E diele, 28.04.2024, 01:46 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Ide, propozime nga mërgimtarë për mundësinë e bashkëpunimit

E premte, 20.04.2012, 07:56 PM


Takim pune në Linz të Austrisë së Epërme nga Ministria e Diasporës

Ide, propozime nga mërgimtarë për mundësinë e bashkëpunimit

Nga Ramiz Selimi

Në Linz të Austrisë së Epërme Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli me stafin e tij në përbërje të Mustafë Xhemajli (Zv. Ministër), Ardita Kika (Shefe e Kabinetit), Burim Krasniqi (Këshilltar) Naser Sherifi (Përfaqësues) organizoj dhe zhvillojë një takim pune me të gjitha shoqatat dhe klubet e ndryshme shqiptare nga Austria e Epërme. Takimi u zhvillua më 23 mars 2012 me përfaqësues të  këtyre shoqatave shqiptare; Mërgimi Styer, BADEA Rohrbach, Dardania Linz, Bashkimi Linz, Shoqata e Grave Linz, Iliria Vöklerbruck, Bashkimi Gmunden, Anadrini Eferding, Kosova Linz, Aleanca për fëmijë nga Styer, Kosova Styer, Skenderbeu Linz, 07 Shtatori Wels, Shoqata e Studentëve, Shoqata e Mësuesve, Kosova nga Kirchdorf,  Përfaqësues nga xhamia shqiptare Ateb Linz, VHS Linz.

 

Qëllimi i takimit ishte informimi nga dora e parë për gjendjen e shoqatave, veprimtarinë e tyre, statutin e tyre, numrin e anëtarësisë. Pastaj për të verifikuar mundësitë e bashkëpunimit më të afërt dhe shkëmbimit të përvojave, si dhe lidhshmëria më e mirë dhe më e  afërt me Kosovën.

Interes i ve?ant ishte hulumtimi i mundësive dhe ndërmarrja e aksioneve të përbashkëta për realizimin e projekteve të përbashkëta. Gjithashtu temë tjetër ishte mundësia dhe pasurimi i  formave dhe mënyrave për bashkëpunim më të ngushtë me Ministrinë e Diasporës.

 

Z. Mustafë Xhemajli në fjalën fillestare duke kërkuar nga përfaqësuesit e shoqatave të japin propozime, ide dhe raporte të sakta mbi aktivitetet dhe veprimtarinë e shoqatave, tregoi për disa fusha në të cilin gjendet ministria në hulumtimin e problemeve më të cilat përballet mërgata.

Z. Ibrahim Makolli në këtë takim mjaft të frytshëm tha se shoqatat dhe klubet kulturo-artistike dhe sportive të mërgimtarëve tanë gjithmonë kanë qenë në shërbim të bashkimeve të mërgimtarëve tonë në vende të ndryshme, duke ndihmuar drejtpërdrejt kërkesat e nevojave të Kosovës. Ai gjithashtu potencoi faktin se ato kanë dhënë kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj.  Ministri theksoi se kontaktet e shoqatave dhe klubeve të ndryshme, janë kontakte kulturore, artistike, sportive dhe  integruese në vendin ku veprojnë, shoqatat e tilla janë në funksion të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejt  për të ndihmuar dhe kontribuar edhe sot për Kosovën, rimëkëmbjen e vendit dhe ndërtimin e tij në të gjitha fushate jetës

Në këtë takim, Ministri ka shpalosur edhe një herë objektivat për Diasporën. Ai ka theksuar se ruajtja e identitetit kombëtar të mërgatës do të jetë objektivi i parësor i Ministrisë së Diasporës, objektivi i dytë është hapja e qendrave kulturore dhe përkrahja e mërgimtarëve në integrimin e tyre në shoqëritë e vendeve ku jetojnë, ndërsa objektivi i tretë inkurajimi dhe përkrahja e investitorëve të mërgatës që të investojnë në Kosovë. Turqia tha ai do të jetë vendi i parë ku do të hapim qendrën kulturore, pasi atje nevoja është më e madhe se kudo tjetër,  Zvicra është vendi i dyte dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës do të jenë vendi i tret ku do të hapim qendrat kulturore ketë vit. Pas dy viteve do të hapim qendrat kulturore edhe në Gjermani , Austri dhe Suedi.


Përfaqësuesit e shoqatave folën për rolin e tyre, angazhimet dhe perspektivat e bashkëpunimit me Ministrinë Diasporës. U dha një pasqyrë reale për organizimin e mërgatës në pjesën e Austrisë së Epërme, ku u kërkua mbështetja e drejtpërdrejtë nga Ministria e Diasporës dhe Qeveria e Kosovës.
Ministri Makolli në fund tha se kërkesat, projektet si dhe shqetësimet, që u shtruan nga shoqatat, do t’i shqyrtojë dhe do të angazhohet për realizimin e tyre duke u bazuar në fushë veprimtarinë e Ministrisë së Diasporës dhe politikat që ka Qeveria e Republikës së Kosovës në raport me Diasporën.

Po e japim bisedën e plotë nga ky takim:

 

Aktivitetet e Shoqatave për festimin e 100 Vjetorit të Pavarësisë

 

Z. Mehdi Prushi nga Shoqata ”Dardania”:  Çfarë pritet nga Ministria e Diasporës të ndihmojë aktivitetet e shoqatave tona për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë?

Ministri Makolli: Ju e dini që në nivel kombëtar janë krijuar qendra për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, është paraparë që nga 01 shkurti e deri me 28 nëntor të organizohen aktivitete të ndryshme brenda trojeve shqiptare. Ne do të shikojmë mundësin e marrjes pjesë nga zyrtar të shtetit në këto aktivitete, por do të jetë pothuaj se e pamundur pjesëmarrja nga organet tona jashtë vendi në organizimet e shoqatave të ndryshme në diasporë për shkak të numrit të madh të shoqatave dhe organizimeve të shumta. Ne do ta bëjmë një strategji për prezencën tonë aty ku është e mundur. Do të shikojmë që në nivel vendi në shtetet e ndryshme të organizohet nga një manifestim qendror në bashkëpunim dhe organizim të dy ambasadave, ky organizim duhet të jetë institucional sepse ka peshë me të madhe, shoqatat duhet të kontaktojnë me dy ambasadat (atë kosovare dhe shqiptare) për të parë formën dhe agjendën e organizimit.

Rexhep Sahiti, përfaqësues i shoqatës “Bashkimi” Linz: Pasi që nuk e kemi mundësin e diskutimit dy herë, po ju shtroj dy pyetje z. Ministër, sa është numri i saktë i mërgatës dhe na tregoni se kur mërgata do të marrë pjesë aktive në zgjedhje?

Ministri Makolli: Numri i saktë nuk dihet, ne kishim ketë problem edhe brenda vendit, është një proces jo i lehtë, por ne do të fillojmë së shpejti me regjistrimin e popullsisë edhe ne diasporë, sipas të dhënave jozyrtare mendohet se diku rreth 25% e popullsisë jeton në mërgim. Regjistrimi i fundit në Kosovë edhe njëherë i ka vërtetuar dyshimet tona se ne kemi një numër të madh të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Çështja e pjesëmarrjes në votime, siç e dini, çdo qytetar i Republikës së Kosovës në bazë të kushtetutës së saj i garantohet e drejta për të votuar, në ketë rast edhe mërgimtarët tonë  që janë shtetas të Republikës së Kosovës, dhe njëkohësisht shtetas të vendeve ku jetojnë, kanë të drejt  vote sikurse të gjithë qytetarët brenda vendi. Ne po e shohim mundësin që aty ku kemi ndikim, ku ka qytetarë tonë të organizohen zgjedhjet edhe në diasporë, kemi kërkuar edhe nga komisioni parlamentar që mërgata të ketë disa vende të rezervuara në parlament.

Miftar Zagragja nga Shoqata ”Mërgimi” Styer, tha se problemet e mërgatës nuk mund të zgjidhen brenda një ore dhe se organizimi i këtij takimi është bërë ad-hok, duke lënë anash shumë veprimtar dhe pa përgatitje të nevojshme për ofrimin e ideve dhe propozimeve të sakta për problemet e shumta të mërgimtarëve. Ai kërkoi nga Ministri që tjera herë, agjenda e vizitës të përgatitet më kohë dhe shoqatat të kenë mundësi që me anëtarësi të vet të diskutojnë dhe të marrin mendime dhe ide edhe nga anëtarësia.

Minstri Makolli: Ne mund të rrimë këtu me javë të tëra, por çdo gjë e ka kohën e limituar, ne do të bisedojmë së bashku aq sa kemi nevojë për të biseduar, për të evidentuar format e avancimit të organizimit të diasporës edhe këtu në Linz. Ju duhet ta dini se mërgata e jonë nuk është e vendosur vetëm në Linz, por i kemi të shpërndarë diku  edhe 500 Linz-a tjerë në tërë rruzullin tokësor. Nuk mund të thuhet se at çka mendon mërgata në Linz, e mendon edhe mërgata në vendet tjera, sepse problemet janë të ndryshme dhe dallojnë nga njëra-tjetra, ne do të marrim mendimet dhe idetë gjithandej, nga këto do të përpilojmë një strategji pikërisht në interes tuaj dhe që është e përafërt me idetë e mërgatës sonë nga vendet tjera. Vet fakti që unë për herë të dytë jam në Linz brenda këtij gjashtëmujori tregon se Ministria i ka dhëne një prioritet organizimit të mërgatës sonë në Austri të Epërme, vëmendjen tonë e kanë tërhequr aktivitetet tuaja të shumta dhe numri i madhe i qytetarëve tonë të vendosur këtu.

Edvana Gjashta nga ”Shoqata e Grave”: Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes shoqatave nuk është më i miri, shoqata e grave deri me tani ka bashkëpunuar vetëm me shoqatën Bashkimi, shoqata e jonë merret më emancipimin dhe integrimin e femrës shqiptare. Çka mund të bënë Ministria e Diasporës për të ndihmuar femrën shqiptare?

Mustafë Xhemajli: Ne nuk e ndajmë diasporën në regjione e as në shtete e as në forma tjera, ju keni plotësisht të drejt se as femra nuk ndahet normalisht. Ne konsiderojmë se pa u inkuadruar femra  në rrjedhat e shoqërisë nuk mund të ketë zhvillim të mirëfilltë të asaj shoqërie. Roli i femrës jashtë vendit ishte dhe është një rrol jashtëzakonisht i ve?ant, shpirti i saj ka qenë vendimtar në ruajtjen e identitetit dhe gjuhës shqipe, ndërsa sa i përket bashkëpunimit mund të ju them lirisht se aty ku femra është e angazhuar si në institucione, shoqata apo organizata tjera me ndjenjën e saj për bashkëpunim dhe koordinim ka përparim dhe zhvillim më të mirë.

 

Studentët mergimtarë duhet të jenë në shërbim të vendit

 

Ramiz Selimi nga Agjencioni “BADEA”: Programet dhe strategjia e juaj në fillim duket mjaft ambicioze, të shpresojmë se të gjitha këto që i keni paraparë të realizohen. Duke e parë nevojën e shtetit të Kosovës për njerëz të kualifikuar në perëndim, Çka është duke bërë Ministria në identifikimin e këtyre studentëve që të kontribuojnë në zhvillimin e vendit? Dhe pyetja e dytë është se, Aktivitetet e Agjencionit tonë ndërlidhen drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik të vendit, pasi që ne bëjmë ndërlidhjen e kompanive nga rajoni gjermano folës me kompanitë kosovare. Agjencioni ka përvoja jashtëzakonisht të hidhura me njerëzit kompetent në Kosovë, nganjëherë duke u injoruar, nganjëherë duke kërkuar interesin e drejtpërdrejt. Ne kemi rate kur disa kompani kanë pësuar fiasko të vërtet për shkak të manipulimeve dhe parregullsive. Është bërë diçka në ketë drejtim që shteti të garantoj një klimë të sigurt për investime?

Ministri Makolli: Po fillojë menjëherë me pyetjen e dytë, sa i përket kompanisë në fjalë nga Klagenfurti, është çështje private dështimi apo suksesi i një kompanie, mendova mos është ndonjë kompani publike dhe nuk do të më vinte mirë një përvojë e tillë. Unë e di që ka probleme me partneritet, tregu është i lirë dhe partneriteti bëhet në formë vullnetare. Janë organet e drejtësisë ato që vendosin për parregullësit, ne e dimë të gjithë se përvoja me këto organe nuk është më e mira, sistemi i drejtësisë ka akoma çalime , kemi nevojë për reforma aty, shteti është duke bërë çmos që këto organe të jenë të besueshme për të gjithë qytetarët. Është caktuar një dhomë e ve?ant që merret drejtpërdrejt me investime. Ne si shtet nuk ndihemi mirë kur dëgjojmë për raste të tilla, sepse kjo zhgënjen investitorët tjerë potencial, prapë po e them se edhe nëse një partner propozohet nga institucionet tona, problemet e partneritetit nuk mund ti zgjedhë shteti. Jam i njoftuar shumë mirë për kërkesën tuaj të partneritetit publiko-privat, më duhet të ju them qartë se ligjet momentale nuk lejojnë, përfitim të tenderit pa konkurrim. Ta zëmë ofrimi i shërbimeve publike që ka për qëllim agjencioni i juaj, shkon vetëm përmes zyrës së prokurimeve publike, ligji i prokurimeve publike kontrollohet rreptë nga BE-ja dhe secili që konkurron duhet ti nënshtrohet këtij ligji. Ligjet tona janë të ndërtuara në ketë formë dhe ato duhet respektuar.

Ministri Makoll: Është një fat i madh dhe pasuri kombëtare që kemi një numër të studentëve kaq të madh që vazhdojnë studimet  në vende të ndryshme. Një numër i madh i të rejave dhe të rinjve përfundojnë studimet në universitetet më me renome në botë. Këta të rinj me përvojat e fituara në forma të ndryshme mund të jenë në shërbim të vendit. Sot kemi një numër relativisht të mirë të këtyre studentëve që janë kyçur në institucione, kompani private dhe gjithandej, madje nëse e bëjmë një matje të këtyre studenteve, Austria e zë vendin e parë, prej atyre që janë kthyer dhe kontribuojnë në Kosovë. Ekziston në Ministrinë e Arsimit një departament për kthimin e trurit në vendlindje, kushtet ekonomike nuk janë stimuluese për kthim, pasi që paga mesatare të ne është 250 Euro, shumë pak të rinj dhe të reja shfaqin interesim për tu kthyer në Kosovë. Kemi një pako të ve?ant të stimulimit për ato kuadro që mungojnë me profile të caktuara. Ne nuk guxojmë ti diskriminojmë njerëzit me paga pasi që ligji e parasheh pagën e caktuar për secilin vend. Sot teknologjia e ka bërë të mundshëm aktivizimin e këtyre njerëzve edhe nga vendet ku jetojnë, pjesëmarrja e këtij truri në institucione dhe arsim në Kosovë në ketë formë dhe atë direkte është mjaft e lart.  Kemi arrit një marrëveshje me universitetin e Prishtinës që për studentët nga mërgata të ketë një numër të rezervuara, për shkak të problemeve të gjuhës.

Leonora Sahiti nga  “Shoqata për integrim dhe Edukim”: Si e parashikoni bashkëpunimin e shoqatave me Ministrin e Diasporës? Me kënd duhet kontaktuar ne për të bashkërenduar veprimet dhe aktivitetet?

Ministri Makolli: Ministria e ka adresën e vet, ne kemi ueb faqen tonë ku mund të gjeni kontaktet e nevojshme. Ne kemi nevojë për kontakte dhe do të mbajmë kontakte më të gjithë, por është në interesin tonë që shoqatat bashkërisht të kenë një adresë ku mund të këmbejmë informacionet. Për shkak të mundësive të kufizuara buxhetore ne nuk e kemi mundësin e ndihmave financiare për asnjë shoqatë. Mirëpo ne parashohim përmes politikave në fushën e kulturës dhe sportit të koordinojmë organizimet aty ku ka vlerë, ju do të na ndihmonit shumë që të krijoni rrjeta të përbashkëta të organizatave dhe shoqatave tuaja me një organizatë ku bashkonte të gjitha shoqatat. Po ju garantoj se për festa kombëtare do të ketë dhjetëra organizime e manifestime edhe këtu në Linz, ne nuk do të mund të marrim pjesë në to, sikur të gjitha shoqatat të bëjnë një organizim qendror do të jetë me lehtë për neve pjesëmarrja aty.

Basri Jashari nga Shoqata “Iliria”, Vöklabruck: Diaspora shqiptare nuk është edhe aq shumë e organizuar  sa mendohet, ne nuk e kemi problemin e konkurrencës fare, nga 500 familje që jetojnë ne Vöklabruck dhe rrethinë vetëm 30 familje anëtarë kemi që janë pagues të rregullt. Me kontributin e këtyre familjeve dhe donatorëve të kompanive shqiptare, ne arrijmë çdo herë të organizojmë manifestime për festat tona. Ndërsa shumë lokale, kafene janë duke e shfrytëzuar emrin e shoqatave për zhvillimin e veprimtarive afariste, pra ato figurojnë në letër shoqata ndërsa në realitet janë lokale. Po kemi probleme të vazhdueshme që të angazhojmë femrat në shoqata për shkak të mentalitetit tonë, pastaj probleme serioze po kemi në angazhimin e të rinjve, këto çështje që ne duhet ti zgjedhim. Këto janë shqetësimet e mia!

 

Investitorët kanë probleme serioze në Kosovë

 

Franz Jetschgo Agjencioni “BADEA”: Dua të ju paraqesë Agjencionin “BADEA”, ne kemi 500 anëtarë të shpërndarë në Ballkan dhe Austri, ne jemi të detyruar që para kësaj anëtarësie të japim përgjegjësi për detyrat e marra në ndihmën e këtij regjioni. Unë do ju them vetëm dy tre emra prominent që janë anëtarë të agjencionit tonë si deputeti i parlamentit evropian z. Dr. Paul Rübig, kryetari i aleancës së biznesit z.Agim Shahini dhe z. Sali Ibishi politikan dhe biznesmen nga Kosova. Ne kemi edhe një filial në Prishtinë që merret kryesisht me koordinimin e punëve atje. Tani të kthehem të mesazhi që unë dua të ju jap juve, ne kemi qenë shumë herë në Kosovë dhe ishim shumë të impresionuar nga mikpritja e popullit, në syrin e këtij populli vëreja dëshirën e tij për një jetë me të mirë. Përvoja e jonë me funksionaret ishte shumë e keqe, ketë e them me keqardhje e sidomos me administratën tuaj. Do të ju tregojë tre shembuj, në vitin 2009 me ftesë të Agjencionit BADEA për vizitë në Austri ishte kryetari i Aleancës së Biznesit z. Agim Shahini, ne e vizituam deputetin e parlamentit evropian z. Dr. Rübig, zoti Deputet e kritikoi mysafirin për humbjen e shumë milionave pas investimeve në KEK, ndërsa mysafirit nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të kërkojë falje, pasi që ai nuk di ku kanë përfunduar ato. Rasti dytë është Kompania miellit Martin Kropfitsch nga Klagenfurti e cila kishte kontaktuar agjencionin tonë që ti gjejmë një partner serioz në Kosovë. Pasi që ne i ofruam Kompanin Elita, një kompani shumë serioze, në anën tjetër ndërhyn zoti ambasador në Vjenë dhe i ofron një kompani të vogël dhe joserioze për partner. Propozimi nga institucioni e devijon këtë kompani drejt një humbje të sigurt pasi që nuk ishte e besueshme se ambasadori nuk e dinte se kompania në fjalë kishte borxhe deri në fyt. Kjo kompani brenda një viti dështoi, humbjet e kompanisë janë mbi 500.000 euro. Çfarë ndodhi? Partneri nga i cili kompania Kropfitsch kishte marrë objektin me qira, kishte manipuluar kontratën duke e kthyer kontratën e qirasë, në kontratë partneriteti, në realitet ata ishin akorduar që pronari i Kompanisë Milenium të tregtojë vetëm miellin. Ky njeri miellin e tregtojë në forma jo të rregullta, pa asnjë faturë, atëherë kur kompania ju drejtua organeve të drejtësisë në Bashkimin Evropian, drejtori i kompanisë Milenium i manipulon të gjithë punëtorët duke i kërcënuar dhe larguar nga puna. Duke e parë se investitori nga Evropa është në rrezik gjithnjë e më të madh intervenon ministri mbrojtjes dhe e sugjeron investitorin të largohet nga Kosova për shkak të rrezikut që i kanoset. Ky nuk është një imazh i mirë për Kosovën, z. Kropfitsch mendon se i gjithë ky problem është problem administrativ, problem ku shteti drejtpërdrejt nuk ndërmerr masa për pengimin e personave të paligjshëm. Kompania nga Klagenfurti ka parapaguar taksa , nuk i janë kthyer akoma. Kjo kompani e ka përfunduar misionin e vet në Kosovë. Zhvillimin e Kosovës nuk e pengojnë Bashkimi Evropian e as partnerët ndërkombëtar, atë janë duke e penguar vet kosovaret. Për të arritur të një projekt duhet paguar ryshfet, kjo është një tragjedi për popullin e Kosovës, për ketë janë në dijeni e gjithë bashkësia ndërkombëtare.

Ministri Makolli: Nuk është krejt e thjesht kur investitorët hasin në pengesa, ligjet nuk e lejojnë që projektet të fitojnë pa konkurrim, të gjithë duhet të konkurrojnë në tender dhe aty fiton më i miri. Ne jemi të informuar se agjencioni i juaj ka konkurruar ne dy projekte publiko-private, por edhe këtu zgjedhja shkon përmes tenderit, pa marrë parasysh se a është projekt social apo përfitues, të gjithë duhet ti nënshtrohen zyrës se prokurimit, të ne ka rregulla dhe ligje strikte që i zbatojmë në përpikëri. Ne do të hulumtojmë këto raste dhe do të provojmë që ti eliminojmë problemet. Me partnerin që kanë pasur problem ne Fushë Kosovë do ta hulumtojmë rastin, përderisa unë nuk kamë informacione nga pala tjetër nuk mund të ju them asgjë, do të ju informojë!

Hashim Ademi, nga Shoqata Bashkimi Linz: Shoqata Bashkimi vepron dhe punon ne Linz, anëtarë kemi nga të gjitha trojet, kemi diku rreth 300 familje si anëtarë, nuk do të flas më shumë për shoqatën por mua me shqetëson më shumë gjuha, dëshira jone ose pyetja ime konkrete është se mesmi plotësues po ka pengesa , sa është duke u bërë propagandë që të binden prindërit hezitues ti dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues, si mund të arrijmë që të rrisim vetëdijen kombëtare për të mësuar gjuhen , kulturën dhe letërsinë shqiptare

Ministri Makolli: Ka pasur periudha të mira me pjesëmarrjen e fëmijëve në mësimin plotësues, por kemi pasur edhe periudha te dobëta. Ne nuk jemi të kënaqur me pjesëmarrjen momentale dhe për ketë arsye kemi intensifikuar vizitat në diaspore që të eliminojmë ketë problem , momentalisht nga e gjithë mërgata shqiptare anekënd botes vetëm 5% e fëmijëve vijojnë mësimet në shkollën shqipe, që është tmerrësisht e ulet në krahasim me nevojat e tyre.  Ne kemi raste kur vetë mësuesi nuk dërgon fëmijët në mësimin plotësues. Ne kemi marrë një mori veprime në raporte me shtete të ndryshme për të përmirësuar gjendjen tonë, ne dëshirojmë ashtu sikur në Suedi ku lënda shqipe është lënd  vlerësuese, e njëjta gjë dëshirojmë  të arrihet edhe me shtetet tjera. Ne Suedi lënda shqipe vlerësohet sikur lendet tjera dhe shënohet ne rezultatet përfundimtare. Se sa do të mund ta realizojmë mbetet të shohim, por nuk do të jetë e lehtë, na duhet kohë, me Austrinë jemi deri diku të kënaqur, problemet janë të vetëdijesimi i prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat shqipe, ne kemi dorëzuar literatura në Linz dhe do të dorëzojmë edhe nëpër shoqata , sidomos literaturë për fëmijë. Gjate sezonit veror do të organizojmë mësimin veror për mërgimtarët tonë, megjithëse është e vështirë, duke parë arsyetimin e prindërve, por ne kemi vendosur të startojmë me një pilot projekt ketë sezon dhe do të shohim se si do të funksionojë.

 

Hizri Rexha , nga shoqata e Mesuesve: Nuk jam i informuar se çka është duke ndodhur jashtë qytetit të Linz-it, por unë do të koncentrohem për qytetin këtu. Shoqatat nuk janë duke luajtur një rrol të mirë, pasi që ato posedojnë një anëtarësi me një numër të konsiderueshëm të familjeve që nuk i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues. Se paku nevojiten 10 fëmije të jenë në dispozicion, në mënyrë që të aktivizohet një mësues. Problemet janë edhe të natyrave tjera, ne mësimin plotësues në Austri mund e mbajmë vetëm pasdite ose të shtunave, përderisa fëmijët tjerë dalin dëfrehen shëtisin dhe luajnë, është e vështirë të motivohet ai fëmijë. Pastaj prindërit duke punuar gjithë javën kanë dëshirë që vikendin ta shfrytëzojnë për pik-nik apo dicka tjetër, ata janë të detyruar për shkak të fëmijës së tyre të heqin dorë nga këto. Këto janë ato pika që po i pengojnë prindërit ti dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues. Sa u përket planeve nuk jemi të kënaqur fare, me duhet te ju them me keqardhje , se ne jemi të detyruar që shumë libra ti kopjojmë në mënyrë që ti shpërndajmë të secili fëmijë.

Ministri Makolli:  Ne jemi duke bërë të pamundurën që ti përgatisim ekzemplarë të mjaftueshëm për të gjithë fëmijët tanë nga viti tjetër, për ketë arsye ne duam ta institucionalizojmë arsimin, në mënyrë që arsimi të funksionojë ashtu si duhet. Ne kemi një planë program dhe me ketë plan program do të punojmë. Ne do të bëjmë certifikimin e mësuesve edhe në diasporë. Jemi të interesuar që mërgata të paraqesë vlerat edhe në vendlindje me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

Shyqyri Bytyqi nga Shoqata “07 Shatori”: A ka Ministria e Diasporës një strategjie të përpunuar për mërgatën tonë dhe sa për qind merr ministria e juaj nga buxheti i Kosovës?  Kur do te del Abetarja për fëmijët tanë?

Ministri Makolli: E kemi strategjinë zhvillimore dhe tani jemi duke hartuar strategjinë komplete për mërgatën tonë në tri faza, jemi në fazën e identifikimit të problemeve, do të miratojmë ligjin për strategjinë, jemi dikaster i ri dhe nuk mundemi brenda natës të kërkojmë mjete shtesë, mjetet do të jene te mjaftueshme për të rregulluar nevojat tona. Në shtator do të del abetarja e përgjithshme për gjithë diasporën!

 

Arif Veselaj nga Shoqata “Bashkimi” Gmunden: Ne funksionojmë qe 20 vite shumë para ministrisë suaj, ne e kemi paguar Kosovën disa here si me luftëtarë ashtu edhe me mjete financiare.  Ne mërgata kemi probleme te shumta qe me hyrjen ton e ne vendlindje, ne jemi te detyruar te paguajmë polica te sigurimit, deri kur ju lutem, ne nuk meritojmë një trajtim te tille? Pyetja e dyte është se duke pare qe shume shoqata po fshihen vetëm pas emrit, si shume lokale ashtu edhe dy xhamia, pse nuk merr masa ambasada për identifikimin dhe pezullimin e tyre?

Ministri Makolli: Ju po jetoni në një vend demokratik, edhe ne në Kosove po tentojmë të bëhemi vend demokratik, kështu qe OJQ, nuk duhet patjetër qe çdoherë të jene aktive, ne kemi në Kosovë mbi 5600 OJQ dhe të jeni të sigurt se shumë nga to nuk janë aktive ndoshta 5500. Ne nuk kemi drejt të intervenojmë në shtetin austriak, ne do të bëjmë përpjekje që të kemi organizime, kurse ato që mendon ti as qe do të mund ti ndalojmë e as që e kemi ndërmend ti ndalojmë. Ne e dimë se secili ka dhënë dicka për Kosovën dhe nuk duhet ti vendosim tash ne rend te dite, nëse kthehemi dhe kërkojmë atë që kemi dhënë pas nuk na mbetet gjë për shtetin tonë. Kosova nuk është pjesë e kartonit të gjelbër dhe si e tillë ju jeni të detyruar të paguani polica të sigurimit deri sa Kosova të mos pranohet në organizatën e kartonit të gjelbër. Me ketë ju paguani sigurimin e përgjegjësisë për dëmin që mund të ju shkaktoni personave të tret. Ne do të paraqesim kërkesë që çmimi për ju të ulet në minimum. Por jemi duke bërë përpjekje që të anëtarësohemi sa me parë që është e mundur, jemi duke kërkuar forma dhe mënyra që të bëhemi anëtarë të kartonit te gjelbër edhe përmes Sllovenisë.

Dul Krasniqi nga Shoqata “Presheva”: Pajtohem ma atë se çdo sigurim duhet të paguar, por unë nga Kosova Lindore po e ndijë veten të diskriminuar sa herë që shkoj në vendlindje dëshirojë të bëjë pushimet në Shqipëri, kur kaloj transit në Kosovë me duhet të paguaj shuma të mëdha parash, Çfarë e drejte është kjo?

Ministri Makolli: Edhe unë kame kaluar në territorin e Malit të Zi si transit dhe isha i detyruar te paguaj sigurimin . Na shqetëson edhe neve kjo por këto janë të vendosura me ligj dhe është politik e kompanive te sigurimeve pse ato nuk vendosin tarifa ditore.

Ne duam ti identifikojmë profilet e shoqatave dhe mundësin e kooperimit. Ju lutem na i dërgoni profilet e shoqatave tuaja qe të kemi lidhjet e drejtpërdrejta. Ju faleminderit shumë për prezencën tuaj, ju ftoj të gjithëve që të jeni pjesë e përpunimit të kësaj strategjie



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora