E enjte, 07.11.2024, 07:06 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Beqir Sina: Nju Jork, përkujtohet 133 vjetori i lindjes së Mit’hat Frashërit

E premte, 20.04.2012, 06:11 PM


Nju Jork, përkujtohet 133 vjetori i lindjes së Mit’hat Frashërit

Nga Beqir Sina, Harstdale New York

Lamaj: "Eshtrat e këtij njeriu të madh - Mit'hat Frashërit, duhet të prehen në Atdhe"

 

Westchester County, New York: Ne varrezat pubilke "Ferncliff Cemetery" Westchester County, New York, është përkujtuar 133 vjetori i lindjes së Mit’hat Frashërit, kryetari i Kongresit te Manastirit (1908), themeluesi dhe udhëheqës i Partisë “Balli Kombëtar”, si dhe personaliteti më i rendesishem i çeshtjes kombetare dhe i luftes ndaj komunizmit ne perendim.

Ne nderim te tij përfaqësues të Partisë “Balli Kombëtar” në SHBA, Pëllumb Lamaj, Qemal Lepenica, vëllezërit (Mujo) Luarasi, Eqeremi, Novruzi, Fatmiri, z.Benjamin Cakrani , si dhe Kryetari i i Shoqatës Amerikane Çamëria, në SHBA, zoti Endri Merxhushi, Sekretari i Përgjithshëm i AAOC, zoti Sali Bollati, si dhe zoti Cenko Brahimaj, vendosen kurorë me lule të freskëta pranë varrit të tij - me një shirit kuq e zi ku shkruhej me gërma të arta "Balli Kombëtarë".

Gjithashtu, ata vendosën buqeta me lule të freskëta tek varri i njerit prej udheheqesve të Ballit Kombëtar, Professor Luan Gashit, autori i hartës së Shqiperise Etnike. Pjesmarrësit qëndruan në heshtje në shenjë respekti dhe vendosën nga një buqetë me lule edhe tek varret e Sefer Luarasit (Mujo), Hysen Neço Mataj, Lufto Toto, Hasan Çapani, Azem Tartaraj, Çize Murtaj, Prof. Zef Pali, (shkrimtar e atdhetar), Sulejman Meço, Ruzhdi Daka, Talat Karagjozi dhe Dr. Ali Xh. Koprencka.

Në 133 vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit oratorët, duke folur për figurën e tij vlerësuan shpirtin atdhetar të këtij burri të madh si dhe çmuan lart krijimtarinë letrare, sociokulturore dhe politike. Ata thanë se gjatë pesë dekadave të sundimit komunist, figura e tij, është sulmuar dhe anatemuar nga sistemi totalitar, ndërkohë, që u shprehën dhe bënë thirrje; se ka ardhur koha që eshtrat e tij - tani e kanë vendin vetëm në Shqipëri dhe të dërgohen atje me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Udhëheqësi i kësaj ceremonie të thjeshtë, por tepër dinjitoze, ish - burgosuri politik i Spaçit, Pëllumb Lamaj tha, "Jemi mbledhur në këtë vend për të kujtuar 133 vjet vjetorin e lindjes së një nga figurat më të shquara kombëtare, Mit'hat Frashërit. I cili, u lind më 25 mars të vitit 1879, në Janinën shqiptare - krahinën e Çamërisë. Edhe pse kane kaluar shumë vite” tha Lamaj, “fatkeqësisht, figura e shquar e Mit'hat Frashërit qëndron ende e censuruar nga historografia sllavo-komuniste. Ajo çka bëri Mit’hat Frasheri për Shqipërinë, e vendos këtë figurë emblematike në plejadën e atyre shqiptarëve që dhanë gjithçka për kombin e tyre”.

 

Në këtë varr të thjeshte ne Njy Jork, prehen eshtrat e atdhetarit dhe patriotit me te madh shqiptar në mërgim, i cili shkriu gjithçka per kombin e vet. Mit’hat Frasheri vdiq me 3 Tetor 1949.

"Në këtë vend, Kombi Shqipëtar”, u shpreh Lamaj “do të humbte një nga bijtë më të mirë të historisë kombëtare ndërkohë që bashkëluftëtarët e tij do të humbnin udhëheqësin e tyrë shpirtëror dhe ashtu siç ishte si i biri i Abdyl Frashërit dhe nip i Sami Frashërit e Naim Frashërit, nga Familja e Madhe e Frashërillnjëve të Përmetit, ai do të varrosej larg Shqipërisë, asaj Shqipërie që Mit'hati, e deshi aq shumë dhe ja fali gjithçka."

Lamaj kujtojë gjithashtu, “Në 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij i la shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme, me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë, dhe do të themelonte Biblotekën Kombëtare në Tiranë. Mbas pushtimit komunist të Shqipërisë, regjimi i Enver Hoxhës sekuestroi te gjithe pasurinë e Mid'hat Frashërit, ku një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid'hat Frashërit, e cila ende sot ruan rreth 40 000 vëllime qe janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë." thotë ai.

 

Lamaj, më pas recitoi edhe një poezi të shkruar nga Kudret Kokoshi, të cilën siç tha ai e shkruajti brenda mureve të burgut të Burelit ditën që mbylli sytë Babai i Shqiptarizmës, dhe kjo poezi theksoi ai u mësua përmendësh nga të gjithë të burgosurit dhe u transmetua gjeneratë pas gjenerate ç'ka tregon se historia nuk burgoset, nuk pushkatohet por jeton aq gjatë sa dhe populli e gjinia njerëzore ... Lum kush vdes për Kombin ... Mjerë trradhëtarët ...

Në dhe të huaj larg shqipes me gjak lyer
Që ti me ankth aq shumë e dashurove
Në dhe të huaj prej fatit të zi përflakur
Atdheut të vuajtur jetën i dhurove
Babai i Kombit nder beteja plakur
... Ti zemrat tona me ideal i ngrohe
Rrugën e jetës tonë të përgjakur
Hyjnor, Promethe ti na ndriçove
Ndër male e fusha nga Veriu në Lindje
Gjëmon jehona e thirrjes shpëtimtare
Vrapo, vrapo Shqipëri për në Rilindje
Thërret Mithati, Shqipëria e Shqipetarëve

Veterani i Ballit Kombëtar në mërgim, zoti Qemal Lepenica, tregoi, “ Mithat Frashëri, ose Lumo Skendo siç është njohur gjatë luftës, ka qenë ministër i Punëve Botore në qeverinë e parë shqiptare, delegat i Stambollit dhe "Vatrës" në Konferencën e Paqes në Paris, më 1920. Njëherazi pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes (1943), kur mes forcave politike shqiptare u arrit marrëveshje për mbrojtjen e atdheut, e cila më pas u prish, kurse Mithat Frashëri pas ardhjes së komunistëve në pushtet u largua per në Amerikë.

Përfaqësuesit e komunitetit Çamë në SHBA, Bollati e Merxhushi, e vlersuan lart figurën e Mit'hat Frashërit, sidomos në aspektin e fromimit të tij kombëtar, atë çka ka bërë ai për Çamërinë. Bollati tha,"Po kujtojmë një nga atdhetarët më të mëdhenjë, përfaqësuesi i denjë i njërës prej familjeve më të shuquara shqiptare që e shkriu gjithë jeten e tij për Shqipërinë, edhe në tokë të huaj. Mit'hat Frashëri do të kujtohet gjatë nga ne Çamët për kohën, kur ai si diplomat bëri për Çamërinë. Si Frasharlli i madh e mbrojti deri në vdekje çështjen Çame". Më krenarinë e tij si një çamë që po merrte pjesë për t'i dhënë një nderim të paharruar "Babait të Kombit", siç e quajti ai, foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Çamëria në SHBA, zoti Endri Merxhushi.

Në fund, Pëllumb Lamaj bëri thirrje që në këtë 133 vjetor të lindjes së Mit'hat Frashërit, dhe 100 vjetorit të madh të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, "Shërbestarit të Shqipërisë”, do t'i bëj thirrje edhe një herë klasës politike shqiptare, histrorigrafisë, institucioneve të kulturës kudo që ndodhen në trojet e tyre etnike qe eshtrat e këtij njeriu të madh të prehen në Atdhe".

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevahir Cirongu: Njeriu që udhëton drejt shekullit … Abas Fejzullahi: Bamirësia është thesari i vetëm, i cili shtohet duke e ndarë me të tjerët Ryzhdi Baloku: Peja - krijimi më i bukur i natyrës Pierre-Pandeli Simsia: Drekë miqësore në Nju Jork me Profesorin japonez Kazuhiko Yamomoto Miradije Gashi: Për Mërgatën shqiptare, qyteti Bad Cannstatt, njihet si qytet i Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka !!! Xhafer Leci: Shkollat shqipe festojnë pavarësinë e Kosovës Elinda Marku: Hyni Shqipnia në Shqipni Xhevat Muqaku: Vizitë e institucioneve të Kosovës shkollës shqipe në Fellbach Luan Dibrani: Në "Diasporën Shqiptare" synime të reja për ndryshime! Beqir Sina: U shfaq në New York, filmi dokumentar "Spaçi - Simboli i Qendresës Antikomuniste" Sarë Gjergji, fitues i ‘Takimeve Poetike të Karadakut’ Murat Geca: Shkolla 7 Marsi e kryeqytetit po ndryshon Abas Fejzullahi: Institucionet e Gjeneves ndihmojne materialisht SHSHMP Baki Ymeri: Fillojnë aktivitetet për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Bukuresht Halit Elshani: Manifestim me përmasa kombëtare në Belgjikë Engjëll Koliqi: Afirmim i denjë i Kosovës në botë Abas Fejzullahi: Veprimtari në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Bedri Tahiri: Bardh?si n? Peshkopi Ramiz Selimi: Kremtim modern, më i miri gjerë me tani në Austri Engjëll Koliqi: Jehoi deri në Alpe kënga dardane e lirisë dhe e dashurisë së mirëfilltë arbërore

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora