| E premte, 20.04.2012, 07:56 PM |
Takim pune në
Linz të Austrisë së Epërme nga Ministria e Diasporës
Ide, propozime nga mërgimtarë për mundësinë e bashkëpunimit
Nga Ramiz Selimi
Në Linz të Austrisë së Epërme
Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli me stafin e tij në përbërje të Mustafë
Xhemajli (Zv. Ministër), Ardita Kika (Shefe e Kabinetit), Burim Krasniqi
(Këshilltar) Naser Sherifi (Përfaqësues) organizoj dhe zhvillojë një takim pune
me të gjitha shoqatat dhe klubet e ndryshme shqiptare nga Austria e Epërme.
Takimi u zhvillua më 23 mars 2012 me përfaqësues të këtyre shoqatave
shqiptare; Mërgimi Styer, BADEA Rohrbach, Dardania Linz, Bashkimi Linz, Shoqata
e Grave Linz, Iliria Vöklerbruck, Bashkimi Gmunden, Anadrini Eferding, Kosova
Linz, Aleanca për fëmijë nga Styer, Kosova Styer, Skenderbeu Linz, 07 Shtatori
Wels, Shoqata e Studentëve, Shoqata e Mësuesve, Kosova nga Kirchdorf,
Përfaqësues nga xhamia shqiptare Ateb Linz, VHS Linz.
Qëllimi i takimit ishte
informimi nga dora e parë për gjendjen e shoqatave, veprimtarinë e tyre,
statutin e tyre, numrin e anëtarësisë. Pastaj për të verifikuar mundësitë e
bashkëpunimit më të afërt dhe shkëmbimit të përvojave, si dhe lidhshmëria më e
mirë dhe më e afërt me Kosovën.
Interes i ve?ant ishte hulumtimi i mundësive dhe ndërmarrja e
aksioneve të përbashkëta për realizimin e projekteve të përbashkëta. Gjithashtu
temë tjetër ishte mundësia dhe pasurimi i formave dhe mënyrave për
bashkëpunim më të ngushtë me Ministrinë e Diasporës.
Z. Mustafë Xhemajli në fjalën
fillestare duke kërkuar nga përfaqësuesit e shoqatave të japin propozime, ide
dhe raporte të sakta mbi aktivitetet dhe veprimtarinë e shoqatave, tregoi për
disa fusha në të cilin gjendet ministria në hulumtimin e problemeve më të cilat
përballet mërgata.
Z. Ibrahim Makolli në këtë takim
mjaft të frytshëm tha se shoqatat dhe klubet kulturo-artistike dhe sportive të
mërgimtarëve tanë gjithmonë kanë qenë në shërbim të bashkimeve të mërgimtarëve
tonë në vende të ndryshme, duke ndihmuar drejtpërdrejt kërkesat e nevojave të
Kosovës. Ai gjithashtu potencoi faktin se ato kanë dhënë kontributin e
jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Ministri
theksoi se kontaktet e shoqatave dhe klubeve të ndryshme, janë kontakte kulturore,
artistike, sportive dhe integruese në vendin ku veprojnë, shoqatat e
tilla janë në funksion të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejt për të
ndihmuar dhe kontribuar edhe sot për Kosovën, rimëkëmbjen e vendit dhe
ndërtimin e tij në të gjitha fushate jetës
Në këtë takim, Ministri ka shpalosur
edhe një herë objektivat për Diasporën. Ai ka theksuar se ruajtja e identitetit
kombëtar të mërgatës do të jetë objektivi i parësor i Ministrisë së Diasporës,
objektivi i dytë është hapja e qendrave kulturore dhe përkrahja e mërgimtarëve
në integrimin e tyre në shoqëritë e vendeve ku jetojnë, ndërsa objektivi i
tretë inkurajimi dhe përkrahja e investitorëve të mërgatës që të investojnë në
Kosovë. Turqia tha ai do të jetë vendi i parë ku do të hapim qendrën kulturore,
pasi atje nevoja është më e madhe se kudo tjetër, Zvicra është vendi i
dyte dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës do të jenë vendi i tret ku do të hapim
qendrat kulturore ketë vit. Pas dy viteve do të hapim qendrat kulturore edhe në
Gjermani , Austri dhe Suedi.
Përfaqësuesit e shoqatave folën për rolin e tyre, angazhimet dhe perspektivat e
bashkëpunimit me Ministrinë Diasporës. U dha një pasqyrë reale për organizimin
e mërgatës në pjesën e Austrisë së Epërme, ku u kërkua mbështetja e
drejtpërdrejtë nga Ministria e Diasporës dhe Qeveria e Kosovës.
Ministri Makolli në fund tha se kërkesat, projektet si dhe shqetësimet, që u
shtruan nga shoqatat, do t’i shqyrtojë dhe do të angazhohet për realizimin e
tyre duke u bazuar në fushë veprimtarinë e Ministrisë së Diasporës dhe
politikat që ka Qeveria e Republikës së Kosovës në raport me Diasporën.
Po e japim bisedën e plotë nga ky
takim:
Aktivitetet e Shoqatave për festimin
e 100 Vjetorit të Pavarësisë
Z. Mehdi Prushi nga Shoqata
”Dardania”: Çfarë pritet nga Ministria e Diasporës të
ndihmojë aktivitetet e shoqatave tona për 100 vjetorin e shpalljes së
pavarësisë?
Ministri Makolli: Ju e
dini që në nivel kombëtar janë krijuar qendra për organizimin e aktiviteteve të
përbashkëta, është paraparë që nga 01 shkurti e deri me 28 nëntor të
organizohen aktivitete të ndryshme brenda trojeve shqiptare. Ne do të shikojmë
mundësin e marrjes pjesë nga zyrtar të shtetit në këto aktivitete, por do të
jetë pothuaj se e pamundur pjesëmarrja nga organet tona jashtë vendi në
organizimet e shoqatave të ndryshme në diasporë për shkak të numrit të madh të
shoqatave dhe organizimeve të shumta. Ne do ta bëjmë një strategji për
prezencën tonë aty ku është e mundur. Do të shikojmë që në nivel vendi në
shtetet e ndryshme të organizohet nga një manifestim qendror në bashkëpunim dhe
organizim të dy ambasadave, ky organizim duhet të jetë institucional sepse ka
peshë me të madhe, shoqatat duhet të kontaktojnë me dy ambasadat (atë kosovare
dhe shqiptare) për të parë formën dhe agjendën e organizimit.
Rexhep Sahiti, përfaqësues i shoqatës
“Bashkimi” Linz: Pasi që nuk e kemi mundësin e diskutimit dy
herë, po ju shtroj dy pyetje z. Ministër, sa është numri i saktë i mërgatës dhe
na tregoni se kur mërgata do të marrë pjesë aktive në zgjedhje?
Ministri Makolli:
Numri i saktë nuk dihet, ne kishim ketë problem edhe brenda vendit, është një
proces jo i lehtë, por ne do të fillojmë së shpejti me regjistrimin e
popullsisë edhe ne diasporë, sipas të dhënave jozyrtare mendohet se diku rreth
25% e popullsisë jeton në mërgim. Regjistrimi i fundit në Kosovë edhe njëherë i
ka vërtetuar dyshimet tona se ne kemi një numër të madh të qytetarëve që
jetojnë jashtë vendit. Çështja e pjesëmarrjes në votime, siç e dini, çdo
qytetar i Republikës së Kosovës në bazë të kushtetutës së saj i garantohet e
drejta për të votuar, në ketë rast edhe mërgimtarët tonë që janë shtetas
të Republikës së Kosovës, dhe njëkohësisht shtetas të vendeve ku jetojnë, kanë
të drejt vote sikurse të gjithë qytetarët brenda vendi. Ne po e shohim mundësin
që aty ku kemi ndikim, ku ka qytetarë tonë të organizohen zgjedhjet edhe në
diasporë, kemi kërkuar edhe nga komisioni parlamentar që mërgata të ketë disa
vende të rezervuara në parlament.
Miftar Zagragja nga Shoqata ”Mërgimi”
Styer, tha se problemet e mërgatës nuk mund të zgjidhen brenda
një ore dhe se organizimi i këtij takimi është bërë ad-hok, duke lënë anash
shumë veprimtar dhe pa përgatitje të nevojshme për ofrimin e ideve dhe
propozimeve të sakta për problemet e shumta të mërgimtarëve. Ai kërkoi nga Ministri
që tjera herë, agjenda e vizitës të përgatitet më kohë dhe shoqatat të kenë
mundësi që me anëtarësi të vet të diskutojnë dhe të marrin mendime dhe ide edhe
nga anëtarësia.
Minstri Makolli: Ne
mund të rrimë këtu me javë të tëra, por çdo gjë e ka kohën e limituar, ne do të
bisedojmë së bashku aq sa kemi nevojë për të biseduar, për të evidentuar format
e avancimit të organizimit të diasporës edhe këtu në Linz. Ju duhet ta dini se
mërgata e jonë nuk është e vendosur vetëm në Linz, por i kemi të shpërndarë diku
edhe 500 Linz-a tjerë në tërë rruzullin tokësor. Nuk mund të thuhet se at çka
mendon mërgata në Linz, e mendon edhe mërgata në vendet tjera, sepse problemet
janë të ndryshme dhe dallojnë nga njëra-tjetra, ne do të marrim mendimet dhe
idetë gjithandej, nga këto do të përpilojmë një strategji pikërisht në interes
tuaj dhe që është e përafërt me idetë e mërgatës sonë nga vendet tjera. Vet
fakti që unë për herë të dytë jam në Linz brenda këtij gjashtëmujori tregon se
Ministria i ka dhëne një prioritet organizimit të mërgatës sonë në Austri të
Epërme, vëmendjen tonë e kanë tërhequr aktivitetet tuaja të shumta dhe numri i
madhe i qytetarëve tonë të vendosur këtu.
Edvana Gjashta nga ”Shoqata e Grave”:
Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes shoqatave nuk është më i miri,
shoqata e grave deri me tani ka bashkëpunuar vetëm me shoqatën Bashkimi,
shoqata e jonë merret më emancipimin dhe integrimin e femrës shqiptare. Çka
mund të bënë Ministria e Diasporës për të ndihmuar femrën shqiptare?
Mustafë Xhemajli: Ne nuk
e ndajmë diasporën në regjione e as në shtete e as në forma tjera, ju keni
plotësisht të drejt se as femra nuk ndahet normalisht. Ne konsiderojmë se pa u
inkuadruar femra në rrjedhat e shoqërisë nuk mund të ketë zhvillim të
mirëfilltë të asaj shoqërie. Roli i femrës jashtë vendit ishte dhe është një
rrol jashtëzakonisht i ve?ant,
shpirti i saj ka qenë vendimtar në ruajtjen e identitetit dhe gjuhës shqipe,
ndërsa sa i përket bashkëpunimit mund të ju them lirisht se aty ku femra është
e angazhuar si në institucione, shoqata apo organizata tjera me ndjenjën e saj
për bashkëpunim dhe koordinim ka përparim dhe zhvillim më të mirë.
Studentët mergimtarë duhet të jenë në
shërbim të vendit
Ramiz Selimi nga Agjencioni “BADEA”:
Programet dhe strategjia e juaj në fillim duket mjaft ambicioze, të shpresojmë
se të gjitha këto që i keni paraparë të realizohen. Duke e parë nevojën e
shtetit të Kosovës për njerëz të kualifikuar në perëndim, Çka është duke bërë
Ministria në identifikimin e këtyre studentëve që të kontribuojnë në zhvillimin
e vendit? Dhe pyetja e dytë është se, Aktivitetet e Agjencionit tonë ndërlidhen
drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik të vendit, pasi që ne bëjmë ndërlidhjen e
kompanive nga rajoni gjermano folës me kompanitë kosovare. Agjencioni ka
përvoja jashtëzakonisht të hidhura me njerëzit kompetent në Kosovë, nganjëherë
duke u injoruar, nganjëherë duke kërkuar interesin e drejtpërdrejt. Ne kemi
rate kur disa kompani kanë pësuar fiasko të vërtet për shkak të manipulimeve
dhe parregullsive. Është bërë diçka në ketë drejtim që shteti të garantoj një
klimë të sigurt për investime?
Ministri Makolli: Po
fillojë menjëherë me pyetjen e dytë, sa i përket kompanisë në fjalë nga
Klagenfurti, është çështje private dështimi apo suksesi i një kompanie, mendova
mos është ndonjë kompani publike dhe nuk do të më vinte mirë një përvojë e tillë.
Unë e di që ka probleme me partneritet, tregu është i lirë dhe partneriteti
bëhet në formë vullnetare. Janë organet e drejtësisë ato që vendosin për
parregullësit, ne e dimë të gjithë se përvoja me këto organe nuk është më e
mira, sistemi i drejtësisë ka akoma çalime , kemi nevojë për reforma aty,
shteti është duke bërë çmos që këto organe të jenë të besueshme për të gjithë
qytetarët. Është caktuar një dhomë e ve?ant që merret drejtpërdrejt me investime. Ne si shtet nuk
ndihemi mirë kur dëgjojmë për raste të tilla, sepse kjo zhgënjen investitorët
tjerë potencial, prapë po e them se edhe nëse një partner propozohet nga
institucionet tona, problemet e partneritetit nuk mund ti zgjedhë shteti. Jam i
njoftuar shumë mirë për kërkesën tuaj të partneritetit publiko-privat, më duhet
të ju them qartë se ligjet momentale nuk lejojnë, përfitim të tenderit pa
konkurrim. Ta zëmë ofrimi i shërbimeve publike që ka për qëllim agjencioni i
juaj, shkon vetëm përmes zyrës së prokurimeve publike, ligji i prokurimeve publike
kontrollohet rreptë nga BE-ja dhe secili që konkurron duhet ti nënshtrohet
këtij ligji. Ligjet tona janë të ndërtuara në ketë formë dhe ato duhet
respektuar.
Ministri Makoll:
Është një fat i madh dhe pasuri kombëtare që kemi një numër të studentëve kaq të
madh që vazhdojnë studimet në vende të ndryshme. Një numër i madh i të
rejave dhe të rinjve përfundojnë studimet në universitetet më me renome në
botë. Këta të rinj me përvojat e fituara në forma të ndryshme mund të jenë në
shërbim të vendit. Sot kemi një numër relativisht të mirë të këtyre studentëve
që janë kyçur në institucione, kompani private dhe gjithandej, madje nëse e
bëjmë një matje të këtyre studenteve, Austria e zë vendin e parë, prej atyre që
janë kthyer dhe kontribuojnë në Kosovë. Ekziston në Ministrinë e Arsimit një
departament për kthimin e trurit në vendlindje, kushtet ekonomike nuk janë
stimuluese për kthim, pasi që paga mesatare të ne është 250 Euro, shumë pak të
rinj dhe të reja shfaqin interesim për tu kthyer në Kosovë. Kemi një pako të ve?ant të stimulimit për ato kuadro që mungojnë me
profile të caktuara. Ne nuk guxojmë ti diskriminojmë njerëzit me paga pasi që
ligji e parasheh pagën e caktuar për secilin vend. Sot teknologjia e ka bërë të
mundshëm aktivizimin e këtyre njerëzve edhe nga vendet ku jetojnë, pjesëmarrja
e këtij truri në institucione dhe arsim në Kosovë në ketë formë dhe atë direkte
është mjaft e lart. Kemi arrit një marrëveshje me universitetin e
Prishtinës që për studentët nga mërgata të ketë një numër të rezervuara, për
shkak të problemeve të gjuhës.
Leonora Sahiti nga “Shoqata për
integrim dhe Edukim”: Si e parashikoni bashkëpunimin e
shoqatave me Ministrin e Diasporës? Me kënd duhet kontaktuar ne për të
bashkërenduar veprimet dhe aktivitetet?
Ministri Makolli:
Ministria e ka adresën e vet, ne kemi ueb faqen tonë ku mund të gjeni kontaktet
e nevojshme. Ne kemi nevojë për kontakte dhe do të mbajmë kontakte më të
gjithë, por është në interesin tonë që shoqatat bashkërisht të kenë një adresë
ku mund të këmbejmë informacionet. Për shkak të mundësive të kufizuara
buxhetore ne nuk e kemi mundësin e ndihmave financiare për asnjë shoqatë.
Mirëpo ne parashohim përmes politikave në fushën e kulturës dhe sportit të
koordinojmë organizimet aty ku ka vlerë, ju do të na ndihmonit shumë që të
krijoni rrjeta të përbashkëta të organizatave dhe shoqatave tuaja me një
organizatë ku bashkonte të gjitha shoqatat. Po ju garantoj se për festa
kombëtare do të ketë dhjetëra organizime e manifestime edhe këtu në Linz, ne
nuk do të mund të marrim pjesë në to, sikur të gjitha shoqatat të bëjnë një
organizim qendror do të jetë me lehtë për neve pjesëmarrja aty.
Basri Jashari nga Shoqata “Iliria”,
Vöklabruck: Diaspora shqiptare nuk është edhe aq shumë e
organizuar sa mendohet, ne nuk e kemi problemin e konkurrencës fare, nga
500 familje që jetojnë ne Vöklabruck dhe rrethinë vetëm 30 familje anëtarë kemi
që janë pagues të rregullt. Me kontributin e këtyre familjeve dhe donatorëve të
kompanive shqiptare, ne arrijmë çdo herë të organizojmë manifestime për festat
tona. Ndërsa shumë lokale, kafene janë duke e shfrytëzuar emrin e shoqatave për
zhvillimin e veprimtarive afariste, pra ato figurojnë në letër shoqata ndërsa
në realitet janë lokale. Po kemi probleme të vazhdueshme që të angazhojmë
femrat në shoqata për shkak të mentalitetit tonë, pastaj probleme serioze po
kemi në angazhimin e të rinjve, këto çështje që ne duhet ti zgjedhim. Këto janë
shqetësimet e mia!
Investitorët kanë probleme serioze në
Kosovë
Franz Jetschgo Agjencioni “BADEA”: Dua
të ju paraqesë Agjencionin “BADEA”, ne kemi 500 anëtarë të shpërndarë në
Ballkan dhe Austri, ne jemi të detyruar që para kësaj anëtarësie të japim
përgjegjësi për detyrat e marra në ndihmën e këtij regjioni. Unë do ju them
vetëm dy tre emra prominent që janë anëtarë të agjencionit tonë si deputeti i
parlamentit evropian z. Dr. Paul Rübig, kryetari i aleancës së biznesit z.Agim
Shahini dhe z. Sali Ibishi politikan dhe biznesmen nga Kosova. Ne kemi edhe një
filial në Prishtinë që merret kryesisht me koordinimin e punëve atje. Tani të
kthehem të mesazhi që unë dua të ju jap juve, ne kemi qenë shumë herë në Kosovë
dhe ishim shumë të impresionuar nga mikpritja e popullit, në syrin e këtij
populli vëreja dëshirën e tij për një jetë me të mirë. Përvoja e jonë me
funksionaret ishte shumë e keqe, ketë e them me keqardhje e sidomos me
administratën tuaj. Do të ju tregojë tre shembuj, në vitin 2009 me ftesë të
Agjencionit BADEA për vizitë në Austri ishte kryetari i Aleancës së Biznesit z.
Agim Shahini, ne e vizituam deputetin e parlamentit evropian z. Dr. Rübig, zoti
Deputet e kritikoi mysafirin për humbjen e shumë milionave pas investimeve në
KEK, ndërsa mysafirit nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të kërkojë falje, pasi që ai
nuk di ku kanë përfunduar ato. Rasti dytë është Kompania miellit Martin
Kropfitsch nga Klagenfurti e cila kishte kontaktuar agjencionin tonë që ti
gjejmë një partner serioz në Kosovë. Pasi që ne i ofruam Kompanin Elita, një
kompani shumë serioze, në anën tjetër ndërhyn zoti ambasador në Vjenë dhe i
ofron një kompani të vogël dhe joserioze për partner. Propozimi nga
institucioni e devijon këtë kompani drejt një humbje të sigurt pasi që nuk
ishte e besueshme se ambasadori nuk e dinte se kompania në fjalë kishte borxhe
deri në fyt. Kjo kompani brenda një viti dështoi, humbjet e kompanisë janë mbi
500.000 euro. Çfarë ndodhi? Partneri nga i cili kompania Kropfitsch kishte
marrë objektin me qira, kishte manipuluar kontratën duke e kthyer kontratën e
qirasë, në kontratë partneriteti, në realitet ata ishin akorduar që pronari i
Kompanisë Milenium të tregtojë vetëm miellin. Ky njeri miellin e tregtojë në
forma jo të rregullta, pa asnjë faturë, atëherë kur kompania ju drejtua
organeve të drejtësisë në Bashkimin Evropian, drejtori i kompanisë Milenium i
manipulon të gjithë punëtorët duke i kërcënuar dhe larguar nga puna. Duke e
parë se investitori nga Evropa është në rrezik gjithnjë e më të madh intervenon
ministri mbrojtjes dhe e sugjeron investitorin të largohet nga Kosova për shkak
të rrezikut që i kanoset. Ky nuk është një imazh i mirë për Kosovën, z.
Kropfitsch mendon se i gjithë ky problem është problem administrativ, problem
ku shteti drejtpërdrejt nuk ndërmerr masa për pengimin e personave të
paligjshëm. Kompania nga Klagenfurti ka parapaguar taksa , nuk i janë kthyer akoma.
Kjo kompani e ka përfunduar misionin e vet në Kosovë. Zhvillimin e Kosovës nuk
e pengojnë Bashkimi Evropian e as partnerët ndërkombëtar, atë janë duke e
penguar vet kosovaret. Për të arritur të një projekt duhet paguar ryshfet, kjo
është një tragjedi për popullin e Kosovës, për ketë janë në dijeni e gjithë
bashkësia ndërkombëtare.
Ministri Makolli: Nuk
është krejt e thjesht kur investitorët hasin në pengesa, ligjet nuk e lejojnë
që projektet të fitojnë pa konkurrim, të gjithë duhet të konkurrojnë në tender
dhe aty fiton më i miri. Ne jemi të informuar se agjencioni i juaj ka
konkurruar ne dy projekte publiko-private, por edhe këtu zgjedhja shkon përmes
tenderit, pa marrë parasysh se a është projekt social apo përfitues, të gjithë
duhet ti nënshtrohen zyrës se prokurimit, të ne ka rregulla dhe ligje strikte
që i zbatojmë në përpikëri. Ne do të hulumtojmë këto raste dhe do të provojmë
që ti eliminojmë problemet. Me partnerin që kanë pasur problem ne Fushë Kosovë
do ta hulumtojmë rastin, përderisa unë nuk kamë informacione nga pala tjetër
nuk mund të ju them asgjë, do të ju informojë!
Hashim Ademi, nga Shoqata Bashkimi
Linz: Shoqata Bashkimi vepron dhe punon ne Linz, anëtarë kemi
nga të gjitha trojet, kemi diku rreth 300 familje si anëtarë, nuk do të flas më
shumë për shoqatën por mua me shqetëson më shumë gjuha, dëshira jone ose pyetja
ime konkrete është se mesmi plotësues po ka pengesa , sa është duke u bërë
propagandë që të binden prindërit hezitues ti dërgojnë fëmijët e tyre në
mësimin plotësues, si mund të arrijmë që të rrisim vetëdijen kombëtare për të
mësuar gjuhen , kulturën dhe letërsinë shqiptare
Ministri Makolli: Ka
pasur periudha të mira me pjesëmarrjen e fëmijëve në mësimin plotësues, por
kemi pasur edhe periudha te dobëta. Ne nuk jemi të kënaqur me pjesëmarrjen
momentale dhe për ketë arsye kemi intensifikuar vizitat në diaspore që të
eliminojmë ketë problem , momentalisht nga e gjithë mërgata shqiptare anekënd
botes vetëm 5% e fëmijëve vijojnë mësimet në shkollën shqipe, që është
tmerrësisht e ulet në krahasim me nevojat e tyre. Ne kemi raste kur vetë
mësuesi nuk dërgon fëmijët në mësimin plotësues. Ne kemi marrë një mori veprime
në raporte me shtete të ndryshme për të përmirësuar gjendjen tonë, ne
dëshirojmë ashtu sikur në Suedi ku lënda shqipe është lënd vlerësuese, e
njëjta gjë dëshirojmë të arrihet edhe me shtetet tjera. Ne Suedi lënda
shqipe vlerësohet sikur lendet tjera dhe shënohet ne rezultatet përfundimtare.
Se sa do të mund ta realizojmë mbetet të shohim, por nuk do të jetë e lehtë, na
duhet kohë, me Austrinë jemi deri diku të kënaqur, problemet janë të
vetëdijesimi i prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat shqipe, ne
kemi dorëzuar literatura në Linz dhe do të dorëzojmë edhe nëpër shoqata ,
sidomos literaturë për fëmijë. Gjate sezonit veror do të organizojmë mësimin
veror për mërgimtarët tonë, megjithëse është e vështirë, duke parë arsyetimin e
prindërve, por ne kemi vendosur të startojmë me një pilot projekt ketë sezon
dhe do të shohim se si do të funksionojë.
Hizri Rexha , nga shoqata e Mesuesve: Nuk
jam i informuar se çka është duke ndodhur jashtë qytetit të Linz-it, por unë do
të koncentrohem për qytetin këtu. Shoqatat nuk janë duke luajtur një rrol të
mirë, pasi që ato posedojnë një anëtarësi me një numër të konsiderueshëm të
familjeve që nuk i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues. Se paku nevojiten 10
fëmije të jenë në dispozicion, në mënyrë që të aktivizohet një mësues.
Problemet janë edhe të natyrave tjera, ne mësimin plotësues në Austri mund e
mbajmë vetëm pasdite ose të shtunave, përderisa fëmijët tjerë dalin dëfrehen
shëtisin dhe luajnë, është e vështirë të motivohet ai fëmijë. Pastaj prindërit
duke punuar gjithë javën kanë dëshirë që vikendin ta shfrytëzojnë për pik-nik
apo dicka tjetër, ata janë të detyruar për shkak të fëmijës së tyre të heqin
dorë nga këto. Këto janë ato pika që po i pengojnë prindërit ti dërgojnë
fëmijët në mësimin plotësues. Sa u përket planeve nuk jemi të kënaqur fare, me
duhet te ju them me keqardhje , se ne jemi të detyruar që shumë libra ti kopjojmë
në mënyrë që ti shpërndajmë të secili fëmijë.
Ministri Makolli:
Ne jemi duke bërë të pamundurën që ti përgatisim ekzemplarë të mjaftueshëm për
të gjithë fëmijët tanë nga viti tjetër, për ketë arsye ne duam ta
institucionalizojmë arsimin, në mënyrë që arsimi të funksionojë ashtu si duhet.
Ne kemi një planë program dhe me ketë plan program do të punojmë. Ne do të
bëjmë certifikimin e mësuesve edhe në diasporë. Jemi të interesuar që mërgata
të paraqesë vlerat edhe në vendlindje me aktivitete të ndryshme kulturore dhe
sportive.
Shyqyri Bytyqi nga Shoqata “07
Shatori”: A ka Ministria e Diasporës një strategjie të përpunuar
për mërgatën tonë dhe sa për qind merr ministria e juaj nga buxheti i
Kosovës? Kur do te del Abetarja për fëmijët tanë?
Ministri Makolli: E
kemi strategjinë zhvillimore dhe tani jemi duke hartuar strategjinë komplete
për mërgatën tonë në tri faza, jemi në fazën e identifikimit të problemeve, do
të miratojmë ligjin për strategjinë, jemi dikaster i ri dhe nuk mundemi brenda
natës të kërkojmë mjete shtesë, mjetet do të jene te mjaftueshme për të
rregulluar nevojat tona. Në shtator do të del abetarja e përgjithshme për
gjithë diasporën!
Arif Veselaj nga Shoqata “Bashkimi”
Gmunden: Ne funksionojmë qe 20 vite shumë para ministrisë suaj,
ne e kemi paguar Kosovën disa here si me luftëtarë ashtu edhe me mjete
financiare. Ne mërgata kemi probleme te shumta qe me hyrjen ton e ne
vendlindje, ne jemi te detyruar te paguajmë polica te sigurimit, deri kur ju
lutem, ne nuk meritojmë një trajtim te tille? Pyetja e dyte është se duke pare
qe shume shoqata po fshihen vetëm pas emrit, si shume lokale ashtu edhe dy
xhamia, pse nuk merr masa ambasada për identifikimin dhe pezullimin e tyre?
Ministri Makolli: Ju po jetoni në një
vend demokratik, edhe ne në Kosove po tentojmë të bëhemi vend demokratik,
kështu qe OJQ, nuk duhet patjetër qe çdoherë të jene aktive, ne kemi në Kosovë
mbi 5600 OJQ dhe të jeni të sigurt se shumë nga to nuk janë aktive ndoshta
5500. Ne nuk kemi drejt të intervenojmë në shtetin austriak, ne do të bëjmë
përpjekje që të kemi organizime, kurse ato që mendon ti as qe do të mund ti
ndalojmë e as që e kemi ndërmend ti ndalojmë. Ne e dimë se secili ka dhënë
dicka për Kosovën dhe nuk duhet ti vendosim tash ne rend te dite, nëse kthehemi
dhe kërkojmë atë që kemi dhënë pas nuk na mbetet gjë për shtetin tonë. Kosova
nuk është pjesë e kartonit të gjelbër dhe si e tillë ju jeni të detyruar të
paguani polica të sigurimit deri sa Kosova të mos pranohet në organizatën e
kartonit të gjelbër. Me ketë ju paguani sigurimin e përgjegjësisë për dëmin që
mund të ju shkaktoni personave të tret. Ne do të paraqesim kërkesë që çmimi për
ju të ulet në minimum. Por jemi duke bërë përpjekje që të anëtarësohemi sa me
parë që është e mundur, jemi duke kërkuar forma dhe mënyra që të bëhemi anëtarë
të kartonit te gjelbër edhe përmes Sllovenisë.
Dul Krasniqi nga Shoqata “Presheva”:
Pajtohem ma atë se çdo sigurim duhet të paguar, por unë nga Kosova Lindore po e
ndijë veten të diskriminuar sa herë që shkoj në vendlindje dëshirojë të bëjë
pushimet në Shqipëri, kur kaloj transit në Kosovë me duhet të paguaj shuma të
mëdha parash, Çfarë e drejte është kjo?
Ministri Makolli: Edhe
unë kame kaluar në territorin e Malit të Zi si transit dhe isha i detyruar te
paguaj sigurimin . Na shqetëson edhe neve kjo por këto janë të vendosura me
ligj dhe është politik e kompanive te sigurimeve pse ato nuk vendosin tarifa
ditore.
Ne duam ti identifikojmë profilet e
shoqatave dhe mundësin e kooperimit. Ju lutem na i dërgoni profilet e shoqatave
tuaja qe të kemi lidhjet e drejtpërdrejta. Ju faleminderit shumë për prezencën
tuaj, ju ftoj të gjithëve që të jeni pjesë e përpunimit të kësaj strategjie