E shtune, 27.04.2024, 02:32 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Miradije Gashi: Për Mërgatën shqiptare, qyteti Bad Cannstatt, njihet si qytet i Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka !!!

E shtune, 24.03.2012, 04:59 PM


Për Mërgatën shqiptare, qyteti Bad Cannstatt, njihet si qytet i Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka !!!

 

Nga Miradije Gashi

 

Për të qenë nderimi më i lartë për pritjën e Ministrave të Republikës së Kosovës, shkolla me mësim plotësues ne gjuhën shqipe “BASHKIMI KOMBËTAR”, jo rastësisht zgjodhi qytetin Bad Cannstatt. Pikërisht ne këtë qytet jetuan dhe vepruan Vëllezërit Gervalla. Ky qytet është zemra e Stuttgartit, ashtu siq ishin për kombin shqiptarë martirët e lirisë Vëllezërit Gervalla dhe Kadri Zeka.

 

Ecja e tyre drejt idealit dhe kërkesa një komb, një gjuhë, një Flamur, që akti më i lartë rënja për atdhe e bashkim kombëtar. Nuk ka gjë më te madhe ne këtë botë se me sakrifikue jeten për lirinë e të tjerëve. Për Vëllezërit Gervalla dhe Kadri Zeka, është thënë e shkruar, dotë thuhet e do te shkruhet sam bi këtë tokë te këtë shqiptarë.

 

Cannstatti, përveç që është qytet piktoresk, disponon edhe shumë gjëra interesante për popullin e tij dhe vizitorët e huaj. P.sh: Kurimet e lloj-lloj smundjeve nga ujrat minerale, Muzetë e ndryeshme, Kopshti zoologjik, Arena Sportive , Muzeu i Mercedesit, Katedralja e qytetit e qindra gjëra tjera te rëndsishme. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe mbahet çdo të marte, por duke falemindruar Rektorin e shkollës zotëriun Füringer-Cartier, i cili ne përkrahje të nxënësve shqiptare mundësoi që ceremonia e pritjes se burrave t’shtetit të Kosovës të bëhet ne sallën e muzikës, me datë 12.03.2012, ditë e

 

hënë ora 18:00. Ky drejtor poashtu dhe vetë mori pjesë dhe nderoi musafirët me fjalën e rastit, mbase duke i përballuar dhe vonesat e sterzgjatura si shprehi e jona. Shih për këtë kishte përgatitur dhurata, me simbolin e kësaj shkolle enkas për zyrtarët e Republikës së Kosovës.

 

Ministri për diasporë z. Ibrahim Makolli së bashku me shoqëruesit e tij, zotin Xhemajli dhe të tjerët, vizituan shkollën shqipe ne Stuttgart-Cannstatt, dhe mbajten një ligjeratë para nxënësve, prindërve, gazetarëve e musfirve të cilët ndër tjera thanë: Shtylla e parë e angazhimit te Ministrisë që drejtojmë, do te jetë shkolla shqipe ne diasporë. Pas një diskutimi dinjitoz zoti Makolli, dhuroi disa libra ne mënyrë që të paiset biblioteka e shkollës shqipe.

 

Vizita e Ministrave ne Stuttgart, është vlersuar si një vizitë e shenuar dhe ishte e një rendësie të veçantë ku verehej si një mundësi e re për të shenuar progres në bashkëpunimin tonë reciprok Kosovë –Diasporë. Ndërsa për nxënësit, prindërit dhe mësuesit ishte një ditë mirënjohje për të cilët shkolla shqipe nderoi zotërinjët me duartrokitje frenetike, me lule e dhurata të ndryeshme ne shejë respekti. Mëpastai fjalen e muar dhe zv.konsulli i konzullatës sonë ne Stuttgart zotëri Lladrovci. Ndërsa mësuesja Gashi ne prononsimin e saj për media tha: Shpirtërisht ndjej një gjallëri nga mërgimtaret, prindërit, nxënësit, institucionet tona brenda dhe jasht vendit se vërtetë po qëse bashkohemi, vetëdijesohemi, organizohemi nuk perqahemi, paralajmrohen agjendat e shtetit, atëherë pritjet bëhen madheshtore dhe vetëm kështu do jemi shembull për lakmi.

 

Me pelqyen diskutimet e ministrave se diaspora ka nevojë për mësues të përkushtuar, të trajnuar dhe që janë të gatshëm ta avancojnë mësimin e gjuhës shqipe në nivel sa më të lartë,duke u kujdesur për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tonë kombëtar.

 

Përsonalisht për orën mësimore pata zgjedhur temen respektive dhe aktuale, Ngjarjet e mëdha të Rinisë Sonë Studentore, kunder formave brutale të regjimit titist jugosllav, ku qenë organizuar nga patriotet Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri zeka. Zëri kushtrim i këtyre atëdhetarëve jasht vendit ndryshoi historinë shqiptare. Ndërsa pjesëmarrës të drejtpërdrejt ne demonstrata e 11 marsit 1981, në atë kohë ishte dhe vet zoti Ramë Buja, zoti Hydajet Hyseni, zoti Jakup Krasniqi, e shumë djemë trima te Kosovës të cilet me rrespekt i nderon populli dhe shteti.

 

Përgjegjës familjesh, zotë shtëpishë, kryetarë të bashkësive lokale, kryetarë të kuvendeve komunale, biznismenë, shefa, diplomatë , ambasadorë, përfaqësues partishë, kryeministra e kryetarë të dy shteteve shqiptare të kujdeseni se shtëpia, shteti mbahet i fortë duke punuar për të mirën e tij, duke i pasur ne krye të shtetit njerëzit e aftë, të dijshëm, njerëz qe e dojnë dhe respektojnë popullin, njerëz që kthejnë kokën për të shikur shtresat e varfëra. Burra të shteteve, deputetë te parlamenteve Shqipri e Kosovë zgjohuni nga gjumi dhe ndërgjegjësohuni, rianalizone më logjikshëm cep me cep Kosovë e Shqipëri si qëndron gjendja brenda dhe jasht vendit? Duhet bërë më shumë apo jemi të vetëknaqur.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora