E hene, 14.10.2024, 03:16 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

R. Dërmaku & P. Sokoli: Akademia Përkujtimore kushtuar; Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën

E diele, 27.05.2012, 04:01 PM


Në Koblenc të Gjermanisë u mbajtë Akademia Përkujtimore kushtuar; Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën Integruese  Humanitare dhe Kulturore “STUBLLA” organizuan;

AKADEMI PËRKUJTOMORE NË 30 – VJETORIN E RËNJES SË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLES DHE KADRI ZEKËS

Nga - Ramiz DËRMAKU / Pal SOKOLI

Lidhja e shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë (LSHAKSH) në Gjermani se bashku me Shoqatën Integruese Humanitare dhe Kulturore “Stublla” nga Koblenzi ditë më parë  në kuadër të programit të përbashkët tradicional  organizuan një Akadeimi Përkujtimore  me  rastin e 30 vjetorit të vrasjes së tre dëshmorëve në mërgatë, Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët u vranë pabesisht nga dora e armikut, në qytetin Untergrupenbach të Gjermanisë. Ditë më parë dy autor, dy poetë e dy anëtarë të kryesisë së LSHAKSH-rë  në Gjermani; Neki LULAJ dhe Hasan QYQALLA, nxorrën nga shtypi një antologji me titull “Trinomi i Lirisë”, qe është një përmbledhje nga 35 autor, me poezi kryesisht kushtuar këtyre pishtarëve të lirisë. Salla ishte e mbushur ; Konsuli i Republikës së Kosovës në Frankfurtë z. Astrit ZEMAJ, e aktivist, shkrimtarë, gazetarë (të mediave të shkruara dhe atyre elekktronike ) Ramiz Dërmaku,“BOTA SOT“ e ZEMRA SHQIPTARE“ Halil Rrustemaj RTK-es (  moderatorë  i akademisë përkujtimore) Portali“Kosovari Media“, z. Muhamet Hoxhaj, Portali “Zemra Shqipëtare“ Xhevat Muqaku, Pal Sokoli etj ,Takimi kishte filluar ne mënyrë simbolike me shpënrdarjen e trakteve dhe gazetave të kohës“ Lajmetari i Lirirsë dhe Bashkimi“ me moton: Merre, lexoje, shpërndaje por armikut mos ia dorëzo.Kjo  ishte pjesë e regjise së Mustafe Shabanit-aktor i cili prezenton ne mënyre kronologjike jetën dhe vepren e J.Gërvallës.

Aktorio Mustaf Shabanii ne regjine tije i kushton rendesi të madhe i kushton  këngës se Jusufit :“Njeri ku je ?“, me të cilen edhe e fillon takimin, e cila ne kontekst me ngjarjet se si zhvillohen ne regji na del si ftese per demonstrata, Flamuri nderohet nga te pranishmit me ngritje në këmbë që ne mënyr  simbolike na kujton betimin e veprimtarëve të lirisë, para Flamurit Kombëtarë, dhe duke prezentuar ne mënyrë kronologjike jetën dhe veprën e Jusufit. Skena ne mënyrë figurative na delë dhe i prezenton demonstratat e vitit 1981, e njejta pasohet me këngën e Jusufit: Do të kthehem nënë. Që tregon jetën e Jusufit jashtë atdheut e njejta këngë nderpritet nga të shtëna te kobësheme.

Ndërkohë degjohet thirrja nga aktori: Zgjonju shqiptar nga gjumi zgjonju,dhe të gjithë këtë e fillon nga shikuesit. të cilët i vë ne lojën artisitike,dhe te pranishmit bëhen pjesë e kësaj loje dhe jetës e vepres së Jusufit, ai del ne skene dhe i afrohet një Flamuri i cili duket ne formë të kulmit të një shtepije, të cilin e palon ngadalë ne të njejtën kohë zbulohen fotot engjujve të lirisë.

Ai e mbeshtjell falmurin ne gjysmështize, duke zbuluar ne mënyrë simbolike lapidarët e engjëjve të lirisë. Ai qiririn të cilin e mban në dorë e lëshon qe te diegjet para lapidarit te engjejve te lirisë- duke thënë një tekstë: Asënjëherë vrasja e njerzëve te pafajshem nuk e ka trondit jetën e të tjereve,sa atentati mizor ndaj engjujve.

Mesazhi dhe porosia e kësaj pjese skenike na del qe: Shqiptarët më shumë janë vrarë ne mes vete.., se sa që i kanë vrarë të tjerët, dmth ai,  e lufton ashpër vëllavrasjen.

Ata identifikohen me qirinjet te cilet i vendosin ne skene ,dhe ne figuracionin e dyte ata qirinje te ndezur jan 30 vitet e shkuara.

Ne fund të takimit ,hiqet Flamuri nga skena e me te edhe fotot e engjejeve të lirisë, me të cilët identifikohen shpirtërat e ringjallur të Jusufit-H:Rrustemaj, Bardhoshit - Muhamet Hoxhaj, dhe Kadri Zekës , dhe mbetet nje shtepi pa kulm vetem skeleti saje, që simbolizon situatën e mjerë aktuale dhe fusnoten e E DITA Tahirit. Diçka per te cilen nuk kishin rene keta engjej lirije. dashamir të fjalës së shkruar, familjarë të dëshmorëve,Z. Donika GËRVALLA , vajza e Jusuf Gërvallës .

Pjesa teatrale lidhej me jetën dhe kryesisht me porositë e dëshmorit Jusuf Gërvalla,nxjerrë nga veprimtaria e tij nga vet inerpretuesi. Skena u mbushë më të gjitha autorët e librit “Trinomi i Lirisë” qe njëkohësisht recitonin vargje nga krijimet e tyre kushtuar këtyre dëshmorëve në këtë antologji. Pas kësaj pjese artistike prezantuesit e këtij manifestimi; Halil Rrustemaj  dhe z. Pranvera Berisha- Veliqi , i dhanë fjalën kryetarit të LSHAKSH-së në  Gjermani, z. Martin Çuni.

Z. Martin Çuni, pasi foli për rëndësinë e bashkimit të krijuesve shqiptarë nga e gjithë mërgata, për përkujtimin e dëshmorëve në fjalë me mundësitë tona modeste, po me respekt të veçantë për familjet e tyre dhe për ata qe nuk kursyen as jetën për lirinë e atdheut.

Të dashur familjarë, trupa diplomatike,  i nderuari dhe i respektuari z. Konsul i Republikës së Kosovës në Frankfurt, z. ASTRIT ZEMAJ, mysafirë, gazetar, bashkëkombas e bashkëveprimtarë të martirëve të lirisë ,Motra dhe vëllezër, Më lejoni që n’emër t’organizatorit, pra të Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, dhe gjithë asociacioneve simotra që veprojnë në Gjermani e më gjërë, t’iu përshëndes përzemërsisht! Do të lidhem që në fillim me një thënje të Robert F. Kenedit që citon me sa vijon: “Vetëm ata që humbasin shumë , mund të arrijnë shumë”! E kush ishin ata, pra!? – shtrohet pyetja vetvetiu.....? Nisë nga kjo premisë e qëndrueshme, logjike dhe e përsonifikueshme, padyshim kemi parasyshë tre pishtarët e hershëm të Lirisë, qe sot jemi mbledh këtu në këtë AKADEMI PËRKUJTIMORE në 30 vjetorin e rënjes së tyre heroike, pra Jusuf Gërvalles, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvalles... Këta jo vetëm se kishin ideale të larta dhe sfidonin muret e kalat perëndimore, por paraprakisht i shtronin detyrë prioritare vetes ne realizimin e domosdoshëm me këmbengulësi të idealeve të tyre. Tribunë që nuk i ndau as ndali kurrë as fortuna e acart, aq sa as zjarri që i ndiqte si hije pas, mbase vet zjarri shpirtëror i patriotëve digjte e trondiste gadishullin Ballkanik... dhe është për tu habitur marshimi i tyre që pikënisje kishin artin për ta transferuar me nje lidhshmëri të ngushtë me artin politik. Dhe shtrirja e ideve ndër aktivistët ilegal e të denjë të kohës, për çështjen kombëtare, që ndryshe njihet si renesanca e aktivitetit të në mërgatë, kishte marrë hov dhe shtrirje të gjërë... dhe pikërisht në vlugun e punës e detyrave madhore të unifikimit kombëtarë “në platformën Noli-ane”, nga argatët e djallit vriten në pusi, janarin e shëmtuar!

Nje testament i gitarës

kajushes ne Dubovik

teli nuk u këputë kurrë

një fjalë e Nënë Ajshës

Jusufi,lokjo nuk don lot

por luftë,...

e armikut plumb....,.

( Neki Lulaj)

Kjo karshi dhembjes dhe mallit, nuk e zbrapsi mërgatën tonë, por portretet e testamentin e tyre e kishim udhërrëfyes, për të kaluar me shumë peripeti...të udhëheqesit dhe liderit historik

Dr.Ibrahim RUGOVA .................. e gjer në luftën

e UÇK-së me komandantin Adem JASHARI ne krye. Andaj vet prania e juaj, në këtë AKADEMI PËRKUJTIMORE, tregon nivelin e ngritjes të kulturës sonë kombëtare e intelektuale, karshi kontributit e dhembsurisë për Jusufin, Kadriun e Bardhoshin...Pikërisht ne ketë 30 vjetor të renjsë se tyre dhe në ketë njeqind vjetortë shpalljës së Pavarësisë keni bekimin e veëant.

Andaj i përjetshëm qoftë kujtimi për këta heronjë të renesancës sonë kombëtare, ... që u bënë fanarë të Lirisë së sotme...! Lavdi...përjetësisht e vëllazërisht ju falenderoj për konsideratën tuaj!  Neki Lulaj u ndal të rëndësia e kësaj antologjie kushtuar Trinomit të lirisë, pra dëshmorëve në fjalë, qe sado pak të mbetën si kujtim ndër breza jeta dhe vepra e tyre. Manifestimin e përshëndeti edhe z. Hafiz Gagica i cili foli gjerë e gjatë për veprën e tyre, për vështirësitë dhe për këmbëngulësinë e tyre të çelnikët për çlirimin e Atdheut. Evokoi edhe kujtime, pastaj nuk ka kurrfarë dyshimi se ata i vrau dora e zezë e Jugosllavisë. Evokime dhe detale nga jeta e këtyre dëshmorëve bëri edhe z. Xhafer Leci, Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin dhe veprën e paharrueshme të tre heronjve të Kosovës, tre burrave që u flijuan për lirinë tonë, për lirinë e kombit tonë, tre bijve që Kosova dhe shqiptaria do t’i mbajë kurdoherë si krenarinë e saj. Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka i kanë dhënë Kosovës dhe mërgimtarëve tanë frymëzimin për të kontribuar me vetëmohim për çeshtjen tonë kombëtare. Vepra e tyre është sa e lavdishme, aq dhe burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë.Në janarin e vitit 1982 u vranë tre veprimtarë të shquar të kombit shqiptar, tre bij të devotshëm të Kosovës dhe mërgatës shqiptare. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu ishin bërë emblema e shqiptarizmit. Ata u vunë në ballë të përpjekjeve dhe të luftës për lirinë e kombit shqiptar. Ata ishin të parët dhe të vetmit, bashkë me Enver Hadrin, të cilët kishin në platformën e tyre bashkimin kombëtar të shqiptarëve pa dallim feje, ideje, krahine dhe besimi. Kur Jusuf Gërvalla i shkruante Enver Hoxhës dhe i thoshte se “Kosova nuk mund të presë fitoren e komunizmit në Jugosllavi e në të gjithë botën që të bashkohet me Shqipërinë”, kjo shprehte bindjen e tij në kontributin real për bashkimin e trojeve shqiptare. Ajo letër e publikuar më 1999 në revistën Koha të Tiranës shpreh thelbin e kontributeve jashtë skemave të ideologjisë të Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës.

Vrasja e hershme në moshën shumë të re e tre veprimtarëve më të shquar të mërgatës sonë, organizatorë të demonstratave e protestave në Perëndim për ndëkombkombëtarizimin e zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe visive tjera shqiptare në ish Jugosllavi, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishte humbje  tepër e madhe cila dëmtoj shumë procesin për arritjen e zgjidhjës të çështjes tonë kombëtare në veçanti të Kosovës  cila kishte për qëllim bashkimin  e trojeve tona për bërjen e Shqipërisë Etnike. Kjo vrasje e projektuar dhe në mnyrë profesioniste e organizuar nga UDB-a Jugosllave, cila i ndiqte kamba këmbës këta tre Pishtarë të lirisë, u krye në momentin më tragjik për popullin shqiptar, duke ekzekutuar përnjëherë bashkarisht të tre organizatorët kryesorë të mërgatës.Takimet e shumta të ktyre Tre heronjëve me bashkatdhetar dhe veprimtar  të kauzës kombëtare, si në Istamboll me Sabri Novosellën, në Göppingen të Gjermanisë me Emin Fazlin e Beslidhjes, e tjera takime, na kujtojnë menqurinë dhe rrugën e drejtë që ndiqnin Ata. Sikur të ishin sot gjallë këta Tre heronj, veprat dhe puna e Tyre do ishte më shumë  vlerë të madhe për interancionalizimin,institucionalizimin dhe unifilimin e problemeve të pa zgjidhura.Jusufi pak para se të vritej mer leje-qendrimin nga organet zyrtare germane, kjo ishte pengesa kryesore që Jusufi nuk mund udhëtonte jashtë Gjermanisë pa dokumente udhitimi për të takuar e zhvilluar biseda bashkëpunimi me shumë veprimtarë cilët punonin për barazi kombëtare…si Enver Hadri e Vehbi Ibrahimi në Belgjikë, e veprimtar tjerë kudo në Botë.Përvijime kujtimesh nga vitet  80-a për vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka. Diku në Pranëver të vitit 1980-të shkova për një vizitë tek miku im Beçir Emini në Esslingen, cili punonte dhe banonte bashkë me  Hysen Gegen,në koridor takova Bardhosh Gëvallën me një tjetër person cilin nuk e njihja, u përshëndeta me ta, dhe pas një kohe mora vesh se Ai kishte qenë i vëllai Bardhit, Jusufi, cilët me gjasë kishin shkuar për vizitë pune… tek Hysen Gega, më vonë i burgosur politik shumë vjeçar.

Udhtimi me autobus për Demonstratën e Zhenevës të 30 maijt 1981, me Bardhosh Gërvallën, Nami Ramadanin, Selim Kocen, Nuhi Sylejmanin e shumë të tjerë. Bardhi me vete kishte marrë harmonikën me qëllim që gjatë rrugës të këndonte ndonjë këngë, sepse udhëtimi deri në Gje-nevë ishte bukur i gjatë. Posa u nis autobusi, Bardhi mori mikrofonin, na përshendeti dhe foli për rëndësinë që do të ketë protesta.

Gjatë udhëtimit lexoja “Rilindjen” Bardhi më pati thënë “ Xhafer merre mikrofonin, përshëndeti shokët dhe fol pak për karakterin e protestës që do të mbahet në Gjenevë".

I thash "Bardh, kurrë në jetën time s’kam folur me mikrofon dhe nuk mundem, të lutëm", kurse ai ma ktheu "Patjetër duhet të mësohesh të flasësh para njerëzve."

Aq shumë jam ngushtuar në ato çaste, sa as vetë nuk e dij çka kam folur, derisa s’i kam pyetur shokët më vonë.

Më të vërtetë ishte hera e parë që flisja me mikrofon para një mase njerëzish.

Kur arritëm në Zhenevë para masës së tubuar për ballë ndërtesës të Kombeve të Bashkuara, foli Kadri Zeka me një zë të thekshëm emocional e të kjartë. Kadriut me trup të vogël e zemër të madhe, mikrofonin gjatë diskutimit të tij ja mbante në dorë Sali Basha, i Koretinit të Dardanës ish Kamenicë.

Më 1981 Njazi Biçkaj, student  kishte ardhur në Gjermani për vizitë te babai i vet Jakupi. Njaziu ishte anëtar i grupit „Albanikos", të cilin atëherë e drejtonte Emin Krasniqi, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës. Njaziu me porosinë e të madhit Metush Krasniqi kishte kërkuar një takim me Jusuf Gërvallën. Takimin e organizoi Nami Ramadani në Wendlin-gen ku banonte Jakupi.

Në fillim të bisedës, Jusufi e pyet Njaziun se me porosinë e kujt  dëshiron të më takosh dhe të bisedosh me mua? Njaziu i kishte thënë me porosinë e Metush dhe Emin Krasniqit.

Jusufi e pyet Njaziun si e di ti që unë jam Jusufi? Namiu më ka treguar i thotë. Ku e njeh ti Namiun që të kërkosh takim me mua? Njaziu: Namiun e njoh përmes babait tim, Jakupit.

Pas disa ditësh, Bardhi vjen tek Namiu përsëri dhe kërkon takim me Njaziun, për të marrë informata se ku gjendet djali i Metush Krasniqit, Besniku, sepse këtë e kishte kërkuar Bardhi qysh më herët në një kamp rrefugjatësh në Itali, por nuk e kishte gjetur. Njaziu i tregon Bardhit se Besniku ndodhet në Australi. Pas një kohe të shkurtër, Njaziu kthehet në Kosovë. Nga Jusufi kishte marrë disa materiale të ndaluara. Nuk vonon shumë dhe burgoset i tërë grupi „Albanikos".

Më 5 shkurt 1982 u bë varrimi i tre dëshmorve të kombit. Ishte ditë pune, por askujt nuk i punohej. Ishte dita më e dhembshme në historinë e mërgatës shqiptare në perëndim, bile më e dhimbshme se dita e 17 janarit 1982 kur u vranë.

Nëna Ajshe kishte arritur me kohë dhe ua kishte parë djemëve të saj së paku fytyrat për së vdekuri në morgun e spitalit të Heilbronn-it. I ndjeri baca Pajazit-Ziti, mjerisht nuk arriti me kohë. Me sa duket, ai kishte patur probleme me rregullimin e pasaportës nga organet serbe në Gjilan.Thuaja se shumë pak pjesëmarrës në varrim kishte që nuk po qanin.

Qaja edhe unë si fëmij. Më afrohet Qamil Isufi, kushëri i parë i Saime Isufit, të fejuarës së Kadri Zekës dhe më thotë "Xhafer pse po qanë?" I them "Po më dhembsën shumë këta tre patriotë që na i vrau shkjau." Qamili më thotë "Unë Kadri Zekën e kam pasur djalë tezeje dhe ja shihe se si po qëndroj". "Po i them Qamilit, por sigurisht ti je ngopur duke qajtur

Fjalën lamtumirëse i pari e lexoi mësuesi Remzi Ademi, sot hero i Kosovës, i vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Remziu ishte tezak i aktivistit të madh Shaban Bobaj. Pastaj një nga miqtë tanë gjermanë mbajti një fjalim. Foli edhe Ibrahim Kelmendi dhe një vajzë.

Kurrë në jetën time nuk e harroj edhe sot më rrinë para syve të ndjerët nëna Ajshe dhe baca Pajazit , sa të fortë që ishin, si graniti. Të vegjël nga trupi, por të mëdhenj nga zemra e shpirti. Ishin ulur mbi dy gurë, nuk qanin, por neve na jepnin forcë duke na thënë » Mos u mërzitni se edhe ju i kishit shokë » .Të gjithë u kthyem pa ba zë, sikur s’kishim gojë, sepse ndarja nga këta bij të kombit ishte më e rëndë se toka.Rrethë vrasjes së ktyre tre heronjëve edhe sot ruaj mbi 10 artikuj orgjinal të asaj kohe të gazetave dhe revistave  të ndryshme gjermane.Nga të rënët në mërgim Jusuf Gërvalla dhe Enver Hadri janë shpallur hero të Kosovës nga presidenti Ibrahim Rugova. Më vonë nga institucionet e Kosovës janë shpallur hero edhe Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Por institucionet tona i lanë në harres veprimtarët dëshmorin Vehbi Ibrahimi dhe të plagosurin rëndë, Rasim Zenelaj.

Neve mërgimtarët për çdo vit bënim homazhe mbi varrezat e ktyre martirëve

Dhe për fund një Citat nga gazeta Stuttgarter Zeitung

”Për të dhjetën herë përkujtohen tre të vrarët në Heilbronn, shqiptarë nga Kosova

”Die Regierung fürchtet diese Toten”

QEVERIA U FRIKËSOHET  KËTYRE TË VDEKURVE

Kështu ky përkujtim ishte edhe një protestë. Policia gjermane bënte roje para varrezave, për arsye se viteve të mëhershme shërbimet sekrete serbe vazhdimisht ishin prezente këtu për t’i fotografuar pjesëmarrësit. "Ndaj të fotografuarve kur të shkojnë në Kosovë bëhen keqtrajtime policore", shpjegon Komisari i lartë i policisë gjermane Uwe Würker.

Stuttgarter Zeitung, E hënë, 20. 01.1992, nga Roger Reppelinger“ Bashkëveprimtarë i dëshmorëve qe nuk vuri në pyetje interesimin e madh të UDB-së për likuidimin e këtyre dëshmorëve pa zgjidhur mjete e as individ qe do ta kryenin këtë akt makabër.N ë skenë shiheshin  Kitara dhe një Plis i bardhë. Në të majtë një pult qe kishte qenë i mbuluar më një Flamur të qëndisur me dorë dhe nën të tri fotografitë e heronjve. Lart në skenë flamujt e Gjermanisë, Shqipërisë dhe i Kosovës. Kitara ishte ajo qe ta përkujtonte Jusufin si këngëtar, po kur në skenë u ngjit këngëtari dhe studiuesi i artit z. Driton Gashi dhe filloj ta këndoj këngën “Do të kthehem Nënë” të shkruar dhe kënduar dikur nga Jusufi, publiku e përjetoi thellë praninë e tij. Ishte një interpretim prefekt dhe shumë origjinal. Pastaj edhe rapsodi ynë i njohur me sharkinë e tij, Agim Gashi, thuajse ishte zgjuar nga shtrati për ta kënduar këngën qe i kishte përkushtuar heronjve në fjalë. Harroj sëmundjen e vet, thuajse kishte një besë për ta bërë, sikur Gjergj Elez Alija dikur. Pra edhe një herë u dëshmua se uniteti është arma më  efortë për të ju kund1rvu çdo armiku pra edhe këtij  serbo-çetnikë.

Pas këtyre pikave muzikore qe vertet na mishëruan më veprën e heronjve në fjalë, prezantuesit ftuan edhe poetin dhe publicistin, Mentor Thaqi. Mentori reflektoi për antologjinë “Trinomi i Lirisë”, në artë nuk ka perfeksion, kështu që edhe ne nuk themi së është e perfeksionuar kjo antologji,po kjo ka rëndësinë e saj edhe letare, edhe historike, edhe kombëtare. Mentor Thaqi e theksoi disa herë se kjo antologji e botuar me mjete vetanake, do të le gjurmë sadopak në brezat e ardhshëm,ti frymëzoj ata dhe ti nxitë në krijime të tjera. Në emër të nikoqirit të takimit foli poeti, Hasan Qyqalla.

STRUKTURA IDEO – ESTETIKE DHE FILOZOFIA NË KRIJIMTARIN E JUSUF GËRVALLËES“  Të krijosh do të thotë të jetosh dy herë“, apo siç thot Niçja “Arti dhe vetëm arti bënë që t’mos vdesim nga e vërteta”!

J. G. padyshim është figura më qendrore Rilindjes së dytë, gjithnjë pasë parasyshë periudhën e lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare. Them kështu, mbase në vete ngërthen strukturim polidimenzional, kur dihet se ishte poet, këngëtar, muzikolog, gazetarë, përkthyes, dramaturg, e mbi të gjitha një politikan patriot i devotshëm I çështjes kombëtare. Ndryshe, supozoj se idol pararendës me tipare identike, e kishte kolosin e të gjitha këtyre fushave që përmenda, prandaj identifikohet me kolosin e njohur Fan Nolin, dhe për koçidencë kur terhjek paralele mes të dyve më fanitet sa njëri sa tjetri. Sa për ilustrim do të zbuloj edhe një risi identiteti ku sikur edhe Noli, poashtu Jusufi kishte filluar të punoj herë të parë në Teatrin Krahinor të Kosovës (së atëhershme), pra në Prishtinë si sufler (që e mësova tash së voni nga e nderuara Zonja Suzana Gërvalla, kur ishte mysafire në Radio-Kosovë). …Dhe vazhdoj paralelizmin e lidhshmërisë ideo – kombëtare si veprimtarë të çështjes në megrim, dhe ate: derisa Fan Noli i famshëm, duke parë parcializmin në grupe të ndryshme ideologjike për kauzën e njejtë e të shenjtë kombëtare në megrim, pra unifikimin organizmave me ngjyrime të ndryshme politike kombëtare, arrin të të shkrijë në një të vetmen, e që është ”VATRA” në Boston të Amerikës, që këtë vit edhe feston 100 – vjetorin e themelimit… gjurmë që i hasim ndjeshëm edhe tek J.G.,… por mjerisht të parealizuar pak para kurorëzimit, pas atentatit të kobshëm! Përmenda këtë rast, karshi ides së popujve përparimtarë, se Arti paraprinë politikën! Këtu, si tërthorazi apo edhe drejtpërdrejt, reflektohen ngjyrimet e tilla në opusin e tij krujues, qoftë përmes doktrinave estetike, që bie në sy edhe përpjekja për të nxjerrë në pah problemet e klasifikimit të argumentuar, kundrejt pozitës sonë kombëtare në ish shtetin artificial Jugosllav. Prandaj, e skematizon botën e artit në tërësi, rrjedhimisht me origjinalitetin e llojeve letrare, si: gjinive, zhanreve e veprave të ndryshme artistike. Gjithë konkluzionet e klasifikimit i mbështet në të kaluarën e përvujtur e të dhëmbshme të kombit, herë – herë të kufizuara, mvarësisht nga rrethanat të hapsirës egzistuese e vepruese të autorit. Gërvalla del edhe përtej vetvetes kujtoj, përballë proceseve të krijimtarisë artistike dhe përceptimit artistik, pavarësisht nga ndikimet eksterne. Ja një vlerësim i Prof. Abdyl KADOLLIT: “ Në shpirtin e Jusufit ishin shtresuar traumat kombëtare. Një tragjedi me tre akte: çpasurim, çpërngulje, çfarosje ” – siç e quante Kosovën Noli më 1929. Andaj kërkohet esenca gjegjsisht qeliza e ndërtimit të strukturës së veprës Gërvalljane, cila është ajo!? Lirshëm mund të konstatojmë se tipar dominant është vet struktura e përbërë artistike, si portreti (që e hasim tek poezia “Do të kthehem Nënë,...etj.”), tablloja kompozicionale (poezia “Pluhur e ngjyrë...etj.”), peisazhi (poezia “Skena nga nga jeta e fshatit,...etj.”), natyra e qetë (poezia “Shtëpia në kornizë,...etj.”), që jorrallë herë i gjejmë të gërshetuara mjeshtrisht me tingullin muzikor, si lëndë unikale e ndërtimit të muzikës. Vrgjet e ndaluara, por me perspektivën lineare në përmbajtje, thellësi, vëllim (flasim gjithnjë karshi moshës, pra jetëshkurtësisë së poetit), edhe sot janë aktualisht në lëvizje. Kritiku i njohur në letrat shqipe z. Fatmir TERZIU, për opusin poetik dhe vete poetin J. Gërvalla, shprehet me dy fjalë: _“Është vlerë kombëtare”, kurse kolosi me renome botërore Ismail KADARE citon: _ “Krijimtaria letrare e J. G., poezitë e tij si dhe proza artistike e publicistika, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptarë”, ndërkaq Pandeli KOÇI e vlerëson përmbajtshëm e fuqishëm:_” Poetika e J. G. Mori bekimin e Nënës...” gjithnjë në kuptimin figurativ të kritikës letrare; e dua të përfundoj me vlerësimin e kritikut të njohur Prof. Dr. Ali ALIUT: _“Po, është fare e sigurtë se fjala është për një botë dhe për një senzibilitet tejet të pasur, të ndjeshëm dhe të nuancuar poetik që disponon aftësi dridhjeje edhe nga ngacmimet e padukshme, nga disonancat më të lehta në jetën e njeriut... Dhe pikërisht kjo është ajo që të besohet dhe të shpresohet, për jetëgjatësinë e këtij poeti te madh”!

E krejt për fund kujtoj fuqishëm, se sublimja e Jusuf GËRVALLËS ishte të qenit SHQIPTARË, mbi jetën dhe vdekjen... Përjetësin e J. G. do ilustroj me një mendim koherent filozofik të Alber KAMY tek “Miti i Sizifit”: “Egzistenca është e rreme ose e përjetshme”! Padyshim Jusufi i madh i takon kësaj të dytës, pra të përjetshmes, ose të zbërthejmë urtin që jo rastësisht e nxora edhe në fillim se „Të krijosh do të thotë të jetosh dy herë“! Prandaj edhe ne jemi sot këtu, pas plot 30 vite të rënjes së tij fizikisht,... mbase është e do të mbetet “kardiologu” i mërgatës shqiptare!  Falënderoi edhe SH. I. K. H, “STUBLLA” nga Koblenzi qe gjënë gatishmëri ta përkrahë dhe ta ndihmoj LSHAKSH-në Gjermani, në të gjitha takimet qe kemi bërë në Koblenz. Pastaj lexoj edhe poezi kushtuar Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Emocione zgjoj edhe momenti kur  akti kur (Pal Sokoli) në marrëveshje me kryetarin z. Martin Çuni dhe kryesinë e LSHAKSH-së në Gjermani shpallë vendimin për anëtarësimin, (post mortum) në Lidhjen e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, e dy figurave të ndritshme të kombit tonë; patriotin, poetin dhe artistin; Jusuf Gërvalla, si edhe albanologun, linguistin, shkrimtarin modern, dhe pedagogun e urtë prof. Martin Camaj. Salla e duartrokiti në duke qëndruar në këmbë disa minuta, këtë vendim të qëlluar. Në skenë e ftova z. Martin Çuni, që në emër të LSHAKSH-së në Gjermani, fletë anëtarësimin më emër të Jusuf Gërvallës të ja dorëzoi bijës së tij, Donikë Gërvalla- Schwarz. Donika e pranoi e emocionuar dhe tha:” Ju falënderoj përzemërsisht për këtë akt, dhe e besoj se po të ishte gjallë Jusufi, askund nuk do ta ndjente veten më mirë së në gjirin e kësaj Lidhje..”. Ndërsa fletë anëtarësimin e prof. Martin Camaj, ja dorëzuam z. Hasan Qyqalla ta përcjellë familjes së tij. Në emër të jurisë së përbërë nga,mësuesi dhe publicisti, Lekë Prençi, Pal Sokoli dhe Avni Alijaj shpallen edhe tre fituesit e shpërblimeve për poezinë më të realizuar brenda antologjisë; “Trinomi i Lirisë”. Vendi i parë i takoi poetit Arif Molliqi, me poezinë “Nekrolog për Jusuf Gërvallën,vendi i dytë,poetit ; Kadri Gërvalla, për poezinë “Kush i vrau” dhe vendi i tretë, poetes; Gonxhe Letmi Begisholli, për poezinë, “Pavdeksi”. Pas pauzës së shkurtër manifestimi vazhdoi me pjesën artistike, me këngët e këngëtarit të talentuar Driton Gashi.

Të organizosh tubime përkujtimore, qe i përkushtohen dëshmorëve, martirëve e besa edhe invalidëve, të gjithë atyre qe humbën diçka për kauzën kombëtare është detyrë e shenjtë, po e prekë nga afër qenien e tyre, i ndjen të gjallë, ja di vlerën edhe lirisë se fituar, ashtu siç e përjetuam ne në këtë takim afrinë e tyre. Unë jam vet nga një familje qe në luftën e fundit Kosovës ja falem gjashtë anëtar të familjes. Të identifikohesh me martirët, me heronjtë është nderë, është detyrë historike, po nuk është mirë të luash me përkatësinë e tyre. Të luaj njeriu më përkatësin patriotike të heronjve është promovim i ligësisë së individëve në situata të caktuara dhe idealeve subjektive të individëve apo ndonjë grupi të ngushtë. Se ata i dhanë jetën atdheut, jeta është një episod i vetëm pa përsëritje qe kalon njeriu në këtë jetë. Këta me vetëdije e flijuan këtë, e disa njerëz nga komoditeti identifikohen me ta pa të drejtë. Heronjtë e kanë përkatësinë e vet, atë nuk mund t´ju përcaktojmë ne sipas qejfit tonë, nuk është e lejuar të përgojohen,të njollosen heronjtë tanë, e as të përdorën si sapun qe ta shpërlajnë llomin, balten e vet disa individ qe ka filluar tu bie maska. Ky aktivitet si edhe manifestimi për njërin ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, Azem Shkrelit qe LSHAKSH-ja do ta mbaj me dt. 03.06.2012 në Ennepetal, përkon edhe me gjashtë vjetorin e themelimit të saj. Uroj të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës shqiptare qe të përkrahin manifestimet e tilla, ta përkrahin LSHAKSH-në ne Gjermani qe për manifestime të tilla është prehri më i sigurt kulturorë. Figurat tona kombëtare do të mbesin gjithmonë frymëzim për ne poetet dhe do ta ushqejnë muzën tonë me shekuj.

Telegramë urimi nga Bukureshti

Mënjanë ekziston kritika negativiste dhe fshehtësia e financimit të partive politike, e engjëjve me flatra penale. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por për ata që e kanë hedhur Kosovën në arkivolin e mjerimit social. Para, biznes dhe interesa. Në anën tjetër ekziston Dita Botërore e Shkrimtarëve, kurse sot Dita e përkujtimit të Martirëve të Untergrundenbachut. Që të ndërtosh diçka ekziston nevoja për vlera dhe për karakter, kurse autorët Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla kanë dëshmuar se kanë edhe vlera, edhe karakter, duke dalë para opinionit me një vepër briliante ku janë përfshirë një game emrash e poemash të denja për perkthim edhe në gjuhën gjermane, që ta dinë gjermanët se serbët gjithmonë na e kanë bërë sherrin. Nuk ka nevojë të përmendim emra autorësh që defilojnë në këtë album memorial, por ka nevojë të themi se poeti është i degdisur në fjalë, fjalë pas fjale dhe libër pas libri, siç ishin edhe martirët tanë që e dhuruan gjakun në themelet e pavarësisë.

E kanë thënë edhe të tjerët dhe vlen ta pedhe ne se Kosova ka një natyrë të bukur, me njerëz me mendje të kthjelltë dhe të pastër, shqiptarë të pajisur me bukuri shpirtëroare. Kush mud ta krijojë në shpirtin e tij një bukuri të atillë që krijon vlera letrare, artistike dhe patriotike? Lum kushe e ka një atdhe të këtillë ku mbretëron shpirti, dashuria dhe atdhedashuria, ku mbretëron edhe arti i nusërimit të fjalës me fjalë dhe i shpirtit me shpirt! Ngase, në poezi, sipas Pal Sokolit "Edhe me gurin mund të bisedohet", dhe kjo vërehet në Trinomin e Lirisë, ku defilon guximi, mençuria, trimëria dhe besnikëria. Guximi shpirtëror e tejkalon fuqinë fizike. Hijet e zeza, “trimat” apo krimbat e çakërdisur e përgjakën Untergrundenbachun, dhe ata një ditë do të lidhen e transferohen në qelitë e Tribunalit të Hagës, qofshin serbë apo kolaboracinostë, kurse Kosova atë ditë do ta kremtojë edhe një fitore të re për shpartallimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar.Guximi është i vlefshëm vetëm atëherë kur udhëhiqet me vyrtyte. Guximi mund të dëshmohet në jetën e ditëpërditshme, njësoj si trimëria në fushën e betejave, kurse shqiptarët e Kosovës kanë dhënë prova konkrete se posedojnë guxim për të qenë të nderuar, për tërezistuar kundër tendencave negativiste, për të qenë ata që janë, bij shqipesh që i nënshtrohen vetëm të vërtetës, për të dëshmuar se janë ata që janë, për të jetuar konform mundësive të veta e jo në shpinë të tjetërkujt, siç e provuan serbët që më fund i ndëshkoi rëndë historia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. Ju priftë e mbara!

Baki Ymeri,

Kryeredaktor i revistës shqiptari në Bukuresht

Duhet falenderuar nikoqirin i cili të gjithë  pjesëmarrsve në  Akademin Përkujtimore ua  kishte siguruar  ushqimin me specialitetete nga  kuzhina  shqiptare.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora