Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Artistët shqiptarë në Gjermani
E diele, 15.07.2012, 07:57 PM
Ekspozitë e përbashkët e artistëve shqiptar në Singen të Gjermanisë
Nga Xhevat Muqaku
Mbrëmja e datës 29.06.2012 për miqët e artit në qytetin Singen ishte e veçantë. Në hapsirën e dyqanit të çokollatës " Schokonapolitan" me një solemnitet dhe pjesmarrje të mirë u hap Ekspozita e përbashkët e artistëve Mal Myrtaj- skulptor dhe Augustin Pergega- piktor me temën: Formë & Ngjyrë.
Fjalë përshendetëse prej Ralph Oberbillig
"Mirë
se erdhët miq të artit, në hapjen solemne- Ekspozitën e përbashkët të artistëve
shqiptar nga Kosova. Ambientet e dyqanit tonë të vogël jan tërë ditën të hapura
për mysafirët e sajë. Jo rrallë kjo shtëpizë e jona befasohet këndëshem me
fytyra eminente, ndërsa sot ka fituar formë dhe ngjyrë Shqiptare.
Prej
sonte e deri me datën dy tetor, ndjehemi të nderuar me miqët- artistët dhe
bashkqytetarët tanë Mal Myrtaj dhe Augustin Pergega, prezencen e tyre dhe punën
e tyre si dhe vizitorët që do të jenë të pranishëm, në Ekspozitë".
Në vazhdim pronari i këtij dyqani, të pranishmëve që përfaqësoheshin nga të gjitha grupmoshat dhe një strukturë akademike për lakmi, u lexoi biografinë e artistëve, teknikën dhe temat e prezantuara në ekspozitën e sontme.
Mal Myrtaj- ka lindur në vitin 1953 në Pejën pitoreske.
Studjoi
degën e Skulpturës në Akademinë e Arteve të bukura dhe klasën e profesorit Agim
Çavdarbasha në Prishtinë. Pas diplomimit punoi si mësimdhënës në shkollën e
mesme. Ky Skulptor është anëtar i shoqatës së artistëve në Kosovë dhe në qytetin
Überlingen në Gjermani si dhe pjesmarrës në shumë ekspozita përsonale dhe
grupore në Kosovë, në ish-Jugosllavi dhe në Europë.
Mal
Myrtaj punon- krijon forma prej më të mrekullueshmeve me bronz dhe mermer. Torzo,
guaca, qift vallëzimi, sportisti- matera, engjëlli, lëvizja, vallëtarja, qiriri
dha simfoni e mbrëmjes ( tema të kvsaj Ekspozite) duket, sikur kanë pritur
gjithë këto vite dhe kohë këtë artist të përmasave ndërkombëtare që t'u jep
formën që e kan dhe e meritojnë.
Skulpturat e Malit lirojnë qetësi, relaksim, butësi por edhe energji. Ato dëshmojnë për vullnetin krijues, idenë e skulpturës dhe dizajnin e gurit në realitet, të shpërblyera me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Augustin Pergega u lind me datë 20.05.1972 në Gjakovë.
Shkollimin
fillor dhe të mesëm i absolvoi në vendlindje.Filloi të futet intenzivisht në botën
e pikturës prej vitit 1994 me ngjyrat pastell për të vazhduar pas pesë vitesh
edhe me ngjyrat akryl në pëlhurë.
Krijimet
e tij rrezatojnë botën realiste dhe abstrakte. Temat si: rrezet e hënes, ngrohtësia,
qielli i kaltër, bregu i liqenit, qetësi para murlanit, deti, drita, Toskana,
disponimi i mbrëmjes, kështjella Hohentwiel, pamje në Hegau, pranvera dielli i
mbrëmjes përmbi lum me ngjyrat akryl në pëlhurë dhe e qëlluar, perëndimi i
diellit, lumi në Toskanë, Hohentwieli në lumin Aach, dhe dritë e gjelbërt me
ngjyrat pastell në letër, rezultojnë dimension të përfytyruar në liri të plotë për
të punuar me ngjyra.
Ngjyra e
kuqe fiton në pikturën e Augustin Pergega një vend të veçantë. Kjo është një shprehje
e zhvillimit të energjisë në vazhdimësi.
Përveç kësaj, Augustin Pergega me një përgjegjësi të rrallë hartoi dizajnin artistik të "çokollatës Hohentwiel", që është jo vetëm më e kërkuara në dyqanin "schokopolitan" në qytetin Singen am Hohentwiel, ku piktori jeton dhe vepron që nga viti 1997, por çë me pamjen e Kështjelles mesjetare dhe shijen të përkujton vullkanin".
"Pikturat e mia, i lejojnë vrojtuesit liri të pa cenuar per interpretimet e mundëshme të tij", thënje e piktorit
Prej
vitit 2001 e deri më tani, Augustini ekspozoi pesë herë në qytetin Singen, një herë
në qytetet e Zvicres; Schafhausen dhe Romanshorn, si dhe në qytezat Emmendingen
dhe Enneptal.
Dëshira e zhvilluar në dashuri për pikturën, Augustinin e talentuar dhe të vyeshëm e ka përcjellur qysh nga fëminia. Figurat gjeometrike në orën e matematikës në shkollë nuk e lenin të qetë. E sot, sot brushën dhe ngjyrat e tij, i përcjellë relaksimi dhe inspirimi për krijime të reja në vazhdimësi, së bashku me muzikën e lehtë shqipe nga repertoari i mikut të tij Shkodran Tolaj, jo vetëm pas orarit të punës.
Augustinit temat i lindin spontanisht
"...gjatë
punës, vozitjes me Riten time me biçikletë, në ndeja e biseda me familjen, shoqërinë
etj. Jan inspirime reale, 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, perëndimi i
diellit, paraqitja e hënes, mrrolja e qiellit, vetëtima në Kështjellen
Hohentwiel.
Në vendlindjen
e tij anë e kënd: natyrë prrallore e rrethuar me malet e gjelbërta, të blerta
kurorë, me thesarin e tyre nën dhe mbi tokë, diellin, acarin, shiun e dëboren,
fushën pjellore të lavruar- ugar i vjeshtë- pranverës me bereqet e shije që nuk
takohet askund, lumenjët-arterjet të percjellura nga urat, kalatë, qytetet
historike dhe moderne, qielli, liqejt etj.
Jeta dhe
natyra e mërgimit, regjioni vullkanik ne Hegau ku vepron e jeton artisti dhe në
veçanti liqeni i Konstancës që gjatë valëvitjes liron-dhuron freskinë, qetësinë,
inspirimin, melodinë...njëra prej temave që me ngjyrat e zgjedhura të kënaqë syrin
dhe shpirtin.
Në mbrëmjen e parë, pos familjes, të afërmëve dhe miqëve vendës,në hapjen solemne prezantuan edhe fëmijë, të rinjë si dhe miqët dhe veprimtarët e vyeshëm Shabani me familjet e tyre me vendbanim në Emmedingen afër qytetit Freiburg. Me këta të fundit, artikullshkruesi kishte knaqësinë të takohet dhe të bashkëbisedoi për skulpturat dhe pikturat e artistve të sipërpërmendur.
Historik i shkurtër i dyqanit të çokollatave Schokopolitan në Singen
Schokopolitan
u themelua në vitin 2005 si një dyqan i thjeshtë i çokollatave.
Në qershor
të vitit 2009, e ndjekur nga renovim i plotë, rihapet nga Sybille Oberbillig me
një koncept të ri, unik dhe një zgjerim të suksesshëm të shumëllojshmërisë dhe
shërbimit ndaj klientëve.
Në ambientet
e këtij dyqani, herë pas here organizohen me sukses Ekspozita ,sikurse kjo e
artistëve tanë nga Kosova.
Eminencë e njohur ndërkombëtarisht, si psh: muzicienti irlandez- Kieran Goss (www.kierangoss.com), Brendan Murphy (www.brendanmurphyonline.com), autori britanik Ken Follett (www.ken-follett.com), autorja e librit për fëmijë Ulrike Blater (http://www.ulrike-blatter-krimi.de),vizituan njëri pas tjetrit këtë dyqan të çokollatës së shijes dhe përjetimeve të rralla ( lexova në: singen@schokopolitan.com)
Ardhmëri e motivuar me artin e prindit
Artistët të rrethuar nga bashkatëdhetarët
Fillimi solemn
Krijime për lakmi
M. Myrtaj, A. Përgega, R.Ober-billig
Mrekulli e qëndisur
Pjesëmarrës
Punimet e A. Përgega
Shtëpia ekspozituese
Skulpturë e Mal Myrtaj
Të rinjë, miq të krijimeve shqiptare