Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Abas Fejzullahi: Institucionet e Gjeneves ndihmojne materialisht SHSHMP

| E shtune, 17.03.2012, 05:26 PM |


INSTITUCIONET E GJENEVËS  NDIHMOJNË MATERIALISHT  SHSHMP

KU BASHKËPUNIMI DHE SUKSESET JANË TË PËRBASHKËTA

 

Nga  Abas Fejzullahi

 

 

LAPSH « NAIM FRASHËRI » KËSHILLI KANTONAL  GJENEVË

MË  28 SHKURT 2012  MBAJTI KUVENDIN E PUNËS

 

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» në Zvicër (LAPSH), në kuadrin e së cilës funksionon edhe Këshilli kantonal i Gjenevës, është formë e organizimit të arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë, e pranuar nga institucionet arsimore vendase, si partner për arsimimin dhe edukimin e gjithanshëm të fëmijëve shqiptarë.

Kryetari i  Këshillit Kantonal të LAPSH”Naim Frashëri” në Gjenevë  Z. Agim Paçarizi, më 28 shkurt 2012 në Kuvendin Zgjedhor, paraqiti fjalën e tij përshëndetëse, në vijim paraqiti shënimet me të dhëna e dëshmi lidhur me organizimiin e MPSH nëpër bashkitë e kantonit të Gjenevës, numrin e nxënësve, mësimdhënësve, dhe bashkëpunimin me institucionet arsimore vendore, të cilatë edhe ndihmuan jetësimin e MPSH edhe materialisht.

Për të dhënat me të hyrat dhe të dalurat, përveq prezantimit me diapozitivë për kuvendarët ishte sigurua materiali i shtypër, e për pjesmarrësit zvicëran gjithashtu materiali në gjuhën frenge.

Z.Agim Paçarizi, dhjetë vite udhëheqi me LAPSH në Gjenevë, dhe me rastin e zgjedhjes së kryesisë së re, nga pjesëmarrësit e Kuvendit, prindër, koleg-e dhe përfaqësues të institucioneve vendore, kërkuan të vazhdoj ende si kryetar, nga se kishte përvojë dhe suksese dhe tek autoritet e vendit LAPSH e Gjenevës njihej përmes emrit të tij. Bile tek disa kuvendarë shprehej frika që me largimin e tij do të ngecte puna në LAPSH!

 

Mirpo, Z. Paçarizi largimin e tij nga posti i kryetarit e arsyetoj me dëshirën që tani udhëheqjen e LAPSH ta marrin të rinjët, e që në ketë rast kryesia e re u freskua me antarë të rinjë që kanë studjua këtu apo janë në studime, ai  u premtoj se do ti përkrahë e ndihmoj kur të kanë nevojë.

Pastaj para kuvendarëve e paraqiti kandidaturën e Z. Fadil Avdiu të propozuar nga kryesia dhe kërkoi nese ka ndonjë kandidat tjetër nga kuvendarët! Me që nuk kishte kandidat tjetër, me anë të votimit kryetar u zgjodh  Z.Fadil Avdiu. Ndërsa Z.Agim Paçarizi, u shpërblye me një libër–dhuratë përgaditur nga antarët e kryesisë dhe mësimdhënësit në shenjë falenderimi për angazhimin e tij shumëvjeqar në mirëvajtjën e shkollës shqipe.

 

Në Kuvend u  propozuan edhe tre antarë nderi; Z. Agim Paçarizi, Z.Idriz Zeqiraj dhe Z. Claude Dupanloup, ndërsa Z. Paçarizi premtoj që në të ardhmen do të angazhohet edhe ndihmon kryetarin dhe kryesin e re si dhe përfaqësimin e LAPSH të KK. të Gjenevës në nivelin LAPSH” Naim Frashëri” të Zvicrës, si ndihmes me përvojën e tij që ka. Z. Agim Paçarizi pranoi dhe falenderoj për besimin dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të jep ndihmesen e vet në të gjithë drejtimet për mirëvajtjen e MPSH.

 

Në fund Z.Agim Paçarizi, falënderojë të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e qellimeve të LAPSH-së, sidomos antarët e Kryesisë dhe ekipin e mësimdhënësëve të cilët po e ruajnë gjuhën e kulturën shqipe tek fëmijët tanë. Një falenderim të veçantë e të madh, për mikun tonë, anëtarin e nderit Z. Claude Dupanloup, i cili pa u kursyar në asnjë momment ndihmoj në avancimin e punës së LAPSH-së, dhe bashkëpuntorët tanë më të afërtë, Znj. Miriam FRIDMAN-Wenger, për DIP, e Z. André CASTELLA për Zyrën e integrimit për të Huajt. Dhe për të përfunduar me falenderimin që i drejtohet komunës së Onex me Znj Aurore DUTEIL e cila vazhdimisht na ka mbështetur.

Të dhëna:

 

Mësimin e  mbajnë  6 mësuese: Aravella Marika, Cyme Lokaj, Fatime Bllaca, Hana Bilalli, Hyrije Kurteshi dhe Lumnije Emini, 8 Bashki, 19 klasë, 275 nxënës .Qëllimi është të arrihet përfshirja deri në 342 nxënës, nga 745 nxënës të cilët vijojnë mësimin e rregulltë në shkollat vendore sipas shënimeve të DIP.

 

Ndihmat e dhëna gjatë vitit 2011 e arrijnë shumën mbi 100 mijë franga, nga të cilat mbi 90 mijë nga autoritetet zyrtare të Gjenevës, për të cilat jemi shumë mirënjohës dhe i falenderojmë nga zemra.

 

Më poshtë po paraqesim disa foto nga takimet me zyrtarë të arsimit nga Kosova dhe DIP e Gjenevës, si dhe nga punimet e Kuvendit e mësimdhënëset me disa nga nxënësit e tyre:

 

2012-03-06