| E marte, 17.04.2012, 07:07 PM |
Njeriu që udhëton drejt
shekullit ……
(Kujton në atë rrugëtim copëza
nga jeta, 92 vjeçari, Niazi Braçaj)
Një ngjarje plot dhimbje,por atje lind edhe
gëzimi!...
Reportazh nga Xhevahir Cirongu
Të duket sikur Muzhëncka është fshehur në
atë thelluke,ku heshturazi banorët e saj kanë ndërtuar jetën e tyre ashtu si u
duhet.Ndonëse e kaluara i kishte fundosur të gjithë në varfëri;në vitet e
pasçlirimit u bënë të gjitha familjet model,ku autoritetet organizonin disa
seminare për ta bërë të gjithë Skraparin si Muzhëncka.Edhe pse në punën e
hallet e tyre,ushtritë e huaja,që hynin e dilnin në Shqipëri si në shtëpinë e
tyre,nuk i linin rehat.Kërkonin bukë nga fukarenjtë,por kërkonin edhe ato që
nuk i kishin.Për këtë arsye,i dogjën e i vranë barbarisht.
Në këtë situatë të krijuar,familja e Qerim Braçajt,ashtu
si gjithë familjet e fshatrave të asaj zone,për t’i shpëtuar barbarizmave të
andartëve grekë mori rrugën e mërgimit drejt Vlorës. Në këmbë
me fëmijë në krahë;sepse rrugë dhe komunikacion nuk kishte,dhe mbas disa ditëve
udhëtimi,të lodhur e të raskapitur,mbrrijnë në fshatin Vranisht të Qarkut të
Vlorës,ku aty u strehuanë në një familje mikpritëse dhe bujare.
- U deshën shtatë muaj pa të ktheheshin në vatrat e
tyre,që i gjetën të shkrumbosura., - na thotë në rrëfenjat e tija Niazi Braçaj.
Ata nuk i harrojnë nderin e mikpritjen e vlonjatëve,por
as dhimbjet që u shkaktuan nga ai largim brutal.Qerimit i mbeti një
vajzë në varrezat e një fshati të Mallakastrës.
- Dhimbjet të japin ndonjëherë edhe forcë e krenari,- psherëtin prapë ai.
Dhe vazhdon së treguari:
- Kur erdhën në Muzhënckë te Çuka e Haskos,akoma
po qëndronte një postë e korofillëkëve grekë,prandaj u strehuan për disa ditë
në fshatin Zogas tek Turhan Hysa;derisa u larguan hordhitë greke
nga Muzhëncka.E vetmja pasuri që u kishte mbetur,ishte një çadër,të
cilën e vendosi në themelet e shtëpisë.Kur u kthye në fshat, Qerimit i
ndodhi një tjetër fatkeqësi.Atij i vdiq gruaja,Xhemikua,duke i lënë dy
djem dhe një vajzë.Më i madhi,Cenua,9-vjeç,të cilin e detyroj të
martohet shumë shpejt për të rregulluar dhe rritur fëmijët.
………………………………………………………………………………
Në vitin 1918 Qerimi u martua me Fatime Sheme
Myftari nga Visocka,një grua nikoqire,bujare,mikpritëse,puntore dhe
shumë e pastër.Mbas disa kohrave akoma në varfëri,më datën 1 Janar
1920-ës,lindi Niaziu.nën mbrojtjen e së vetmes pasuri që kishte, çadrën!
Lindja e djalit në familje ishte një gëzim i madh, dhe
sihariqi i lindjes u përhap me disa të shtëna pushke,që u zbrazën në lagjen Braçaj.Sipas
zakonit,të nesrmen e në vazhdim filluan gratë e fshatit të vinin për urim,me
ndinjë sahan me petulla,apo byreksheqere.Mbas disa ditëve u mblodhën shokët dhe
miqësia për t’i vendosur emrin djalit.Sipas zakonit në krye të djepit nën kokë
të djalit; i vendosënin një armë(revolver), një abetare dhe një laps,simbole
këto të trimërisë dhe të diturisë.
Kur xhaxha Malua,,më i afërti dhe më i moshuari
shkoi tek kreu i djepit për të thyer poganikun(një kulaç me petë dhe me një
monedhë në të) tha me krenari:
-T’a gëzojë emrin, Niazi!
Kur ishim fëmijë…..
Në atë kohë kaloi një
periudhë e zymtë,në një varfëri të jashtzakonshme,hrë me bukë dhe herë pa
bukë,me një veshje shumë të dobët,me një fustan sit ë vajzave,me një pale
opinga me lëkurë lope,si në verë dhe në dimër.
Kohën më të madhe e kalonim në lëmë,ose tek shtëpia e Koses,duke
luajtur.Ajo ishte një shtëpi e braktisur,pa njeri.Kur kishte uri,për të
ngrënë,shkonim në shtëpi dhe i kërkonim nënës për të ngrënë.Ajo, kur kish
më jepte ndonjë cope bukë, dhe kur s’kishte, u jepte ndonjë oshafe
fëmijëve.Por, urinë e bukës na i largonte ajo puthja e ëmbël e nënës,e cila
ngashëhrohej kur s’mund të na jepte një herë bukën.Kur vinte dreka,që të tre
vaktet i kthente në dy.Megjithse në moshë të vogël,mundohesha t’u vija në
ndihmë prindërve me ato punë që më lejonte mosha.
Ushqimi i përditshëmishte shumë i varfër.Në mëngjes,një
tigan me çorbë(Tërhana) ku hanin 9 veta s’bashku,në drekë një sasi lakra të
përzjera me pak mjell ose oriz,kur kishte,në darkë diçka më mirë,një jamake me
fasule dhe në kohën e dimrit edhe me mish,mbasi në muajt nëntot-dhjetor,në
çfarëdo gjendje të ishte,çdo shtëpi bënte pastërma.(mish i thatë).
Me gjithë kushtet e vështira ekonomike,Qerimi në
maj të vitit 1925 filloi të ngrinte një shtëpi dy katshe, e cila me pak
punime që iu bënë ballit jug-lindor; që u dëmtua nga bombardimet e luftës
Italo-Greke në vitin 1940-1941,dhe sot mbas 82 vjetëve është në gjendje shumë
të mirë.
Ngritja e shtëpisë e rëndoi akoma më shumë gjendjen ekonomike,mbasi
muarëm dhe para borxh.Brenda vendit nuk mund të gjente ndonjë zgjidhje
tjetër,dhe iu drejtua kurbetit.
Prandaj,babai i nisi të dy djemtë e mëdhenjë në moshë më të rritur
për mëgrim. Cenua,në vitin 1927 shkoi në Stamboll,dhe
filloi të punojë tek një bahçevan, i cili prodhonte vetëm
perime. Ai ishte Mançe nga Surropunji i
Përmetit.
Puna ishte shumë e rëndë,punonin 10-12 orë në ditë me
kazmë,bel dhe lopatë.Cenua çonte koshat me zarzavate me krahë në treg
dhe kur kthehej,koshat i mbushte me plehë për bahçen. Sulua shkoj në Francë
,me dajë Ademin në vitin 1929 dhe u vendos në vitin 1929 dhe u vendos në
qytetin Lion,duke punuar në një fermë Franceze.Si Cenua dhe Sulua
kishin mundur të grumbullonin një sasi të paktë lekësh,por shumë pak dhe u
rikthyen në atdhe.Cenua në vitin 1931 dhe Sulua në vitin
1934, dhe iu nënshtruan punës në bujqësi.
Mësuesi im i parë, Jordan Misja nga Shkodra
Banorët e Muzhënckës janë shumë të hetur
për dije dhe kulturë. Në mëgrim Xhelal Halilaj,Zeqir Halilaj dhe Hysen
Dervishi, e ndonjë tjetër nga Amerika,të cilët me mund e sakrifica dërgonin
abetaren në Shqipëri në adresën e Seit Skënderit në Frashër,dhe
atje Muzhënckallinjtë kishin caktuar Tefik Nona për t’i
marrë dhe shpërndarë në fshat.
Me këto abetare mësuan shkrim e këndim,Hysen dhe
Reshat Braçaj,Zyber Nona e ndonjë tjetër.Por, dashuria e banorëve të Muzhënckës
u bë realitet vetëm në vitin 1935, kur u hap shkolla e parë shqipe në Malind,
me këmbënguljen dhe kontributin e dy fshatrave.
Ndërtimi i shkollës filloi dhe mbaroi në një kohë
rekord,dhe në tetor të vitit 1933,shkolla ishte gati për të filluar vitin
mësimor; por s’kishte mësues. Premtimet që kishte dhënë Ministria e Arsimit nuk
po realizohej edhe pse banorët përsërisnin kërkesat e tyre.
‘’Ne të nënëshkruarit pleqësi e katundeve Malind
dhe Muzhënckë të nënprefekturës së Skraparit,me sakrificën e
dy fshatrave,kemi ngritur këtu e tre vjet më parë një godinë shkollore sipas
sistemit modern dhe numri i nxënësve në moshën shkollore është 60-70
nxënës’’
(fotokopja në arkivin e muzeut Çorovodë).
Mbas shumë përpjekjesh, komisioni për ngritjen e shkollës
gjeti mësues në Tiranë,një djalë i shkëlqyer i quajtur Sinan Tafaj.
(Sot është Kryetar i Shoqatës së të verbërve të Shqipërisë, ky profesor).
Pas shumë bisedave me të,ramë dakord dhe lidhën një
kontratë të përbashktë për të ardhur në Malind.Për një kohë mësimi
paguhej nga banorët e fshatit që kishin fëmijët në shkollë.Kështu, u realizua
dëshira e banorëve.Dhe në shtator të vitit 1935, u hap shkolla e parë në Malind.
Mbas një cermonie madhore me nxënësit,prindërit dhe banorët e dy
fshatrave,filloi viti i Ri shkollor 1935-1936, në një mjedis të shkëlqyer.Kjo e
ngrohu edhe më shumë atmosferën e atyre ditëve.
Në mbarim të simestrit,mësuesi,duke vlerësuar përparimin
e disa nxënësve që ishin më të avancuar se shokët, vlerësoi dhe me provimin e
seksionit të arsimit,i kaloi në klasën e dytë.
Si:Haki e Maliq Spahiu,Niazi Braçaj,Halil Halilaj dhe Nevruz
Xhaferri nga Nikollara.
- Këta nxënës edhe nga mosha ishin më të mëdhenjë
se shokët e tjerë, tregon Xha Niaziu.
Dhe kujimet e Xha Niaziut s’kanë të mbaruara. Dhe kujton
me mallëngjim ato vite…..
-Të gjithë nxënësit ishin shumë të sjellshëm në mësime,
me gjithë kushtet e vështira që kishin si:mungesa e librave,fletoreve,energjisë
elektrike,etj.Ishte e jashtëzakonshme, që ndonjë nxënës të shkonte në shkollë
pa bërë detyrat,në shkollë shkonin të pastër,me disiplinë në klasë dhe jashtë
saj,të dashur dhe të respektuar me njërin- tjetrin,me të moshuarit dhe në veçanti
me mësuesin.
- Shkollën e mbarova në muajin maj të vitit 1938 –të,
me rezultate shumë të mira dhe për tre vjet bëra katër klasë.Dëshira dhe
vullneti nuk mungonin për të vazhduar studimet,po mundësitë nuk i kasha.Shumë
herë e shqetësoja babanë dhe Cenon për preokupimin tim që kasha për të
vazhduar shkollën,por dhe ata kishin dëshirë që unë të vazhdoja.Pas shumë
përpjekesh u gjend rruga që unë të vazhdoja shkollën në Frashër tek Abaz
Abazi.Shkolla ishte me pesë klasë.Si Abazi dhe shoqja e tij,Ruzja,më
kanë mbajtur dhe trajtuar si djalin e tyre të vetëm që e quanin Haxhi.Kësaj
familje u jam mirënjohës për jetë.
Nga klasa e parë në të katërt, i drejtonte mësuesi Kadri
Skënderi,djalë fshati,kurse klasën e pestë e mbante mësues Jordan Misja.
Një djalë nga Shkodra,një mësues puntor,i sjellshëm,komunikues me njerëzit
dhe me horizont të gjerë dijesh.Shkolla filloj dhe vazhdoi normalisht në
shtator 1938 deri më 7 prill të 1939 kur Italia fashiste sulmoi dhe pushtoi
Shqipërinë.Mbasi mbaruam orën e parë të mësimit,kishim dalë për pushim në
oborrin e shkollës,por papritur në perëndim të fshatit Frashër, dalluam
9 aeroplanë të ndarë në tre grupe që fluturonin në drejtimin tonë, dhe mbasi
bënë një rrutullim mbi Frashër-Zavalan,dhe në zonën e Kolonjës,u larguan
andej nga kishin ardhur.
Nxënësit deri në atë moment nuk dinin gjë se kush ishin
dhe pse fluturonin ata aeroplanë në vendin tonë.Mësuesi pa mbaruar mirë koha e
pushimit,i ulur mbi një gur, në mendime dhe pa e parë në sy i thotë kujdestarit
të klasës:Polikron! T’i bjeri borijes(ziles )që të hyjnë nxënësit
në klasë.
Mësuesi na shpjegoi se ata aeroplanë ishin
italianë.Demostrojnë forcën e tyre dhe bëjnë presion mbi popullin tonë;mbasi
fashizmi Italian sulmoj Shqipërinë.Si na dha disa këshilla,prej atij moment
shkolla u mbyll.Në klasë ishin tre nxënës nga rrethe të tjera.Mësuesi i pyeti
: --Ju,do të
qëdroni pranë personave që ju kanë në kujdestari,apo do të shkoni pranë
familjeve tuaja?
Të tre iu përgjegjëm me një zë:
-Ne do të shkojmë pranë familjeve tona.
Atëherë mësuesi na udhëzoi e na dha dorën,na përqafoj e
na uroj rrugë të mbarë.
Në fund me keqardhje na tha:
-Në shkollë do të vini kur të njoftojmë ne!
E kam shumë të freskët atë ditë të 7 prillit të vitit
1939,kur nxënësit e një shkolle në një fshat të vogël e të ndarë në dy
grupe,bisedonin kokë më kokë me mësuesit e tyre. Jordan Misja
na fliste me urrejtje të madhe për pushtimin fashist të Shqipërisë e të
tradhëtuar e lënë në rrugë nga mbreti Zog.
Mbas disa ditëve muarëm lajmin se do të fillonte
mësimi.Shkuam në shkollë në vazhdim të vitit mësimor.Koha e shkëputjes nuk qe
shumë e gjatë e gjatë,po mësuesi jonë tani na dukej më i pjekur,më i sjellshëm
dhe më burrëror.
Orën e parë të mësimit e kaluam me zbarkimin dhe
pushtimin e atdheut,për mbretin zog që nuk hodhi asnjë pushkë kundër
pushtuesit,po grabiti thesarin që kish në bankën e shtetit,dhe së bashku me
suitën e tij mori arratinë drejt Greqisë.
***
Mësues Jordan Misja më ftoj për një vizitë në
shtëpi.Pasi u përshëndetëm me nënën dhe motrën e tij,Savkën,më prezantoi
mua duke u thënë:Eshtë një shoku im! U mendova pse nuk u tha nxënësi im,po
shoku im?! Heshtjen e prishi po vetë mësuesi në atë çast e më pyeti:
-Shoku Niazi,me çfarë t’u qeras!?
-Faleminderit,zoti mësues.Nuk dua asgjë!
Ai më tha: në klasë përdorim fjalën zotni,ndërsa
jashtë mësimit fjalën shok.Mbas kësaj bisede i tha Savkës që t’më
qeraste mua.Ajo më solli një pjatë me mjaltë dhe pak arra.Mora nja dy lugë dhe
çava disa nga kokrrat e arrëve.Pata emocione,aepse ishte hera e parë në
familjen e mësues Jordanit.Por nëna e Jordanit m’i afroi
pësëri pjatën e qerasjes,ngaqë unë i largove ato. Jordani çau nja dy
kokrra arra dhe i hodhi në pjatën e mjaltit dhe më ftoj që të vazhdoja.Po unë
nuk munda të vazhdoja më.Gjatë bisedës mësuesi më tha se,a ke dëshirë të
dëgjosh muzikë!? Pa u menduar fare i thashë si urdhëron. Ai u ngrit dhe
mori një radio me bateri,e hapi dhe po dëgjonim një muzikë që nuk po më
tërhiqte fare.Deri në atë kohë nuk kIsha parë dhe dëgjuar zërin e saj.Kur
mbaroj mësimi më tha: A të pëlqeu muzika? Aprovova me një të tundur kokën. Dhe
me kaq u ndamë.
***
Njeriu që udhëton drejt shekullit.
( Niazi Braçaj)
Një ditë tjetër mësuesi më tha duke më ftuar që mbasdite
të shkoja tek shtëpija e tij.Mbasi kaluam një kohë me biseda dhe dëgjonim muzikë,
ai filloj të kërkonte stacione të tjera.Tani më tha,do të dëgjojmë Radio
Moskën.Për herë të parë nga radio e Jordanit kam dëgjuar deklaratën e
qeverisë sovjetike, e cila dënonte Italinë fashiste që sulmoj Shqipërinë.Kjo
deklaratë jepej nëpërmjet Radio Londrës.Kur mbaroj dhënia e deklaratës,mësuesi
filloj të m’a shpjegonte me fjalët e veta.
Shkollën e mbarova me rezultate shumë të mira,gjë e cila
më ka shërbyer shumë gjatë jetës sime, - kujton i përlotur xha Niaziu ata vite.
Por, mësuesi Jordan Misja udhëton e kujtohet në
çdo fjalë e shkronjë.
***
Një udhëtim që më zgjoi
kujtime….!
Simbas njoftimit të
nismëtarëve,Muahrrem e Daut Nona, dhe Kastriot Drvishi,ftohemi për një takim
brezash në vendlindjen tonë në Muzhënckë të Skraparit.
Megjithëse, mbi supe i rrinë si pëllumba 90 vitet,
vendosi të shkoj në takimin midis vëllezërve, motrave dhe miqëve të ftuar,që
merrnin pjesë në atë takim më 13 Shtator
2009.
-Ishte data 11 Shtator,u nisa nga Durrësi me një nga shokët më të ngushtë të
jetës,Bashkim Halilaj,- na tregon Niazi Braçaj.
Gjatë udhëtimit për në Berat,u përlota kur pashë
lapidarian e Margarita dhe Kristaq Tutulani. Ndjeva shumë dhimbje
shpirtërore në ato çaste!.Mergarita dhe Kristaqi linden në qytetin e Beratit,
në një familje patriotike e atdhetare. Pushtimin e Shqipërisë, më 7 prill të
vitit 1939, e pritën me urrejtie e indinjatë. Së bashku me shumë të tjerë
patriotë luftuan kundër fashizmit e ushtrisë italiane.Në shkolla e zyra, në
rrugët e rrugica shkruanin parrulla kundër fashizmit.Grisnin fotografitë e
Duçes etj.Në shkollë nuk pranonin të nderonin ‘’Alla Romane’’. Nën hundën
e armikut punonin ditë e natë për të hedhur të rinjtë kundër fashizmit.
-Vetëm lufta partizane mund të na sjelli lirinë,- u
thoshin moshatarëve dhe njerëzve të thjeshtë e patriot që donin atdheun,Margarita
e Kristaq Tutulani.
Veprimtaria e tyre kundër fashizmit,ra në sy të spiunëve
të Gestapos, e cila i arrestoi, i torturoi me metoda më ç’njerëzore. Por
nga goja e tyre nuk mundën të mësonin asgjë për shokët e tyre ilagalë.Për bazat
e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të njësiteve guerile në qytet.Gestapua i futi
në makina të blinduara dhe në fshehtësi më të madhe i çoi dhe i pushkatoi në
fshatin Gosë të Kavajës.
Për çështjen e madhe të çlirimit të Atdheut, nga
pushtyesit e huaj,Margarita dhe Kristaq Tutulani, mbetën simbole të frymëzimit
dhe atdhetarizmit për të gjithë brezat pasardhës.
…Arrijmë para varrezave të dëshmorëve të Atdheut! Para
nesh shfaqet një Lapidar madhështor në hyrje të qytetit të Beratit. Na kujton
20 Shtatorin e vitit 1943.Shtabi i Përgjithshëm kishte dhënë urdhërin që në
Qarkun e Beratit, të krijohej Batalioni i Rinisë, me partizanë të moshës 16-19
vjeçë.Në ditët e para të shtatorit,kishin ardhur komanda e batalionit dhe një pjesë
e partizanëve.Shtabi i Qarkut Berat, më datën 14 shtator i jep urdhër
komandës së batalionit,akoma të pakrijuar, të shkonte në Bogovë të
Skraparit, për të marrë armatimin e një njësije të ushtrisë italiane që
ndodhej në atë zonë.E cila, një ditë më parë kishte kapitulluar pa kushte.Në
takimin e parë që bëri komanda me komandantin e tyre kolonelin’’X’’, i kërkoj
të dorëzonte armatimin.Koloneli’’X’’ u tregua i gatshëm, por vetëm me një
premtim: Që kuadri oficer italian të mbante armët personale. Kërkesa e
tij nuk u pranua. Kështu filloi marrja në dorëzim e armatimit nga forcat
partizane.
Me armatimin e marrë aty u armatosën partizanët
vullentarë që vinin nga Bogova, Fieri, Lushnja,Kuçova,Berati e Skrapari.
Më datën 20 Shtator 1943-it, në afërsi të ish centralit
elektrik, në prezencë të autoriteteve të Qarkut Berat dhe banorëve të këtij
qyteti, u krijua Batalioni i Rinisë’’Margarita Tutulani’’, me
një efektiv prej 150 partizanë e partizane.
Nuk kishte kaluar as edhe një muaj,nga krijimi i
batalionit, dhe ushtria gjermane me bashkëpuntorët e tij,sulmoi në befasi me
forca të shumta e mjete luftarake qytetin e Beratit. Sulmi filloi në orët e
para të mëngjesit.Ishte data 14 tetot 1943.Partizanët e përballuan me sukses
këtë sulëm.Armiku qe superior si në forca njerëzore, ashtu edhe në teknikën e
armatimit luftarak. Dy autoblinda dhe një tank depërtuan në thellësi të
mbrojtjes së batalionit.Ata zunë Urën e Goricës, dhe vazhduan drejt qendrës së
qytetit për në gazermat e Uznovës.Dy aeroplanë luftarakë fluturuan atë ditë
shumë ulët mbi qytet.Na bënin presion psikologjik.Por vendosmëria e jonë ishte
e lartë ndaj këtij presioni.Në këto kushte filloj rrugën e lavdishme Batalioni
i Rinisë’’Margarita Tutulani’’.Gjatë këtij luftimi, ushtria gjermane pati të
vrarë,të plagosur dhe të zënë shumë robër.Në veçanti ishte qëndrimi heroik i
partizanëve gjatë operacionit të demerit në muajin Dhjetor, dhe atë të muajit
Qërshor 1944. Ku përballoj luftime të ashpra e të përgjakshme.Edhe nga forcat
tona mbetën të vrarë e të plagosur.
Në Çorovodë....drejtë Muzhënckës
Në Çorovodë takojmë shumë shokë dhe miq.Së bashku
me ta pimë nga një kafe tek klubi veror: në ajër të pastër,ujë të freskët,
pastëri shembullore,etj.
U ndava me ta dhe shkova tek Myrtezai,(vëllai cili u
nda nga jeta para disa ditësh ). Sa herë që shkoja aty, do rrinim deri në
orët e vona të natës. Biseda rrithte si lumi i Osumit. Një bisedë e ëmbël, si
vetë buka e tokës sonë. Në mëngjes rreth orës dhjetë u nisëm drejt
fshatit Muzhënckë.
Në këtë udhëtim Myrtezai nuk më shoqëroi,se vuante nga
gjunjët.Kishte dhimbje.Udhën e kaluam duke shijuar
bukuritë e natyrës: Kanionet e lumit Osum , dhe
gjelbërimin e mrekullueshëm të asaj natyre jetëdhënse.
Në Çorovodë më erdhën djemtë: Agimi me Yllin.
Makina më çoi deri tek dera e shtëpisë. Në fshat na priste Enveri me
Karafilin, të cilët kanë shumë kohë që banojnë në Tiranë, me gjithë
fëmijtë.Po shtëpia e tyre qëndronte ashtu siç e mbante e ndjera Xhevri, disa
vite më parë.Ishte e pastër.Çdo gjë në vendin e vetë dhe nuk i mungonte asgjë.
Ata jetonin në Tiranë, po mendjen e kanë në Muzhënckë.!
Mbasi pushuam pakë, hamë drekën dhe së bashku me Enverin
dhe djemtë duallëm për të parë shtëpinë ku kam jetuar kohë më parë.Nga pamja e
jashtme shtëpia nuk kishte pësuar asnjë ndryshim.Hapa portën e jashtme dhe hyra
në oborr.Një pamje tjetër jo e mirë m’u shfaq para syve.Mollët,hurmat dhe
rrushi që dikur zbukuronin shtëpinë, mbi 60 përqind e tyre ishin tharë.
Lulet e dikurshme nuk ekzistonin.Këto më lanë përshtypje
se,nuk kishte Zot shtëpie! Brenda nëpër dhoma nuk hyra dot se dera ishte
mbyllur me një dryn të madh.I shkova përqark shtëpisë duke shikuar me mall atë
vend të dashur! Arra përballë portës ishte tharë dhe e kishin
prerë. Dardha me dy llojë prodhime, kishte pësuar fatin e arrës.Mbi
derickë, rrushtë, molla, qershia, dhe kumbullat, ishin pocaqisur shumë keq.Bari
dhe ferrat i kishin bllokuar të gjitha.Kaluam në disa vende, kudo e njëjta gjë:
mungonte dora e njeriut!.....
Më së fundi, kaluam në krye të fshatit, aty në vendin e
quajtur Fusha e Vogël, dhe Fusha e Madhe.Që nga ai vend me hapsirë të
madhe shikon Malin e Miçanit që ndan pamjen me Kolonjën.Më tutje qafën e
Martës, që ndan me Korçën, Trebeshina që ndan me
Përmetin. Pastaj vazhdon me Dhëmbelin që ndan me
Gjirokastrën dhe Mali i Tomorrit që ndan me Beratin.
Djemtë ishin shumë kuriozë dhe bënin pyetje të
shumta.Gjatë kthimit takojmë Bashkimin, që dhe ai kishte bërë një xhiro
në disa vende.Darkën e kaluam tek Enveri.Aty kaluam deri në orët e vona
të asaj mbrëmje.
Më datën 13 Shtator u grumbulluam tek shkolla, dhe prej
aty do të shkonim tek Rezervuari, ku ishte organizuar takimi. Agimi dhe Ylli
shkuan tek varrezat ku prehen gjyshërit, xhaxhallarë e vendosën
buqeta me lule.
Fjalën e takimit e hapi Kryetari i fshatit Mydin
Halilaj.Në atë takim folën edhe shumë shokë të tjerë.Si: Syrja Nona,
Daut Nona,Ylli Braçaj, Engjëll Halilaj, Rustem Dashi etj.
Në diskutimet e disa shokëve u theksua me forcë
përfundimi i historikut të fshatit Muzhënckë. Ai ka shumë vite që eshtë bërë,
por do disa ndryshime pasë këtej, ku duhen pasqyruar edhe ngjarje të
tjera.Materiali i historikut të fshatit Muzhënckë, u përpunua nga një grup
shokësh me në krye Rushit Dervishi.Ai u diskutua me të gjithë
banorët e fshatit në Muzhënckë dhe rrethe të ndryshme ku ndodhen me banin
banorët e fshatit.Mbas pyetjeve dhe diskutimeve maketit iu bënë edhe disa
vrejtje, ku grupi i punës i mori në kosideratë.
Ky material mbeti për një kohë në shtëpinë e shokut
Rushit.Me këmbënguljen time, materiali u muarë në vitin 2007 dhe më 2008, me
kërkesën e tij Barjam Halilaj e mori materialin dhe u zotua t’a përpunonte
brenda pesë muajve.Mbas të rishikohesh edhe një herë nga banorët e fshatit, do
shkonte për ta botuar. Pse të mbetet jetim ky historik i fshatit tonë?!
Ku ishte shqetësimi i xha Niaziut, por edhe të
tjerëve banorë të atij fshati.
Muzhëncka ka shumë kuadro të afta si: Arsimtarë, mjekë, inxhinierë, diplomat,
ushtarakë, etj.që nuk iu mungojnë aftësitë për kompletimin dhe plotësimin e
historikut të vendlindjes të tyre.Në këtë takim u theksua që çdo banor të bënte
gjinezën e familjes së vetë sipas fiseve të fshatit.E dyta u kërkua që të
bashkëpunomim me kryeplakun e fshatit pë ndërmjetsimin me Komunën për krijimin
e një vendi nga ku grupi i punës të bënte edhe takimet e tyre rreth këtij
problem. Aty të zhvilloheshin edhe takime brezash.
Në takim u vendos që e djela e fundit të muajit Qërshor
të jetë si ditë Takimi i Brezave në fshatin Muzhënckë. Mbas
mbarimit të takimit u shpërndamë në grupe për të ngrënë drekën e cila vazhdoj
deri vonë në një ambjent mikëpritës dhe bujar.
Nuk ka shumë kohë, dhe përsëri Niaziu shkon me disa të
afërm në Muzhënckë e Çorovodë. Moshës së thyer të viteve u thotë ‘’Ndal’’ se,
unë jam ende i ri, e do udhëtoj atje drejtë vendlindjes sime. Takohet me njerëz
e të gjithave brezave.Kudo mikëpritje! Kudo dashuri njerëzore.....
Me gota në dorë, ngritën dolli sipas zakonit
Skraparas, për shëndetin e gjithë shqiptarëve që punojnë e jetojnë kudo nëpër
botë. Por edhe për 100 vjetorin e Pavarsisë, për shqiptarët e të gjithave
trevave: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, e Çamëri.
Të gjitha këto u derdhën në djepin e këngës Tomarriane,
me betimin’’Baba Tomorr’’.
Mbas ndarjes vëllazërore me ta, u nisëm për në
brigjet e detit Adriatik në Durrësi.
Edhe Gjika Pastërma, i cili është nga Ziçishti i
Korçës, por ka kohë që njihet me Niaziun, ka shumë për të na thënë për këtë
njeri energjik që udhëton drejt shekullit.
-Me heshtjen e tija, Niaziu flet shumë,- na thotë në
bisedë e sipër Gjika.
***