Udhëpërshkrim
Abas Fejzullahi: Institucionet e Gjeneves ndihmojne materialisht SHSHMP
E shtune, 17.03.2012, 05:26 PM
INSTITUCIONET E GJENEVËS NDIHMOJNË MATERIALISHT SHSHMP
KU BASHKËPUNIMI DHE SUKSESET JANË TË PËRBASHKËTA
Nga Abas Fejzullahi
LAPSH « NAIM FRASHËRI » KËSHILLI KANTONAL GJENEVË
MË 28 SHKURT 2012 MBAJTI KUVENDIN E PUNËS
Kryetari i Këshillit Kantonal të LAPSH”Naim Frashëri” në Gjenevë Z. Agim Paçarizi, më 28 shkurt 2012 në Kuvendin Zgjedhor, paraqiti fjalën e tij përshëndetëse, në vijim paraqiti shënimet me të dhëna e dëshmi lidhur me organizimiin e MPSH nëpër bashkitë e kantonit të Gjenevës, numrin e nxënësve, mësimdhënësve, dhe bashkëpunimin me institucionet arsimore vendore, të cilatë edhe ndihmuan jetësimin e MPSH edhe materialisht.
Për të dhënat me të hyrat dhe të dalurat, përveq prezantimit me diapozitivë për kuvendarët ishte sigurua materiali i shtypër, e për pjesmarrësit zvicëran gjithashtu materiali në gjuhën frenge.
Z.Agim Paçarizi, dhjetë vite udhëheqi me LAPSH në Gjenevë, dhe me rastin e zgjedhjes së kryesisë së re, nga pjesëmarrësit e Kuvendit, prindër, koleg-e dhe përfaqësues të institucioneve vendore, kërkuan të vazhdoj ende si kryetar, nga se kishte përvojë dhe suksese dhe tek autoritet e vendit LAPSH e Gjenevës njihej përmes emrit të tij. Bile tek disa kuvendarë shprehej frika që me largimin e tij do të ngecte puna në LAPSH!
Mirpo, Z. Paçarizi largimin e tij nga posti i kryetarit e arsyetoj me dëshirën që tani udhëheqjen e LAPSH ta marrin të rinjët, e që në ketë rast kryesia e re u freskua me antarë të rinjë që kanë studjua këtu apo janë në studime, ai u premtoj se do ti përkrahë e ndihmoj kur të kanë nevojë.
Pastaj para kuvendarëve e paraqiti kandidaturën e Z. Fadil Avdiu të propozuar nga kryesia dhe kërkoi nese ka ndonjë kandidat tjetër nga kuvendarët! Me që nuk kishte kandidat tjetër, me anë të votimit kryetar u zgjodh Z.Fadil Avdiu. Ndërsa Z.Agim Paçarizi, u shpërblye me një libër–dhuratë përgaditur nga antarët e kryesisë dhe mësimdhënësit në shenjë falenderimi për angazhimin e tij shumëvjeqar në mirëvajtjën e shkollës shqipe.
Në Kuvend u propozuan edhe tre antarë nderi; Z. Agim Paçarizi, Z.Idriz Zeqiraj dhe Z. Claude Dupanloup, ndërsa Z. Paçarizi premtoj që në të ardhmen do të angazhohet edhe ndihmon kryetarin dhe kryesin e re si dhe përfaqësimin e LAPSH të KK. të Gjenevës në nivelin LAPSH” Naim Frashëri” të Zvicrës, si ndihmes me përvojën e tij që ka. Z. Agim Paçarizi pranoi dhe falenderoj për besimin dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të jep ndihmesen e vet në të gjithë drejtimet për mirëvajtjen e MPSH.
Në fund Z.Agim Paçarizi, falënderojë të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e qellimeve të LAPSH-së, sidomos antarët e Kryesisë dhe ekipin e mësimdhënësëve të cilët po e ruajnë gjuhën e kulturën shqipe tek fëmijët tanë. Një falenderim të veçantë e të madh, për mikun tonë, anëtarin e nderit Z. Claude Dupanloup, i cili pa u kursyar në asnjë momment ndihmoj në avancimin e punës së LAPSH-së, dhe bashkëpuntorët tanë më të afërtë, Znj. Miriam FRIDMAN-Wenger, për DIP, e Z. André CASTELLA për Zyrën e integrimit për të Huajt. Dhe për të përfunduar me falenderimin që i drejtohet komunës së Onex me Znj Aurore DUTEIL e cila vazhdimisht na ka mbështetur.
Mësimin e mbajnë 6 mësuese: Aravella Marika, Cyme Lokaj, Fatime Bllaca, Hana Bilalli, Hyrije Kurteshi dhe Lumnije Emini, në 8 Bashki, 19 klasë, 275 nxënës .Qëllimi është të arrihet përfshirja deri në 342 nxënës, nga 745 nxënës të cilët vijojnë mësimin e rregulltë në shkollat vendore sipas shënimeve të DIP.
Ndihmat e dhëna gjatë vitit 2011 e arrijnë shumën mbi 100 mijë franga, nga të cilat mbi 90 mijë nga autoritetet zyrtare të Gjenevës, për të cilat jemi shumë mirënjohës dhe i falenderojmë nga zemra.
Më poshtë po paraqesim disa foto nga takimet me zyrtarë të arsimit nga Kosova dhe DIP e Gjenevës, si dhe nga punimet e Kuvendit e mësimdhënëset me disa nga nxënësit e tyre: