Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Vizitë e institucioneve të Kosovës shkollës shqipe në Fellbach
E marte, 20.03.2012, 07:55 PM
Vizitë e institucioneve të Kosovës shkollës shqipe në Fellbach
Nga Xhevat Muqaku
Javën që e lam pas, pikërisht me datë 10.03.2012, nxënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në qytezën Fellbach, së bashku me mësuesen e tyre Shahe Bytyqi, drejtoreshën e shkollës fillore Birgit Rombold, jo rastësisht ishin zgjedhur që të vizitoheshin nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Të gjithë sëbashku u takuan në klasën e tyre, me ministrin e diasporës së Kosovës Ibrahim Makolli, drejtorin e departamentit për politikat e diaspores, Mustafë Xhemaili të përcjellur nga zv. konsulli i Kosovës për republikat Bavari dhe Baden Würtemberg, Ymer Lladrovci.
Në këtë pritje të delegacionit të nivelit të lartë nga Kosova, morën pjesë edhe nxënësit dhe prindërit nga shkolla shqipe e qytetit Waiblingen, për të cilën kujdeset po ashtu mësuesja e lartpërmendur.
Zonja Rombold, së pari e përgëzoi mësuesen Shahe Bytyqi për punën e mirë që po e begaton në vazhdimësi me nxënësit e saj me mësimin plotësues në gjuhën shqipe, më pastai ju dëshiroi mirëseardhje diplomatëve nga Kosova, ndërsa në vazhdim theksoi:" është shumë e logjikshme dhe e rëndësishme që nxënësit- fëmijët tuaj të mësojnë- kuptojnë origjinën e tyre dhe arsyet e largimit nga vendlindja. Mbi të gjithat, e përjetojmë këndshëm angazhimin dhe përkrahjen e madhe të institucioneve të shtetit tuaj në punën e shkollës shqipe ngase gjuha amtare është bazë e mirë për të arritur nxënësit shqiptar, suksese të nivelit të kënaqshëm jo vetëm si individ përkrah vendësve dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Gjermani".
Ministri- Ibrahim Makolli, pasi uroi festën e mësuesit dhe festën e gruas, ju falënderua drejtoreshës, mësueses, nxënësve dhe prindërve të pranishëm për kohën dhe pritjen e përzemërt.
" Rroli që ka luajtur Diaspora për Kosoven ishte dhe është i madh. Atëdheu i juaj, të dashur nxënës dhe bashkëkombas është i gatshëm dhe ndien obligim për të plotësuar kërkesat që vijnë nga ju".
Në vazhdim ai bisedoi më afër me nxënësit e dy paraleleve me të cilët punon mësuesja Shahe dhe ju ofroi adresen elektronike të portalit " gjuhaime.com" që ministria të cilën ai e drejton e ka zhvilluar enkas për brezat e rinjë dhe fëmijët e lindur në Diasporë.
" Është e drejtë themelore njerëzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar. Shenja e parë dhe më e rëndësishme e këtij identiteti është gjuha amtare. Mësimi i gjuhës amtare në shkollë nënkupton edhe mësimin për kulturën e origjinës dhe përbërësit e saj",(marrë nga portali: www.gjuhaime.com)
Ministri- I. Makolli dhuroi me këtë rast për shkollën shqipe Lëktyrë shkollore që do të pasuroi dukshëm bibliotekën, të cilën mësuesja e sheh si shumë të nevojshme dhe me vlerë për nxënësit, të cilët sa më shumë që të lexojnë gjuhën e nënës, aq më shumë mund të liirohen nga theksi i gjuhës gjermane.
Këto komplete librash i pranoi mësuesja Shahe Bytyqi për nxënësit e saj, të cilët i premtuan ministrit Makolli se do t'i lexojnë me dëshirë dhe knaqësi të madhe.
Me këtë rast mësuesja Shahe pasi informoi ministrin Makolli për historikun e shkollave shqipe në Waiblingen dhe Fellbach, përkrahjen e palodhëshme të përsonelit të Konsullatës së Kosovës në Shtutgart dhe drejtoreshës se kësaj shkolle, si dhe për sukseset e arritura deri më tani, theksoi në vijim; " krejt kjo që po bëhet nga shteti i Kosovës për mërgatën e tij, është për ne mësuesit motivim për punë të palodhëshme dhe gjithëashtu edhe thirrje për prindërit që fëmijët e tyre të përcjellin mësimin plotësues në gjuhën amtare.
Nga të pranishmit u theksua në vijim
Ne si Diasporë kurr nuk ja këthyem shpinen atëdheut, e tani është koha që t'i këthejmë një borgj shumë të rëndësishem. Pra që fëmijët tanë të mbesin të lidhur me atëdheun e tyre, duhet mësuar gjuhën dhe historinë e txre, që i bënë të krenohen, me paraardhësit e tyre të cilét gjithmonë mbrojtën dhe ruajtën gjuhën e tyre.
Gjeneratat e pjekura dhe ato më të reja të prindërve duhet të tregohen të kujdesëshëm, t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, që këto/ këta të mos bëhen për historinë e ardhëshme shqiptare një dhimbje, humbje e pasurisë kombëtare. Institucionet e shtetit të Kosovës, për këto katër vite, ndihmuan shumë që të hapen shkollat shqipe, ndihmuan dhe po ndihmojnë edhe furnizimin me libra të nevojshëm.
Secili prind duhet të ndaj pak kohë dhe të vetëdijësoi fëmijët e tij për rëndësinë që ka gjuha amtare.
Falënderuan ministrin e diasporës, përcjellësin e tij, zv. Konsullin dhe drejtoreshën për vizitën, praninë dhe përkrahjen e tyre në vepër për këtë vatër të edukimit dhe arsimit shqiptar, Armend Topalli në emër të këshillit të prindërve, Herolinda Karameta dhe Blendina Bytyqi në emër të nxënësve.
Në vazhdim, mysafirët u ngazëllyen me recitimet e nxënësve; Agon dhe Leart Bytyqi, Aurela Topalli, Erolinda Aliaj, Benita Gashi, Learta dhe Arijona Kuçi, Laurenta Karameta, Kadi dhe Bardhi Vranovci etj, si dhe me vallën; „ hajde shqiptari“ me koreografinë e përgaditur nga Besa Vranovci .
Shënimet që i mora nga zonja Shahe Bytyqi, mësuese e shkollës shqipe në qytezat Waiblingen dhe Fellbach mundësuan realizimin e këtij shkrimi.