Udhëpërshkrim
Gëzim Llojdia: Promovohet krijimtaria e krijuesit Luan Çipi
E diele, 13.05.2012, 06:36 PM
PROMOVOHET KRIJIMTARIA E KRIJUESIT LUAN CIPI
NGA GËZIM LLOJDIA
Libri i Luan Çipit dhe mardheniet njerezore
Në sallën
e konferencave të Universitetit ‘”Pavarësia”
në Vlorë ,Klubi i shkrimtarëve” Petro Marko” promovoi krijimtarinë e krijuesit Luan Kaman Cipi.
Kryetari
i klubit” Petro Marko”,shkrimtari Myrteza Mara duke folur për krijimtarinë e Luan Cipit tha se klubi Petro Marko në vijim
të veprimtarive promovon krijimtarinë e
autorit e cila përfshinë librat e botuar si marrëdhënie të shenjta,Për të qarë dhe
për të qeshur,Vlora-diell në sytë e mi,Mos më harroni,Portrete miqsh. Ai vjen
sot me profilin e vete modest.
Në vijim
sekretari i klubit “Petro Marko” Gëzim Llojdia mbajti referatin : Libri i Luan Çipit dhe mardheniet njerëzore.
Poetja Anila Toto trajtoi në kumtesën e saj poezinë e krijuesit Luan Cipi. Deputeti
i Vlorës Kreshnik Cipi përshëndeti librin e krijuesit vlonjat. Petraq Pali
shkrimtar i ardhur nga SHBA ,referoi krijimtarinë e L.Cipit .Në emër të vlonjatëve
në Tiranë foli ekonomisti Harrilla Papajorgji. Krijuesi Përparim Hysi i ardhur
nga SHBA trajtoi frymën e re të letrave në krijimtarin e L.Cipit. Aktori
Qirjako Sava recitoi dhe tregoi kujtime nga kohët e rinisë me Luan Cipin.Mjeshtri
i madh i Sportit shqiptar Mexhit Haxhiu trajtoi problemet e prozës së L.Cipit.Folën
Spiro Qirixidhi,Z.Hyso,L,Petoshati,F.Koçia.Dr. Prof bardhosh Gace i dorëzoi diplomën e klubit Petro Marko’ krijuesit
Luan Cipi.
GËZIM
LLOJDIA: Libri i Luan Çipit dhe mardheniet njerezore
Nëse do të
kërkosh gur nga të vendlindjes, ku janë gurët e qoshesë do të thuash. Gurët më të
punuar, më të rëndësishëm . Gërmadhat e
kujtimeve rrënojnë çdo ditë brengën e shpirtit tonë. Heqim çdo ditë nga një gur
për ti nxjerr në xhogël më tej shkojmë deri
në themeli.Observatori ynë njerëzor nuk ka të fokusuar në tenien e tij gjithë jetën tonë. Ekziston vetëm
memoria shpirtërore. Të gdhendurat e saj janë: hyrje dhe dalje, dhe gdhendje, që
kanë lënë çdo ditë gjurmët e jetës tonë . Si në një dru arre , ku fotografimi është
perfekt, si mënyrë. Në celulozën e tij stampohen fotografit e jetës. Kështu e
shoh unëlibrin marrëdhënie të shenjtë të një biri të Vlorës, djali të Muradies
Luan Kaman Cipi.Çfarë janë marëdhniet e shenjta? Atje në jug perëndim të truallit
tonë, është shkruar edhe jeta jonë. Artisti i kinemasë, djali i doktor Fllokut,
Timua ka shkruar kështu për truallin tonë:
Vura
Sazani në vend të zemrës
Rrëmbeva
blunë e detit dhe të qiellit
Perëndimin
okër të Nestor Jounzit
Thellësinë
plumb të Skënder Kamberit...
Marrëdhënie
të shenjta sipas meje lidhin vetëm njerëzia e shenjtëruar. Të shenjtëruar janë njerëzia
e pikëzuar nga Perëndia. Është pjesë e zbulesës së hapësirës. Marrëdhënie të shenjta
në konceptin filozofik lidhen mes njerëzve të cilët kanë të përbashkët frymën
qiellore. Gjithë jetën marrëdhëniet e shenjtëruara kanë si përmbajtje lëndën: beton+arme,
hekur e përkthyer në gjuhën njerëzore, kockë e mish, që njeh si pikë vetëm
forcimin dhe konsolidimin.Kryesisht kjo është dhe vetëm shkon për njerëzit e
religjioneve fetare. Por marëdhënie të kësaj natyre, që i afron asaj mund të ndërtohen
edhe nga njerëzë të zakonshëm që kanë brumë, që kanë besë, trimëri, flamur,
atdhe. Madje edhe njerëzë të zakonshëm
mundohen të krijojnë mardhënie të tilla, por që kurrësesi nuk kanë atë forcë solide,
atë pazgjidhshmëri si tek njerëzit e shenjtëruar. Tek
këta të fundit
pika e rëndesës është qiellore. Ajo e bënë
atë të pazgjidhshme.
Tek të tjerët
është tokësore. Sidoqoftë edhe këta të fundit lidhin marëdhënie.
Sjellë artistikisht kohën e vetë
Një frazë
kjo e shkëputur nga parathënia analizë e Dr Irfan Bregut që shtjellon vlerat
artistike të librit. Dr I. Bregu thotë se: shkrimtari na i ndërtoi rrëfimet në vetë
të parë, duke sjellë grimca nga jeta e
vetë intime, familjare dhe shoqërore, në
të kaluarën, duke reflektuar të dhëna të
përvojës gjer në atë pikë sa të ndryshohen në hullitë e trillimit. Sinteza
e Dr. Bregut kërkon vëmendje sepse, gazetari i njohur dhe poeti i Vlorës,
ka marrë në shqyrtim një vepër që flet për njerëzinë e këtij qyteti në jugperëndim,
atje ku deti bëhet magji, ku dielli puth vargmalin e Karaburunit dhe muzgjet ndërkaq,
që të mbysin epshet e natës detare. Duke shqyrtuar analizën e Dr. Irfan Bregut
për vlerat e këtij libri, mund të thuhet se aty është historia e qytetit tonë dhe
njerëzia e tij brenda. Duket sikur shpërfillet
koncepti kohë dhe rrëfimi i ndërtuar në kohë
të lirisë së të shkruarit. Shkrimtari Çipi
ka punuar një material bruto,me bollëkun
e saj , që kanë prodhuar 50 vite, nën një
regjim tjetër. Edhe atje jetohej dashurohej, flihej herët dhe zgjohej dhe më shumë, punohej.
Protogandistët
e saj janë sjellur me një karakteristikë të veçantë, jo në formë kujtimesh të mërzitshme
por me një rrëfim interesant, që herë i ngjasojnë një tregimi të shkurtër, herë
një rrëfimit të sinqertë. Në optikën e Dr. Bregut libri është një punim i mirëfilltë
artistik me të dhëna të kohës, një histori e vogël e qytetit, një monument i
vogël për ata njerëz aqe të thjeshtë, që
do ti shërbente qytetit si kohë për kujtesë. Në memorien e këtij qyteti ka shumë
ngjarje historike, por libri është fokusuar në jetët e personazheve të zakonshëm.
Befasimi
që ndjen ai që lexon germë për germë është se ngjarjet rrjedhin çuditërisht bukur si dhe janë shkruar me një hollësi të habitshme
deri në imtësia si refren për këngën: Ciqe o Ciqe/merr derrin e piqe... për të rrëfyer
gjithshka që ka në thelb një fabul të mirëfilltë. Jetën e një njeriu,
shkrimtari
Çipi, e përshkon
me dy-tre faqe që do të mbushnin plotë tokën e shpirtit njerëzor. Ka një përzgjedhje
të habitshme të ngjarjeve të cilat do të gjejnë vend. Është si puna e një murri
që ndërtohet nga tulla, llaci dhe çdo gjë është në përqindje të barabartë. As
tulla nuk ka tepër dhe as llaç me bollëk. Ështëbërë një llogari ekonomike në fletët
e librit. I ruaj në kujtesë personazhe që kurrë nuk i kam njohur dhe as do të mund
ti njohë ndonjëherë. Jo sepse nuk kemi kohëpër tu takuar, por kohët tona, tashmë
nuk përputhen me njëra- tjetrën. Sepse ata shtrihen nën baltovinën e ftohtë të kodrës me emrin Babicë. Fati injeriut të ndershëm
pasqyron jetën e Refit H. Një përshkrim që të nxit ta lexosh deri në
fletën e
fundit. Arsyet që shqyrtojnë këtë kureshtje është se mënyra e të shkruarit është e rrjedhshme, është realiste.
Pa tepri dhe pa shumë lëvdime. Nuk ka monotoni fjalësh. Refiti në jetën e tij është
një njeri që përshkon rrugën e e jetës nga ndershmëria deri tek rrëzimi shpirtëror.
Është ngjethës, që do të thotë të prek
në mish, sepse për shkak edhe të dehjes
ai mërgohet nga kjo jetë.
Inxhinieri
i paharrueshëm, quhet Vaso Suli e kishte
lindurnë Muradie thotë Luani, dhe shtëpitë tonë ishin pothuajse ngjitur, krahë njëra-tjetrës.
E ka njohur që në vogli. Fletët e jetës së Vasos janë shumë. Ndërsa shkrimtari
ka ruajtur në tenin e tij rreth 14 fletë, për librin e vetë . Aty është punuar
me daltë artisti. Është gdhendur me mjeshtëri portreti iinxhinierit. Është një trup
bust. Është fytyra, dhe krejt jeta . Të gjitha tiparet janë përfaqësuese. Si
skulptura, pena derdhka vërtetë art . Kjo është mjeshtëri e krijuesit . Është art
i lëngëzuar në jetë njerëzore. Me një kulturë shumë përfaqësuese Luan Çipi
derdhë portrete pa shumë vështirësi. Siç duket, të akumuluara brenda shpirtit për
periudha të gjata kohore, rrëfimet bëhen tregime të vërteta realiste të një kohe
që ka perënduar sytë dhe trupin, të një shekulli që ne i grisëm, këmishët.
Një tregim , që brenda ka jetën me të gjithasakrificat e saj është i titulluar: „ Sedra e bukur që vret". Qartësojmë e burrave të asaj kohe dhe më parë që kur e nxirrnin llafin, pas nuk kthenin. Një vështrim post- mortum për Nuro Boden është një rikthim në jetën e këtij njeriu të zakonshëm . Ndonëse ka përshkrime fragmentare si meteor, pra ndriçues i shkurtër hapësinor, dritë e beftë, që u shua shpejt, ai mbetet i ngulitur në tru. Nuk të shqitet lehtë nga mendimi si iku nga flaka e një zjarri për sedrën e tij, u dogj si flakënaj, u shua në hapësirën tonë dhe pas mbeti hiri, pra gjurma e këtyre rreshtave që sjell Luan Cipi.
Tre personalitete ne udhën time
Përgjithësisht mund të quhen novela të vogla me fabula interesante . Një drejtues largpamës bënë fjalëtë mira për Ejup Mitën, si drejtues të fermës së Llakaundit në Topallti të Vlorës. Tregimi i dytë që sjell kërshëri është personaliteti i Pirro Dodbibës. Përmbi prarimin e lodhur të kohës, ai nxiste perla të mendimit. Askush nuk e kishte menduar se edhe jeta e këtij ish-ministri do të kalonte pa brengosjen e saj.
Kohët e
shkrimtarit
Shkrimtari
Luan Cipi, në të gjithë rrëfimet ka qenë bashkudhëtar i jetës së tyre . E rrëfen
jetën e tjetrit sikur ti ketë kryer më parë një skaner. Shkrimtari Luan Çipi përdorë
jo ditarin, por memorien shpirtërore. Që do të thotë përdorë kujtesën e
kthjelltë. Zoti i dërgoi pa enigmat, që mbarten në këto raste. Duken të thjeshta,
por që të gjitha mbeten si në trurin tëndë si një ngarkesë plot me elementë. Ka
zbritje qiellore.Çdo gjë që është shkruar në këtëlibër është në kohën dhe
vendin e vetë. Befasia pas një shqyrtimi të këtillë është se: Përse ke vonuar
kaq shumë? O se më qartësisht: Ku ishe gjithë këtë kohë ? Përse na ke munguar kaq gjatë me lëndën tënde shpirtërore?