Udhëpërshkrim
Luan Dibrani: Gërshetim dimensional Qeveri-Mërgatë për ruajtjen e identitetit shqiptar!
E hene, 23.04.2012, 05:24 PM
Gërshetim dimensional Qeveri-Mërgatë për ruajtjen e identitetit shqiptar!
Nga Luan (Asllan )Dibrani
Ora po afrohet 18-h i datës 12.03.2012, ne Qytetin e Shtutgardit pikërisht në Bad Cnnstad ishte një zhurmë , një nxitim nga grupe, grupe të nxënësve shqiptar në ndjekjen e mësimit plotësues në gjuhen shqipe . Grupet e tyre ishin të shoqëruara edhe me prindërit e tyre , shumica, nga nënat qe i shoqëronin fëmijët e tyre me një elegancë ne këtë takim. Lenin përshtypjen se ,po atë kulturë qe posedojnë këto zonja dëshirojnë tu dhurojnë edhe fëmijëve të vet në shoqërinë shqiptare drejt një emancipimi dhe zhvillimi në emigrim me synim qe fëmijët tanë ta ruajnë identitetin e vet nacional . Të shoqëruar nga një grup fëmijësh iu afruam klasës se adresuar të mbajtjes se mësimit plotësues në gjuhen shqipe me mësuesen dhe pedagogen Miradije Gashin, qe shumë vite la kulturën dhe dijen e vet në edukatën e gjeneratave të nxënësve në Kosovë. Një grua me kulture dhe përgatitje si pedagoge qe nga padrejtësia e regjimit jugosllav u gjet e ballafaquar me prangosje pran grilave ne burgjet e ish regjimit jugosllav në të cilën ,me një fanatizëm dhe këmbëngulësi po e ndjek te njëjtin profesion edhe këtu ne mesin e mërgimtareve, e buzëqeshur , modeste , e afërme me të gjithë si me nxënës po edhe me prindërit .Nga disa prind morëm edhe prononcime dhe komplimente për zonjën Miradije Gashi . Zonja Gashi ishte edhe nikoqirja e organizimit të një ore mësimi në prezencën e Ministrave qe ishte planifikuar qe ta kalojnë një orë se bashku. Miradije Gashi, ishte ajo e para qe na përshëndeti dhe na uroj mirëseardhje, nga e cila u shoqëruam deri në klasën qe ishin tubuar mbi 70 qytetar se bashku e mase 40 nxënës nga te gjitha moshat .
Ishte një organizim qe pas pak u priste qe të filloj ora mësimore, por siç mësuam ne aty ishte përcaktuar një dite vizite edhe nga Ministri i arsimit , Shkencës dhe Kulturës se Kosovës , zoti Ramë Buja i shoqëruar me zotin Ibrahim Makollin etj. Në ballë ishin shkronja e mëdha ,qe mbulonte murin, me mbishkrimin;
Mirë se vini ne shkollën shqipe
“Bashkimi Kombëtar“
Stuttgart-Bad Cannstatt
Aty shkuan disa minuta nga e cila Miradije Gashi filloj mësimin me nxënës qe ishin disa pyetje nga një horizont i përgjithshëm të ngritjes se vetëdijes se nxënësve ,nga historia shqiptare, gjeografia arti etj, por ishin edhe disa pyetje qe kishin te bëjnë me qytetin dhe kulturën gjermane nga e cila ishte një kënaqësi qe të gjithë e ngrehnin gishtin për ta marr fjalën nga pedagogia dhe mësuesja ,gruaja dhe edukatorja e rrallë qe vërtet do të mburret brezi i kësaj gjenerate për punën, sakrificën dhe devotshmërinë qe dhuron ,ep dhe inkurajon ndaj nxënësve të vet.
Në atmosferën e zhvillimit të mësimit arriti edhe delegacioni i qeverisë z.Ibrahim Makollit me Burim Krasniqi këshilltar i ministrit, Ardita Kika, shefe e kabinetit në Ministrinë e Diasporës , Mustafë Xhemajli, drejtor për politikën e mërgatës, si dhe zëvendës konsulli i Konsullatës se Kosovës në Shtutgard, zoti Ymer Lladrovci. Ishte një privilegj i veçantë për këtë delegacion, qe po nderojnë sot Qytetin e Shtutgardit , një qytet që la gjurmët e historisë për lëvizjen kombëtarë të çlirimit nga armiku qe si viktime e politikes sllave ranë vëllezërit Gërvalla , dhe mund të quhet një qytet i heronjve tanë , ajo periudhë do të jetë e shkruar me shkronja të arta, qe i dhanë një petk të një vatre si qytet, qe me qindra herë u skuq me demonstrata antijugosllave .
Nga atëherë Shtutgardi mbeti një qendër e organizimit e veprimtarisë kombëtare, qe edhe ndjekja e mësimit në gjuhen shqipe konsiderohet si vazhdimësi e porosisë dhe amanetit të këtyre heronjve të kombit të "Vëllezërve Gervalla" , Kadri Zekës dhe Salih Çekut. Nuk është pak për këtë qytet qe nga gjiri i vet i dha katër heronjtë, katër luftëtar qe do të mbesin të pa vdekshëm, brez pas brezi. Ishte një privilegj për ne qe ishim aty, nga se ishim pikërisht në qytetin e Shtutgardit në Bad-Canstad në qytetin e varreve të martirëve tanë qe ishin udhërrëfyes të frymëzimit kombëtar. Këto rrugë pran kësaj lagje dhe kësaj shkolle ishin përmbushur çdo vit me qindra e mijëra qytetar emigrant shqiptar, qe ju bënin nderimet përkujtuese nga e gjithë Evropa për çdo vit këtyre martirëve!. Liria e popullit, gjithnjë është identifikuar e do të identifikohet me emrin e dëshmorëve të rënë në mbrojtje të jetëve e të idealeve kombëtare dhe Shqipërinë...Ky qytet sot konsiderohet nder qytetet ma me influencë në ekonomi qe mund të konsiderohet dhe të garoj me disa shtete në Ballkan. Mu në këtë lagje për herën e parë e pa dritën Mercedesi një gjigant i prodhimit botëror etj.
Zonja Miradije Gashi i përshëndeti te pranishmit dhe i nderoj me një mirëseardhje dhe foli për rëndësinë e shkollës shqipe, por edhe për përkujtimin e demonstratave të vitit 1981 ku theksoj se;"Lufta për gjuhën dhe shkollën shqipe, përfaqëson faqet më të ndritura, por edhe më përgjakura të historisë sonë kombëtare". Pastaj vazhdoj duke theksuar , se demonstratat dhe revoltat e vitit 1981 ishin vazhdimësi e Rilindjes Kombëtare, ku qëllimi i tyre ishte çlirimi dhe pavarësia e popullit shqiptar si tërësi, dhe ruajtja e pasurisë nëntokësore, resurset minerale e energjetike etj. Politika famëkeqe e kohës, me shpejtësi filloi hartimin e projekteve për t’iu kundërvënë rezistencës shqiptare, dhe sipas një skenari të përgatitur, protestat studentore dhe mbarëpopullore, duke filluar nga politikanët serbe dhe ata shqiptarë të Lidhjes Komuniste i gjykuan i ndëshkuan dhe i dënuan si kundërrevolucionare ,nacionaliste,irredentiste dhe antijugosllave u shpreh nder të tjera zonja Miradije Gashi...
Ministri Ibrahim Makolli po ashtu është pritur edhe nga një numër i madh i mësimdhënësve shqiptarë të mësimit plotësues në vendin e Baden Wutternbergut, ku është biseduar për punën që bëhet këtu, si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët në emigracion. Andaj edhe ne këtë tubim falënderoj zonjën Gashi, po edhe të pranishmit duke e arsyetuar Ramë Bujën se ka qene i obliguar të udhëtoj në Kosovë, për këtë shkak edhe mungon në mesin tonë, sot nga e cila u vërejt një pakënaqësi të zonja Miradije Gashi për shkak te mungesës se Ramë Bujës .
Ministri Ibrahim Makolli ka falënderuar të gjithë mërgatën për kontributin e tyre që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, por edhe në punën e tyre vullnetare, për mbajtjen gjallë të mësimit shqip në Gjermani nga artdashësit shqiptar e sidomos mësuesit . Për më tepër, ministri ka apeluar të gjithë prindërit shqiptarë që të inkurajojnë fëmijët e tyre për të vijuar mësimin plotësues ku ju solli një numër simbolik librash për bibliotekën e shkollës enkas për fëmijët shqiptar.
Ai ma tutje theksoi se kemi hapur një portofol elektronike për faqen e internetit. Ai falënderoj popullin mik gjerman , qe strehoj një numër te madh shqiptarësh me çka ishte edhe në krahun tonë të luftës se drejtë. Ai tha se historia e jone lidhet ngushtë me popullin mik gjerman. Fjalën e pati edhe Ymer Lladrovci qe ju shprehi mirëseardhje të pranishmeve po edhe u prononcua ne mbarëvajtjen e shkollës shqipe.Pastaj drejtori i shkollë "Jahn Real Schule "gjermane Führinger Carter i nderoj të gjithë të pranishmit ,në shenjë nderimi shpërndau disa dhurata pedagoges Miradije Gashit për punën e bërë, po edhe delegacionit të Kosovës dhe përfaqësuesve te mediave, Pastaj si recitues te disa vjershave ishin nxënësit, Sara Vuçiterna, Shkëlqesa Gashi, Edon dhe Fationa Mustafa ,kjo e fundit këndoj një këngë në gjuhen angleze.
U ndamë nga kjo orë e mësimit qe la mbresa shumë te mëdha tek mysafiret, tek prindërit, dhe nxënësitpor edhe te zyrtarët e Kosovës qe në të ardhmen të jenë si shembull i bashkimit te të gjitha forcave organizative në BW, po edhe ma gjerë, qe mësuesit të nderohen dhe inkurajohen për sakrificën dhe punën e shenjtë qe janë duke e bërë në Shtutgard, me rrethinë me qellim qe te nxitet edhe ma përfshirja e nxënësve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe , të krijohet uniteti në mes të mësuesve përkundër vështirësive qe përballen ,me qellim qe në të ardhmen të jenë shembull për rajonin. Mësuesit ta përforcojnë bashkëpunimin dhe organizimin e artit kulture dhe gjuhës shqipe. Vlerat qe kanë mësuesit në Shtutgard , Gjermani ,Evropë dhe ma gjerë tu shpërblehet mundi dhe . djersa qe po e japin këta mësues për interesin e fëmijëve tanë me synim të vetëdijesimit për një të ardhme ma të mire, ma progresive për ruajtjen e identitetit shqiptar!