Udhëpërshkrim
Abas Fejzullahi: Bamirësia është thesari i vetëm, i cili shtohet duke e ndarë me të tjerët
E marte, 10.04.2012, 04:19 PM
« Bamirësia
është thesari i vetëm, i cili shtohet duke e ndarë me të tjerët »
LAPSH
« NAIM FRASHËRI » NË GJENEVË NGA ZËMRA FALËNDERON PËRFAQËSUESIT
INSTITUCIONAL TË GJENEVËS
Nga Abas Fejzullahi
Për të
falenderuar përkrahjën e institutioneve të vendit, për shkollën shqipe në kantonin e Gjenevës,
kryesia e LAPSH në Gjenevë kishte ftuar shumë personalitete të shtetit Zvicëran
duke mos lën anash as përfaqsuesit e shteteve shqiptare që veprojnë këtu në
Zvicër, më 16 mars 2012 kishte bërë një organizim shumë domethënës e me rëndësi
të veçantë si përkah mënyra, qëllimi, pamja dhe përmbajtja programore ku
pjesëmarrësit e ftuarë e të pranishëm nderuanë organizatorin, e madhshtuan
manifestimin me pjesëmarrëjen e tyre në pikat programore të parapara nga
organizatori. Pas fjalës përshëndetëse drejtuar pjesëmarrësve nga ana e
kryetarit të ri të LAPSH »Naim Frashëri » në
Gjenevë Z. Fadil Avdiu, programin në vijim:
Këngët e
muzikës së lehtë e grupit „Ilirët“ nga Lozana me motive lirike të interpretuara
nga Ilir Bytyqi zgjuan emocione tek të pranishmit në sallë. Nuk ishin aty vetëm
„ Shtegtarja“ dhe „Se ç’me dogji malli“. Nën një theks të „këndshëm“ me të
pranishmit ishte edhe muzika franceze, pikërisht kënga „Mon amant de Sean-Jean“
e këngëtares se famshme Edith Piaf. Ndërsa grupi vallëzues „Gëzuar“ nga Gjeneva
që i dhanë emër mbrëmjes dhe kënaqën të pranishmit në sallë, të përcjellur me
duartrokitje dëshmon cilësin profesionale të Z. Xhemali Berisha, koreograf , i
cili kishte bërë koreografinë e disa valleve popullore me motive shqipatre.
Nga
historiku i LAPSH »Naim Frashëri » në Gjenevë Z. Agim Paçarizi, ish kryetar e tani anëtar nderi i kësaj
shoqate, fillimisht i përshëndeti përfaqsuesit e shteteve shqiptare,
ambasadorine Kosovës Z. Nim Malaj, Këshilltarin e parë të ambasadorit të
Maqedonis Z. Ekrem Ebibi, konsulin e Kosovës Z. Benjamin Nikoliqi,të, kryetarin
e sekretarin e LAPSH Zvicër Zotrinjtë Hamzë Morina dhe Abas Fejzullahu që ishin
bashkë në pritje për të falënderuar përfaqësuesit e shtetit zvicëran për
përkrahjen e pakursyer dhënë LAPSH-së në
Gjenevë duke filluar nga ministri i arsimit të Gjenevës Z. Charl BEER, pastaj
Z. Ueli Leuberger, Z. André Castella si dhe
shumë kryetar të bashkishve të Gjenevës.
Në
vazhdim Z. Paçarizi e bëri një paraqitje të ngjeshur mirë, e gërshetuar me një
mjeshtri tue nxjerrur në pah momentet më
të rëndësishme të ballafaqimeve dhe tejkalimeve me sukses të gjitha vështërsive
të paraqitura në kohë dhe hapësirë, nëpër të cilat kjo shoqatë ka kaluar prej
vitesh dhe në mes tjerash thekson:
« në
fillim të krijimit të saj, mësimdhënja e gjuhës shqipe është bërë e mundur falë
angazhimeve vullnetare të popullit shqiptarë, përfshirjes së shkëlqyer të
mësimdhënësve përgjegjës të cilët e kishin shumë të kjartë misionin e tyre aq
të rëndësishëm për të ndihmuar fëmijët tanë në procesin e tyre edukativ e
bashkues në shoqërinë gjenevase“. Ai vlerësoi lart ndihmën e dhënë nga
autoritet e vendit duke i falenderuar sidomos DIP, Loterie Romande, Komunat e
së fundi edhe Zyren e integrimit për të huajt përmes të cilës nga 2011 kemi një
ndihmë prej 60 mijë frangash. Në vazhdim paraqiti të dhënat rreth numrit të
nxënësëve dhe synimin që të arrihet një përfshirje sa më e gjërë e fëmijëve
shqiptarë, duke premtuar gjithashtu se do të bëjnë krejtë çështë e mundur për
të ndihmuar nxënësit që sa më mirë të bashkohen natyrshëm në shkollën e vendit
duke e begatuar edhe me kulturën tonë.
Një
falënderim i veçant iu drejtua edhe mësimdhënësëve të cilat që nga ditët e para
e deri më sot bënë gjithçka për të vazhduar puna e mësimit plotësues në gjuhën
shqipe.
Gjithashtu
falenderoj edhe të gjithë ata që në një formë apo tjetër kanë ndihmuar, duke
mos e harruar edhe mikun zviceran Z. Claude Dupanloup, ish sekretar gjeneral i
Fondacionit kantonal për animacion sociokulturor, i cili ka dy vite që mbështet
fuqimisht mbarëvajtjen e kësaj shoqate, dhe pothuaj se është aty ku jemi edhe
ne andaj siç thot një fjalë e urtë popullore : » Miku i mirë, shihet
në ditë të vështirë …» thënie kjo që përputhet me veprimet e Z. Claude
Dupanloup.
Ambasadori
i Republikës së Kosovës Z.Naim Malaj, i falënderoj të gjithë përfaqësuesit e institucioneve
shtetërore të kantonit të Gjenevës dhe ato Zvicërane në përgjithësi për ndihmën
dhe përkrahjen e madhe që ju ka dhënë e
po u jep LAPSH » Naim Frashëri » në Gjenevë, në saje të një vlerësimi
dhe bashkëpunimi të ndërsjelltë me LAPSH, për të mësuar e ruajtur gjuhën e
origjinës dhe për t`u bashkuar shoqërisë gjenevase sa më mirë e më natyrshëm. Kjo është një ndihmë vërtetë e madhe, e them
këtë me arsye, sepse kamë të dhëna edhe si banor i Gjenevës por edhe si
përfaqësues i shtetit të Kosovës në Zvicër, për të gjitha ndihmatë dhe
përkrahjen e ofruar dhe mundësitë e krijuara
për mërgimtarët shqiptarë që
jetojnë e punojnë këtu në Gjenevë me
rrethinë si dhe për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinjë të ardhur apo të
lindur këtu për ta mësuar gjuhën dhe
kulturën e origjinës si trashëgimi e
tyre. Kjo dëshmon se nga ajo që dëgjuam nga parafolësit se një ndihmë dhe
bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen e kjo na gëzon shumë.
Ndërsa
nënkryetari i Këshillit të Shtetit, Ministri i Arsimit publik, kulturës dhe
sporteve, Z. Charl Beer, në vijim mes tjerash tha : “…Është kjo një
ngjarje që ia vlen të përshëndetet nga qeveria e Shtetit të Gjenevës“ Z. Beer,
përkujton se „kantoni ynë gëzon privilegjin e tij të jetë shumëkulturor me mbi
38.5% të popullatës së saj me origjinë të huaj prej nga në shkollat publike të obliguara
gjenevase 42% e nxënësve kanë gjuhë amtare një gjuhë tjetër e jo gjuhën
frënge. Gjeneva nuk ndahet në atë
Internacionale dhe popullore. Gjeneva me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe
të gjithë qytetarët e saj është Kantoni dhe Republika e Gjenevës, në të cilin
bashkëjetojmë duke kultivuar vlerat tona kulturore. E gjithë kjo mrekulli e
bënë të veçantë Gjenevën prej kantoneve të tjera zvicërrane ».
Me tutje
duke iu referuar votimeve të fundit të nivelit kantonal, që janë zhvilluar më
11 mars 2012 për qëllim ngritjen e efektivit shkollor, gjegjësisht përfshirjen
e të mërkurës paradite në procesin edukativ kantonal, Z. Beer, falënderon
qytetarët gjenevas për besimin e dhënë dhe siguron LAPSH-në se « ky
ndërrim i orarit mësimor nuk do të lëndoj aspak mbarëvajtjen e mësimit të
gjuhës shqipe, përkundrazi, do të bëjmë edhe më shumë që fëmijët shqipfolës të
mund të ndjekin në kushte sa më të mira kurset e gjuhës amtare ».
Z. Beer
shton se përmes LAPSH-së politika gjenevase ka mësuar shumë për shqipfolësit në
kanton. Roli e rëndësia e LAPSH-së kanë bërë që të bëhen edhe ndryshime ligjore
me miratim nga Parlamenti kantonal, me ç’rast falënderon ish kryetarin e saj Z.
Paçarizin dhe aktivistë të tjerë të kesaj shoqate që kanë përcjellur nevojat e
popullatës shqiptare në botën politike dhe kanë bërë që të dëgjohet kjartë zëri
i arsyes.
Edhe
përfaqësuesi përgjegjës i Zyrës së integrimit të të huajve në Gjenevë, Z. André
Castella përkujton se „njohja e gjuhës së origjinës është element thelbësor i
bashkimit të mirëfillt. Ai cekë domethënien e termit „migrant“ që do të thotë
„lëvizje nga një vend në një vend tjetër“. Ju jeni këtu tani, (i drejtohet
shqiptarëve) jetoni në vendin tuaj. Të vazhdojmë edhe më tutje së bashku sepse
vetëm kështu mund të përpilojmë e marrim masa të nevojshme që mundësojnë të
shkruarit dhe zhvillimin e politikës së
bashkimit të suksesshëm“.
Fjalimi
që paraqiti miku i madh i shqiptarëve Z. Ueli Leunberger, paraqiti ngjarjet e
viteve 1990 „kur Gjeneva në gjiun e saj priste familje shqiptare plot fëmijë të
vegjël, të vuajtur e fëtyrzbehur të ikur nga luftërat në Ballkan e që sot këta
fëmijë i gjejmë në shkollat universitare këtu në Zvicër“, rast ky që tani na
gëzon të gjithëve. Me fjalimin e tij
përmbajtësor e domethënës si në kohë dhe hapësirë, ai e vëlerësoi lartë edhe
figurën e Naim Frashërit, emërin e të cilit
e mban LAPSH duke thënë
NAIM FRASHËRI, në veprat e tij kërkoj
arsimimin dhe emancipimin e popullit në përgjithësi e në veçanti të femrës
shqiptare të cilin, unë e çmoj shumë. Që nga viti 1991 „në kohën kur në Kosovë
mbylleshin shkollat shqipe, LAPSH-ja vë themelet e saj pikërisht në Gjenevë“
përkujton Z. Ueli Leunberger, ekologjist
e këshilltar national nga kantoni i Gjenevës në Bern.
Në këtë
drejtim, Z. Th. Apotheloz, kryetar i komunës së Vernier, komunë kjo nikoçire e
mbrëmjes në fjalë, thekson se „LAPSH-ja nuk jep vetëm kurset e gjuhës së
origjinës, ajo shoqëron të rinjtë të bëhen qytetarët tanë të devotshëm.
Në vend
që të fokusohemi se si të shkrijmë apo bashkojmë të huajt, do të ishte më mirë
që të bëjmë pyetjen se si mund të bëhemi qytetarë të barabartë, përkrah të
tjerëve që lidhen nga ndjenja e përkatësisë së përbashkët. Të jesh qytetar do
të thot të mbash marrdhënie me të kaluarën dhe të ardhmen në një shoqëri“.
Fjalimet
e të gjithëve na lënë të kuptojmë se në kantonin e Gjenevës, popujt me origjinë
të huaj, jemi më të priviligjuar se në disa kantone të tjera zvicërrane. Jemi
në një shoqëri shumëkulturore ku fliten mëse 160 gjuhë të huaja dhe kjo, pos
tjerash shton Z. Apotheloz është pasuri që „ndihmon të krijuarit e qytetarit
tonë, të zhvilluarit e përkatsisë kolektive dhe përpjekjen e përbashkët në
shoqëri“.
Prania e
kryetarëve të shumë komunave, asaj të Qytetit të Gjenevës, Carouge, Lancy,
Meyrin, Onex, Vernier et Versoix dëshmon se roli i tyre është i përbashkët e
thelbësor, se vetëm të përkushtuar në njohjen e qytetit që e jetojmë mund të
jemi qytatarë të saj. Andaj duke falënderuar ato, mikpritësi i mbrëmjes Z.
Apotheloz rikujton kolegëve të tij se „është në përgjegjësitë e bashkive hapësira që duhet krijuar e cila
iu mundëson banorëve të saj të dijnë kush janë ata-ato, cilat janë detyratë e
tyre, përfaqësuesit e tyre. Vetëm me këtë njohje me një përkushtim qytetar ne
mund të ecim përpara e të krijojmë marrëdhënie të shëndosha njerzore mes nesh“.
Rëndësinë
dhe rolin e njohjes së gjuhës së origjinës në shoqërinë gjenevase, e
përshëndesin edhe prania në këtë mbrëmje e shumë drejtorëve të shkollave
publike të Gjenevës, profesionale nga fushat sociale, nga sekretaria gjenerale
e Departamentit të arsimit, kulturës e sporteve, Znj. Miriam Fridman Wenger,
nga „Komisioni kantonal i gjuhëve e kulturës së origjinës“ në kuadër të këtij
departamenti Znj. Marianne Coppey Lanzer.
Prania e
përfaqësesve të LAPSH-së e nivelit shtetëror, „Rrethi shqiptaro-mejrinas“,
„Universiteti Popullor Shqiptar“, përfaqësues nga „Play With Fairplay“ ishin
poshtu nderimi i kësaj mbrëmje me të cilat është domosdoshmëri bashkëpunimi dhe
vënja në jetë e projekteve të përbashkëta në interes të popullit shqiptar që
jeton në Gjenevë.
Në emërin
e kryesë të LAPSH-së z.Agim Paçarizi, falënderon edhe njeherë të gjithë ata që
ndihmuan në organizimin e kësaj mbrëmje, dhe një fajlënderim të veçantë për
nënat e motrat tona të cilat, nuk kursyen as kohën e as mundin për të
përgatitur ushqime shumë të shijshme nga kuzhina shqiptare të cilat u shijuan
me abdje dhe u pëlqyen shumë nga mysafirët.
Përgatiti
Abas
Fejzullahi
2012-03-21