gorica: Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit Rejhane Brahimi: Një "Faleminderit" e fuqishme për Gjermaninë Hajdar Sadrija: Akademi përkujtimore kushtuar Dr. Rugovës në Interlaken Tahir Bezhani: Një përurim dinjitoz Ukshin Zajmi: Liridon Sadriu më i miri në “Fest Flaka 2012” Ramiz Dërmaku: Ti nuk e di se çka është e shijshme... Pëllumb Gorica: Fokusimi i vlerave tregues kreativ Ukshin Zajmi: Në Gjilan përfundoi “Pena e Flakës 2012“ Muharrem Sfarqa: Mustafa - Vëllezërit Gashi shembull se çfarë bënë njerëzit e LDK-së për Kosovën Ukshin Zajmi: Përfundoi Festivali Kombëtar i Dramës Shqiptare “Talia e Flakës 2012” Skënder Korça: Festivali i nëntë - spektakular i imazhit shqiptar Abas Fejzullahi: E vërteta rreth çështjes së Bashkimit Kombëtar Ukshin Zajmi: “Tri dekada lirie” Akademi Solemne për hapjen zyrtare të “Flakës se sivjeme të Janarit”

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora