E enjte, 20.06.2024, 08:11 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Murat Geca: Shkolla 7 Marsi e kryeqytetit po ndryshon

E shtune, 17.03.2012, 06:28 PM


Në  prag të Ditës së Mësuesit-2012

 

SHKOLLA “7 MARSI” E  KRYEQYTETIT, PO NDRYSHON…

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

Sekretar i Përgjitshëm i SHASH

 

1.

Me profesionin e publicistit e të studiuesit të historisë së arsimit tonë kombëtar, por dhe detyrën sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, me qendër në Tiranë, këto ditë bëra një vizitë në Shkollën 9-vjeçare të kryeqytetit, me emrin simbolik “7 Marsi”. Arsyeja ishte se po afron Dita e Mësuesit-2012, Festa e Arsimit Kombëtar Shqiptar. Kështu, doja të përjetoja edhe një herë kënaqësinë e kohës, kur je pranë mësuesve e nxënësve tanë. “Ndërmjetës” ose “koordinator” në këtë vizitë u bë kolegu e miku im, arsimtari veteran dhe studiuesi  Qatip Mara. Pra, si të thuash, për drejtuesit e asaj shkolle kjo vizitë ishte e paralajmëruar. Drejtoreshën, Dava Marku dhe dy zv.drejtoreshat, Dhurata Hoxha dhe Eralda Bejleri, i gjetëm në krye të punëve e detyrave të përditëshme, me zellin e përkushtimin që çdo gjë të ecë sa më mbarë. Ndryshe nga “planet” e partive politike, aty ishte zbatuar 100% synimi i ngritjes së shoqeve në detyrë!

 

Drejtueset e shkollës: Dava  Marku (në krye) dhe (nga e majta) Dhurata Hoxha dhe Eralda Bejleri..

Kam qenë edhe herë të tjera ndërmjet kolektivit të mësuesve e nxënësve të kësaj shkolle 9-vjeçare. Pra, përherë, sikur kam përjetuar “peshën e rëndë” të emrit, që ajo mban. Sigurisht, në çdo rast, kam sjellë ndërmend udhën e ndritur, nëpër të cilën ka kaluar shkolla amtare shqipe, duke përballuar vështirësi të pamumërta. Por edhe kam kujtuar me nderim sa e sa figura të shquara të arsimit tonë kombëtar, që nga 7 Marsi i vitit 1887, kur së pari u çelën dyert e Mësonjëtrores së Korçës, si dhe në vazhdimësi e deri në ditët tona. Ka ndodhur kështu edhe sepse, kohë më parë, kam publikuar librin studimor, “Nëpër udhët e shkollës shqipe”(Tiranë, 2001). Ndërsa, në atë periudhë e në vitet vijuese, kam patur rastin të shkoh jo vetëm shkolla 9-vjeçare e të mesme, nëpër Shqiperi. Shënoj këtu se, në vitin e kaluar, bashkë me disa kolegë të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, me kryetar të Komisionit Qendror Dr. Ibrahim Gashin, vizitova shkolla të tilla në trojet tona amtare, në Shkup, Preshevë, Prishtinë dhe Ulqin. Në të gjithë kolektivat atje, kam përjetuar emocione dhe jam ngazëllyer nga përkushtimi i mësuesve e nxënësve, por dhe i prindërve të tyre, që shkollat shqipe të përparojnë pandërprerje, që gjuha e bukur amtare të shkruhet dhe të flitet kudo.

2.

Me këto ndiesi të bukura, bashkë me kolegun Qatip, hymë në mjediset e shkollës 9-vjeçare të kryeqytetit, “7 Marsi”. Nga vizita e bërë nëpër korridore, në klasa e kabinete, por dhe në bisedat me mësues e nxënës, krijuam bindjen e plotë se aty bëhen përpjekje të parreshtura për ngritjen e nivelit të përvetësimit të dijeve nga çdo nxënës. Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe puna e përqendruar e tërë kolektivit për të zvogëluar, deri në ndërprerjen e plotë, të mungesave në mësim nga nxënësit.

 

Një stendë aktuale, e punuar bukur

Këtë realitet na e pasqyroi qartë edhe drejtoreshë Dava, e cila ka ardhur në detyrë këtu në fillimjanarin e këtij viti.  Ndërsa më parë ka shërbyer, vite me radhë, drejtuese në shkollat 9-vjeçare “Kolë Jakova” dhe “Lapraka e re”. Kështu, kudo ajo ka lënë gjurmë të mira, në kolektivat pedagogjike të atyre shkollave. Përvojën e fituar, duke bashkëpunuar me frytshmëri me mësues, nxënës e prindër, tani po përpiqet me vendosmëri ta çojë më përpara, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi”.

Pa u ndalur në hollësira, themi se aty krijon përfytyrimin e këndshëm se të gjithë  mendojnë dhe punojnë papushim, që shkolla ta ndryshojë pamjen e saj, që nga ana e jashtme. Për këtë qëllim, në klasa e kabinete janë hartuar projekte dhe po punohet për jetësimin e tyre. Këtë gjë e vëren edhe kur sheh stenda të bukura, të cilat  janë me përmbajtje të caktuar e domethënëse, që nga titujt e tyre, si: “Skënderbeu”, “Nënë Tereza”, “100 vjet Pavarësi”,”Tirana, kryeqyteti ynë”, “Shkolla 7 Marsi, në vite”, “Na mësuat, ta shkruajmë bukur gjuhën shqipe”, “Nxënës të dalluar” e tjerë. Për këtë gjë, kanë punuar disa mësuese dhe nga Senati i Nxënësve, ku janë dalluar: Julia Alushi, Klaudia Resulaj, Irma Sejdini e tjerë.

Kjo shkollë ka 26 klasa, me mbi 840 nxënës e 36 mësues. Rëndësi parësore i kanë kushtuar ata edhe evidentimit të klasave, nxënësve e mësuesve  më të dalluar, me anë të fotografive e tjerë. Ja, shënova këta emra, që kanë arritje më të mira, në çdo drejtim: Klasa e 9-A, me mësuese kujdestare Klodiana Koxhën;  klasat e para, me mësuese Mirela Vishen e Albana Tushën; klasa III, me mësuese Entela Alushin e tjerë.

 

Nxënës të dalluar, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi”

3.

Nuk  është e padëgjuar, pra kjo ndodh edhe në kolektiva të tjerë mësuesish e nxënësish, që arritjet nuk i  vetëkënaqin në këtë shkollë. Pra, kanë objektiva për të bërë çdo ditë ndryshime pozitive. Këtë e mësuam nga raportet, evidencat, formularët, projektet…Një shqetësim i natyrshëm për mësuesit e nxënësit është që, krahas përparimit  sasior e cilësor, të ketë veprimtari sa më të bukura, edukuese dhe argëtuese. Sivjet, që është jubileu i 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, sytë do t’i drejtojnë nga njohja sa më mirë e traditave, atdhetare, arsimore e tjerë. Puna ka nisur që nga hartimi i historikut të plotë të shkollës; njohja e delegatëve të Kuvendit të Vlorës e i atdhetarëve të shquar, të mendjes e të pushkës, që i dolën zot Shqipërisë, që kjo të ishte e pavarur, e lirë dhe sa më e përparuar. Këtij qëllimi do t’i shërbejë dhe një kënd i veçantë e i pasur, me dokumente, kujtime, krijime të ndryrshme, fotografi të rralla  e tjerë. Shfaqjet me këngë, recitime e valle do të  nisin me rastin e 7 Marsit-2012 dhe  do të vazhdojnë deri më 28 Nëntorin e sivjetëm. Me rëndësi janë edhe projekti e puna e nisur për sigurimin e veshjeve popullore, nga disa krahina të vendit tonë. Për këtë gjë, sidomos, vërehet kujdesi i mësueses Iliriana Koloneci.

Ndokush, mund të pyesë: I lexuam të gjitha këto dhe na vjen mirë për përkushimin e këtij kolektivi mësues-nxënës, i cili i ka venë detyrë vetes për të bërë ndryshime të shkallëzuara. Po, mirë, a kishte ndonjë të metë ose problem, në këtë shkollë? Sigurisht, që ka. Për vijueshmërinë, mund të sigurohet më mirë bashkëpunimi i prindërve dhe i faktorëve të tjerë në lagje. Shkolla ka nxënës krijues dhe ia vlen të synohet për përgatitjen dhe botimin e një gazete periodike. Që të realizohen projektet, si ai i veshjeve, shfaqjeve e tjerë, lipsen edhe burime financiare. Deri më tani, nuk është gjetur ndonjë prind ose biznesmen, që ta ndihmojë shkollën në përballimin e faturave përkatëse. Sigurisht, që ky shqetësim mund të zgjidhet, por kërkohet më tepër këmbëngulje.

…U larguam nga kjo shkollë, me mendimin për t’u kthyer përsëri aty. Kjo do të ndodhë:  Kur, me siguri,  do të ketë gëzime për arritjet në procesin mësimor-edukativ; kur të përurohen libra dhe ekspozita; kur të shpërthejë gëzimi i natyrshëm, me shfaqje e veprimtari, për festën e madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë sonë Kombëtare etj. Sigurisht, atëherë, do të flasim më shumë dhe do ta konkretizojmë më mire, mendimin e shprehur në titullin e këtij shkrimi, se Shkolla 9-vjeçare “7 Marsi” e kryeqytetit, po ndryshon!

(Fotot nga: M.Gecaj)

Tiranë, 1 mars 2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abas Fejzullahi: Institucionet e Gjeneves ndihmojne materialisht SHSHMP Baki Ymeri: Fillojnë aktivitetet për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Bukuresht Halit Elshani: Manifestim me përmasa kombëtare në Belgjikë Engjëll Koliqi: Afirmim i denjë i Kosovës në botë Abas Fejzullahi: Veprimtari në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Bedri Tahiri: Bardh?si n? Peshkopi Ramiz Selimi: Kremtim modern, më i miri gjerë me tani në Austri Engjëll Koliqi: Jehoi deri në Alpe kënga dardane e lirisë dhe e dashurisë së mirëfilltë arbërore SHKSH "Nëna Terezë" në Ängelholm: Festohet katër vjetori i Pavarsisë së Kosovës Qaush Krasniqi: Në Kirchheim-Teck suksesshëm u manifestua Pavarësia Ramiz Selimi: Tri qytete në Suedi shembull i mirë me mësimin plotësues, për të gjithë diasporën shqiptare Vladimir Shyti: Bukuri e trishtuar Muhamet N. Mulliqi: Përvjetorët kombëtarë bashkojnë shqiptarët kudo që janë Albana Mëlyshi Lifschin: Rezervat vlerash kombëtare e fetare Ramiz Selimi: Kremtë shembullore dhe prezantim dinjitoz i Shtetit të Kosovës Lavdrim Lita: “Unë jam pilot i bazës ajrore Farkë” Lavdrim Lita: Në komunën Shalë, në zemër të Alpeve shteti ndihmon banorët Pëllumb Gorica: Në papiruse kujtimesh Nue Oroshi: Shoqata, Jetullah Islami, një shkëndijë e ndezur që mban gjallë një guri dheu largë Arbdheut Abas Fejzullahi: Rugova edhe pas vdekjes bashkon shqiptarët

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora