E diele, 28.04.2024, 07:14 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevahir Cirongu: Njeriu që udhëton drejt shekullit …

E marte, 17.04.2012, 08:07 PM


Njeriu që udhëton  drejt  shekullit  ……

(Kujton  në atë rrugëtim  copëza  nga jeta,  92 vjeçari, Niazi Braçaj)

Një ngjarje plot dhimbje,por atje lind edhe gëzimi!...

Reportazh nga  Xhevahir Cirongu

Të  duket sikur Muzhëncka është fshehur në atë thelluke,ku heshturazi banorët e saj kanë ndërtuar jetën e tyre ashtu si u duhet.Ndonëse e kaluara i kishte fundosur të gjithë në varfëri;në vitet e pasçlirimit u bënë të gjitha familjet model,ku autoritetet organizonin disa seminare për ta bërë të gjithë Skraparin si Muzhëncka.Edhe pse në punën e hallet e tyre,ushtritë e huaja,që hynin e dilnin në Shqipëri si në shtëpinë e tyre,nuk i linin rehat.Kërkonin bukë nga fukarenjtë,por kërkonin edhe ato që nuk i kishin.Për këtë arsye,i dogjën e i vranë barbarisht.

Në këtë situatë të krijuar,familja e Qerim Braçajt,ashtu si gjithë familjet e fshatrave të asaj zone,për t’i shpëtuar barbarizmave të andartëve grekë mori rrugën e mërgimit drejt Vlorës.    Në këmbë me fëmijë në krahë;sepse rrugë dhe komunikacion nuk kishte,dhe mbas disa ditëve udhëtimi,të lodhur e të raskapitur,mbrrijnë në fshatin Vranisht të Qarkut të Vlorës,ku aty u strehuanë në një familje mikpritëse dhe bujare.

- U deshën shtatë muaj pa të ktheheshin në vatrat e tyre,që i gjetën të shkrumbosura., - na thotë në rrëfenjat e tija Niazi Braçaj.

Ata nuk i harrojnë nderin e mikpritjen e vlonjatëve,por as dhimbjet që u shkaktuan nga ai largim brutal.Qerimit i mbeti një vajzë në varrezat e një fshati të Mallakastrës.

Dhimbjet të japin ndonjëherë edhe forcë e krenari,- psherëtin prapë ai.

Dhe vazhdon së treguari:

- Kur erdhën në Muzhënckë te Çuka e Haskos,akoma po qëndronte një postë e korofillëkëve grekë,prandaj u strehuan për disa ditë në fshatin Zogas tek Turhan Hysa;derisa u larguan hordhitë greke nga Muzhëncka.E vetmja pasuri që u kishte mbetur,ishte një çadër,të cilën e vendosi në themelet e shtëpisë.Kur u kthye në fshat, Qerimit i ndodhi një tjetër fatkeqësi.Atij i vdiq gruaja,Xhemikua,duke i lënë dy djem dhe një vajzë.Më i madhi,Cenua,9-vjeç,të cilin e detyroj të martohet shumë shpejt për të rregulluar dhe rritur fëmijët.

………………………………………………………………………………

Në vitin 1918 Qerimi u martua me Fatime Sheme Myftari nga Visocka,një grua nikoqire,bujare,mikpritëse,puntore dhe shumë e pastër.Mbas disa kohrave akoma në varfëri,më datën 1 Janar 1920-ës,lindi Niaziu.nën mbrojtjen e së vetmes pasuri që kishte, çadrën!

Lindja e djalit në familje ishte një gëzim i madh, dhe sihariqi i lindjes u përhap me disa të shtëna pushke,që u zbrazën në lagjen Braçaj.Sipas zakonit,të nesrmen e në vazhdim filluan gratë e fshatit të vinin për urim,me ndinjë sahan me petulla,apo byreksheqere.Mbas disa ditëve u mblodhën shokët dhe miqësia për t’i vendosur emrin djalit.Sipas zakonit në krye të djepit nën kokë të djalit; i vendosënin një armë(revolver), një abetare dhe një laps,simbole këto të trimërisë dhe të diturisë.

Kur xhaxha Malua,,më i afërti dhe më i moshuari shkoi tek kreu i djepit për të thyer poganikun(një kulaç me petë dhe me një monedhë në të) tha me krenari:

-T’a gëzojë emrin, Niazi!

Kur ishim fëmijë…..

Në atë kohë kaloi një periudhë e zymtë,në një varfëri të jashtzakonshme,hrë me bukë dhe herë pa bukë,me një veshje shumë të dobët,me një fustan sit ë vajzave,me një pale opinga me lëkurë lope,si në verë dhe në dimër.

Kohën më të madhe e kalonim në lëmë,ose tek shtëpia e Koses,duke luajtur.Ajo ishte një shtëpi e braktisur,pa njeri.Kur kishte uri,për të ngrënë,shkonim në shtëpi dhe i kërkonim nënës  për të ngrënë.Ajo, kur kish më jepte ndonjë cope bukë, dhe kur s’kishte, u jepte ndonjë oshafe fëmijëve.Por, urinë e bukës na i largonte ajo puthja e ëmbël e nënës,e cila ngashëhrohej kur s’mund të na jepte një herë bukën.Kur vinte dreka,që të tre vaktet i kthente në dy.Megjithse në moshë të vogël,mundohesha t’u vija në ndihmë prindërve me ato punë që më lejonte mosha.

Ushqimi i përditshëmishte shumë i varfër.Në mëngjes,një tigan me çorbë(Tërhana) ku hanin 9 veta s’bashku,në drekë një sasi lakra të përzjera me pak mjell ose oriz,kur kishte,në darkë diçka më mirë,një jamake me fasule dhe në kohën e dimrit edhe me mish,mbasi në muajt nëntot-dhjetor,në çfarëdo gjendje të ishte,çdo shtëpi bënte pastërma.(mish i thatë).

Me gjithë kushtet e vështira ekonomike,Qerimi në maj të vitit 1925 filloi të ngrinte një shtëpi  dy katshe, e cila me pak punime që iu bënë ballit jug-lindor; që u dëmtua nga bombardimet e luftës Italo-Greke në vitin 1940-1941,dhe sot mbas 82 vjetëve është në gjendje shumë të mirë.

Ngritja e shtëpisë e rëndoi akoma më shumë gjendjen ekonomike,mbasi  muarëm dhe para borxh.Brenda vendit nuk mund të gjente ndonjë zgjidhje tjetër,dhe iu drejtua kurbetit.        Prandaj,babai  i nisi të dy djemtë e mëdhenjë në  moshë më të rritur për mëgrim. Cenua,në vitin  1927 shkoi në Stamboll,dhe filloi të punojë tek një bahçevan, i cili prodhonte vetëm perime.    Ai ishte Mançe nga Surropunji i Përmetit.

Puna ishte shumë e rëndë,punonin 10-12 orë në ditë me kazmë,bel dhe lopatë.Cenua çonte koshat me zarzavate me krahë në treg dhe kur kthehej,koshat i mbushte me plehë për bahçen. Sulua shkoj në Francë ,me dajë Ademin në vitin 1929 dhe u vendos në vitin 1929 dhe u vendos në qytetin Lion,duke punuar në një fermë Franceze.Si Cenua dhe Sulua kishin mundur të grumbullonin një sasi të paktë lekësh,por shumë pak dhe u rikthyen në atdhe.Cenua në vitin 1931 dhe Sulua  në vitin 1934, dhe iu nënshtruan punës në bujqësi.

Mësuesi im i parë, Jordan Misja nga Shkodra

Banorët  e Muzhënckës janë shumë të hetur për  dije dhe kulturë. Në mëgrim Xhelal Halilaj,Zeqir Halilaj dhe Hysen Dervishi, e ndonjë tjetër nga Amerika,të cilët me mund e sakrifica dërgonin abetaren në Shqipëri në adresën e Seit Skënderit Frashër,dhe atje  Muzhënckallinjtë kishin caktuar Tefik Nona për t’i marrë dhe shpërndarë në fshat.

Me këto abetare mësuan shkrim e këndim,Hysen dhe Reshat Braçaj,Zyber Nona e ndonjë tjetër.Por, dashuria e banorëve të Muzhënckës u bë realitet vetëm në vitin 1935, kur u hap shkolla e parë shqipe në Malind, me këmbënguljen dhe kontributin e dy fshatrave.

Ndërtimi i shkollës filloi dhe mbaroi në një kohë rekord,dhe në tetor të vitit 1933,shkolla ishte gati për të filluar vitin mësimor; por s’kishte mësues. Premtimet që kishte dhënë Ministria e Arsimit nuk po realizohej edhe pse banorët përsërisnin kërkesat e tyre.

‘’Ne të nënëshkruarit pleqësi e katundeve Malind dhe Muzhënckë të nënprefekturës së Skraparit,me sakrificën e dy fshatrave,kemi ngritur këtu e tre vjet më parë një godinë shkollore sipas sistemit modern dhe numri i nxënësve në moshën shkollore është 60-70 nxënës’’            (fotokopja në arkivin e muzeut Çorovodë).

Mbas shumë përpjekjesh, komisioni për ngritjen e shkollës gjeti mësues në Tiranë,një djalë i shkëlqyer i quajtur Sinan Tafaj. (Sot është Kryetar i Shoqatës së të verbërve të Shqipërisë, ky profesor).

Pas shumë bisedave me të,ramë dakord dhe lidhën një kontratë të përbashktë për të ardhur në Malind.Për një kohë mësimi paguhej nga banorët e fshatit që kishin fëmijët në shkollë.Kështu, u realizua dëshira e banorëve.Dhe në shtator të vitit 1935, u hap shkolla e parë në Malind. Mbas një cermonie madhore me nxënësit,prindërit dhe banorët e dy fshatrave,filloi viti i Ri shkollor 1935-1936, në një mjedis të shkëlqyer.Kjo e ngrohu edhe më shumë atmosferën e atyre ditëve.

Në mbarim të simestrit,mësuesi,duke vlerësuar përparimin e disa nxënësve që ishin më të avancuar se shokët, vlerësoi dhe me provimin e seksionit të arsimit,i kaloi në klasën e dytë.      Si:Haki e Maliq Spahiu,Niazi Braçaj,Halil Halilaj dhe Nevruz Xhaferri nga Nikollara.

-  Këta nxënës edhe nga mosha ishin më të mëdhenjë se shokët e tjerë, tregon Xha Niaziu.

Dhe kujimet e Xha Niaziut s’kanë të mbaruara. Dhe kujton me mallëngjim ato vite…..

-Të gjithë nxënësit ishin shumë të sjellshëm në mësime, me gjithë kushtet e vështira që kishin si:mungesa e librave,fletoreve,energjisë elektrike,etj.Ishte e jashtëzakonshme, që ndonjë nxënës të shkonte në shkollë pa bërë detyrat,në shkollë shkonin të pastër,me disiplinë në klasë dhe jashtë saj,të dashur dhe të respektuar me njërin- tjetrin,me të moshuarit dhe në veçanti me mësuesin.

- Shkollën e mbarova në muajin maj të vitit 1938 –të, me rezultate shumë të mira dhe për tre vjet bëra katër klasë.Dëshira dhe vullneti nuk mungonin për të vazhduar studimet,po mundësitë nuk i kasha.Shumë herë e shqetësoja babanë dhe Cenon për preokupimin tim që kasha për të vazhduar shkollën,por dhe ata kishin dëshirë që unë të vazhdoja.Pas shumë përpjekesh u gjend rruga që unë të vazhdoja shkollën në Frashër tek Abaz Abazi.Shkolla ishte me pesë klasë.Si Abazi dhe shoqja e tij,Ruzja,më kanë mbajtur dhe trajtuar si djalin e tyre të vetëm që e quanin Haxhi.Kësaj familje u jam mirënjohës për jetë.

Nga klasa e parë në të katërt, i drejtonte mësuesi Kadri Skënderi,djalë fshati,kurse klasën e pestë e mbante mësues Jordan Misja. Një djalë nga Shkodra,një mësues puntor,i sjellshëm,komunikues me njerëzit dhe me horizont të gjerë dijesh.Shkolla filloj dhe vazhdoi normalisht në shtator 1938 deri më 7 prill të 1939 kur Italia fashiste sulmoi dhe pushtoi Shqipërinë.Mbasi mbaruam orën e parë të mësimit,kishim dalë për pushim në oborrin e shkollës,por papritur në perëndim të fshatit Frashër, dalluam 9 aeroplanë të ndarë në tre grupe që fluturonin në drejtimin tonë, dhe mbasi bënë një rrutullim mbi Frashër-Zavalan,dhe në zonën e Kolonjës,u larguan andej nga kishin ardhur.

Nxënësit deri në atë moment nuk dinin gjë se kush ishin dhe pse fluturonin ata aeroplanë në vendin tonë.Mësuesi pa mbaruar mirë koha e pushimit,i ulur mbi një gur, në mendime dhe pa e parë në sy i thotë kujdestarit të klasës:Polikron! T’i bjeri borijes(ziles )që  të hyjnë nxënësit në klasë.

Mësuesi na shpjegoi se ata aeroplanë ishin italianë.Demostrojnë forcën e tyre dhe bëjnë presion mbi popullin tonë;mbasi fashizmi Italian sulmoj Shqipërinë.Si na dha disa këshilla,prej atij moment shkolla u mbyll.Në klasë ishin tre nxënës nga rrethe të tjera.Mësuesi i pyeti :            --Ju,do të qëdroni pranë personave që ju kanë në kujdestari,apo do të shkoni pranë familjeve tuaja?

Të tre iu përgjegjëm me një zë:

-Ne do të shkojmë pranë familjeve tona.

Atëherë mësuesi na udhëzoi e na dha dorën,na përqafoj e na uroj rrugë të mbarë.

Në fund me keqardhje na tha:

-Në shkollë do të vini kur të njoftojmë ne!

E kam shumë të freskët atë ditë të 7 prillit të vitit 1939,kur nxënësit e një shkolle në një fshat të vogël e të ndarë në dy grupe,bisedonin kokë më kokë me mësuesit e tyre.  Jordan Misja  na fliste me urrejtje të madhe për pushtimin fashist të Shqipërisë e të tradhëtuar  e lënë në rrugë nga mbreti Zog.

Mbas disa ditëve muarëm lajmin se do të fillonte mësimi.Shkuam në shkollë në vazhdim të vitit mësimor.Koha e shkëputjes nuk qe shumë e gjatë e gjatë,po mësuesi jonë tani na dukej më i pjekur,më i sjellshëm dhe më burrëror.

Orën e parë të mësimit e kaluam me zbarkimin dhe pushtimin e atdheut,për mbretin zog që nuk hodhi asnjë pushkë kundër pushtuesit,po grabiti thesarin që kish në bankën e shtetit,dhe së bashku me suitën e tij mori arratinë drejt Greqisë.

***

Mësues Jordan Misja më ftoj për një vizitë në shtëpi.Pasi u përshëndetëm me nënën dhe motrën e tij,Savkën,më prezantoi mua duke u thënë:Eshtë një shoku im! U mendova pse nuk u tha nxënësi im,po shoku im?! Heshtjen e prishi po vetë mësuesi  në atë çast e më pyeti:

-Shoku Niazi,me çfarë t’u qeras!?

-Faleminderit,zoti mësues.Nuk dua asgjë!

Ai më tha: në klasë  përdorim fjalën zotni,ndërsa jashtë mësimit fjalën shok.Mbas kësaj bisede i tha Savkës që t’më qeraste mua.Ajo më solli një pjatë me mjaltë dhe pak arra.Mora nja dy lugë dhe çava disa nga kokrrat e arrëve.Pata emocione,aepse ishte hera e parë në familjen e mësues Jordanit.Por nëna e Jordanit  m’i afroi pësëri  pjatën e qerasjes,ngaqë unë i largove ato. Jordani çau nja dy kokrra arra dhe i hodhi në pjatën e mjaltit dhe më ftoj që të vazhdoja.Po unë nuk munda të vazhdoja më.Gjatë bisedës mësuesi më tha se,a ke dëshirë të dëgjosh muzikë!?  Pa u menduar fare i thashë si urdhëron. Ai u ngrit dhe mori një radio me bateri,e hapi dhe po dëgjonim një muzikë që nuk po më tërhiqte fare.Deri në atë kohë nuk kIsha parë dhe dëgjuar zërin e saj.Kur mbaroj mësimi më tha: A të pëlqeu muzika? Aprovova me një të tundur kokën. Dhe me kaq u ndamë.

***

Njeriu që udhëton drejt shekullit.

(  Niazi Braçaj)

 

Një ditë tjetër mësuesi më tha duke më ftuar që mbasdite të shkoja tek shtëpija e tij.Mbasi kaluam një kohë me biseda dhe dëgjonim muzikë, ai filloj të kërkonte stacione të tjera.Tani më tha,do të dëgjojmë Radio Moskën.Për herë të parë nga radio e Jordanit kam dëgjuar deklaratën e qeverisë sovjetike, e cila dënonte Italinë fashiste që sulmoj Shqipërinë.Kjo deklaratë jepej nëpërmjet Radio Londrës.Kur mbaroj dhënia e deklaratës,mësuesi filloj të m’a shpjegonte me fjalët e veta.

Shkollën e mbarova me rezultate shumë të mira,gjë e cila më ka shërbyer shumë gjatë jetës sime, - kujton i përlotur xha Niaziu ata vite.

Por, mësuesi Jordan Misja udhëton e kujtohet në çdo fjalë e shkronjë.

***

Një  udhëtim  që më zgjoi  kujtime….!

Simbas njoftimit të nismëtarëve,Muahrrem e Daut Nona, dhe Kastriot Drvishi,ftohemi për një takim brezash në vendlindjen tonë në Muzhënckë të Skraparit.

Megjithëse, mbi supe i rrinë  si pëllumba 90 vitet, vendosi të shkoj në takimin midis vëllezërve, motrave dhe miqëve të ftuar,që merrnin pjesë në atë takim më 13 Shtator 2009.                             -Ishte data 11 Shtator,u nisa nga Durrësi me një nga shokët më të ngushtë të jetës,Bashkim Halilaj,- na tregon Niazi Braçaj.

Gjatë udhëtimit për në Berat,u përlota kur pashë lapidarian e Margarita dhe Kristaq Tutulani. Ndjeva shumë dhimbje shpirtërore në ato çaste!.Mergarita dhe Kristaqi linden në qytetin e Beratit, në një familje patriotike e atdhetare. Pushtimin e Shqipërisë, më 7 prill të vitit 1939, e pritën me urrejtie e indinjatë. Së bashku me shumë të tjerë patriotë luftuan kundër fashizmit e ushtrisë italiane.Në shkolla e zyra, në rrugët e rrugica shkruanin parrulla kundër fashizmit.Grisnin fotografitë e Duçes etj.Në shkollë nuk pranonin të nderonin ‘’Alla Romane’’.  Nën hundën e armikut punonin ditë e natë për të hedhur të rinjtë kundër fashizmit.

-Vetëm lufta partizane mund të na sjelli lirinë,- u thoshin moshatarëve dhe njerëzve të thjeshtë e patriot që donin atdheun,Margarita e Kristaq Tutulani.

Veprimtaria e tyre kundër fashizmit,ra në sy të spiunëve të Gestapos, e cila i arrestoi, i torturoi me metoda  më ç’njerëzore. Por nga goja e tyre nuk mundën të mësonin asgjë për shokët e tyre ilagalë.Për bazat e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të njësiteve guerile në qytet.Gestapua i futi në makina të blinduara dhe në fshehtësi më të madhe i çoi dhe i pushkatoi në fshatin Gosë të Kavajës.

Për çështjen e madhe të çlirimit të Atdheut, nga pushtyesit e huaj,Margarita dhe Kristaq Tutulani, mbetën simbole të frymëzimit dhe atdhetarizmit për të gjithë brezat pasardhës.

…Arrijmë para varrezave të dëshmorëve të Atdheut! Para nesh shfaqet një Lapidar madhështor në hyrje të qytetit të Beratit. Na kujton 20 Shtatorin e vitit 1943.Shtabi i Përgjithshëm kishte dhënë urdhërin që në Qarkun e Beratit, të krijohej Batalioni i Rinisë, me partizanë të moshës 16-19 vjeçë.Në ditët e para të shtatorit,kishin ardhur komanda e batalionit dhe një pjesë e partizanëve.Shtabi  i Qarkut Berat, më datën 14 shtator i jep urdhër komandës së batalionit,akoma të pakrijuar, të shkonte në Bogovë të Skraparit, për të marrë armatimin e një njësije të ushtrisë italiane që ndodhej në atë zonë.E cila, një ditë më parë kishte kapitulluar pa kushte.Në takimin e parë që bëri komanda me komandantin e tyre kolonelin’’X’’, i kërkoj të dorëzonte armatimin.Koloneli’’X’’  u tregua i gatshëm, por vetëm me një premtim: Që kuadri oficer italian të  mbante armët personale. Kërkesa e tij nuk u pranua. Kështu filloi marrja në dorëzim e armatimit nga forcat partizane.

Me armatimin e marrë aty u armatosën partizanët vullentarë që vinin nga Bogova, Fieri, Lushnja,Kuçova,Berati e Skrapari.

Më datën 20 Shtator 1943-it, në afërsi të ish centralit elektrik, në prezencë të autoriteteve të Qarkut Berat dhe banorëve të këtij qyteti, u krijua Batalioni i Rinisë’’Margarita Tutulani’’,   me një efektiv prej 150 partizanë e partizane.

Nuk kishte kaluar as edhe një muaj,nga krijimi i batalionit, dhe ushtria gjermane me bashkëpuntorët e tij,sulmoi në befasi me forca të shumta e mjete luftarake qytetin e Beratit. Sulmi filloi në orët e para të mëngjesit.Ishte data 14 tetot 1943.Partizanët e përballuan me sukses këtë sulëm.Armiku qe superior si në forca njerëzore, ashtu edhe në teknikën e armatimit luftarak. Dy autoblinda dhe një tank depërtuan në thellësi të mbrojtjes së batalionit.Ata zunë Urën e Goricës, dhe vazhduan drejt qendrës së qytetit për në gazermat e Uznovës.Dy aeroplanë luftarakë fluturuan atë ditë shumë ulët mbi qytet.Na bënin presion psikologjik.Por vendosmëria e jonë ishte e lartë ndaj këtij presioni.Në këto kushte filloj rrugën e lavdishme Batalioni i Rinisë’’Margarita Tutulani’’.Gjatë këtij luftimi, ushtria gjermane pati të vrarë,të plagosur dhe të zënë shumë robër.Në veçanti ishte qëndrimi heroik i partizanëve gjatë operacionit të demerit në muajin Dhjetor, dhe atë të muajit Qërshor 1944. Ku përballoj luftime të ashpra e të përgjakshme.Edhe nga forcat tona mbetën të vrarë e të plagosur.

Në Çorovodë....drejtë  Muzhënckës

Në  Çorovodë takojmë shumë shokë dhe miq.Së bashku me ta pimë nga një kafe tek klubi veror: në ajër të pastër,ujë të freskët, pastëri shembullore,etj.

U ndava me ta dhe shkova tek Myrtezai,(vëllai cili u nda nga jeta para disa ditësh ). Sa herë që shkoja aty, do rrinim deri në orët e vona të natës. Biseda rrithte si lumi i Osumit. Një bisedë e ëmbël, si vetë buka e tokës sonë. Në mëngjes rreth orës dhjetë u nisëm  drejt fshatit Muzhënckë.

Në këtë udhëtim Myrtezai nuk më shoqëroi,se vuante nga gjunjët.Kishte dhimbje.Udhën e kaluam  duke  shijuar  bukuritë  e  natyrës:  Kanionet e  lumit Osum , dhe  gjelbërimin e mrekullueshëm të asaj natyre  jetëdhënse.

Në Çorovodë më erdhën djemtë: Agimi me Yllin. Makina më çoi deri tek dera e shtëpisë. Në fshat na priste Enveri me Karafilin, të cilët kanë shumë kohë që banojnë në Tiranë, me gjithë fëmijtë.Po shtëpia e tyre qëndronte ashtu siç e mbante e ndjera Xhevri, disa vite më parë.Ishte e pastër.Çdo gjë në vendin e vetë dhe nuk i mungonte asgjë. Ata jetonin në Tiranë, po mendjen e kanë në Muzhënckë.!

Mbasi pushuam pakë, hamë drekën dhe së bashku me Enverin dhe djemtë duallëm për të parë shtëpinë ku kam jetuar kohë më parë.Nga pamja e jashtme shtëpia nuk kishte pësuar asnjë ndryshim.Hapa portën e jashtme dhe hyra në oborr.Një pamje tjetër jo e mirë m’u shfaq para syve.Mollët,hurmat dhe rrushi që dikur zbukuronin shtëpinë, mbi 60 përqind e tyre ishin tharë.

Lulet e dikurshme nuk ekzistonin.Këto më lanë përshtypje se,nuk kishte Zot shtëpie! Brenda nëpër dhoma nuk hyra dot se dera ishte mbyllur me një dryn të madh.I shkova përqark shtëpisë duke shikuar me mall atë vend të dashur! Arra përballë portës ishte tharë dhe e kishin prerë.   Dardha me dy llojë prodhime, kishte pësuar fatin e arrës.Mbi derickë, rrushtë, molla, qershia, dhe kumbullat, ishin pocaqisur shumë keq.Bari dhe ferrat i kishin bllokuar të gjitha.Kaluam në disa vende, kudo e njëjta gjë: mungonte dora e njeriut!.....

Më së fundi, kaluam në krye të fshatit, aty në vendin e quajtur Fusha e Vogël, dhe Fusha e Madhe.Që nga ai vend me hapsirë të madhe  shikon Malin e Miçanit që ndan pamjen me Kolonjën.Më tutje qafën e Martës, që ndan me Korçën, Trebeshina që ndan me Përmetin.     Pastaj vazhdon me Dhëmbelin që ndan me Gjirokastrën dhe Mali i Tomorrit që ndan me Beratin.

Djemtë ishin shumë kuriozë dhe bënin pyetje të shumta.Gjatë kthimit takojmë Bashkimin, që dhe ai kishte bërë një xhiro në disa vende.Darkën e kaluam tek Enveri.Aty kaluam deri në orët e vona të asaj mbrëmje.

Më datën 13 Shtator u grumbulluam tek shkolla, dhe prej aty do të shkonim tek Rezervuari, ku ishte organizuar takimi. Agimi dhe Ylli shkuan tek varrezat ku prehen gjyshërit, xhaxhallarë  e vendosën buqeta me lule.

Fjalën e takimit e hapi Kryetari i fshatit Mydin Halilaj.Në atë takim folën edhe shumë shokë të tjerë.Si: Syrja Nona, Daut Nona,Ylli Braçaj, Engjëll Halilaj, Rustem Dashi etj.

Në diskutimet e disa shokëve u theksua me forcë përfundimi i historikut të fshatit Muzhënckë. Ai ka shumë vite që eshtë bërë, por do disa ndryshime pasë këtej, ku duhen pasqyruar edhe ngjarje të tjera.Materiali i historikut të fshatit Muzhënckë, u përpunua nga një grup shokësh me në krye  Rushit Dervishi.Ai u diskutua me të gjithë banorët e fshatit në Muzhënckë dhe rrethe të ndryshme ku ndodhen me banin banorët e fshatit.Mbas pyetjeve dhe diskutimeve maketit iu bënë edhe disa vrejtje, ku grupi i punës i mori në kosideratë.

Ky material mbeti për një kohë në shtëpinë e shokut Rushit.Me këmbënguljen time, materiali u muarë në vitin 2007 dhe më 2008, me kërkesën e tij Barjam Halilaj e mori materialin dhe u zotua t’a përpunonte brenda pesë muajve.Mbas të rishikohesh edhe një herë nga banorët e fshatit, do shkonte për ta botuar. Pse të mbetet jetim ky historik i fshatit tonë?!

Ku ishte shqetësimi i xha Niaziut, por edhe të tjerëve banorë të atij fshati.

Muzhëncka ka shumë kuadro të afta si: Arsimtarë, mjekë, inxhinierë, diplomat, ushtarakë, etj.që nuk iu mungojnë aftësitë për kompletimin dhe plotësimin e historikut të vendlindjes të tyre.Në këtë takim u theksua që çdo banor të bënte gjinezën e familjes së vetë sipas fiseve të fshatit.E dyta u kërkua që të bashkëpunomim me kryeplakun e fshatit pë ndërmjetsimin me Komunën për krijimin e një vendi nga ku grupi i punës të bënte edhe takimet e tyre rreth këtij problem.  Aty të zhvilloheshin edhe takime brezash.

Në takim u vendos që e djela e fundit të muajit Qërshor të jetë si ditë Takimi i Brezave në fshatin Muzhënckë. Mbas mbarimit të takimit u shpërndamë në grupe për të ngrënë drekën e cila vazhdoj deri vonë në një ambjent mikëpritës dhe bujar.

Nuk ka shumë kohë, dhe përsëri Niaziu shkon me disa të afërm në Muzhënckë e Çorovodë. Moshës së thyer të viteve u thotë ‘’Ndal’’ se, unë jam ende i ri, e do udhëtoj atje drejtë vendlindjes sime. Takohet me njerëz e të gjithave brezave.Kudo mikëpritje! Kudo dashuri njerëzore.....

Me gota në dorë,  ngritën dolli sipas zakonit Skraparas, për shëndetin e gjithë shqiptarëve që punojnë e jetojnë kudo nëpër botë. Por edhe për 100 vjetorin e Pavarsisë, për shqiptarët e të gjithave trevave: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, e Çamëri.

Të gjitha këto u derdhën në djepin e këngës Tomarriane, me betimin’’Baba Tomorr’’.

Mbas ndarjes vëllazërore me ta, u nisëm për në  brigjet e  detit Adriatik në Durrësi.

Edhe  Gjika Pastërma, i cili është nga Ziçishti i Korçës, por ka kohë që njihet me Niaziun, ka shumë për të na thënë për këtë njeri energjik që udhëton drejt shekullit.

-Me heshtjen e tija, Niaziu flet shumë,- na thotë në bisedë e sipër Gjika.

***



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abas Fejzullahi: Bamirësia është thesari i vetëm, i cili shtohet duke e ndarë me të tjerët Ryzhdi Baloku: Peja - krijimi më i bukur i natyrës Pierre-Pandeli Simsia: Drekë miqësore në Nju Jork me Profesorin japonez Kazuhiko Yamomoto Miradije Gashi: Për Mërgatën shqiptare, qyteti Bad Cannstatt, njihet si qytet i Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka !!! Xhafer Leci: Shkollat shqipe festojnë pavarësinë e Kosovës Elinda Marku: Hyni Shqipnia në Shqipni Xhevat Muqaku: Vizitë e institucioneve të Kosovës shkollës shqipe në Fellbach Luan Dibrani: Në "Diasporën Shqiptare" synime të reja për ndryshime! Beqir Sina: U shfaq në New York, filmi dokumentar "Spaçi - Simboli i Qendresës Antikomuniste" Sarë Gjergji, fitues i ‘Takimeve Poetike të Karadakut’ Murat Geca: Shkolla 7 Marsi e kryeqytetit po ndryshon Abas Fejzullahi: Institucionet e Gjeneves ndihmojne materialisht SHSHMP Baki Ymeri: Fillojnë aktivitetet për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Bukuresht Halit Elshani: Manifestim me përmasa kombëtare në Belgjikë Engjëll Koliqi: Afirmim i denjë i Kosovës në botë Abas Fejzullahi: Veprimtari në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Bedri Tahiri: Bardh?si n? Peshkopi Ramiz Selimi: Kremtim modern, më i miri gjerë me tani në Austri Engjëll Koliqi: Jehoi deri në Alpe kënga dardane e lirisë dhe e dashurisë së mirëfilltë arbërore SHKSH "Nëna Terezë" në Ängelholm: Festohet katër vjetori i Pavarsisë së Kosovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora