Udhëpërshkrim
Xhevahir Cirongu: Djali i Lumasit, dëshmor në Kosovë
E diele, 10.06.2012, 12:26 PM
Duke lexuar çertifikatën ‘’ UÇK, Mirënjohje’’ nga ish zv/komandanti i Brigadës 128/1 Avdi Ibrahimi , i cili ia dorëzoi prindërve të Astritit.
…Aty ku dhimbja është krenari.
Djali i
Lumasit, dëshmor në Kosovë
(Me rastin e 13 vjetorit të rënies për çlirimin e Kosovës.)
Nga Xhevahir Cirongu
Më 27 Maj
të vitit 1999,djali i Lumasit nga Berati ra heroikisht për të mos vdekur kurrë në
luftën për çlirimin e Kosovës. Astrit Suli lindi në fshatin Luzaj të komunës
Lumas në vitin 1976. Ishte emigrant në Greqi, kur ai la emigrimin dhe u nis drejt Kosovës për t’u
rreshtuar në formacionet luftarake të UÇK-së. Inkudrohet në formacionin
luftarak të brigadës 28/28-të.
Pikërisht,kjo
datë përkujtimore më 27 Maj 2012 pranë bustit të këtij dëshmori të kombit tonë,u
vendosën kurora me lule. Ishin të shumtë pjesëmarrësit në këtë përkujtimire,jo
vetëm nga Komuna e Lumasit, por edhe nga
Komuna Perondi, qyteti i Kuçovës e Berati, Gjirokastra, Tirana, Kukësi, Durrësi, por
edhe ishbashkëluftëtarë nga Kosova. Pjesëmarrësit, takimin e parë në këtë përkujtimore
e bënë me vizitat në shtëpinë e Dëshmorit të Kombit në Kuçovë. Më shumë se lot e
dhimbje,për prindërit e Astritit
ishte ndjenja e krenarisë që djali i
tyre dha jetën dhe gjakun e derdhi për Kombin tonë. I ati, Hekurani e nënë Qamilja
përqafonin me mallin e dhimbjes shokët e Astritit, ishkomandantin e Brigadës
Ruzhdi Saramata, zv/Komandantin e Brigadës Avdi Ibrahimi, korierin Arben
Rashkaj, invalid i luftës, Orhan Bishnaj, Komandant i kompanisë të batalonit 3-të,Sejdi
Krasniqi, komandant kompanisë batalionit 2-të, Bedri Dervishi, në njësinë speciale, bashkëluftëtarë
të ardhur në këtë përvjetor nga Kosova. Por, kur erdhi Selami Ramiç me të shoqen
dhe tre fëmijët të pranishmit në atë cermoni përkujtimore nuk i mbajtën dotë lotët.
Përqafime, lot, dhimbje të gëdhendur me krenarinë si vëllai për vëllanë. Selami
Ramiçi vinte nga Ferizaj për të vendosur një tufë lule pranë shokut të një llogore,
të një ideali.Që të dy plagosen rëndë në luftimet që u zhvilluan në Grozhup në pranverën
e vitit 1999. Lulet e majit lajmëronin lirinë e Kosovës, nga ku jep jetën për
kombin Astrit Suli , djali nga fshati Luzaj të Komunës Lumas. Në cermoninë përkujtimore
morën pjesë Bardhyl Llagami nga Tirana, Spiro Butka,Riza Coka nga Kukësi, i ati
i dëshmorit Zeqir Coka,rëna dëshmor në çlirimin e Kosovës. I vëllai i dëshmorit
Halit Coka. Por edhe Fatri Ahmet Roci (Pajtim Roci, dëshmor në Kosovë).
Prindrëve
të dëshmorit të kombit Astrit Suli, në emër të ish bashkëluftëtarëve të UÇK –së,
iu dha çertifikatë‘’’UÇK Mirënjohje’’ nga nënkolonel Ruzhdi Saramata e ish zv/Komandant i Brigadës Avdi Ibrahimi.E
gjithë veprimtaria përkujtimore në këtë 13
vjetor të Dëshmorit të Kombit Astrit Suli, ishte e organizuar nga Komuna Lumas me Kryetar z.Zarif Sala. Në këtë përvjetor morën pjesë edhe nga
Prefektiura e Qarkut Berat zoti Bujar Hoxha,Kryetari Bashkisë të qytetit
Kuçovë zoti Bardhyl Gjyzeli, Kryetari i Komunës Perondi zoti Rexhep Hajdëri, si
dhe nga Komiteti i Veteranëve të Luftës të qytetit Kuçovë etj.
Fjalën përshëndetëse përkujtimore
e mbajti Kryetari i Komunës zoti
Zarif Sala. Midis të tjerave Z. Zarif
Sala tha se’’ Krahina e Lumasit shquhet për atdhedashuri në shekuj. Këtë e dëshmoi edhe
një herë në vitin 1999 djali i Lumës dhe i gjithë Shqipërisë Astrit Suli, që nuk
kurseu as edhe jetën e tij për çështjen kombëtare të kombit tonë në luftën për çlirimin
e Kosovës.Luftëtarët e lirisë dhe dëshmorët kanë vetëm ditëlindje ,tha në mbyllje
të fjalës ai.’’. Pas tij fjalën e morën
të pranishmit e tjerë si dhe pjesëtarë të
familjes e të afërm të dëshmorit. Edhe Ruzhdi Saramata në fjalën përshëndetëse foli
për trimërinë e Astritit dhe të shokëve të tij në luftën për çlirimin e Kosovës.
Për të pasqyruar këtë veprimtari përkujtimore
ishin të ftuar edhe medjet lokale si televizioni ‘’Globus’’ etj.
Kurora me lule u vendosën në emër të Prefekturës,Bashkisë së Qytetit Kuçovë,Komuna e Lumasit, Komuna Perondi, Komiteti i Veteranëve të Luftës, dhe nga të pranishmit e tjerë.Kurora e lule vendosën pranë bustit të dëshmorit të kombit edhe bashkëluftëtarët e Astritit të ardhur nga Kosova.
Busti i dëshmorit të Atdheut Astrit Suli në qëndër të Qytetit të Kuçovës. |
Lavdi dëshmorëve
të Kombit tonë!
I ati,
Hekuran Suli me ish ushtarët e UÇK pranë bustit të Astritit.27 Maj 2012, Kuçovë.
Nënë Qamilja
duke vendosur lule pranë të birit. Kuçovë,Maj 2012.
Veterani
i Luftës,SELAMI RAMIÇI,I pari nga e djadhta me të shoqen dhe tre fëmijët:Astriti,Pahtriku,Shqipëria.Emëri
i djalit të madh ka emrin e Astritit.
Bashkëbisedim me Shokun e Astritit. Kryetari i Komunës z.Zarif Sala, i pari djathtas,dhe i pari majtas Selami Ramiçi.Në mes Besnik Suli,djali i xhaxhait të Astritit.
E para nga e majta Resmije Subashi. -Ju na mbushët shpirtin, e na nxorët mallin e Astritit,- u tha fëmijëve të Selamiut duke i puthur në ballë. Lavdi dëshmorëve të Atdheut!