E diele, 28.04.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Pal Sokoli: LSHAKSH dhe SH.I.H.K nderuan trinomin Gërvalla dhe Zeka

E diele, 06.05.2012, 01:11 PM


LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI, SI DHE SH.I.H.K. ”STUBLLA” NË KOBLENZ, NDERUAN TRINOMIN GËRVALLA DHE ZEKA.

Nga Pal Sokoli

Lidhja e shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptarë në Gjermani se bashku me Shoqatën Integruese Humanitare dhe Kulturore “Stublla” nga Koblenzi sivjet në kuadër të programit të përbashkët tradicional kanë vënë disa përvjetor qe lidhen me aktivitetin e përgjithshëm në atdhe dhe në mërgatë. Është 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptarë qe motivon krijuesit anë e kënd botës për vepra, për krijime të reja në të gjitha lëmit e artit dhe letërsisë. Në kuadrin e përvjetorëve tjerë, LSHAKSH-në Gjermani gjeti rastin ta përkujtoi edhe 30 vjetorin e vrasjes së tre dëshmorëve të pranverave të para të zgjimit patriotik në mërgatë, Jusuf Gërvallës,Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët u vranë pabesisht nga dora e armikut, në qytetin Untergrupenbach të Gjermanisë. Ditë më parë dy autor të mërgatës shqiptare në Gjermani; Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla botuan një antologji me titull “Trinomi i Lirisë” qe  është një përmbledhje nga 35 autor, me poezi kryesisht kushtuar këtyre pishtarëve të lirisë. Salla e mbushur me aktivist, shkrimtarë dhe artist si dhe krijues të gjitha gjinive të artit, dashamir të fjalës së shkruar, familjarë të dëshmorëve dhe nga mediumet e ndryshme të informimit publik gati sa nuk u “nxu” në befasi kur pak pas intonimit të himnit të flamurit dhe një minute heshtje për të gjithë të rënët për atdhe, nga mesi i tyre u hapë një zë artistik,një inskenim artistik me në krye Mustafë Shabanin i cili mbante në duar një pishtar dhe të tjerët pas ti, deri në Skenë dhe nën Flamurin kombëtar zbuluan fotografitë e tre dëshmorëve.

Pjesa teatrale lidhej me jetën dhe kryesisht me porositë e dëshmorit Jusuf Gërvalla,nxjerrë nga veprimtaria e tij nga vet inerpretuesi. Skena u mbushë më të gjitha autorët e librit “Trinomi i Lirisë” qe njëkohësisht recitonin vargje nga krijimet e tyre kushtuar këtyre dëshmorëve në këtë antologji. Pas kësaj pjese artistike prezantuesit e këtij manifestimi; Halil Rrustemaj dhe Pranvera Berisha- Veliqi i dhanë fjalën kryetarit të LSHAKSH-së në Gjermani, z. Martin Çuni. Z. Martin Çuni, pasi foli për rëndësinë e bashkimit të krijuesve shqiptarë nga e gjithë mërgata, për përkujtimin e dëshmorëve në fjalë me mundësitë tona modeste, po me respekt të veçantë për familjet e tyre dhe për ata qe nuk kursyen as jetën për lirinë e atdheut. Neki Lulaj u ndal të rëndësia e kësaj antologjie kushtuar Trinomit të lirisë, pra dëshmorëve në fjalë, qe sado pak të mbetën si kujtim ndër breza jeta dhe vepra e tyre. Manifestimin e përshëndeti edhe z. Hafiz Gagica i cili foli gjerë e gjatë për veprën e tyre, për vështirësitë dhe për këmbëngulësinë e tyre të çelnikët për çlirimin e Atdheut. Evokoi edhe kujtime, pastaj nuk ka kurrfarë dyshimi se ata i vrau dora e zezë e Jugosllavisë. Evokime dhe detale nga jeta e këtyre dëshmorëve bëri edhe z. Xhafer Leci, bashkëveprimtarë i dëshmorëve qe nuk vuri në pyetje interesimin e madh të UDB-së për likuidimin e këtyre dëshmorëve pa zgjidhur mjete e as individ qe do ta kryenin këtë akt makabër. Skena nuk kishte shumë dekor, aty në skaj të djathtë qëndronte Kitara dhe një Plis i bardhë. Në të majtë një pult qe kishte qenë i mbuluar më një Flamur të qëndisur me dorë dhe nën të tri fotografitë e heronjve. Lart në skenë flamujt e Gjermanisë, Shqipërisë dhe i Kosovës. Kitara ishte ajo qe ta përkujtonte Jusufin si  këngëtar, po kur në skenë u ngjit këngëtari dhe studiuesi i artit  z. Driton Gashi dhe filloj ta këndoj këngën “Do të kthehem Nënë” të shkruar dhe kënduar dikur nga Jusufi, publiku e përjetoi thellë praninë e tij. Ishte një interpretim prefekt dhe shumë origjinal. Pastaj edhe rapsodi ynë i njohur me sharkinë e tij, Agim Gashi, thuajse ishte zgjuar nga shtrati për ta kënduar këngën qe i kishte përkushtuar heronjve në fjalë. Harroj sëmundjen e vet, thuajse kishte një besë për ta bërë, sikur Gjergj Elez Alija dikur.

Pas këtyre pikave muzikore qe vertet na mishëruan më veprën e heronjve në fjalë, prezantuesit ftuan edhe poetin dhe publicistin, Mentor Thaqi. Mentori reflektoi për antologjinë  “Trinomi i Lirisë”, në artë nuk ka perfeksion, kështu që edhe ne nuk themi së është e perfeksionuar kjo antologji,po kjo ka rëndësinë e saj edhe letare, edhe historike, edhe kombëtare. Mentor Thaqi  e theksoi disa herë se kjo antologji e botuar me mjete vetanake, do të le gjurmë sadopak në brezat e ardhshëm,ti frymëzoj ata dhe ti nxitë në krijime të tjera. Në emër të nikoqirit të takimit foli poeti, Hasan Qyqalla. Hasan Qyqalla falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje masovike në këtë manifestim përkujtues, pastaj foli gjithashtu për rëndësinë e këtij takimi, për rëndësinë e botimit të  antologjisë “Trinomi i Lirisë”. Falënderoi edhe SH. I. K. H, “STUBLLA” nga Koblenzi qe gjënë gatishmëri ta përkrahë dhe ta ndihmoj LSHAKSH-në Gjermani, në të gjitha takimet qe kemi bërë në Koblenz. Pastaj lexoj edhe poezi kushtuar Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Lexuan edhe autor të tjerë, pjesë nga krijimtaria e tyre. Shkrimtari dhe poeti ynë Faruk Tasholli kishte sjellë një CD me poezi për me të vegjlit, kushtuar dëshmorëve në fjalë, të recituar nga vajza e tij qe gjithashtu zgjoi emocione.

Emocione zgjoj edhe akti kur unë (Pal Sokoli) në marrëveshje me kryetarin z. Martin Çuni dhe kryesinë e  LSHAKSH-së në Gjermani shpalla vendimin për anëtarësimin, (post mortum) në Lidhjen e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, e dy figurave të ndritshme të kombit tonë; patriotin, poetin dhe artistin; Jusuf Gërvalla, si edhe albanologun, linguistin, shkrimtarin  modern,  dhe pedagogun e urtë prof. Martin Camaj. Salla e duartrokiti në duke qëndruar në këmbë disa minuta, këtë vendim të qëlluar. Në skenë e ftova z. Martin Çuni, që në emër të LSHAKSH-së në Gjermani, fletë anëtarësimin më emër të Jusuf Gërvallës të ja dorëzoi bijës së tij, Donikë Gërvalla- Schwarz. Donika e pranoi e emocionuar dhe tha:” Ju falënderoj përzemërsisht për këtë akt, dhe e besoj se po të ishte gjallë Jusufi, askund nuk do ta ndjente veten më mirë së në gjirin e kësaj Lidhje..”. Ndërsa fletë anëtarësimin e prof. Martin Camaj, ja dorëzuam z. Hasan Qyqalla ta përcjellë  familjes së tij.

Në emër të jurisë së përbërë nga,mësuesi dhe publicisti, Lekë Prençi, Pal Sokoli dhe Avni Alijaj shpallen edhe tre fituesit e shpërblimeve për poezinë më të realizuar brenda antologjisë; “Trinomi i Lirisë”. Vendi i parë i takoi poetit Arif Molliqi,me poezinë “Nekrolog për Jusuf Gërvallën,vendi i dytë,poetit ; Kadri Gërvalla, për poezinë “Kush i vrau” dhe vendi i tretë, poetes; Gonxhe Letmi Begisholli, për poezinë, “Pavdeksi”. Pas pauzës së shkurtër manifestimi vazhdoi me pjesën artistike, me këngët e këngëtarit të talentuar Driton Gashi. Në fund të takimit patëm rastin të njoftojmë audiencën e gjerë se Shtegtari ynë , gazetari dhe reporteri i luftës, poeti dhe  publicisti Magjun Smajli, kishte kaluar Alpet në këmbë dhe tani gjendej në kilometrin e 1097, pas 39 ditë udhëtimi. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Të organizosh tubime  përkujtimore, qe i përkushtohen dëshmorëve, martirëve e besa edhe invalidëve, të gjithë atyre qe humbën diçka për kauzën kombëtare është detyrë e shenjtë, po e prekë nga afër qenien e tyre, i ndjen të gjallë, ja di vlerën edhe lirisë se fituar, ashtu  siç e përjetuam ne në këtë takim afrinë e tyre. Unë jam vet nga një familje qe në luftën e fundit Kosovës ja falem gjashtë anëtar të familjes. Të identifikohesh me martirët, me heronjtë është nderë, është detyrë historike, po nuk është mirë të luash me përkatësinë e tyre. Të luaj njeriu më përkatësin patriotike të heronjve është promovim i ligësisë së individëve në situata të caktuara dhe idealeve subjektive të individëve apo ndonjë grupi të ngushtë. Se ata i dhanë jetën atdheut, jeta është një episod i vetëm pa përsëritje qe kalon njeriu në këtë jetë. Këta me vetëdije e flijuan këtë, e disa njerëz nga komoditeti  identifikohen me ta pa të drejtë.

Heronjtë e kanë përkatësinë e vet, atë nuk mund t´ju përcaktojmë ne sipas qejfit tonë. nuk është e lejuar të përgojohen,të njollosen heronjtë tanë, e as të përdorën si sapun qe ta shpërlajnë llomin, balten e vet disa individ qe ka filluar tu bie maska. Ky aktivitet si edhe manifestimi për njërin ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, Azem Shkrelit qe LSHAKSH-ja do ta mbaj me dt. 03.06.2012 në Ennepetal, përkon edhe me gjashtë vjetorin e themelimit të saj. Uroj të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës shqiptare qe të përkrahin manifestimet e tilla, ta përkrahin LSHAKSH-në ne Gjermani qe për manifestime të tilla është prehri më i sigurt kulturorë. Figurat tona kombëtare do të mbesin gjithmonë frymëzim për ne poetet dhe do ta ushqejnë muzën tonë me shekuj.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora