E marte, 08.10.2024, 06:11 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Qaush Krasniqi: Në Kirchheim-Teck suksesshëm u manifestua Pavarësia

E diele, 26.02.2012, 05:34 PM


Në shumë qytete të Gjermanisë këtë të shtune më 18.02. 2012

u manifestua katër vjetori i pavarësisë së Kosovës.

 

NË KIRCHHEIM-TECK SUKSESSHËM U MANIFESTUA PAVARËSIA

 

Nga: Qaush Krasniqi

 

Tash e 22 vjet Kirchheim-Tecku  është bërë njëra nga qendrat më të njohura kulturore e tradicionale të organizimeve-manifestimeve të mërgimtarëve tanë në Gjermani.

 

Pamje nga manifestimi

Si përherë, moderimin e këtij manifestimi e bëri  Afërdita Leci-Alimehaj.
Pas intonimit të hymnit të Republikës të Kosovës dhe atij kombëtar, me një minut heshtje u nderuan të rënët për lirinë e Kosovës.
U përshëndetën të gjithë të pranishmit, si dhe pjesmarrës të luftës çlirimtare, familjarë të dëshmorëve të lirisë, dhe disa vepimtarë të dëshmuar të Diasporës.
Grupi vallëzues "Dielli" nga Amriswil - Zvicër, i udhëhequr nga kereografi Rrustem Selca si dhe grupi recitues ngs shkolla shqipe në Reichenbach nën drejtimin e Arban Hoxhës, krijuan një atmosferë të mrekullueshme festive. Repertuari i begatë i këngëtarëve Bujar Osaj, Dafina Rexhepi, Naim Kastrati dhe vëllezërit Gjocaj, të përcjellur nga instrumentisti Vali, argëtuan 720 mërgimtarët e pranishëm për orë të tëra. Rregulli dhe mirësjellja janë karakteristika që e shquajnë Kirchheim-Teck-un në manifestimet festive.
Manifestimin e realizuan organizatorët Xhafer Leci, Selami Morina, Ekrem Haziri, Ramadan Zuka, Rexhep Abdullahu, Taxhidin Bakiu, Muharrem Halimi, Bujar Osaj dhe Afrim Krasniqi.

Pamje nga rupi vallëzues

Nga e djathta Arban Hoxha me grupin recitues

Këtu poshtë po paraqesim fjalën e rastit e përgatitur dhe lexuar nga Xhafer Leci

Pavarësia e Kosovës është edhe rezultat i  pavarësisë të Shqipërisë.
Pa një Shqipëri të pavarur nuk do kishim as Kosovë të pavarur.

Shiptarët nuk i takonin asnjë populli të madh, siç ishin romakët, gjermanët sllavët etj.
Pikërisht kjo ishte njëra nga arsyet që pa ndihmën e ndonjë fuqie të madhe ju vështirësohej dhe pamundësohej çlirimi dhe mëvetësia e vendit të tyre iliro dardan. Kjo është njëra nga arsyet e mëdha që jemi më të vonuarit e Ballkanit për çlirimin dhe bërjen e shtetit tonë.
Përpjekjet për çlirimin e tokave tona, datojnë mbi dymijë vjet. Po fillojmë nga një datë e rëndësishme, nga  Lidhja e Prizerenit të vitit 1878. Shqiptarët vazhdimisht kanë vepruar, punuar e luftuar në forma të ndryshme, me diplomaci, politikë dhe luftë, por pa suksese. Popujt e Ballaknit e posaçërisht Greqia dhe Serbia pas çlimit nga Turqia, më 1912, synonin gllabërimin dhe copëtimin e trojeve tona shumëshekullore. Gjatë luftës së parë botërore shqiptarët  me luftë dhe përkrahje të botës demokratike, u çliruan nga Perandoria turke. Por shumë shpejt Beogradi dhe Athina, me planprogramet e tyre me dhunë dhe luftë filluan okupimin e trojeve tona. Në konferencat e rëndësishme si ajo e Berlinit 1878, e Londrës më 1913, shqiptarët nuk gjetën përkrahjet e fuqive të mëdha. Shqipëria e përgjysmuar u pavarësua edhe atë falë Zotit me ndërhyrjen e Vatikanit, e përkrahur edhe nga delagcioni amerikan, i udhëhequr nga presidenti i atëhershëm  Woodrov Willson. As Lufta e Dytë Botërore, edhe pse shqiptarët luftuan, duke derdhur shumë gjak, nuk pati ndonjë dobi. Shqiptarët përsëri mbeten të okupuar e aq më keq nën sistemin e diktaturave komuniste ruso - serbo Jugosllave.  Që nga viti 1945, lëvizjet e shqiptarëve kurrë nuk e ndërprenë luftën për kërkesat e barazisë kombëtare, për bashkimin e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare më Shipërinë amë. As Demonstratat e viti 1968, 1981, 1989, 1990 nuk dhanë ndonjë rezultat të kënaqshëm. Kushtetuta e vitit 1974, solli një përmirësim të vogël me marjen e Autonomisë së Kosovës, edhe kjo u suspendua me dhunë më 1989.

Vitet 1989,1990 sollën ndryshime të mëdha në Evropë, sidomos bashkimi i dy Gjermanive me ndihmën amerikane, angleze, françeze, por edhe të vetë reformatorëve rusë si Gorbaçov e tjerë, ja mundësuan Gjermanisë bashkimin.
Në saje të këtyre ndryshimeve u pavarësuan shumë republika nga ish Bashkimi Sovjetik. Disa republika jugosllave u pavarësuan me luftë e disa pa luftë.
Më në fund i erdhi radha edhe Kosovës të çlirohet  me luftë e shumë gjakderdhje, e ndihmuar nga faktori i brendshëm politik e diplomatik shqiptar. E gjithë kjo bëri që bota demokratike për herë të parë në historinë tonë  të rreshtohet me armë dhe avionë në anën e shqiptarëve, të cilët me të drejtë kërkonin dhe luftonin për çlirimin e vendit të tyre nga thundra e çizmës serboslave.
Rroftë populli shqiptar!
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Rroftë Dilpmacia mbarë shqiptare!
Rroftë Bota Demokratike në krye me NATO-n, e cila çliroi popullin shqiptar dhe Kosovën tonë nga pushtuesi një shekullor serbo-sllav.       
Lavdi të përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit!

Kirchheim-Teck, 18.02.2012

Xhafer Leci

Këngëtarja Dafina Rexhepi

Një pamje tjetër duke vallëzuar



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora