Udhëpërshkrim
Albana Mëlyshi Lifschin: Fundjavë në "Mystic River"
E shtune, 21.07.2012, 09:28 AM
Fundjavë në "
-Shënime udhëtimi-
Shkruan: Albana Mëlyshi Lifschin
Daljet nga Nju Jorku me makinë janë një çlodhje e
vërtetë. Makina fluturon nëpër rrugët e shoqëruara nga gjelbërimi i pafund dhe
pastaj mjafton një ‘exit’ i papritur për të hedhur në një ‘planet’ ku s’ke qënë
kurrë.
***
Po afronte mesdita kur mbërritëm në Mystic
River, Keneriket (Connecticut ) dhe tek shfaqeshin hotelet e para njëri
pas tjetrit na u krijua një ndjenjë sigurie që do të gjenim vende lehtësisht.
Por, në fakt na u desh të ktheheshim disa mile pas, përtej Interstate 95,
për t’u rehatuar së fundi në “Quality in”. I shfaqëm habinë tonë
sportelistit të hotelit i cili na tha se Seaport është “populluar" shumë
sot, pasi të nesërmen ka një shou me anije duri, ku do të ekspozoheshin mbi 100
të tilla , që nga ato më të vjetrat, dmth mbi 100 vjeçare.
Im shoq tërhoqi një hartë të vendit ku ndodheshim.
Mystic-objekt i vizitës sonë ndodhet në një distancë të barabartë midis
Nju Jorkut dhe Bostonit. Vizitorët më të shumtë e ndoshta më të
shpeshtë vinin nga të dy shtetet, Nju Jorku dhe Masaçusets. Mistik-u i
Keneriket, është një nga muzeumet e gjalla, historike, të SHBA. Çdo vit
ai pret e përcjell 400,000 visitors.
-Shiko, i gjithë ky vend është ‘mistik’ –thotë im
shoq duke vënë gishtin tregues në hartën që ka përpara- dhe vazhdon,-
këtu kemi ‘fshati i vjetër mistik’, ‘banka mistike’, ‘shtypi
mistik’… dhe madje edhe Piceria ka prapashtesën ‘mistik. E tërhequr
nga koncepti “mistik” unë isha ende në pritje të diçkaje magjike dhe nuk mund
ta pranoja që kjo të ishte kaq e thjeshtë. Rrugës më kishte munduar
fjala ‘ mistik’. Cfarë kishte magjike,apo të çuditshme në këtë vend?
Kisha blerë një libër “Haunted Connectikut” e më kishte mbetur në mëndje
legjenda tragjike e Mary Hart, të cilën e kishin varrosur parakohe dhe fantazma
e saj i kishte ndjekur banorët e fshatit tërë kohën. Kjo ishte më reale se sa
kalërimi i kalorsit pa kokë,në luginën e heshtur të NY.Gjithësesi kjo nuk i
takonte Mistikut. ku ndodheshim.
Në fakt përgjigja qe shumë më e thjeshtë dhe larg
fantazisë sime. Mystic-vinte nga një fjalë e përdorur nga banoret e parë
të Amerikës, ata që ne u mësuam t’i quajmë indianë- siç i kishte
quajtur Kristofor Kolombi për arsye që tashmë dihen. Ata ishin vendosur
këtu që në vitin 1654,dhe në gjuhën e tyre fjala missituk do të
thoshte lum me batice të madhe
Vendosëm që shëtitjen në qytet, atë pasdite, ta
bënim në këmbë. U ndalëm para një porte të madhe ku qe vendosur tabela e
mirseardhjes: Welcome to Mystic Seaport! Pikërisht në të djathtë
të hyrjes,qe “instaluar ‘ një anije madhe druri, me ngjyrë të kuqe cila u bë
objekti i parë i kameras sonë. Porti mistik ka më shumë 60 ndërtesa
origjinale historike të grumbulluara në një vend e të restauruara me
fizionominë e shekullit të 19-të. Në radhën e shtëpive të banimit syrit të
vizitorit nuk mund t’i shpëtojë kurrsesi pamja e tre shtëpive të ndërtuara
me një stilt të veçantë, në krah të njëra tjetrës. Në gardhin e secilës,
pranë portës kryesore, ishte vendosur pllakë me informacion, ku përfshihej viti
i ndërtimit , emri i pronarit, fotografia e tij dhe e zonjës së shtëpisë si
edhe dhe roli i tyre në jetën e fshatit Seaport të shek.19.Mësojmë që shtëpitë
janë ngritur nga vëllezërit Greenman dhe e gjithë kjo zonë që quhej
Grennmanville, kishte trashëguar emrin e tyre. Po cilët ishin vëllezërit
Greenman?
Vëllezërit Greenman
Librat thonë se Greenman ishin ata që i dhanë formën
fshatit mistik Seaport. Ndoshta ky vend nuk do të qe zhvilluar po qe se nuk do
të blihej nga tre vëllezërit Xhorxh, Kllark dhe Tomas Greenman në 1837. Të tre
vëllezërit kishin marrë nga babai i tyre mjeshtërinë e ndërtimit të anijeve.
Ata blenë tokën që kishte akses tek lumi në një kufi ujor të mjaftueshëm për të
zhvilluar ndërtimin e anijeve dhe lançimin e tyre në lum. Të tre vëllezërit
kishin talente të veçanta të cilat sëbashku, në harmoni, u siguronin sukses.
Xhorxhi ishte bisnesmen i zoti, Kllarku kqyrte ndërtimine anijeve dhe Tomasi
ishte projektuesi i tyre. Vëllezërit punësuan banorët e fshatit në
bisnesin e tyre. Në fillim të viteve ’40 të shek 19, bisnezi i ndërtimit
të anijeve lulëzoi. Fillimisht prodhuan anije peshkimi e më pas në 1844
anijen me avull "Florida". Suksesi i tyre bëri që komuniteti të
rritej. Vëllezerit Greenman furnizonin komunitetin me mallra ushqimore
dhe nevoja të tjera. Sot duket disi e habitshme që punëtorëve,të punësuar
në bisnesin e tyre ata u kishin dhënë apartamente banimi thuajse ngjitur me ta.
Shtëpitë e tre vëllezërve të ngjashme në stil, në
krah të njera tjetrës tregojnëpër unitetin që ata kanë patur në mes tyre.
Si drejtues në komunitet ata i shërbyen atij edhe në një plan tjetër duke
u bërë edhe udhëheqës të tij shpirtëror.. Në 1851 hapën kishën e tyre baptiste. Vëllezërit
Greenman ishin kundër skllavërisë. Gjatë luftës civile kur
Presidenti Linkoln mobilizoi kombin për ribashkimin e vendit,ata u
bashkuan më të dhe nndihmuan luftën .Vëllezërit Greenmen lançuan gjashtë anije
me avull të mëdha në vitin 1862-63 duke i vënë në shërbim të
unionit. Pas mbarimit të luftës dhe më pas me rënien e periudhës së ndërtimit
të anijeve,vëndi tashmë i quajtur me emrin e tre vëllezërve
Greenmanville, u fokusua ne prodhimin e tekstileve dhe kadifes. Në ditët
tonë më ‘produkti ‘ i tij është mësimi i artit të marinës. Ky vend
sot ka muzeun më të madh të marinës në SHBA . Ndoshta do të ishte
surprizë e këndëshme për ju po t’u tregonim se ekonominë e Mystic River
në ditët tona e ka ndihmuar Hollivudi. Kur e mësova këtë fakt më erdhi
mirë pasi m'u provua parandjenja se duhej të egzistonte një lidhje e tillë, që
kurse egziston një film i tillë artistik me të njëjtin emër. Në 1987 këtu
u xhirua filmi ” "Mystic Pizza”,që merrej me jetën e tre
kamariereve në një piceri, të luajtur nga aktoret Lily Tejlor
Anabeth Gish dhe Julia Robert, atë kohë ende e panjohur. Filmi ndihmoi në
zhvillimin e karierës se aktoreve por edhe në atë të qytetit. Në 1996
rregjisori i shquar Steven Spielberg zgjodhi pikerisht këtë vend për të xhiruar
mjaft pjesë të filmit "Amistad" që ushfaq në kinema një vit më
pas. Filmi gjithashtu luhej nga aktorë shumë të njohur si Morgan Freeman.
Mathew McConaughey dhe Anthony Hopkins, të tre në kulmin e karierës së
tyre.Filmi punësoi mjaft nga banorët e qytetit të vogël, rriti
popullaritetin e Mistik-ut dhe shtoi turizmin. Madje na thanë se pas xhirimit
të filmit çmimi i shtëpive në Mistik u rrit shumë.
Mbrëmja na gjeti në restorant “LLatitude”, të cilin im
shoq e kishte zgjedhur, pasi aty mund të darkonim jashtë në tavern duke
ndjekur perëndimin e diellit në horizont.
Të nesërmen në mëngjes shëtitja u bë brenda portit
dhe buzë lumit deri në orën 11:30, kohë kur fillonte udhëtimi me anijen
“Sabino”. Në Mystic River nga mbi 100 anije druri të stileve të ndryshme, anija
me avull Sabino, dykatëshe të tërhiqte vëmendjen menjëherë. Mësuam
që ishte një nga katër anijet historike, që janë deklaruar si ‘Landmark’.
Në 2008, para katër vjetësh, anija “Sabino “ bëri 100
vjetorin e saj. Sot ajo është kthyer në një anije turistike për të
dëfryer turistët . E prita me shumë dëshirë udhëtimin me të. Ai që na shërbente
si guidë, ishte një detar me sens humori. Pasi na ftoi në bordin e anijes, na
tha se një kat më poshtë ishin xhaketat e shpëtimit, të cilat janë më
bollëk dhe shtoi:
-Janë tharë, dhe janë gati për përdorim.
U dëgjuan të qeshura. Natyrisht as që bëhej fjalë
për ndonjë të papritur të tillë. Së paku askujt prej vizitorëve s’u shkonte
mendja për një rrezik të mundshëm. Anija “Sabino” dikur përshkonte rrugë të
gjata, në kohë të mirë dhe në stuhi detare. Anija operon me avull. Në katin e
poshtëm dikush shtynte qymyrin në furrën e anijes. Si mundej vallë
ta përballonte gjithë atë nxehtësi kaq pranë vetes? Tani në verë, gratë
nuk durojnë do t’u afrohen as sobave për të gatuar, nëse kjo nuk do
të ishte e domosdoshme. Gjithësesi gjatë dimrit kjo pjesë e anijes është më e
preferueshja, madje në kohët e shkuara quhej ‘salloni i zonjave’. Vura re që në
të dy krahët e anijes,së këtij kati ,ndenjëset ishin dekoruar dhe shtruar
me kadife , gjë që vërtet i jepte një pamje komode “salonit të
zonjave”..Përfytyroja gratë e shek. 19 apo fillimit të shek .20-të, duke
bërë biseda nga më të ndryshme në ambjentin e ngrohtë të motorrit , ndërsa
burrat në katin e sipërm”përlesheshin “ me stuhinë. Që nga viti 1820 deri 1920
banorët e kësaj ane mbështeteshin në anijet më avull si mjet transporti
ashtu sic përdorim sot makinat. Ato kohë me rrugët e këqia dhe urat e
shumta, udhëtimi me anijen me avull ishte shumë më i shpejtë. Një rrugë toksore
që normalisht zgjaste 8 orë ,me anije reduktohej në një orë. Anija me
avull “Sabino”, ishte e fundit qëndroi ende në bisnes, pas zhvillimit të
hekurudhave dhe daljes së makinave. Ajo u ndërtua në 1908, nga W. Irving
Adams dhe operoi në pjesën më të madhe të jetës së vet duke
transportuar njerëz dhe mallra midis qyteteve të Maine dhe ishujve. Në 1974 u
ble për të shërbyer si pjesë e ekspozitës në portin e Mystic River
.Gjithësesi më e vjetra ndër anijet e drunjta të shout ishte
“Austalia”, ndërtuar në vitin1862 me emrin Ella Aida. Këtë anije të vjetër
nuk e shikoni në ujë. Ajo ruhet në formën origjinale të saj në një ambjent të
mbyllur. Gjatë jetës së saj,ajo iu shit britanikëve e u dërgua në
Bahamas. Gjatë luftës civile u shfrytëzua nga tregëtarët e jugut
kryesisht për transport. Në 1961 pati një ide për restaurimin e saj, por
anija e vjetër ishte shkatërruar kaq keq sa nuk ja vlente shpenzimi për
restaurimin e saj. Sot vizitorët mund të ecin buzë anijes Australia, si pjesë e
muzeumit të madh duke ekzaminuar skeletin e saj të drunjtë tashmë në
degradim të vazhdushëm
Pas një dite të gjatë shumica e vizitorëve qenë
ulur në stola buzë ujit, çlodhja që të jep perëndimi i diellit është e madhe.
Me humbjen e rrezeve të fundit , njerëzit si të përgjumur filluan të lëvizin
nga karriket. Në krahun tonë qe një tendë ku shiteshin kryesisht vela për anije
dhe pranë tyre mbi bar disa libra. Duhej të ishin intruktuese, ndoshta për
ndërtimin e anijeve. Libra të tillë pamë edhe në dyqanin turistik të portit, i
cili ishte gjithashtu i pasur me relike,autentike dhurata më
interesantë që mund t'u bëhej miqve apo edhe vetvetes. Përveç dy librave
unë bleva edhe magun tim, i cili ishte i zbukuruar nga pamja e farit
(lighthouse) të portit mistik.
Fari i portit
Fari është një nga enigmat e rrëfimeve magjike të
fëmijërisë që na shoqëroi deri në rritje. Për herë të parë mësuam për Farin e
madh të Aleksandrisë që në ditet tona”eshtrat’i prehen diku në ujrat e
Mesdheut. Kisha parë fare, apo ‘lighthouse’ nga larg, kujtimin e njerit e
kam ruajtur nga udhëtimi me tren për në Bon të Gjermanisë, por asnjëherë
s’më kishte rënë rasti të hyja në një të tillë ndaj imazhi i tij përsëri
kishte ruajtur një farë magjie.Tabela e varur mbi derë me shënimin OPEN të
ftonte brenda, ndërsa pas teje dera mbyllej automatikisht. Ndodheshe para katër
ekraneve të cilët shkriheshin në një, kur fillonte filmi dokumentar e
të bëhej se ishe ti që po luftoje me dallgët e egërsuara që përplaseshin
mes shkrepëtimave e vetëtimave gjarpërueshe mbi det. Momente të frikshme.
Pikërisht në këto situata kur jeta lufton me vdekjen, drita e Farit nuk duhej
të shuhej kurrë, përkundrazi mbetej e vetmja shprese orientimi për detarët
fatkeq. Nga dokumentari mësojmë që e para lighthouse apo fari i parë
është ndërtuar në 1716.
Një telefonatë në
mesnatë
Qe pothuaje mesnatë kur ra telefoni.Mu deshën disa
sekonda,siç isha ashtu përgjumësh, të kuptoja se ishte telefoni i
recepsionistit. Ia kalova receptorin tim shoqi, i cili edhe ai njëlloj si
unë, mezi u përmend.
-Po zbres në recepsion,dikush thotë që për shkak të një
difekti në kompjuter informacioni që kemi dhënë nuk u del i plotë.. Po
shkoj më mirë vetë poshtë se sa t’ja përsëritja informacionin në telefon.
Im shoq u kthye shpejt duke më thënë që ajo thirrje
telefonike nuk qe berë nga recepsioni, por nga një i panjohur jashtë
hotelit, i cili u kishte kërkuar të lidhej me numrin e dhomës sonë. Mbeta një
copë herë e habitur. Papritur kupton që deri atë moment ke menduar se
këto gjëra ndodhin vetëm nëpër filma dhe të zë një ndjenjë frike kur përballesh
me një realitet kaq të prekshëm. I panjohuri duke llogaritur edhe kohën e
përgjumjes, guxon të telefonojë hotelin duke zgjedhur rëndon një numër dhome,
dhe pastaj të hiqet si personi i sportelit,dhe në mënyrë tepër të sjellshme,
madje duke të kërkuar ndjesë për orën e vonë të telefonatës. Natyrisht i ka
interesuar numri i kredit kardës. “Jam me fat,thashë me vete që më është
bërë zakon që për punë bisnesi ia kaloj tim shoqi telefonin. Po të qe për
mua, duke mos më shkuar mendja kurrë për keq, do t'ia kisha dhënë numrin e
kredit kardës time pa pasur kurfarë dyshimi . E keqja të duket se nuk do të
vijë kurrë tek ty deri në momentin që shfaqet , e nëse s’je vigjilent, i hap
derën lehtësisht.
Ky qe episodi i fundit, të cilin mendja ime do ta ruaj për një kohë të gjatë, bashkë me kujtimin e kësaj vizite interesante në vendin mistik.